Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Gjendet i vdekur diplomati rus në Athinë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Gjendet i vdekur diplomati rus në Athinë” plus 9 more


Gjendet i vdekur diplomati rus në Athinë

Posted: 09 Jan 2017 03:47 PM PST

Diplomati 55-vjeçar Andrei Malanin është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, në një ndërtesë në bulevardin Irodu Attiku që ndodhet në qendër të Athinës.

Një nënpunës i lartë me detyrë në Ambasadën e Rusisë në Athinë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave greke, mësohet se diplomati 55-vjeçar Andrei Malanin si rezultat i kërkimeve nga punonjësit e ambasadës pasi nuk kishin informacione për të që nga dita e hënë, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, në një ndërtesë në bulevardin Irodu Attiku që ndodhet në qendër të Athinës.

Ndër të tjera bëhet e ditur se drejtoria e policisë të Athinës ka nisur një hetim në lidhje me përcaktimin e shkakut të vdekjes së diplomatit rus.

The post Gjendet i vdekur diplomati rus në Athinë appeared first on Mesazhi.com.

ZYRTARE: Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i vitit 2016

Posted: 09 Jan 2017 01:54 PM PST

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollistit më i mirë i vitit 2016.

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, në një ceremoni të jashtëzakonshme të organizuar në Cyrih të Zvicrës, ka shpallur Cristiano Ronaldon futbollistin më të mirë të vitit të lamë pas.

Portugezi në garë për çmimin "Lojtari i Vitit", ka mposhtur Lionel Messin dhe Antoine Griezmannin.

The post ZYRTARE: Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i vitit 2016 appeared first on Mesazhi.com.

Avokatja e Haradinajt: Nuk ka argumente që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

Posted: 09 Jan 2017 01:47 PM PST

Ish kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, vazhdon të mbahet në paraburgim në qytetin Colmar në Francën lindore. Haradinaj u arrestua javën e kaluar bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga qeveria e Serbisë. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për anën ligjore të këtij rasti.
Zëri i Amerikës ka biseduar me doktoren e shkencave juridike Rudina Jasini, eksperte e së drejtës penale ndërkombëtare, për të sqaruar disa prej çështjeve.Ajo ka qenë njëkohësisht në grupin e avokatëve të zotit Haradinaj që bëri mbrojtjen e tij në Gjykatën e Hagës, në vitin 2004.
Zonja Jasini, në mendimin tuaj, a duhej ta kishin ndaluar zotin Haradinaj autoritetet franceze? A mund ta injoronin ato urdhër-arrestin e Interpolit?Jasini : Arrestimi i Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze ka ngritur disa pyetje në kuadrin juridiko-ligjor dhe në kuadrin politiko-diplomatik. Akuzat për të cilat është dhënë urdhri i arrestit në vitin 2004, janë të përmbledhura në akuzat mbi të cilat tribunali i OKB-së për ish-Jugosllavinë është shprehur qartë në dy procese: në të parin, atë të gjykimit dhe në procesin e rigjykimit. Në të dyja proceset tribunali është shprehur shumë bindshëm mbi pafajsinë e Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë.Zoti Haradinaj është gjykuar nga Haga (siç e thatë edhe ju) a është ky argumenti kryesor i avokatëve të tij mbrojtës? A ekziston mundësia që të ketë akuza të reja të ngritura nga autoritetet franceze mbi të cilat zoti Haradinaj mund të ekstradohet?Jasini : Në një deklaratë që ka bërë kryeministri i Serbisë lidhur me arrestimin e Ramush Haradinaj përpara pak ditësh, ai është shprehur se bëhet fjalë për një numër akuzash të cilat nuk ia vlen as të numërohen, duke përfshirë këtu edhe akuzat e ngritura mbi veprimet në Glogjan dhe liqenin e Radoniqit. Për ata që e kanë njohur çështjen Haradinaj në tribunalin e OKB-së, kanë qenë pikërisht këto akuza që kanë përbërë thelbin e gjykimit dhe të rigjykimit. Por është e rëndësishmë të diskutohet nëse ky ndalim nga autoritetet franceze është bërë mbi bazën e disa zbulimeve të reja, apo është bërë tërësisht mbi bazën e urdhrit të arrestit të lëshuar në vitin 2004.Cilat janë sipas jush alternativat e mundshme para drejtësisë franceze?Jasini : Këtë të enjte, Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do të ketë një seancë dëgjimore lidhur me çështjen e arrestimit, por gjithashtu do të shqyrtojë edhe nëse ekzistojnë argumenta të fuqishëm për ekstradimin. Jam e bindur se nëse Haradinaj gjykohet mbi akt-akuzën e lëshuar në vitin 2004, atëherë ai nuk ka se si të ekstradohet. Por nëse do të gjykohet mbi bazën e disa të dhënave të tjera për të cilat ne nuk mund të kemi dijeni, atëherë mbetet për t'u parë se çfarë do të vlerësohet në seancën dëgjimore të enjten.A mendoni se kemi të bëjmë thjesht me një procedurë teknike të Intrepolit, apo edhe me përfshirjen e faktorëve politiko-diplomatikë në rastin e arrestimit të një ish-kryeminsitri të Kosovës?Jasini :Përse ky urdhër arresti u ekzekutua në vitin 2017? Nga viti 2012, kur Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në procesin e rigjykimit të tribunalit të OKB-së, e deri më sot ai ka udhëtuar në Francë dhe në vende të tjera të BE-së si individ i lirë.Atëherë nëse bëhet fjalë për një procedurë tërësisht teknike, Interpoli duket të përgjigjet përse ky urdhër nuk është ekzekutuar sa herë që ai ka hyrë dhe ka dalë nëpër aeroportet apo pikat kufitare të BE-së. Pa diskutim që na lind një pyetje e natyrshme, që një motivim politik, i është dhënë mbase një sinjal dhe një mesazh i përcaktuar qartë Kosovës, dhe lidershipit dhe qeverisë së shtetit të Kosovës.A mendoni se qeveria e Kosovës, duhej të kishte bërë më tepër në bisedimet e saj me Serbinë për çështjen e urdhërarresteve që Beogradi ka lëshuar për ish-luftëtarët e UÇK-së që akuzohen për krime lufte?Jasini: Duke patur parasysh që Kosova nuk është anëtare e Interpolit, është e rëndësishme të kuptohet që e vetmja mënyrë për të marrë informacion konkret mund të ishte nëpërmjet bisedimeve. Duke qenë se qeveria e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë në negociatat me shtetin serb lidhur me marrëveshje për BE-në si edhe negociata për marrëveshje të ndryshme, atëherë do të ishte shumë e rëndësishme të përcaktohej se cilat janë ata individë për të cilët ekziston një urdhër arresti lidhur me liderët e UÇK-së por edhe qytetarët e tjerë të Kosovës. Dhe mbetet për t'u mësuar nëse autoritetet e shtetit të Kosovës kanë marrë ndonjë informacion konkret në lidhje me urdhrat e arrestit që ekzistojnë në Interpol të lëshuar nga autoritetet serbe.

The post Avokatja e Haradinajt: Nuk ka argumente që Haradinaj të ekstradohet në Serbi appeared first on Mesazhi.com.

Gjenevë, fillon samiti i negociatave për çështjen e Qipros

Posted: 09 Jan 2017 04:35 AM PST

Në zyrën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë të Zvicrës kanë filluar negociatat që zhvillohen nën mbikëqyrjen e OKB-së për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së Qipros, në të cilat marrin pjesë edhe kryetari i Republikës Turke të Qipros Veriore Mustafa Akıncı dhe lideri i Qipros Greke Nikos Anastasiadis, raporton Anadolu Agency (AA).

Liderët qiprotë janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i Zyrës së OKB-së në Gjenevë Michael Moller dhe Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Çështjen e Qipros Espen Barth Eide.

Negociatat për këtë çështje do të zgjasin tri ditë, prej të cilave në të parën do të diskutohet për pronat, ndërsa më pas për ndarjen e qeverisë dhe pushtetit. Gjithashtu, në negociata do të këmbehen edhe mendime rreth sigurisë dhe garancive.

Në negociata, konkretisht më 11 janar, pritet që palët t'i prezantojnë hartat e tyre. Pas negociatave, më 12 janar, do të organizohet konferencë ndërkombëtare në të cilën do të marrin pjesë shtetet garantuese, Turqia, Greqia dhe Britania. Në konferencë pritet të marrin pjesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe, sipas nevojës, përfaqësues të palëve të tjera relevante.

Pasi samiti i organizuar në Mont Pelerin të Zvicrës në nëntorin e kaluar nuk dha rezultatet e dëshiruara, liderët më 1 dhjetor u takuan në ishull dhe morën vendimin që negociatat të vazhdojnë dhe të organizojnë një konferencë ndërkombëtare në lidhje me çështjen e Qipros.

Negociatat në Qipro kishin rifilluar më 15 maj të vitit 2015 me ndërmjetësimin e këshilltarit të posaçëm të OKB-së, Espen Barth Eide pas ardhjes në detyrë të kryetarit të Qipros Turke Akıncı. Negociatat përbëhen nga gjashtë tituj kryesorë, si Ekonomia, Bashkimi Evropian, Pronat, Ndarja e qeverisë-pushtetit, Territori, Siguria, etj.

The post Gjenevë, fillon samiti i negociatave për çështjen e Qipros appeared first on Mesazhi.com.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje në Astana”

Posted: 09 Jan 2017 04:25 AM PST

Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad, ka deklaruar se janë të gatshëm të negociojnë çdo çështje në bisedimet që do të zhvillohen mes palëve konfliktuese në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, raporton Anadolu Agency (AA).

Asad në një intervistë të dhënë në shtypin francez dhe të publikuar ditën e sotme nga agjencia zyrtare e lajmeve SANA e Sirisë, ka vënë në dukje se kanë ndërmend të dërgojnë delegacion kur të përcaktohet data e negociatave politike në Astana.

“Nuk ka kufi për negociatat, ku do të flitet për ti dhënë fund krizës apo për të ardhmen e Sirisë. Por nga ana tjetër kush do të jetë në tryezë? Këtë ende nuk e dimë. A do të jetë opozita e vërtetë e Sirisë?. Kur them e ‘vërtetë’ e kam fjalën për ata që i kanë rrënjët në Siri. Pra jo francez, saudit apo britanik. Suksesi i negociatave varet nga kjo”, është shprehur Asad.

Ndërsa pyetjes nëse është i gatshëm që të bisedohet edhe për çështjen e presidencës së tij, Asad i është përgjigjur:
“Po, por pozicioni im është i lidhur me kushtetutën. Mekanizmi në kushtetutë për të sjellë apo për të shpëtuar nga presidenti është shumë i qartë. Pra nëse dëshirojnë të diskutojnë mbi këtë çështje duhet të flasin për kushtetutën e cila nuk i përket as qeverisë, as presidentit dhe as opozitës. Ajo duhet ti përkasë popullit të Sirisë. Kjo mund të jetë një prej pikave që mund të diskutohet në takim (në Astana). Por nuk mund të shprehen se ‘e dëshirojmë apo nuk e dëshirojmë presidentin’. Sepse presidenti është i lidhur me kutitë e votimit. Nëse nuk e dëshironi shkojmë drejt kutive të votimit.”

The post “Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje në Astana” appeared first on Mesazhi.com.

Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Posted: 09 Jan 2017 03:50 AM PST

Qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet. Të gjitha llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonjë pengesë.

"Ekipet e MI-së janë në teren duke monitoruar dhe vazhduar punën me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht", thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ekipet e MI-së janë duke iu dalë në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të zhbllokuar disa rrugë në zona të thella malore.

Në rrugën rajonale Brezovicë – Qendra e Skijimit është duke u punuar për zhbllokimin e saj.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit të përcaktuara me Ligj dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore.

The post Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme appeared first on Mesazhi.com.

Koci: Haradinaj të enjten mund të lirohet me kusht

Posted: 09 Jan 2017 03:46 AM PST

Të enjten e kësaj jave, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të dalë përsëri para trupit gjykues në Francë.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline, edhe avokati i Haradinajt në Kosovë, Arianit Koci, i cili ka theksuar se të enjten mbahet kjo seancë që besohet mbahet për lirimin me kusht të Haradinajt.

"Seanca për lirim me kusht mbahet te enjten", ka thënë shkurt Koci.

Duhet përkujtuar që Gjykata e Apelit e la në paraburgim Haradinajn, të ënjtën që shkoi, teksa ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj është arrestuar të mërkurën e kaluar me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, vite më parë, për gjoja krime lufte ndaj serbëve të uniformuar, por edhe civilë që gjendeshin në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

The post Koci: Haradinaj të enjten mund të lirohet me kusht appeared first on Mesazhi.com.

Platforma shqiptare, kërcënon Gruevski

Posted: 09 Jan 2017 03:29 AM PST

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në një intervistë për numrin e radhës të gazetës "Dnevnik" thotë se politikanë dhe diplomatë të huaj, përmes krijimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare po krijojnë një atmosferë, që ato të mos bëjnë koalicion me partinë e tij.

Duke komentuar platformën e partive shqiptare ne Maqedoni, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve në Dellçevë apo viset tjera ku ata nuk jetojnë.

Sipas tij shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Ai paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeverinë e re, por i kujton BDI-së se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit.

Megjithatë BDI ka qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa saj kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptarë. Duke e kërcënuar në mënyrë indirekte Ali Ahmetin, Gruevski shprehet : "Nëse VMRO-DPMNE-ja si parti fitimtare mashtrohet nga BDI-ja, pavarësisht se cilat do të jenë arsyet për këtë, të jeni të bindur se së shpejti, VMRO-DPMNE-ja në Qeveri do të kthehet në derë të madhe edhe së paku dy mandate me radhë dhe do të jemi pa kurrfarë obligimi gjatë formimit të Qeverisë".

Ndryshe nga VMRO-DPMNE-ja, në LSDM nuk duan të komentojnë asgjë për platformën e partive shqiptare.

The post Platforma shqiptare, kërcënon Gruevski appeared first on Mesazhi.com.

Kikiriku mund të sjellë vdekjen tek fëmijët

Posted: 09 Jan 2017 03:16 AM PST

Kikirikët dhe produktet ushqimore që i përmbajnë ato, si gjalpi i kikirikut, vaji, apo mielli i kikirikut, përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, për vlerat ushqyese dhe çmimet e përballueshme.

Fatkeqësisht, shumë njerëz kanë alergji nga kikirikët dhe mund të kenë reaksion prej tyre, si acarim të lëkurës, apo lot në sy, e deri tek alergjitë e forta që mund të shkaktojnë vdekjen.

Prindërit i kanë këshilluar që të mos u japin ushqime me kikirikë fëmijëve nën moshën 3-vjeçare. Por disa udhëzime të reja të Instituteve Kombëtare të Shëndetit sugjerojnë që fëmijëve t'u jepen produkte të kikirikëve në moshë të vogël, për të parandaluar zhvillimin e alergjive.
"Është vënë re, se në Izrael, ku është e zakonshme që foshnjave t'u jepen kikirikë në muajt e parë të jetës, rastet e alergjisë janë shumë më të rralla se sa e fëmijëve hebrej që jetojnë në Britani, rreth 80 për qind më pak,"- thotë Dr. Anthony Fauci.

Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se ky zbulim i habitshëm do të thotë se foshnjat kanë në trupin e tyre një mekanizëm, i cili mund të stërvitet për të mos reaguar negativisht ndaj kikirikëve. Ky mekanizëm mund të ndryshojë, kur fëmijët mbushin 1 vjeç.

Ai thotë se një ekip ekspertësh ranë dakord për disa udhëzime të reja për pediatrët amerikanë, të specializuar për alergjitë e fëmijëve.

"Nëse një fëmijë ka patur acarim të rëndë të lëkurës, deri në ekzemë, apo alergji nga vezët në 4 deri 6 muajt e parë të jetës, ai duhet çuar tek një specialist i alergjisë, i cili t'i bëjë analizë gjaku, apo të lëkurës, për të përcaktuar në se fëmija ka alergji nga kikirikët. Nëse fëmija ka alergji, nuk duhet marrë mbi vete rreziku për t'i dhënë atij ushqime me kikirikë dhe në rast të kundërt, atij mund t'i jepen produkte të kikirikëve që në 4-6 muajt e parë të jetës."

Nëse fëmija ka acarim jo të madh të lëkurës dhe alergji jo të fortë nga vezët, pediatri mundet t'i rekomandojë prindërve që t'i japin fëmijës produktet me kikirikë që kur është 6 muajsh.

Këtij fëmije nuk është e nevojshme t'i bëhen analiza për kikirikët. Fëmijëve që nuk kanë alergji, apo histori alergjish në familje mund t'u jepen kikirikë në çdo moshë. Ky është përfundimi i studimit të ri për alergjinë nga kikirikët./MESAZHI/

The post Kikiriku mund të sjellë vdekjen tek fëmijët appeared first on Mesazhi.com.

Rritet numri i viktimave nga i ftohti

Posted: 09 Jan 2017 02:58 AM PST

Shënohet viktima e tretë nga të ftohtit. Në Lushnje një roje pallati u gjet i ngrirë nga banorët. Ai është 52 vjeçari Bashkim Çepa nga Golemi, por që punonte në Lushnjë si roje pallatesh.

Ishin banorët e pallatit ata që njoftuan policinë, e cila më pas bëri dërgimin e trupit të pajetë në morg.
Një ditë më parë një i pastrehë, 53 – vjeçari Leonard Beqiri është gjetur i pajetë në lagjen 2 të qytetit të Sarandës, në një banesë të improvizuar.

Në Durrës një 38-vjeçar i pastrehë gjithashtu ndërroi jetë. Moti i keq vazhdon të vërë në rrezik jetë njerëzish në Shqipëri, sidomos të pastrehëve

The post Rritet numri i viktimave nga i ftohti appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :