Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Mesazhi.com: “Bilbao mposht Barcelonën” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Bilbao mposht Barcelonën” plus 9 more


Bilbao mposht Barcelonën

Posted: 05 Jan 2017 02:13 PM PST

Athletic Bilbao e ka fituar ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

Baskët fituan 2:1, falë golave të Aritz Aduriz dhe Inaki Williams.Ndërkohë, për katalunasit realizoi Lionel Messi, nga goditja e dënimit.

Barcelona mbetet favorite për t'u kualifikuar, pasi që ndeshjen e kthimit e zhvillon në "Camp Nou".

The post Bilbao mposht Barcelonën appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj mbetet në paraburgim

Posted: 05 Jan 2017 11:26 AM PST

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë, bën të ditur Reuters.

Nuk ka patur një reagim të menjëhershëm në Kosovë, ndërkohë që zyrtarët e AAK-së thonë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar për vendimin e Gjykatës, transmeton REL.

Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

The post Haradinaj mbetet në paraburgim appeared first on Mesazhi.com.

Kryetari i Londrës Sadik Khan hapë strehimore emergjente për të pastrehët

Posted: 05 Jan 2017 10:04 AM PST

Kryetari i Londrës ka hapur strehimore emergjente gjatë motit të ftohtë për të pastrehët e Londrës.

Sadiq Khan kërkoi nga qytetarët që të raportojnë për vendndodhjen e të pastrehëve, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në Twitter dhe Facebook, Khan shkroi: “Ne kemi hapur strehimore emergjente për të ndihmuar të pastrehët. Nëse shihni dikë duke fjetur në rrugë, ju lutem ndihmoni duke raportuar për vendndodhjen e tyre.”

Z. Khan gjithashtu këshilloi londinezët që të kujdesen për njëri-tjetrin. Ai porositi sidomos të rinjtë që të vizitojnë familjarët që janë më të moshuar, apo që kanë nevojë për ta. /MESAZHI/

 

The post Kryetari i Londrës Sadik Khan hapë strehimore emergjente për të pastrehët appeared first on Mesazhi.com.

Shërbimet sekrete: Moska është mbrapa ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Posted: 05 Jan 2017 09:37 AM PST

Përgjegjësit e qeverisë ruse janë mbrapa ndërhyrjeve në zgjedhjet amerikane, njoftojnë shërbimet sekrete amerikane në dëshminë e tyre të shkruar të dorëzuar gjatë një takimi me Senatin sot në mëngjes.

"Ne velrësojmë se vetëm përgjegjësit më të lartë rusë kanë mundur të autorizojnë vjedhjet dhe publikimet e të dhënave në lidhje me zgjedhjet amerikane", sipas kësaj dëshmie. "Rusia ka përdorur gjithashtu teknika dhe metoda informatike për të influencuar opinionin publik në Evropë dhe në Euroazi", thuhet në këtë dëshmi.

The post Shërbimet sekrete: Moska është mbrapa ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale në SHBA appeared first on Mesazhi.com.

SHBA – 3 ish-presidentë do të jenë të pranishëm në ceremoninë e Trump

Posted: 05 Jan 2017 08:42 AM PST

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, si dheHillarydhe Bill Clinton do të jenë të pranishëm në ceremoninë e marrjes së funksioneve presidenciale të Donald Trump më 20 janar në Uashington, njoftuan persona pranë tyre.

Gjithsej, tre nga katër ish-presidentët ende gjallë do të jenë në Kapitol për të parë Donald Trump të bëjë betimin. Jimmy Carter, Bill Clinton dhe George W. Bush janë ish-presidentët.trt

The post SHBA – 3 ish-presidentë do të jenë të pranishëm në ceremoninë e Trump appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria e Kosovës refuzon kërkesën e Nikoliqit që ta vizitojë Kosovën

Posted: 05 Jan 2017 08:14 AM PST

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.

“Refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.

Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë”, shkruan në komunikatë.

The post Qeveria e Kosovës refuzon kërkesën e Nikoliqit që ta vizitojë Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Tomislav Nikoliq anulon vizitën e paralajmëruan në Kosovë

Posted: 05 Jan 2017 08:08 AM PST

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, megjithatë nuk do të vizitojë Kosovën siç edhe kishte paralajmëruar, raporton e përditshmja serbe "Vecerjnje novosti".

Sipas kësaj të përditshme, arsyeja e ndryshimit të planit është se Prishtina zyrtare në pikën e kalimit mes Kosovës dhe Serbisë, kishte lënë të presin për orë të tëra bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit serb.

Nikoliq disa ditë më parë kishte paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë, por duket se në momentet e fundit ka ndërruar mendje.

The post Tomislav Nikoliq anulon vizitën e paralajmëruan në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Policia: Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në Kosovë

Posted: 05 Jan 2017 07:51 AM PST

Referuar disa shkrimeve ditëve të fundit nga mediat e ndryshme qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, veçanërisht spekulimeve nga disa media nga Serbia lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit për terrorizëm Lavdrim Muhaxheri dhe deklarimeve të tyre se i njëjti me rreth 400 luftëtarë pjesë e organizatës terroriste ISIS është kthyer në Kosovë dhe lëvizë lirshëm, janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze për të krijuar ndjenjë të pasigurisë në opinionin publik.

Policia e Kosovës edhe njëherë shfrytëzon rastin të sqaroj opinionin në mënyrë objektive duke u mbështetur në informacionet e verifikuara operative njofton se; informacionet e tilla të publikuara janë të pavërteta dhe sqaron se i dyshuari për aktivitete terroriste Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas të gjitha informacioneve që posedon Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe informacionet nga partnerët ndërkombëtar Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë ende në territorin e zonës së konfliktit Siri apo Irak.

Duke vlerësuar ndjeshmërinë dhe rrezikshmërinë nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, Policia e Kosovës tani e disa vite është aktivisht e angazhuar me masat e saj operativo-hetimore për të trajtuar me kohë çdo dyshim të ngritur nga ky fenomen në nivel vendi, rajonal dhe global.
Poashtu është i njohur fakti se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e këtij koalicioni, gjë për të cilën Policia e Kosovës ka marr edhe lëvdata nga agjencione dhe partnerë ndërkombëtar për efikasitetin e dëshmuar në luftën kundër ekstermizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Policia e Kosovës duke çmuar shumë lart kontributin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, ofron çdoherë gatishmërinë për të bashkëpunuar në dhënien e informacioneve të verifikuara në kohë reale për interes të publikut për të gjitha çështjet me rëndësi, e veçanërisht ato që ndërlidhen me terrorizmin.

The post Policia: Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Kosova lëshon urdhërarreste për 57 serbë të dyshuar për krime lufte

Posted: 05 Jan 2017 07:22 AM PST

Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë shpallur 57 në kërkim 57 të dyshuar serbë për krime lufte në Kosovë.

Ata, dyshohen se gjatë viteve 1998-1999 kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Kërkesat për arrestim ndërkombëtar të tyre janë lëshuar me vendim të gjyqtarëve të procedurës paraprake të EULEX-it dhe gjyqtarëve vendës.

Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Këto të dhëna i ka ofruar për Insajderin, Prokuroria e Shtetit e Kosovës, shkruan Insajderi.

Këto raste të hetimeve janë duke u ndërmarrë pas bartjes së lëndëve dhe kompetencave nga prokurorët ndërkombëtarë tek ata vendës.

Prokuroria ka thënë se EULEX-i ka transferuar 50 raste të krimeve të luftës.

Këta prokurorë deri tash kanë ngritur vetëm dy aktakuza, kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Njëri prej tyre është Fatmir Limaj.

"Gjithsej 50 raste janë të transferuara nga EULEX-i tek prokurorët vendorë. Prej tyre, të arkivuara janë dy raste me dy persona, të pezulluara janë njëzetë 20 raste me 112 persona", ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurori.

Ai ka bërë të ditur se dymbëdhjetë raste me dyzetepesë persona janë në fazën preliminare të hetimeve. Ndërkaq, hetimet janë pushuar në 13 raste me nëntëmbëdhjetë persona të dyshuar.

Prokuroria Speciale ka nxjerr vendim për fillim të hetimeve në pesë raste, kundër njëzetepesë personave.

Prokuroria ka thënë se po kërkon që të ndalohen 57 të dyshuar për krime lufte.

"Kundër pesëdhjeteshtatë të pandehurve janë lëshuar letër rreshtimet", ka thënë Lutfiu.

Letër rreshtimet ndërkombëtare obligojnë secilin shtet që nëse takojnë këta të dyshuar, t'i ndalojnë dhe t'i njoftojnë autoritetet kosovare, të cilat pastaj fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë.

The post Kosova lëshon urdhërarreste për 57 serbë të dyshuar për krime lufte appeared first on Mesazhi.com.

Sulm terrorist në Izmir të Turqisë, 2 të vdekur

Posted: 05 Jan 2017 07:06 AM PST

Në sulmin terrorist në Izmir të Turqisë, është vrarë 1 polic dhe 1 punonjës në pallatin e drejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas sulmit, dy terroristë janë kapur të vdekur, ndërsa ende vazhdon kërkimi për terroristin e tretë.

Pas shpërthimit i cili ndodhi në afërsi të pikës së kontrollit në hyrjen C të ndërtesës së gjykatës në rajonin Bayraklı të Izmirit, ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe terroristëve.

Sipas të dhënave të para, si pasojë e shpërthimit janë plagosur disa persona, prej të cilëve dy policë. Të plagosurit janë transferuar në spitalet në afërsi.

The post Sulm terrorist në Izmir të Turqisë, 2 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :