Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Merkel kërkon deportim të shpejtuar të azil kërkuesve ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Merkel kërkon deportim të shpejtuar të azil kërkuesve ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Merkel kërkon deportim të shpejtuar të azil kërkuesve 

Posted: 09 Jan 2017 09:34 AM PST

Kancelarja gjermane, Angela Merkel iu ka bërë thirrje zyrtarëve që merren me migracionin dhe autoriteteve të tjera relevante që të shpejtojnë deportimin e personave kërkesa për azil e të cilëve është hedhur poshtë. "Nga përvoja e dimë se autoritetet mund të vendosin shumë më shpejtë nëse një azil kërkues mund të qëndrojë në Gjermani dhe nëse vendet e tyre të origjinës janë mjaft të sigurta për tu kthyer", ka thënë Merkel më 9 janar.  Duke folur në një konferencë për shërbyesit civil, Merkel gjithashtu për "përpjekje kombëtare" për tu siguruar që personat që iu është refuzuar kërkesa e azilit të kthehen në shtëpi. Deportimet dhe kthimet vullnetare të njerëzve kërkesa për azil e të cilëve është hedhur poshtë kanë shënuar rritje pas sulmit terrorist të 19 dhjetorit në një treg të Krishtlindjeve në Berlin.  Autoritetet thonë se sulmuesi i dyshuar ka qenë një nga ata kërkesa për azil e të cilit është hedhur poshtë. Atë megjithatë Gjermania nuk ka pasur mundësi ta kthej në vendin e tij të origjinës pasi Tunizia ka refuzuar ta njohë si qytetarë të saj.  Më 8 janar, Gjermania është kërcënuar se do të ndërpresë ndihmat për shtetet të cilat refuzojnë të pranojnë shtetasit e tyre kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar në Gjermani. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pentagoni e konfirmon incidentin me anijet iraniane 

Posted: 09 Jan 2017 08:19 AM PST

Zyrtarët e Pentagonit e kanë konfirmuar se anijet luftarake të marinës amerikane kanë shkrepur si paralajmërim raketa ndriçuese në drejtim të katër anijeve të gardës revolucionare iraniane në ujërat ndërkombëtar, afër ngushticës së Hormuzit. Zyrtarë të departamentit të mbrojtjes së SHBA-së iu kanë thënë sot gazetarëve se incidenti ka ndodhur më 8 janar kur katër anije iraniane i janë afruar anijes amerikane Mahan me shpejtësi të lartë.  Ata kanë thënë se anija amerikane ka shkrepur raketa ndriçuese pasi anijet iraniane janë afruar 800 metra anijës amerikane.  Incidenti ka ndodhur dy javë para se presidenti i ri amerikan, Donald Trump të nis detyrën më 20 janar.  Në muajin shtator, gjatë fushatës parazgjedhore amerikane, Trump ka thënë se çdo anije iraniane që ngacmon anijet e marinës amerikane në ujëra ndërkombëtar do të sulmohet nëse ai është president. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia vazhdon të administrojë me hekurudhat e Kosovës në veri

Posted: 09 Jan 2017 07:53 AM PST

Institucionet e Kosovës nuk administrojnë me hekurudhat në veri të vendit. Administrimi mbi këto hekurudha nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, nga ajo periudhë, linjat hekurudhore në veri janë nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"Golden Globes": Fjalimi i Streep tërheqë tërë vëmendjen e ceremonisë

Posted: 09 Jan 2017 07:32 AM PST

Filmi La La Land mbrëmë vonë në Los Angeles ka fituar shtatë "Golden Globes", çmime këto që ndahen nga organizata e gazetarëve të huaj në Hollywood. Ne mesin e tyre, filmi ka fituar në kategorinë e filmit më të mirë komedi, ndërsa Ryan Gosling dhe Emma Stone kanë fituar çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë. "Moonlight" ka fituar si filmi më i mirë në zhanrin dramë. Mirëpo ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte fjalimi i aktores veterane, Meryl Streep e cila u nderua me çmim për vepër jetësore. Ajo e shfrytëzoi tërë fjalimin e saj për të kritikuar ashpër presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump duke u fokusuar në një incident gjatë fushatës parazgjedhore gjatë të cilit ai raportohet se e ka tallur një gazetar me aftësi të kufizuara. "Kur të fuqishmit e shfrytëzojnë pozitën e tyre për të kërcënuar të tjerët, ne të gjithë humbasim"", ka thënë ndër të tjera Streep. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për një vit, mbi 1300 raste të kontrabandës në vlerë të miliona eurove

Posted: 09 Jan 2017 06:30 AM PST

Autoritetet doganore të Kosovës, përgjatë vitit 2016 kanë evidentuar mbi 1.300 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme. Vlera e mallit që është tentuar të hyjë si kontrabandë, përmes pikave kufitare dhe në kufirin e ashtuquajtur vija e gjelbër, sipas përfaqësuesve të Doganave të Kosovës arrin në miliona euro. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se rastet e zbuluara të kontrabandës kanë shënuar rritje, por që niveli i kontrabandës ka pasur rënie nga viti në vit, pasi që të hyrat doganore janë rritur. "Numri i kundërvajtjeve të zbuluara nga Dogana e Kosovës gjatë vitit 2016 ka qenë mbi 1300 kundërvajtje që krahasuar me vitin 2015 është një rritje për 15 për qind. Por, kjo nuk do të thotë që kemi rritje të kontrabandës, pasi që sipas vlerësimeve tona kemi një rënie të numrit të nivelit të kontrabandës, pasi që kemi rritje të të hyrave", thekson Stavileci. Një numër i kompanive të ndryshme tregtare, tregon Stavileci, tentojnë të kontrabandojnë mallra për t'iu shmangur tatimeve ose përmes ndërrimit të origjinës së vendit nga vinë ato mallra. Kontrabanda me mallra të ndryshme, sipas Stavilecit është më e pranishëm në pjesën veriore të Kosovës, por që nuk përjashtohen edhe pjesët tjera të vendit. Produktet që kryesisht kontrabandohen, tregon Stavileci janë mallra që kanë akcizë. "Më së shumti tentohet të bëhet kontrabandë me derivatetet e naftës, produktet e duhanit. Por, po ashtu ka edhe produkte higjienike të cilat kontrabandohen nga individë të caktuar. Gjithashtu, kemi kapur mjaft raste të kontrabandës me barna. Tek kontrabanda me barna nuk ka qenë e natyrës shmangie tatimore, por e natyrës së shmangies së licencës të cilat kërkohen nga institucionet e Kosovës e që ato kompani hezitojnë ta bëjnë", thekson Stavileci. Por, ndryshe nga institucionet e Kosovës të cilët thonë se niveli i kontrabandës ka shënuar rënie, përfaqësues të bizneseve në Kosovë e thonë të kundërtën. Në bazë të hulumtimeve të bëra, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini i ka thënë Radios Evropa e Lirë se niveli i kontrabandës ka shënuar rritje. "Raportet e ndryshme tregojnë se informaliteti në Kosovë në vitin që lëmë pas (2016) është rritur nga 33 për qind në 35 për qind. Kjo është një shifër alarmante. Mos inkasimi i të gjitha këtyre mjeteve të mallrave që kontrabandohen dëmton buxhetin e Kosovës", thekson Shahini. Autoritetet e Kosovës, sipas tij, janë treguar të pafuqishme në luftimin e kontrabandës. Duke mos luftuar këtë dukuri, ka thënë Shahini, në tregun e Kosovës është krijuar konkurrencë e padrejtë që po i dëmton bizneset formale. "Për gjithë këtë, kontrabadistët nuk janë të vetëm. Janë në bashkëpunim edhe me institucionet shtetërore të Kosovës. Kohëve të fundit ne kemi parë edhe arrestimin e policëve e doganierëve dhe pronarëve të bizneseve të ndryshme. Në këtë mes, edhe konsumatorët janë viktimë", thotë Shahini. Përfaqësuesit e bizneseve, përveç tjerash alarmojnë se produktet të cilat hyjnë përmes rrugëve ilegale mund të jenë të rrezikshme edhe për shëndetin e konsumatorëve, pasi që si të tilla, ato nuk iu nënshtrohen asnjë procedure të kontrollit. Qeveria e Kosovës për vite të tëra e kishte vendosur si prioritetet të politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti i PE-së për Kosovën - rezultate më konkrete në luftë kundër korrupsionit

Posted: 09 Jan 2017 06:26 AM PST

Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian diskuton, të hënën, për raportet vjetore për Kosovën dhe për Serbinë dhe njëkohësisht do të bëhet edhe leximi i parë i këtyre drafteve. Draftin e Raportit për Kosovën e ka përgatitur zëvendës-presidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek ndërsa atë për Serbinë deputeti gjerman David Mc Allister.  Në draftin e raportit për Kosovën shprehet keqardhje për polarizimin ekstrem të skenës politike në Kosovë dhe u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të krijojnë kushte për dialog të dobishëm i cili do të zbuste tensione dhe do të mundësonte gjetjen e një kompromisi të qëndrueshëm i cili do të ndihmonte rrugën evropiane të vendit. Zonja Lunaçek në draftin e raportit të saj, u ka bërë thirrje liderëve të komunitetit serb të Kosovës që të marrin përgjegjësi dhe pronësi të plotë për vendet e tyre në institucionet e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Beogradi dhe në mënyrë konstruktive në dobi të gjithë popullit të Kosovës. Në këtë tekst me shqetësim nënvizohet se posti i ministrit të integrimeve evropiane mbetet ende i zbrazët, gjë që ndikon në efikasitetin dhe koherencën në zbatimin e MSA-së. Edhe kësaj radhe inkurajohen 5 shtetet e mbetura anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën dhe nënvizohet se "njohja do të ishte e dobishme për procesin e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës" dhe po ashtu inkurajon një qasje pozitive ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave edhe një herë shprehet shqetësim për mosratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi dhe bëhet ftesë për rezultatet konkrete në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe dënimet për raste të nivelit të lartë. Sa i përket dialogut me Serbinë, edhe në raportin për Kosovën e edhe në atë për Serbinë, mirëpritet progresi i arritur së fundi për disa marrëveshje të nënshkruara, pas muajve në të cilat nuk pati progres apo pati vetëm progres të pakët. Kosova dhe Serbia ftohen që të shohin më shumë angazhim dhe vullnet të qëndrueshëm politik për normalizimin e raporteve. Në dokumentin për Kosovën shprehet shqetësim për vazhdimin e pranisë së strukturave paralele të Serbisë në territorin e Kosovës dhe kërkon shpërbërja e tyre. Edhe këtu mirëpritet themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë, si një "hap esencial për të siguruar drejtësinë dhe pajtimin" dhe i bën ftesë Kosovës që të bashkëpunojë tërësisht me këtë Gjykatë. Po ashtu nënvizon se "mbrojtja e dëshmitarëve është kyç për suksesin e kësaj Gjykate. Shqetësim serioz shprehet edhe lidhur me mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mediave, dhe rritjen e presionit dhe ndërhyrjes politike që ushtrohet ndaj mediave. Kërkohet nga autoritetet e Kosovës që në tërësi të pranojnë dhe mbrojnë lirinë e shprehjes në përputhje me standardet e BE-së dhe në këtë drejtim t'i japin fund pandëshkueshmerisë për sulme ndaj gazetarëve. Përsëritet shqetësimi për progresin e ngadalshëm në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe shpreh keqardhje se shumë raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit kalojnë pa u dënuar, sidomos në veri të vendit. Mirëpritet edhe rritja e përpjekjeve për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe njihet rëndësia e punës që ka bërë Kosova në këtë fushë. Pas debatit të sotëm deputetët do të kenë në dispozicion dhjetë ditë për të paraqitur amendamentet e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtyhet afati për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb në veri

Posted: 09 Jan 2017 06:10 AM PST

Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serb, bashkë me stafin e Gjykatës në veri në kuadër të sistemit të drejtësisë në Kosovë, i planifikuar për 10 janar, është shtyrë edhe për 7 ditë. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga një gjyqtare e Gjykatës në veri të Mitrovicës, Jelena Krivokapiq, e cila ka thënë se kjo datë, sipas një vendimi të marrë në Beograd, është shtyrë për 17 janar. Krivokapiç tha po ashtu se këto janë informacione të cilat i kanë siguruar nga Beogradi e të cilat burojnë nga Brukseli, e të cilat më pas u janë transmetuar edhe punonjësve në pjesën veriore të Mitrovicës. Integrimi i gjyqësorit në veri, i cili për më gjatë se 16 vjet ka funksionuar si sistem paralel, është pjesë e marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MPJ e Francës: Veprimi ligjor ndaj Haradinajt nuk ka dimensione politike

Posted: 09 Jan 2017 05:36 AM PST

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se "veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike". Ai tha se "procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit". Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast "nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës". Ai tha se "autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme" dhe se "procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë". "Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të", tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë. Nadal tha se "Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës". Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Sulmuesi i dyshuar në Stamboll - militant uzbek i IS-it

Posted: 09 Jan 2017 05:31 AM PST

Policia e Turqisë e ka identifikuar sulmuesin në një klub në Stamboll, në natën e ndërrimit të motmoteve, si shtetas i Uzbekistanit, me emrin Abdulkadir Masharipov. Raportet në media e kanë cituar policinë në Stamboll gjatë fundjavës, duke thënë se Masharipov, i njohur edhe si "Abu Muhammed Horasani", kishte lidhje me organizatën terroriste, Shteti Islamik (IS), në Siri dhe Irak. Vendbanimi aktual i Masharipovit mbetet i panjohur, derisa forcat policore dhe ushtarake të Turqisë, i vazhdojnë operacionet e kërkimit të tij dhe të bashkëpunëtorëve të mundshëm. Masharipov, që ka jetuar në Turqi prej vitit 2011, është i dyshuar se e ka kryer sulmin në klubin e natës Reina në Stamboll, me ç'rast i ka vrarë 9 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Kundërshtohen akuzat amerikane se Putin ka “urdhëruar” ndërhyjre

Posted: 09 Jan 2017 05:20 AM PST

Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, i ka hedhur poshtë akuzat e paraqitura në raportin e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, personalisht ka urdhëruar sulme kibernetike dhe fushatë dezinformuese për ta ndihmuar Donald Trumpin, që të fitoj në zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor të vitit të kaluar. Zoti Peskov u tha sot gazetarëve në Moskë se raporti i inteligjencës përmbanë "akuza të pabaza të mbështetura me asgjë" dhe se ishte "bërë në nivel amator dhe emocional". "Ne ende fuqishëm e përjashtojmë çfarëdo involvimi të Moskës ose të zyrtarëve rusë", tha Peskov. Sipas tij, Moska aktualisht nuk ka kurrfarë komunikimi me ekipin për tranzicion të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trumpit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina do ta konsiderojë paralel Asociacionin, nëse ai themelohet nga Beogradi

Posted: 09 Jan 2017 04:57 AM PST

Prishtina zyrtare do ta konsideronte jo vetëm të papranueshëm, por edhe organ paralel Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse ai themelohet njëanshëm nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet vetëm mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pastaj duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.  Reagimet në Prishtinë, pasuan deklaratat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili ka ritheksuar se Beogradi planifikon që në rast se Prishtina nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 15 shkurt, këtë Asociacion do ta themelojnë vet përfaqësuesit e serbeve të Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë. Ndërkohë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se logjika e dialogut në Bruksel ka qenë shuarja dhe jo formimi i institucioneve të reja paralele.  "Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet vetëm me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe çfarëdo tjetër, do të konsiderohet vetëm një institucion paralel dhe nuk do të ketë kurrfarë efekte ligjore apo juridike në Republikën e Kosovës", ka deklaruar Gecaj. Në anën tjetër, Marko Gjuriq u ka thënë medieve serbe se "durimit i ka ardhur fundi", duke theksuar se nëse shqiptarët e Kosovës njëanshëm shpallën pavarësinë, atëherë edhe serbët mund ta shpallin njëanshëm Asociacionin. Madje, sipas tij, ky veprim i serbëve nuk do të konsiderohej i njëanshëm, pasi që themelimi i Asociacionit parashihet me Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, kjo pikëpamje e Gjuriqit është kundërshtuar nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri. Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se "Serbia nuk mund ta bëjë Asociacionin, sepse sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacionin e themelon qeveria e Kosovës, në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku nuk parashihen kompetenca ekzekutive". Procesi i zbatimit të marrëveshjes për Asociacion nuk ka filluar ende, ka theksuar Tahiri. Ajo ka rikujtuar se ndërtimi i murit ilegal nga Serbia në veri të Mitrovicës është bërë mur për Asociacionin. "Heqja e murit hap rrugën për fillimin e zbatimit për Asociacionin", ka thënë Tahiri. Kurse zëvendësministri Bajram Gecaj ka deklaruar se përfaqësuesit serb, kryesisht ata të Listës Serbe, duhet të ndërpresin menjëherë vendimin për bojkotimin e institucioneve qendrore të Kosovës, në mënyrë që çështja e Asociacionit të hapet për diskutim në Prishtinë. "Për t'u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të ekzistojë një atmosferë e përshtatshme politike. Pra, si kusht numër një është që Lista Serbe duhet të kthehet në institucione. Nuk mund të bisedojmë ne për Asociacionin për të cilin ata janë të interesuar nëse Lista Serbe e ka ngri pjesëmarrjen në institucione", ka thënë Gecaj. Ky Asociacion, sipas marrëveshjes, pritet që të ketë në përbërje kryetarët dhe përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe. Paraprakisht, do të duhet të hartohet dhe statuti i këtij Asociacioni, i cili do të marr dritën jeshile nga qeveria e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese.  Zëvendësministri, Gecaj ka deklaruar se Republika e Kosovës do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kohën e përshtatshme, ngase këtë e sheh edhe si obligim ligjor në bazë të Marrëveshjes së arritur në Bruksel në vitin, 2013, por edhe në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku parashihet që ky organ nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dodik: Bosnjë Hercegovina – “projekt i dështuar ndërkombëtar”

Posted: 09 Jan 2017 04:56 AM PST

Presidenti i Republiksë Serbe në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dpodik, tha se "dita e shtetësisë", që festohet sot, e shënon faktin se "Republika Serbe ia doli të mbijetoj nën kushte pothuajse të pamundshme". Serbët e Bosnjës sot e shënojnë këtë festë kundërthënëse, megjithë vërejtjet nga qeveria e Bosnjë Hercegovinës, që thotë se kjo ditë paraqet promovim të separatizmit. Sot shënohet 25 vjetori i deklaratës së pavarësisë së këtij rajoni, që ishte shpallur më 9 janar të vitit 1992. Kjo deklaratë e kishte shkaktuar luftën në periudhën 1992-1995. Qeveria federale e Bosnjë Hercegovinsë ka refuzuar tu lejoj trupave serbe të Bosnjës në ushtrinë kombëtare të Bosnjës, për të marrë pjesë në paradën e policisë në kryeqytetin Banjallukë. Millorad Dodik ka deklaruar dje se ai do ta konsideroj ushtrinë e Bosnjës një "forcë armike" nëse trupat serbe nuk marshojnë. Në një intervistë me Radio Televizionin e Serbisë, Dodik ka vlerësuar se Bosnjë Hercegovina është "një shtet i padobishëm". Ai e ka përshkruar Bosnjë Hercegovinën si "projekt të dështuar ndërkombëtar" dhe "një përbindësh që nuk funksionon".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanov mandaton Gruevskin për qeverinë e re

Posted: 09 Jan 2017 04:32 AM PST

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i ka dhënë mandatin për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë, kryetarit të VMRO DPMNE -së Nikolla Grueskit, partia e të cilit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka siguruar 51 mandate në Parlamentin e Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë pritjet në Merdarë

Posted: 09 Jan 2017 04:16 AM PST

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë. Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e makinave në kufirin në Merdarë arrijnë deri në 400 metra. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare raportohet të jetë normale. Një gjendje e rënduar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në Merdarë, por edhe tek Dheu i Bardhë, në magjistralen Gjilan - Bujanoc, u shënua që nga fundi i vitit të kaluar, kur qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë. Që prej fundit të festave, në ditët e para të vitit të ri, pritjet u rikthyen dhe vetëm në fundjavën e kaluar kolona të gjata të makinave pritën me orë për të kaluar nëpër territorin e Serbisë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Egjipt: Pas eksplodimit, militantët i vranë tetë policë

Posted: 09 Jan 2017 04:02 AM PST

Nga një eksplodim vetëvrasës me kamion – bombë dhe sulmit të armatosur të militantëve në Sinaj të Egjiptit, janë vrarë tetë policë dhe plagosur së paku 13 persona të tjerë. Sulmi ka ndodhur sot, ndërsa sulmuesi e ka përdorë një kamion të mbeturinave të mbushur me eksploziv, me të cilin e ka goditur një pikë të kontrollit policor në qytetin, El-Arish. Eksplodimi masiv i ka shkatërruar tri kate të ndërtesës policore. Pas eksplodimit, militantët e kanë sulmuar këtë postbollok policor me armë zjarri dhe granata. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por një grup lokal i ndërlidhur me organizatën terroriste, Shteti Islamik, ka ndërmarrë sulme të ngjashme kundër forcave të sigurisë së Egjiptit në Sinaj dhe në pjesë të tjera të këtij vendi. Në nëntor të vitit të kaluar, grupi ekstremist, Shteti Islamik, e mori përgjegjësinë për një sulm kundër pikës së kontrollit të sigurisë në Sinaj, nga i cili ishin vrarë 15 ushtarë të Egjiptit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku: Dhuna religjioze është “çmenduri vrasëse”

Posted: 09 Jan 2017 03:48 AM PST

Papa Françesk u ka bërë thirrje liderëve religjiozë në gjithë botën që të angazhohen më tepër për të treguar se "kurrë nuk mund të vritet në emër të Zotit". Duke folur sot në Vatikan, kreu i Kishës Katolike tha se është për keqardhje që religjioni ende po përdoret "si pretekst për refuzim, margjinalizim dhe dhunë". Ai e ka kritikuar "terrorizmin e inspiruar nga fundamentalizmi", duke e përshkruar si "çmenduri vrasëse që e keqpërdorë emrin e Zotit", me qëllim "për dominim dhe fuqi". Papa Françesk, po ashtu, u ka bërë thirrje qeverive në gjithë botën që të bëjnë më tepër në luftimin e varfërisë, pasi sipas tij, ajo e mundëson lulëzimin e fundamentalizmit".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama: E kam nënçmuar ndikimin e sulmeve kibernetike

Posted: 09 Jan 2017 02:52 AM PST

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se e kishte "nënçmuar" ndikimin e keqinformacionit dhe sulmeve kibernetike në demokracitë, pasi agjencitë e inteligjencës konkluduan se presidenti i Rusisë kishte urdhëruar fushatë të hakerizmit, që synonte ndikim në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, mbrëmë në intervistën për rrjetin ABC News, zoti Obama tha se ai nuk konsideron se e kishte nënçmuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. "Por, mendoj se unë e nënçmova shkallën në të cilën, në këtë epokë të re informative, është i mundshëm keqinformacioni, pastaj sulmet kibernetike, e të tjera, që të kenë ndikim në shoqëritë tona të hapura, në sistemin tonë të hapur, për t'i sugjeruar diçka keq vetvetes për praktikat tona demokratike, në mënyra për të cilat mendoj se janë në përshpejtim", tha Barack Obama. Ai ka theksuar se "pjesë e arsyes përse kam urdhëruar që ky raport nuk ishte thjeshtë për rigjykim të asaj që ka ndodhur gjatë disa muajve të fundit, por para se gjithash, për tu bërë të sigurt se kjo është diçka që ne e kuptojmë se Putin e ka bërë për një kohë të konsideruar në Evropë, fillimisht në ish-shtetet satelite, ku ka shumë rusishtfolës, e pastaj në rritje edhe në demokracitë perëndimore". Këto komente u bënë pasi një raport i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, ka konkluduar se Putini kishte "urdhëruar" fushatë të sulmeve kibernetike dhe manipulime në media me qëllim të ndikimit në zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor të vitit të kaluar. Raporti është publikuar më 6 janar, nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe në të theksohet se përpjekja kishte për qëllim ta ndihmoj presidentin e zgjedhur, Donald Trump, kandidat republikan, duke e diskredituar rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton. Ambasada e Rusisë në Londër është tallur me këtë raport dhe tha se "ishte përpjekje patetike për ta njollosur votën amerikane me aludim të paraqitur në të shprehurit e ri të inteligjencës". Të gjeturat e raportit i kanë përforcuar vlerësimet e mëhershme se hakerët e mbështetur nga qeveria ruse kishin ndërhyrë në serverët kompjuterikë të partive politike në Shtetet e Bashkuara. Publikimi i raportit u bë pas takimit të Donald Trumpit, i cili e fillon presidencën më 20 janar, me zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane më 6 janar. Pas takimit, zoti Trump e paraqiti një deklratatë ku tha se ka kërkuar nga ekipi i tij që ta zhvilloj një plan në tre muajt e parë të presidencës së tij, në mënyrë që "të luftohet agresivisht dhe të ndalen sulmet kibernetike". Ai, po ashtu, tha se kishte "respekt të jashtëzakonshëm" për punën e agjencive të inteligjencës. Zoti Trump në mënyrë të vazhdueshme i ka hedhur poshtë pretendimet për përzierjen e Moskës në zgjedhje, në favor të tij, duke thënë se akuzat janë prodhuar nga kundërshtarët e tij politikë, në përpjekjet e tyre për shkatërrimin e fitores së tij zgjedhore. Por, shefi i ardhshëm i kabintetit të zotit Trump, Reince Priebus, ka thënë për rrjetin Fox News, se presidenti i zgjedhur "nuk e ka hedhur poshtë se entitete në Rusi" kishin dorë në fushatën e sulmeve kibernetike, cak i së cilës ishte Komiteti Kombëtar Demokrat dhe bashkëpunëtori më i afërt i zonjës Clinton. Në këtë aspekt ai theksoi: "Ai e pranon faktin se Rusia dhe entitetet e tjera ishin angazhuar në aulme kibernetike në Shtetet e Bashkuara. Ai e pranon faktin se veçanërisht ky rast ishte kryer nga entitetet në Rusi", tha Reince Priebus. Kellyanne Conway, anëtare tjetër e ekipit të zotit Trump, e ka refuzuar çfarëdo pikëpamje se Rusia ka mundur të ndikoj në zgjedhje. "Çfarëdo përpjekje, çfarëdo aspirimi për të ndikuar në zgjedhjet tona, ka dështuar", i tha ajo rrjetit CNN. Nga ana tjetër, senatori republikan, Lindsey Graham, ka kërkuar nga Trumpi që ta ndëshkoj Rusinë për përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, ashtu siç akuzojnë agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara. Por, në një postim në rrjetin Twitter, zoti Trump i ka përsëritur deklaratat e tij të mëparshme, se ai dëshiron të punoj me Moskën për zgjidhjen e problemeve globale. "Duke pasur marrëdhënie të mira me Rusinë është gjë e mirë, e jo gjë e keqe", ka shkruar Trump dhe ka shtuar se "vetëm budallenjtë do të mendonin se kjo është gjë e keqe". Në intervistën për rrjetin ABC News, presidenti në largim, Barack Obama, po ashtu, tha se kishte biseduar me pasardhësin e tij se duhet të kihet besim në komunitetin e inteligjencës amerikane. Mëtutje, Obama ka theksuar se e kishte këshilluar zotin Trump që të mos përpiqet ta udhëheq Shtëpinë e Bardhë "në mënyrën në të cilën ju do ta menaxhonit biznesin familjar". Obama tha se Trump duhet t'i "respektoj" institucionet e Shteteve të Bashkuara dhe ka tërhequr vërejtjen se ka dallim ndërmjet qeverisjes dhe fushatës. (REL) Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Egjipt: Nga sulmi vetëvrasës – pesë policë të vrarë

Posted: 09 Jan 2017 12:34 AM PST

Nga një sulm vetëvrasës kundër një pike të kontrollit në Sinaj të Egjiptit, janë vrarë pesë policë, ndërsa janë plagosur së paku 10 persona. Në këtë sulm të sotëm, sulmuesi e ka përdorë një kamion të mbeturinave të mbushur me ekploziv, me të cilin e ka goditur postbllokun policor në qytetin El-Arish. Nga eksplodimi masiv janë shkaktërruar tri kate të ndërtesës policore. Aktualisht, po vazhdojnë punët në operacionin e kërkim-shpëtimit. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por një organizatë e ndërlidhur me grupin terrorist, Shteti Islamik, ka ndërmarrë sulme të ngjashme kundër forcave të sigurisë së Egjiptit në Sinaj dhe pjesë të tjera të këtij vendi. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: Ka vdekur ish-presidenti Rafsanjani

Posted: 08 Jan 2017 11:35 PM PST

Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, ka vdekur dje në një spital në Teheran nga sulmi në zemër. Ai ishte 82 vjeçar. I ndjeri Rafsanjani konsiderohej si një politikan "pragmatik konservator", i hapur ndaj përmirësimit të raporteve me perëndimin. Ai ishte president i Iranit në periudhën 1989 – 1997, por humbi kundër Mahmud Ahmadinejadit, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2005.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë: Mbrojtje kundër sulmeve kibernetike

Posted: 08 Jan 2017 11:29 PM PST

Franca i ka bllokuar 24 mijë sulme kibernetike kundër ushtrisë së saj gjatë vitit të kaluar, ka thënë ministri i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian. Në një intervistë të publikuar dje, ai ka theksuar se kërcënimet kibernetike janë shtuar në mënyrë substanciale në Francë, gjatë tri viteve të kaluara. Sipas ministrit të mbrojtjes së Francës, zgjedhjet presidenciale në muajin prill dhe maj, mund të jenë në shënjestër të sulmeve kibernetike, por zoti Drian theksoi se shërbimi i sigurisë digjitale i Francës deri tash nuk ka detektuar "shenja të operacioneve, që synojnë destabilizimin e zgjedhjeve në Francë". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :