Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Macja ngec në kontejner, thirren zjarrfikësit për ta shpëtuar (Foto) Telegrafi Dështime

loading...

Macja ngec në kontejner, thirren zjarrfikësit për ta shpëtuar (Foto) Telegrafi Dështime


Macja ngec në kontejner, thirren zjarrfikësit për ta shpëtuar (Foto)

Posted: 13 Jan 2017 01:12 PM PST

Në Walsall të West Midlandsit, macja ka hyrë në kontejnerin e mbeturinave dhe pasi ka shkuar deri në fund, e ka futur kokën në një vrimë. Mirëpo, më nuk ka mundur të largohet nga aty, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit që e kanë dëgjuar zërat e saj, e kanë rrotulluar objektin metalik, por nuk ia kanë dalë ta nxjerrin. Ata kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve, që të shpëtohet gjallesa e vogël.

Zjarrfikësit shpëtojnë macen e ngecur në kontejnerin e mbeturinave

Njësia që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, është dashur që me shumë kujdes ta lakojnë metalin, në mënyrë që të mos e lëndojnë macen.

Pas një kohe të konsiderueshme, është arritur që të nxirret e palënduar, megjithëse shumë e frikësuar nga ngjarja.

"Nuk dihet për sa kohë ka qëndruar, por dihet se ia dolëm ta nxjerrim pas asnjë gërvishtje", ka thënë një zjarrfikës lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Macja ngec në kontejner, thirren zjarrfikësit për ta shpëtuar (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :