Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Tifozët e Barcelonës kanë një kërkesë për Messin (FOTO)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Tifozët e Barcelonës kanë një kërkesë për Messin (FOTO)” plus 8 more


Tifozët e Barcelonës kanë një kërkesë për Messin (FOTO)

Posted: 03 Jan 2017 11:44 PM PST

Leo Messi, qëndro në Barcelonë.

Kjo është kërkesa e përbashkët e tifozëve të gjigantit katalan për sulmuesin argjentinas.

Në fakt, lajmi me titull të njëjtë është publikuar sot në ballinat e dy të përditshmeve sportive katalane "Mundo Deportivo" dhe "Sport", përcjell "lajmi.net".

Messi ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën duke frikësuar tifozët nga një largim i mundshëm nga Camp Nou. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Albi Nako rrëfen sëmundjen prej të cilës kurohet prej 4 vitesh (Video)

Posted: 03 Jan 2017 11:40 PM PST

Ai tregon për një sëmundje të tendinave të kockave që e ka prekur prej 4 vitesh sa ka momente kur arrin të ecë me paterica. E pranon se e ka shqetësuar por balerini i njohur thotë se realiteti duhet pranuar dhe po trajtohet me fizioterapi informon OraNews

A mban dietë një balerin si Albi Nako?

Nuk mbaj dietë, e kam lëshuar dietën dhe të jem i sinqertë nuk jam fare në formën time fizike fare, për arsye shëndetësore, fiziologjike

Prej katër vitesh kam një problem kronik gjunjësh, që arrij deri të eci dhe me paterica. Është sëmundje e tendinave të kockave, profesionale që duhet mirëmbajtur. Është nga lodhja ndofta dhe nga mënyra si jemi ushtruar jo në mënyrë profesionale por mund të kemi abuzuar me trupin dhe kam arritur në një pikë që nuk jam në  ushtrimin tim maksimal lidhur me profesionin sepse kam probleme me gjunjët.

Hera e fundit që më ndodhi ishte para 8 muajsh. Unë merrem shumë me fizioterapi, ilaçe ekstrakte bimore. Arrijnë që gjunjët dhe kaviljet më fryhen. Kjo më ka shqetësuar por është një realitet që dua ta pranoj. Kjo është arsyeja pse unë  jam mbi peshë.

Nuk jam abuzues me ushqimin, por mbipeshën e kam nga kjo, dhe e vuaj, sepse nuk jam në formën më të mirë, pse jo gjatë programit të "Dance with me" të kërceja në mënyrë honorifike./OraNews

.

Kina transferon super futbollistin e PSG (FOTO)

Posted: 03 Jan 2017 11:32 PM PST

Javier Pastore mund të jetë ylli i radhës nga futbolli evropian që transferohet në Kinë.

Hebei Fortune i udhëhequr nga Manuel Pellegrini ka shprehur interesim për transferimin e tij, raportojnë mediat italiane.

Pastore kërkohet të bashkohet me ish bashkëlojtarin e tij nga Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, përcjell "lajmi.net".

Pastore ka filluar ta konsiderojë mundësinë e transferimit në Kinë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Rrëfimi i Robert Berishës rreth luftës së nënës me kancerin (Video)

Posted: 03 Jan 2017 11:28 PM PST

Robert Berisha

Në pjesën e letrave, këngëtari i 'MIA' dhe 'Qysh pe lojna' pranoi një letër nga nëna e tij.

Mes tjerash, në këtë pjesë u kuptua edhe beteja e vështirë e nënës së Robertit me kancerin, të cilën e përmendi vetë Berisha.

.

Bebe Rexha vjen e nxehtë në klipin e ri (VIDEO)

Posted: 03 Jan 2017 11:22 PM PST

Pak ditë para se ta publikojë të plotë këtë projekt në YouTube, këngëtarja shqiptare vendosi që të ndajë me fansat një nga skenat e klipit.

Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram disa imazhe, ku shihet se do të shfaqet mjaft seksi në klipin e këngës së re.

Edhe kësaj here ajo ia ka besuar gjithë produksionin e këngës vetvetes, duke depërtuar kështu në tregun amerikan si një nga kantautoret e reja më të fuqishme.

.

Horoskopi, 4 dhjetor 2016

Posted: 03 Jan 2017 11:21 PM PST

Horoskopi

DASHI

Nuk do të merrni shumë stimul nga të tjerët, kështu që vazhdoni që t'i merrni gjërat me komoditet. Përfitoni nga kjo fazë qetësie për të riorganizuar idetë dhe impenjimet që keni. Në dashuri do të jeni të privilegjuar.

DEMI

Nuk do të jeni në humorin e duhur për të vlerësuar dashurinë që do ju ofrojë personi që ju do. Mos u tregoni të ashpër përballë dikujt që nuk i ka përfunduar gjërat, siç ia kishit kërkuar. Mundohuni që ta ndihmoni, e të kuptoni se përse gjërat shkuan siç i kishit parashikuar.

BINJAKET

Mos e prishni humorin edhe pse gjërat nuk po shkojnë ashtu si do të dëshironit.  Gjatë ditës do të takoni një person për të cilin nuk keni dhe shumë simpati. Darka do të jetë e qetë, pa ndonjë surprizë.

GAFORRJA

Sot mbi të gjitha duhet të vini në punë fantazinë tuaj . Do të tregoheni të dashur me miqtë e me partnerin, dhe do të arrini që të shprehni ndjenjat tuaja lirisht.

LUANI

Të elektrizuar nga interesa të reja ose nga mania për të bërë gjithçka vetë, sot do të ndodheni në vështirësi. Do ju duhet të kërkoni ndihmën e dikujt për të përfunduar një projekt me rëndësi në punën tuaj. Kështu që mos hezitoni po bëjini një telefonatë.

VIRGJERESHA

Sot entuziazmi juaj do të shndërrohet në një shfaqje, jo shumë konstruktive. Një person që ju do sinqerisht do të mundohet që të vendosë disi në rregull impenjimet tuaja, por nuk do të doni ta dëgjoni edhe shumë.

PESHORJA

Me personin që ju intereson, në qoftë se nuk e keni stabilizuar akoma raportin, hidheni ju hapin e parë, sepse është dita e duhur. Në punë  do ta mbyllni ditën me një fitore të vogël kundrejt një rivali.

AKREPI

Siguria në vetvete do të bëjë që të përballoni me kokën lart gjithçka e të gjithë. Me një sjellje bujare nuk mund të ndodhë ndryshe vetëm të dilni fitues. Edhe në fushën sportive mund të korrni suksese.

SHigjetari

Pushoni duke parë armiq kudo, e shkoni të parët në takimet me të tjerët. Mos e torturoni veten me xhelozi dhe pendime, që nuk sjellin asgjë të mirë. Qartësoni dyshimet tuaja me personin direkt të interesuar.

BRICJAPI

Mëngjesi nuk do të jetë nga më të mirët që keni kaluar. Do të jeni konfuzë e nuk do të veproni ashtu siç duhet. Edhe në dashuri do të tregoheni shumë arrogantë, duke lënduar partnerin, me veprimet dhe fjalët që do të thoni, prandaj kujdes!.

UJORI

Do të dini që të kaloni një çështje të komplikuar ku xhelozia dhe antipatitë personale ndërthuren me interesat dhe detyrat profesionale. Mos u tregoni ziliqarë për suksesin e një kolegu, sepse edhe ju do të keni sadisfaksionet tuaja sot.

PESHQIT

Ditë impenjative, sigurisht që do të keni shumë për të ofruar. Nëse jeni  singëll apo në çift, mund të prisni momente magjike, e çmendurie.

.

Real Madrid – Sevilla, mungon Ronaldo (FOTO)

Posted: 03 Jan 2017 11:18 PM PST

Kadare: Shqiptarët nuk do të lëkundin orientimin euroatlantik

Posted: 03 Jan 2017 11:17 PM PST

Ndonëse mendon se mund të ketë prirje për të lëkundur themelet e orientimit euroatlantik të shqiptarëve, Kadare nuk beson se kjo do të ndodhë.

Ismail Kadare, beson se shumica e kosovarëve janë kundër ekstremizmit fetar dhe se kjo dukuri nuk do të zhvendosë orientimin e shtetit më të ri evropian pro perëndimit.

"Pra harmonia fetare, që shpjegon mosrrëzimin e tij, dhe nuk ka asnjë arsye sot që papritur të ketë një drejtim të kundërt. Unë kam besim se nuk do të ecë kjo mënyrë negative e të trajtuarit të problemin fetar në Kosovë", ka thënë mes tjerash për "Zërin", Kadare.

Ndonëse mendon se mund të ketë prirje për të lëkundur themelet e orientimit euroatlantik të shqiptarëve, Kadare nuk beson se kjo do të ndodhë. Ai ka folur edhe për pozicionim të Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Kadaresë, Kosova do të ekzistojë natyrshëm në këtë botë të re të saj, brenda Evropës.

"Zhvillimi kulturor, ekonomik, afirmativ, kombëtar, do të zhvillohet përmes Evropës, nëpërmjet miqësisë me Evropën, nëpërmjet integrimit në Evropë", ka thënë mes tjerash ai. Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ai nuk mendon se do ta errësojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

.

Simiq thotë se rrënimi i murit do t’i thellojë tensionet

Posted: 03 Jan 2017 11:15 PM PST

Mustafa dhe Simiq

"Është shumë e dëmshme që institucioni ligjvënës siç është Kuvendi i Kosovës, merret me tema të karakterit lokal dhe miraton rezoluta të cilat nuk kanë ndikim ligjor. Tema të tilla në Kuvendin e Kosovës pa nevojë nxisin tensione dhe rrënojnë edhe ashtu marrëdhëniet e ndjeshme mes bashkësive", ka deklaruar Simiq për gazetën "Zëri".

Sipas tij, zgjidhja për murin mund të vijë vetëm atëherë nëse të dyja palët ulen në një tavolinë.

Ai ka shtuar se Kuvendi duhet ta kuptojë që nevojitet krijimi i Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se janë të gatshëm t'i dëgjojnë brengat e palës serbe.

"Simiq e di mirë se kryeministri ka qenë gjithherë i hapur t’i dëgjojë brengat e tyre. Derën e kanë të hapur, kurdo që vendosin të kthehen në institucionet për të cilat kanë garuar", ka thënë Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, në një prononcim për Gazetën "Zëri.

.

Related Posts :