Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Me kovë në kokë vodhi pëllumba të shtrenjtë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

loading...

“Me kovë në kokë vodhi pëllumba të shtrenjtë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Me kovë në kokë vodhi pëllumba të shtrenjtë (Video)

Posted: 06 Jan 2017 03:04 PM PST

Një burrë i paidentifikuar nga Miami i Shteteve të Bashkuara, është “maskuar” me kovë metalike dhe ka hyrë në një lokal për të vjedhur pëllumba.

Ai i ka mbuluar krahët me një material të zi për të vjedhur shpezët që kapin shifrën e mijëra eurove, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë e kanë parë atë teksa rrëzon kafazet dhe merr dhunshëm pëllumbat që përdoren për disa festa religjioze.

Kjo është hera e dytë brenda vitit të kaluar që po thyhet ky lokal, megjithëse herën e parë hajni nuk ka pasur kovë në kokë, por një maskë të zakonshme.

"Pos që vodhi pëllumba që janë shumë të kushtueshëm, i ka thyer disa vezë të tyre duke shkaktuar dëme të mëdha", ka thënë pronari i lokalit. /Telegrafi/

The post Me kovë në kokë vodhi pëllumba të shtrenjtë (Video) appeared first on Telegrafi.

Skandaloze: Mbishkrimi në kutinë e shamponit, inkurajon fëmijët të kryejnë marrëdhënie intime (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 09:16 AM PST

Lesley Hughes nga Cornwall i Anglisë, është tmerruar kur ka parë se çfarë shkruante në kutinë e shamponit, që ia kishte blerë vajzës së saj 12-vjeçare.

Adoleshentja Jennifer, kishte mbetur e habitur kur në ambalazh shkruhej se si të ftonte dikë në dush, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk kuptonte asgjë, ajo ia ka prezantuar të ëmës udhëzimin bizar, se si të kënaqte ndjenjat e saj.

"Si ta përdorni, po që se vërtetë nuk dini se si, atëherë iu sugjerojmë që ta ftoni në dush, dikë që vërtetë e doni dhe do t'ju demonstrojë", shkruan në tiketën e shampos.

"Nuk mund të besoja se në dhuratën që ia bëra vet, mund të kishte diçka kaq të ndytë", ka thënë Hughes, për përshkrimin në produktin e dedikuar për fëmijë. /Telegrafi/

The post Skandaloze: Mbishkrimi në kutinë e shamponit, inkurajon fëmijët të kryejnë marrëdhënie intime (Foto) appeared first on Telegrafi.

Prishet teleferiku, djali sheh vdekjen me sy (Video)

Posted: 06 Jan 2017 05:57 AM PST

Një djalosh ishte gati të vdiste, pasi teleferiku ku ai ishte duke qëndruar me pajisjet e skijimit, ishte prishur.

Ngjarja që ndodhi më 2 janar të këtij viti, në Utah, SHBA, tashmë është transmetuar në shumë media dhe rrjete sociale.

Djaloshi shihet teksa qëndron varur në teleferik dhe i lëshon pajisjet e skijimit, që t`i lehtësojnë peshën.

Siç kanë raportuar mediat, djali kishte qëndruar i qetë dhe nuk kishte bërë panik.

Ai ishte shpëtuar nga ekipi i skijimit dhe nuk kishte marrë lëndime.

The post Prishet teleferiku, djali sheh vdekjen me sy (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :