Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Lufta për Pargën dhe Ali Pasha: Burri i fortë, luftëtari, diplomati e tregtari i madh sot nuk do të shiste gjë, por do ta “blinte” rajonin!” plus 1 more Telegrafi Opinione

loading...

“Lufta për Pargën dhe Ali Pasha: Burri i fortë, luftëtari, diplomati e tregtari i madh sot nuk do të shiste gjë, por do ta “blinte” rajonin!” plus 1 more Telegrafi Opinione


Lufta për Pargën dhe Ali Pasha: Burri i fortë, luftëtari, diplomati e tregtari i madh sot nuk do të shiste gjë, por do ta “blinte” rajonin!

Posted: 12 Jan 2017 03:33 PM PST

Kjo është një korrespondencë tejet interesante e Ali pashë Tepelenës me parinë e qytetit të Pargës, të cilin vend pasha e kishte në sy për pushtim të radhës – në vazhdën e zgjerimit të territorit të tij, i cili gjithnjë e më shumë në literaturën dhe vokabularin e Evropës filloi të quhej: Albania!

Parga ishte vend tejet strategjik dhe, Ali Pasha donte me çdo kusht ta vinte nën sundim të tij. Por, ekzistonin dy probleme: 1. Parga (kështjella) ishte e vështirë për pushtim nga jashtë për shkak të pozitës që kishte; 2. Parga ishte në posedim të Francës.

Prandaj, Ali Pasha i ftonte pargasit që të dorëzoheshin dhe të luftonin kundër francezëve. Letrat shpalosin momente të rëndësishme historike, por edhe mënyra e të shkruarit dhe korrespondenca, që vijon më poshtë, është tejet interesante:

Ali Pasha për pargasit

Ua bëjë me dije juve, o pargasë, se betejën në të cilën luftova sot në Prevezë e kam fituar dhe se këtë vend e kam vënë në posedim timin. Prandaj, kini kujdes se çka po ju shkruaj; pasi që ju jeni fqinjët e mi, nuk kam dëshirë të jam në luftë me ju. Dua që ju t'i dërgoni dy apo tre veta që të bisedojmë së bashku dhe t'ju ofroj që t'i nënshtroheni sovranitetit tim. Çfarëdo qeverie politike që dëshironi, unë jam i disponuar që t'ua jap; por nëse ju nuk e bëni këtë, dijeni që unë jam në luftë me juve dhe se mëkatet do të binë mbi kokat tuaja.

Prevezë, 12 tetor 1798.

***

Komanda e Madhërisë së Tij, Ali Pashës, për pargasit

Për ju, o pargasë, nuk kam asgjë t'ju them pos që ju kam shkruar një letër, kurse ju i keni refuzuar fjalët e mia; ju jeni bërë krenarë, por pasi që ju e dini se unë kam punë tjera tjetërkund, krenaria e juaj nuk do t'ju zgjatë shumë. Nuk kam dëshirë t'ju shkatërroj apo të dërgoj turq në mesin tuaj; as nuk dua që të ju shfaros. Dua vetëm që ju t'i përzini apo vrisni francezët dhe për këtë do ta dërgoj Hasan Efendiun i cili do të bisedojë me ju verbalisht për tërë çështjen.

Prevezë, 16 tetor 1798

***

Përgjigja e pargasëve për Ali Pashën

Shumë i lartësuari Ali Pashë, ne ju përshëndesim Juve.

Ne i kemi pranuar dy letrat tuaja dhe gëzohemi që keni shëndet të mirë. Nënshtrimin që e kërkoni ju, ne nuk kemi mundësi ta pranojmë për shkak se shembulli juaj na shtynë që ta preferojmë vdekjen madhështore të lirisë në dobi të prangave të pandershme dhe tiranike. Ju na shkruani që ne t'i dëbojmë apo vrasim francezët. Ne, jo vetëm që nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë, por edhe sikur të ishim në gjendje nuk do ta bënim për shkak se vendi ynë ka qenë krenarë për katër shekuj për besimin e mirë të saj [Francës] e cila shpesh e ka mbrojtur këtë me gjakun e saj. Pra, a mundemi ne tashti, që të dorëzohemi përkundër madhështisë dhe respektit? – Jo, kurrë!

Të na kërcënoni keni mundësi, për shkak se keni fuqi; por, kërcënimet nuk i shkojnë për shtati njeriut të madh. Ne, megjithatë, nuk u jemi dorëzuar kurrë kërcënimeve, por i jemi përshtatur luftës së lavdishme për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Zoti është i drejtë; ne jemi të gatshëm; ne presim orën për të madhëruar dhënësin e fitores. Shëndet!

Pargë, 16 tetor 1798.

***

Komanda e Madhërisë së Tij, Ali Pashës, për pargasit

Për ju, o pargasë, nuk kam asgjë për t'ju shkruar pos që letrën që ma keni dërguar është shumë jo e mençur dhe arrogante; nuk është letër e kujdesshme; dhe mençuria ende nuk ka depërtuar në kokat tuaja; dhe ua them juve këtë: ejani dhe bëjeni atë që Zoti ju komandon, pasi që ky është vullneti i Zotit e jo i njeriut. Por, nëse dëshironi që të jemi fqinjë, bëni siç ju shkruaj unë, por nëse nuk dëshironi, Zoti do t'ju dënojë kurse mëkatet do të binë mbi kokat tuaja dhe kjo do të ndodhë në mënyrë të paevitueshme.

Koha kalon; Ushtria po mblidhet. Pas kësaj unë më nuk mundem të bëjë gjë; prandaj, kthehuni dhe bëhuni vejta e juaj.

Pres përgjigjen tuaj nëprmes Hasan Efendiut.

Prevezë, 19 tetor 1798.”

Ali Pasha provoi disa mënyra që ta merrte Pargën dhe nuk hiqte dorë. Në vitin 1815 Parga kaloi nën sundimin britanik. Ali Pasha nuk kishte dëshirë të hynte në konflikt me britanikët e as këta me Ali Pashën, pasi që Parga nuk paraqiste ndonjë interes madhor për Londrën.

Një ditë, gjatë vitit 1817, Ali Pasha e dërgoi një delegacion te britanikët për t'i pyetur nëse ishin të intersuar që t'ia shisnin Pargën. Qeveria britanike tha PO dhe e pranoi ofertën. Ali Pasha ua numëroi paratë dhe britanikët ia dorëzuan Pargën.

Më në fund, Ali Pasha e realizoi qëllimin e tij. Mënyra e zgjerimit të territorit që e bënte Ali Pasha ka qenë arsyeja që i ka mahnitur britanikët. Ali Pasha ishte shkaku që u shtua numri i britanikëve që e vizitonin Shqipërinë. Me fjalë tjera, Ali Pasha e shënoi në hartën e Evropës emrin Albania.

Sikur sot ta kishim një Ali Pashë me siguri do t'a 'blinim' Mitrovicën, Bujanocin, Preshevën e Shkupin. Për fat të keq, momentalisht, jemi t'u shitë. /Telegrafi/

The post Lufta për Pargën dhe Ali Pasha: Burri i fortë, luftëtari, diplomati e tregtari i madh sot nuk do të shiste gjë, por do ta "blinte" rajonin! appeared first on Telegrafi.

Ka ardhur koha t’ia tregojmë vendin politikës mesjetare greke

Posted: 12 Jan 2017 03:29 PM PST

Spartak Ngjela

Të gjitha qeveritë greke, si në një korr vajtimi, edhe pse Greqia kishte aneksuar një territor të gjerë puro shqiptar si dhuratë që i bëri Franca dhe Rusia, krijoi mitin e Verio Epirit grek, për të aneksuara si toka greke Korçën, Gjirokastrën, Himarën, Vlorën e deri në Berat.

Dhe, e dini se ku është sekreti i gjithë kësaj marrëzie? Te fakti që në këtë territor jeton ortodoksia shqiptare, dhe te fakti që shumica e popullsisë të Greqisë deri në vitin 1890 ka qenë arvanitase – domethënë shqiptare.

Frika nga gjuha shqipe në Athinë dhe në Stambollin e sulltanëve ka qenë proverbiale; kurse arvanitasit në Greqi u ndaluan me dhunë që të flisnin shqip.

Dhe, e dini pse Athina zyrtare dhe Kisha greke dridheshin nga gjuha shqipe dhe donin të shtriheshin në territoret e Shqipërisë së Jugut? Sepse ortodoksia shqiptare, e gjitha nacionaliste, iu rrëzonte tezën absurde që shqiptarët janë Turq.

Po, ortodoksët shqiptarë që nuk i përfillnin fare dhe i përbuznin grekët e ardhur nga Anadolli dhe Lindja e Mesme, turq janë? Ja kjo ishte pyetja vrastare kundër oborrit mbretëror bavarez i cili mbretëronte në Athinë dhe që krijoi mitin grek dhe "mallkimin e gjuhës shqipe" në Greqi.

"Ortodoksët shqiptarë duhen greqizuar duke iu ndaluar gjuhën, siç ua bëmë arvanitasve, se ndryshe bie teza e panhelenizmit ballkanik"! Por, ata kanë shtetin e tyre, prandaj duhen pushtuar e të asimilohen. Ja, kjo ka qenë filozofia antishqiptare e reaksionit grek, dhe ky është thelbi i krijimit të Vorio Epirit grek, kur të gjithë mbretërit shqiptarë, edhe Skënderbeu, janë quajtur mbretër të Epirit.

Ky në fakt është një turp historik për Greqinë, por tani që jemi të fortë duhet që t'u tregojmë vendin.

Kryeministri aktual shqiptar nuk duhet të pyesë fare për shpifjet që po ngre reaksioni primitiv grek aktualisht. Ky kryeministër duhet të ruajë si një gjë të shenjtë aleancën shqiptaro-amerikane, dhe të tregojë të vërtetën e historisë së Shqipërisë hapur dhe me guxim, se kjo aleancë është sot forca e rreth nëntë milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan, domethënë në Gadishullin ilirik…

The post Ka ardhur koha t'ia tregojmë vendin politikës mesjetare greke appeared first on Telegrafi.

Related Posts :