Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Sulmuesi i Floridës: CIA po kontrollon mendjen time” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Sulmuesi i Floridës: CIA po kontrollon mendjen time” plus 8 more


Sulmuesi i Floridës: CIA po kontrollon mendjen time

Posted: 08 Jan 2017 12:05 AM PST

Esteban Santiago

Gjatë kësaj vizite, ai kishte lënë dy gjëra në veturë: Revolen dhe foshnjën e sapolindur, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

Kjo mund të ketë qenë arsye e mjaftueshme e autoriteteve që Stantiago të mos lejohej të lëvizte me revole dhe të merrej në konsiderim si person me nevojë për trajtim mjekësor në shëndetin mental.

Autoritetet kanë thënë se me të njëjtën revole ai shtiu në Aeroportin e Floridës ku la të vdekur pesë persona dhe 6 të tjerë të plagosur.

Santiago, veteran i luftës në Irak, tashmë është ngarkuar me akuza nga prokurorët si i dyshuari kryesor.

Autoritetet ende nuk i kanë të qarta qëllimet e autorit për këtë sulm. /Lajmi.net/

.

Mourinho-Ancelotti, këtë nuk e ka pritur askush (FOTO)

Posted: 07 Jan 2017 11:59 PM PST

Sipas raportimeve të fundit të "O Jogo", portugezi kërkohet nga Manchester United dhe Bayern Munchen.

Dy klubet e duan mbrojtësin që në janar, por operacioni do të jetë i komplikuar, përcjellë "lajmi.net".

Kjo pasi që Benfica kërkon minimalisht 40 milionë euro për të.

Senedo është një nga mbrojtësit më të mirë në treg, derisa ka kontratë me portugezët deri më 2021. /Lajmi.net/

nelson-semedo_1rwnmhob5f3so1r5qqblrjgpg8

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

James: Lamtumirë Real, dua të luajë për këtë skuadër

Posted: 07 Jan 2017 11:41 PM PST

Sipas “Daily Mirror”, kolumbiani e kërkon me çdo kusht transferimin te skuadra e Manchester United.

Arsyeja për këtë vendim të mesfushorit është minutazha dhe raportet jo të mira me trajnerin Zinedine Zidane, përcjellë “lajmi.net”.

Të interesuara për të mbeten edhe Chelsea dhe Paris Saint Germain. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Gazetari kroat: Shqiptarët janë kokëlartë, Haradinaj është hero

Posted: 07 Jan 2017 11:39 PM PST

Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kroatët e dinë mirë se cilët popuj i kanë miq – duke folur për Kosovën.

Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kriminel, por hero.

Postimi i plotë i Bujanec:

"Ramush Haradinaj – Hero, jo kriminel!
Kroatët e dinë mirë se kush janë miqtë tanë, me të cilët ne duhet të rrijmë bashkë dhe t'i respektojmë… humbësit nervozë nga provinca e Beogradit kanë ngritur "akuza" të rreme, për shkak se shqiptarët janë kokëlartë", ka shkruar Bujanec, i cili është redaktor i mediumit Bujica.

Haradinaj është duke u mbajtur në një qendër të paraburgimit në qytetin Colmar të Francës.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij do të kërkojë ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Siç ka njoftuar dje Ministria serbe e Drejtësisë, shteti serb nuk ka bërë ende kërkesë për ekstradim, mirëpo një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë fillimit të javës së ardhshme.

.

Acari në Evropë, 17 të vdekur në Poloni dhe Itali

Posted: 07 Jan 2017 11:30 PM PST

Bore

Moska është përballur me temperaturat më të ulëta në 120 vitet e fundit që kanë arritur në -30°C, gjatë festës së Krishtlindjes ortodokese.

Dhjetë persona kanë vdekur nga i ftohti gjatë dy ditëve në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -20°C në disa zona, ndërsa 7 persona kanë vdekur në Itali nga i ftohti qe ka pershirë vendin që nga dita e premte.

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga vendet skandinave ne Evropën qendrore kanë shkaktuar të ftohtin e acartë me të cilin po përballen shumë vende, ditët e fundit. /atsh

.

Zaza transferohet te gjiganti i Series A

Posted: 07 Jan 2017 11:29 PM PST

Sulmuesi italian mund të përfundojë te Fiorentina, e cila ka shprehur interesim për të.

Në mbyllje të detajeve për shitjen e Nikola Kalinic në Kinë, drejtuesit nga Firenca kanë intensifikuar bisedimet për Zazan, përcjellë "lajmi.net".

Mediat italiane nuk kanë përmendur shifra, por janë shprehura të bindura për kompletimin e transferimit gjatë javës së ardhshme.

Përfundon kështu aventura e dështuar e sulmuesit tullac në Premierligë te West Hami. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Haradinaj, Thaçit: Mos e harro darkën kur fliste Dick Marty

Posted: 07 Jan 2017 11:27 PM PST

Daut Haradinaj

Haradinaj ka thënë se Thaçi kishte shkuar në SHBA edhe më 21 korrik të vitit 2010 kur vëllai i tij, Ramushi, ishte thirrur në rigjykim në Hagë.

Ai madje ka edhe një porosi për presidentin, të mos harroj darkën kur fliste Dick Marty.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë.

A mos po na thotë diçka prap?

Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restaorant Puro?

Çka të duash bëj, por e vërteta është e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti.

.

Një ajsberg sa një shtet i SHBA-së po shkëputet nga Antarktida

Posted: 07 Jan 2017 11:20 PM PST

"Copa" masiv e akullit me një sipërfaqe prej pothuajse madhësinë e shtetit amerikan të Delaware ka zhvilluar një çarje në Gadishullin Larsen C Antarktik, gjatë disa viteve të fundit.

Sipas shkencëtarëve të Midas, projektit në Universitetin e Swansea në Uells, ajsbergu u zgjerua papritmas muajin e kaluar.

“Raft Ice Larsen C" në Antarktidë është duke u shkëputur dhe përbën një sipërfaqe prej më shumë se 5,000 km pas një rritje të mëtejshme përçarje të konsiderueshme”, kanë thënë shkencëtarët në një deklaratë të premten.

Image

.

Sot zhvillohen këto super-ndeshje në futbollin evropian

Posted: 07 Jan 2017 11:10 PM PST

Kryendeshja e ditës vjen nga La Liga, ku në 20:45 zhvillohet sfida mes Villarrealit dhe Barcelonës.

Ndërkohë në Serie A luhen takimet Juventus-Bologna, Genoa-Roma, Udinese-Inter e Milan-Cagliari, përcjellë “lajmi.net”.

Në Angli zhvillohet FA Cup ku në fushë zbresin skuadra të mëdha si Liverpool, Chelsea e Tottenham, që takohen me Playmouth, Peterborough e Aston Villa.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Related Posts :