Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Maradona nuk ndalet, sulmon prapë Icardin” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Maradona nuk ndalet, sulmon prapë Icardin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Maradona nuk ndalet, sulmon prapë Icardin

Posted: 11 Jan 2017 03:10 PM PST

Diego Maradona edhe një herë është rikthyer në skenë me komentet e tij për Mauro Icardin.

Legjenda argjentinase ka thënë se do dëshironte të shikonte sa më larg yllin e Interit nga Kombëtarja e Argjentinës.

Maradona fjalë të rënda për Icardin: Është i vdekur për mua! Maradona fjalë të rënda për Icardin: Është i vdekur për mua!

"Le të jetë Icardi sulmuesi i shtatë dhe jo i katërti. Para tij do preferoja 43-vjeçarin Bazan Vera".

" Më të vërtet më pëlqen Lucas Pratto. Do preferoja që Icardi të qëndron sa më larg Kombëtares së Argjentinës", ka thënë Maradona për Radio Rivadavia.

Tani do të presim a do të vijë përgjigjja e Icardit, por kujtojmë se para disa muajsh sulmuesi i Interit kishte thënë se Maradona nuk është shembull për asgjë. /Telegrafi/

The post Maradona nuk ndalet, sulmon prapë Icardin appeared first on Telegrafi.

Klopp: Nuk do gabojmë në ndeshjen e kthimit

Posted: 11 Jan 2017 02:52 PM PST

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli pas humbjes ndaj Southamptonit me rezultat 1-0 në EFL Cup.

Tekniku gjerman ka thënë se Reds nuk merituan fitoren, por do rikuperojnë gjithçka në ndeshjen e dytë.

"Pas golit të tyre ne nuk jemi përgjigjur mirë, nuk ishim kompakt".

"Karius na ka shpëtuar në shumë raste, ata merituan fitoren, por kemi ndeshjen e kthimit. Duhet të jemi më të saktë, por këto gjëra ndodhin", ka thënë Klopp. /Telegrafi/

The post Klopp: Nuk do gabojmë në ndeshjen e kthimit appeared first on Telegrafi.

Barça në krye me Messin kualifikohet në çerekfinale (Vidoe)

Posted: 11 Jan 2017 02:08 PM PST

Barcelona ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Athletic Bilbaos në Kupën e Mbretit.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të Bilbaos, por në Camp Nou pamë një tjetër Barçë, e cila dominoi nga fillimi deri në fund.

Goli i parë në takim u shënua nga Luis Suarez në minutën e 35-të dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me golin e Neymar në minutën e 48-të nga pika e bardhë, por mysafirët ngushtuan epërsinë e katalunasëve me golin e Enric Saborit (51').

Kur të gjithë menduan se ndeshja do shkon në vazhdime, në skenë doli Lionel Messi, me një gol të bukur nga gjuajta e lirë në minutën e 78-të.

Kundërshtari i Barcelonës në çerekfinale do të mësohet me anë të shorit. /Telegrafi/

The post Barça në krye me Messin kualifikohet në çerekfinale (Vidoe) appeared first on Telegrafi.

Messi shënon ndaj Bilbaos nga gjuajta e lirë, a do jetë ky goli i kualifikimit? (Video)

Posted: 11 Jan 2017 01:55 PM PST

Barcelona ka thelluar epërsinë ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 3-1.

Goli erdhi nga Lionel Messi në minutën e 78-të.

Ky gol mund të jetë goli i kualifikimit për katalunasit pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të Bilbaos. /Telegrafi/

The post Messi shënon ndaj Bilbaos nga gjuajta e lirë, a do jetë ky goli i kualifikimit? (Video) appeared first on Telegrafi.

Juve fiton me vështirësi ndaj Atalantas, kualifikohet në çerekfinale (Video)

Posted: 11 Jan 2017 01:41 PM PST

Juventusi ka fituar ndaj Atalantas në Kupën e Italisë me rezultat 3-2.

Ishte një takim me shumë raste dhe ishte një kualifikim shumë i vështirë për në çerekfinale për Zonjën e Vjetër.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë me dy gola në epërsi, Paulo Dybala (22') dhe Mario Mandzukic (34')

Mysafirët e filluan pjesën e dytë mirë dhe në minutën e 72-të shënoi Abdoulay Konko, por pas tre minutash shënoi edhe Miralem Pjanic.

Zikaltërit e bën këtë takim më dramatik duke shënuar me anë të Emmanuel Latte Lath në minutën e 81-të.

Juventusi në fazën tjetër do takohet me fituesin e takimit Napoli-Fiorentina. /Telegrafi/

The post Juve fiton me vështirësi ndaj Atalantas, kualifikohet në çerekfinale (Video) appeared first on Telegrafi.

Liverpooli e humb ndeshjen e parë gjysmëfinale

Posted: 11 Jan 2017 01:35 PM PST

Liverpooli ka pësuar humbje prej 1-0 si mysafir i Southamptonit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL që u zhvillua në St. Mary's Stadium.

Paraqitja e Redsave në gjysmën e parë nuk ishte për t'u lëvduar, pasi atyre u mungonte angazhimi i duhur në fazën ofensive, ndërsa thyheshin lehtë në mbrojtje.

Nga ana tjetër, vendasit bënë paraqitje të mirë dhe është dashur të shënon më shumë se një gol, pasi Nathan Redmond i humbi dy raste shumë të mira.

Goli i vetëm në 45 minutat e para u realizua pikërisht nga Nathan Redmond (20'), i cili u asistua nga Jay Rodriguez.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadra e Jurgen Klopp për të shkuar në finale të Kupës së Ligës, duhet ta përmbysë rezultatin në ndeshjen kthyese në Anfield. /Telegrafi/

The post Liverpooli e humb ndeshjen e parë gjysmëfinale appeared first on Telegrafi.

Pjanic i shënon Berishës nga pika e bardhë (Video)

Posted: 11 Jan 2017 01:25 PM PST

Juventusi ka thelluar epërsinë ndaj Atalantas në 3-1.

Goli i tretë nga Zonja e Vjetër erdhi nga Miralem Pjanic në minutën e 75-të nga pika e bardhë.

Dy golat tjerë për Juven i shënuan Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic. /Telegrafi/

The post Pjanic i shënon Berishës nga pika e bardhë (Video) appeared first on Telegrafi.

Konko me një gol ëndrrash ndaj Juves (Video)

Posted: 11 Jan 2017 01:21 PM PST

Atalantas ka ngushtuar epërsinë e Juventusit në 2-1.

Goli u shënua nga Abdoulay Konko në minutën e 72-të dhe ishte thjesht fantastik.

Në portën e Zonjës së Vjetër është Neto. /Telegrafi/

The post Konko me një gol ëndrrash ndaj Juves (Video) appeared first on Telegrafi.

Suarezi i jep epërsinë Barçës ndaj Bilbaos (Vidoe)

Posted: 11 Jan 2017 12:57 PM PST

Barcelona ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Goli erdhi nga Luis Suarez në minutën e 36-të, kurse u asistua nga Neymar.

Kjo ndeshje është në kuadër të Kupës së Mbretit dhe ndeshja e parë u mbyll me rezultat 1-2 në të mirë të Bilbaos. /Telegrafi/

The post Suarezi i jep epërsinë Barçës ndaj Bilbaos (Vidoe) appeared first on Telegrafi.

Edhe Mandzukic shënon ndaj Atalantas (Video)

Posted: 11 Jan 2017 12:31 PM PST

Juventusi ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Atalantas.

Goli u shënua nga Mario Mandzukic në minutën 34, ndërsa asistimi erdhi nga Paulo Dybala.

Dybala shënoi golin e parë në këtë takim. /Telegrafi/

 

The post Edhe Mandzukic shënon ndaj Atalantas (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :