Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Mesazhi.com: “Bisedimet për Qipron, Erdogan nuk pranon tërheqjen e trupave” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Bisedimet për Qipron, Erdogan nuk pranon tërheqjen e trupave” plus 9 more


Bisedimet për Qipron, Erdogan nuk pranon tërheqjen e trupave

Posted: 13 Jan 2017 08:04 AM PST

 Pala greke po shmag sërish zgjidhjen e çështjes me Qipron. Kështu ka deklaruar president i i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan, duke paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë zgjidhje pa Turqinë.

Gjatë një prononcimi për gazetarët pas faljes së të premtes në Stamboll, Erdogan u shpreh: Ne ua kemi bërë të qartë Qipros dhe Greqisë se nuk do të ketë zgjidhje të cështjes pa garancinë e Turqisë. Ne do të jenë aty përgjithmonë.

Duke folur një ditë pas dështimit të bisedimeve të Gjenevës, Erdogan tha se një tërheqje e plotë e trupave të Turqisë nga Qiproja e ndarë është "jashtë diskutimit".

Shpresat e një bashkimi të mundshëm janë ringjallur pas bisedimeve ndërmjet qipriotëve turq dhe grekë në Gjenevë këtë javë.

Por një numër i konsiderueshëm pengesash mbeten sërish, përfshirë edhe çështjen e mbetjes së trupave turke në veri të Qipros pas ribashkimit.

Turqia  ka rreth 30.000 trupa të stacionuara në veri të ishullit, praninë e të cilave Greqia e kundërshton.

Të premten, presidenti grek qipriot Nicos Anastasiades përsëriti thirrjen për largimin e turpave turke.

Të enjten, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu u tha se diskutimet ishin "në një pikë kritike" dhe se tashmë do të jenë ekspertët teknike ata që do të vijojnë disutimet, të cilat kanë gjasa të nisin më 18 janar.

The post Bisedimet për Qipron, Erdogan nuk pranon tërheqjen e trupave appeared first on Mesazhi.com.

Raporti për të Drejtat e Njeriut, askund sulmet ndaj muslimanëve

Posted: 13 Jan 2017 07:27 AM PST

Parlamenti Evropian (PE) në raportin për të drejtat e njeriut duke pretenduar se kristianët janë grupi më i persekutuar fetarë nuk ka përmendur aspak sulmet ndaj muslimanëve dhe xhamive në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

PE-ja ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në raportin i cili përfshin edhe vitin 2015 theksohet se në Lindjen e Mesme DEASH dhe organizatat e tjera terroriste persekutojnë pakicat Yazidi, kristiane dhe muslimane. Gjithashtu në raportin ku i bëhet thirrje BE-së dhe vendeve anëtare që të ofrojnë siguri për pakicat në të gjithë botën duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme, pretendohet se kristianët janë grupi më i persekutuar fetar.

Ndërsa në pjesën në lidhje me fenë dhe besimet në raport thuhet se “PE-ja nënvizon të vërtetën se kristianët në të gjithë botën duke përfshirë dhe Evropën janë grupi fetar më i abuzuar dhe i kërcënuar. Refugjatët kristianë përballen rregullisht me persekutimin me burim origjinën fetare; disa komunitete kristiane kryesisht në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme përballen me rrezikun e eliminimit.”

Përballë kësaj në raport nuk janë përmendur aspak sulmet islamofobike ndaj muslimanëve dhe kundrejt xhamive në Evropë. Gjithashtu nuk janë cekur edhe persekutimet që përballen muslimanët në Arakan, në Mianmar dhe sulmet kundrejt muslimanëve në Afrikë.

Në raportin ku dënohen veprimet e DEASH-it, grupeve të tjera terroriste dhe të grupeve milice me objektiv diskriminimin dhe pakicat, i bëhet thirrje BE-së, vendeve anëtare dhe komunitetit ndërkombëtar që të përshpejtojnë përpjekjet për ti dhënë fund këtyre dhimbjeve. Ndër të tjera vendeve që zbatojnë dënimin me vdekje u bëhet thirrje që të heqin dorë nga kjo metodë dhe kërkohet që BE-ja të tregojë përpjekje kundër dënimit me vdekje duke përdorur diplomacinë.

PE-ja çdo vit miraton raportin e përgatitur në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në të gjithë botën. Në raport i bëhen edhe rekomandime BE-së dhe vendeve anëtare.

The post Raporti për të Drejtat e Njeriut, askund sulmet ndaj muslimanëve appeared first on Mesazhi.com.

Lavrov: Rusia e gatshme të organizojë bisedimet Izrael-Palestinë

Posted: 13 Jan 2017 07:25 AM PST

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka shprehur të premten gatishmërinë e vendit të tij të organizojë bisedimet mes Palestinës dhe Izraelit si një përpjekje e saj në drejtim të zgjidhjes së konfliktit mes dy shteteve, raporton AnadoluN Agency (AA).

"Vitin e kaluar ne shprehëm dëshirën tonë të jemi nikoqir i liderëve të Izraelit dhe Palestinës në Moskë. Akoma jemi të gatshëm, por presim gatishmërinë e tyre", tha Lavrov gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saeb Erekat në kryeqytetin e Rusisë.

Lavrov tha se negociatat ndërmjet Izraelit dhe Palestinës për të arritur një zgjidhje paqësore janë "stërzgjatur".

The post Lavrov: Rusia e gatshme të organizojë bisedimet Izrael-Palestinë appeared first on Mesazhi.com.

Shembet ndërtesa shumëkatshe në Stamboll, një i vdekur dhe disa të lënduar

Posted: 13 Jan 2017 07:24 AM PST

STAMBOLL (AA) – Njoftohet se si pasojë shembjes së një ndërtese disakatëshe në rajonin Zeytinburnu të Stambollit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 5 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se si pasojë e shembjes së ndërtesës të pabanuar 6 katëshe në lagjen Beştelsiz ka humbur jetën 1 person i cili po kalonte në rrugë në ato momente.

Ndërsa bëhet e ditur se janë plagosur 5 persona të cilët janë dërguar në spitalet përreth.

The post Shembet ndërtesa shumëkatshe në Stamboll, një i vdekur dhe disa të lënduar appeared first on Mesazhi.com.

MMPH: Cilësia e ajrit ka tejkalim të vlerës mesatare ditore

Posted: 13 Jan 2017 06:52 AM PST

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10, njofton Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

"Me datën 12.01.2017, vlera e mesatare ditore ka arritur vlerën 114.8µg/m3, që është tejkalim nga vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit 50ug/m3. Përqëndrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.51 i cili ka arritë vlerën mesatare ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 112.9µg/m3", thuhet në njoftimin e MMPH-së./

The post MMPH: Cilësia e ajrit ka tejkalim të vlerës mesatare ditore appeared first on Mesazhi.com.

Serbia insiston në ekstradimin e Ramush Haradinajt

Posted: 13 Jan 2017 05:43 AM PST

Serbia nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë në Qeverinë serbe, Nella Kuburoviq.

Në një konferencë për gazetarë, Kuburoviq, bashkë me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë theksuar se do të aplikojnë masa reciprociteti ndaj Francës dhe vendeve të Bashkimit Evropian nëse refuzohet kërkesa për ekstradim.

"Shpresojmë që organet franceze të drejtësisë do të sillen në mënyrë profesionale", ka thënë Kuburoviq, sipas së cilës, në aktakuzën e zgjeruar ndaj Haradinajt nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë.

Gjuriq, ndërkaq, ka theksuar se Serbia nuk do të ndalet në përndjekjen e personave të kërkuar për krime lufte, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Qeveria e Serbisë ka shqyrtuar sot vendimin e gjykatës franceze, e cila liroi me kusht ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi që i njëjti ishte ndaluar më 4 janar nga policia franceze mbi mazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Prokuroria e serbe për krime lufte pretendon se Ramush Haradinaj ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-99, pavarësisht se Haradinaj, mbi akuzat e njëjta, ishte gjykuar dhe shpallur i pafajshëm në dy raste, në proceset që janë zhvilluar nga Tribunali i Hagës.

The post Serbia insiston në ekstradimin e Ramush Haradinajt appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi përfundon vizitën në SHBA, e vlerëson të suksesshme

Posted: 13 Jan 2017 05:41 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përmbyllur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi zëvendëspresidentin Joe Biden dhe senatorë e kongresmenë të shumtë demokratë dhe republikanë.

Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, presidentit Thaçi i është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zëvendëspresidenti Biden për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe integrimin e plotë euroatlantik.

Por, mbështetje për integrimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, presidentit Thaçi i është premtuar edhe nga senatorë e kongresmenë të partisë demokrate dhe asaj republikane.

Presidenti Thaçi në Uashington është takuar edhe me senatorin dhe ish-kandidatin republikan për president, Bob Dole, i cili ditë më parë u emërua zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

"Në fokus të bisedës së presidentit Thaçi me senatorin Dole ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës në të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pas takimin me senatorin Dole, presidenti Thaçi u prit edhe nga presidenti i Këshillit Atlantik, Frederick Kempe, me të cilin bisedoi për aspiratën e qytetarëve të Kosovës për t'u bërë pjesë e familjes euroatlantike.

Kreu i shtetit në Uashington u prit edhe nga senatori Bob Corker, i cili njëherësh është Kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.

Në këtë takim, senatori Corker i ka rikonfirmuar presidentit Thaçi përkrahjen e SHBA-së për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti Thaçi takoi edhe ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, e cila ishte përkrahëse e madhe e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, presidenti Thaçi zhvilloi një takim edhe me ish-zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit dhe presidentin e "Brookings Institute", Strobe Talbott.

Më tej, presidenti Thaçi takoi edhe anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenin Eliot Engel, kurse pas tij edhe senatorin John McCain.

Me senatorin McCain, presidenti bisedoi për të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, duke u përqendruar në nevojën që SHBA-ja të vazhdojë me rolin e saj udhëheqës në Kosovë.

Një takim të rëndësishëm, presidenti Thaçi kishte edhe me senatoren Joni Ernst nga shteti i Iowas, ku biseduan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe shtetit të Iowas, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të senatores Ernst në cilësinë e anëtares së Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senatin amerikan.

I pari i vendit në Uashington takoi edhe kongresmenen nga Teksasi, Sheila Jackson Lee, njëherësh anëtare e Komitetit për Siguri Kombëtare.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime edhe me personalitete të tjera të jetës politike atje, kurse vizitën zyrtare e ka përmbyllur me ish-senatorin republikan, JimDeMint, që tash është president i "Heritage Foundation", si dhe me kongresmenin Mike Turner, i cili njëherësh është Kryesues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

The post Thaçi përfundon vizitën në SHBA, e vlerëson të suksesshme appeared first on Mesazhi.com.

MASHT: Mësimi do të fillojë më 16 janar

Posted: 13 Jan 2017 05:40 AM PST

Faton Fetahu, këshilltar i ministrit të Arsimit, ka thënë se procesi mësimor do të fillojë të hënën, më 16 janar dhe nuk do të ketë më shtyrje.

Fetahu ka thënë për lajmi.net se kjo është bërë e qartë në komunikatën e javës së kaluar se shtyrje të mësimit nuk do të ketë më.

"Javën e kaluar e kemi bërë të qartë përmes komunikatës se nga 16 janari, ditë e hënë, fillon mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës. Nuk ka shtyrje të procesit mësimor", ka thënë Fetahu për lajmi.net.

Ndryshe procesi mësimor është shtyrë për shkak të ftohtit dhe borës që përfshiu Kosovën dhe bora bllokoi shumë qytete.

The post MASHT: Mësimi do të fillojë më 16 janar appeared first on Mesazhi.com.

Nganjëherë lejohet edhe kështu!

Posted: 13 Jan 2017 04:31 AM PST

The post Nganjëherë lejohet edhe kështu! appeared first on Mesazhi.com.

Ministrja australiane jep dorëheqjen pasi bleu apartament me para të taksapaguesve

Posted: 13 Jan 2017 03:45 AM PST

Ministrja e Shëndetësisë e Australisë, Susan Ley, dha dorëheqje, pasi shfrytëzoi një udhëtim të financuar nga taksapaguesit për të blerë një apartament në rajonin Kuinslend.
Kryeministri Malcolm Turnbull tha se ka pranuar dorëheqjen e ministres.
Në deklaratën e dorëheqjes, Ley tha se nuk ka thyer ndonjë rregull, por historia e saj është bërë pengesë për qeverinë.
Ley është përballur me presion për blerjen e një apartamenti, prej gati 600,000 dollarësh, në vitin 2015.

Ajo ka thënë se blerja ka qenë një "gjykim i gabuar" dhe se nuk ka qenë e planifikuar, as e parashikuar.

The post Ministrja australiane jep dorëheqjen pasi bleu apartament me para të taksapaguesve appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :