Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Mesazhi.com: “Haradinaj: Përgjigjen ia kemi dhënë me luftë Serbisë, ndalimi im është lojë politike” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Haradinaj: Përgjigjen ia kemi dhënë me luftë Serbisë, ndalimi im është lojë politike” plus 9 more


Haradinaj: Përgjigjen ia kemi dhënë me luftë Serbisë, ndalimi im është lojë politike

Posted: 12 Jan 2017 11:35 AM PST

Një gjykatë e apelit në Francë liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por tha se ai duhet të qëndrojë në Francë deri në shqyrtimin kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij.

Beogradi e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte, ndonëse ai është shpallur dy herë u pafajshëm për akuza të tilla në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Arrestimi i zotit Haradinaj një javë më parë në bazë të një urdhër arresti serb nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i tij. Pak pas vendimit të gjykatës në Francë zoti Hardinaj në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se krejt procesi kundër tij është një lojë politike e Serbisë.

Zoti Haradinaj, në mediet serbe është njoftuar se prokuroria serbe për krime lufte ka ofruar prova të reja kundër jush. A jeni i njohur me këto prova nëse prokuroria serbe vërtetë i ka paraqitur ato?

Ramush Haradinaj: Proceset gjyqësore lidhur me rastin tim në Tribunalin e Hagës, kanë filluar në vitin 2005. Aktakuza e mbrëmshme e amendamentuar ka hyrë në fuqi në vitin 2011. Do të thotë, që nga 1999 deri në vitin 2011, po të kishte pasur prova çfarëdo qoftë, Serbia apo kushdo qoftë, kanë qenë të mundshme të shqyrtohen. Nuk kanë lënë asnjë provë, asnjë informatë, jo vetëm Serbia, por askush tjetër lidhur me mua pa e prezantuar në gjykatë. Të gjitha ato prova të shqyrtuara kanë rezultuar me vendimin e gjykatës, shpallje të pafajshëm. Kjo është tani vetëm një lojë politike e Beogradit. Lojë politike, që për fat të keq e përkrahu edhe Franca.

Zoti Haradinaj, çfarë pritet të ndodhë tani? Cili do të jetë hapi tjetër?

Ramush Haradinaj: Unë jam i liruar nga mbajtja në arrest. Por, duhet të qëndroj në Francë deri në përmbylljen e procedurave dhe deri në një vendim të gjykatës lidhur me këtë çështje. Këtu duhet të theksojë se e gjithë kjo është një cirk, e thashë edhe në gjykatë, një cirk ligjor, nuk ka të bëjë me ligjin, është krejtësisht politike dhe është krejtësisht abuzim ligjor. Meqenëse, aktakuza nga Serbia daton në vitin 2004 dhe proceset gjyqësore për mua kanë filluar në vitin 2005 dhe deri në vitin 2011 kanë vazhduar, do të thotë unë jam shpallur i pafajshëm në nëntor të vitit 2012. Pra, ardhja me këto shkresa të tilla, është abuzim dhe ndalimi im në bazë të urdhër arrestit të vitit 2004, është abuzim. Gjermania e ka hedhur poshtë, Austria e ka hedhur poshtë, Zvicra e ka hedhur poshtë, ndërsa është e habitshme qasja e autoriteteve franceze ndaj kësaj kërkese të Serbisë.

A jeni i shqetësuar për mundësinë që të ekstradoheni në Serbi?

Ramush Haradinaj: Kjo nuk ndodhë. Nuk ka si të ndodhë. Unë jam i Kosovës. Serbia nuk ka juridiksion mbi mua as mbi Kosovën. Përgjigjen ja kemi dhënë me luftë Serbisë në vitin 1999, pra zotit (Slobodan) Millosheviç, regjimit të tij. Në atë kohë, zoti (Ivica) Daçiç ka qenë një shërbëtor i zotit Millosheviç, po ashtu (Aleksandër) Vuçiç, shërbëtor i zotit (Vojislav) Sheshel. Nëse ata nuk ndërrojnë qasje, nuk po e ndihmojnë paqen në Ballkan, por, po e destabilizojnë Ballkanin me këto lojëra të tyre politike që janë krejtësisht të padrejta.

Zoti Haradinaj, nga pikëpamja procedurale, a ka qenë procesi profesional sa duhet, apo ka vonesa që ju mund t'ju duken të qëllimshme?

Ramush Haradinaj: S'ka asgjë profesionale në këtë rast, sepse burimi i këtij rasti është krejtësisht politik. Një gjykatë në Angli ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë duke e quajtur abuzim nga Serbia dhe duke i quajtur këto aktakuza politike. Vende respektabile, po ashtu anëtare të INTERPOL-it e të EUROPOL-it si Gjermania, Austria e Zvicra, i kanë hedhur poshtë, Franca po abuzon me mua dhe me situatën me mua.

Atëherë si e gjykoni ju rolin e Francës në arrestimin tuaj, një vend që e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe që në të kaluarën nuk ka ngritur ndonjë problem të veçantë lidhur me akuzat që qenë bërë ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Shikoni. Franca është themeluese e Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë. Ka pasur gjyqtarë, prokuror, hetues. Franca është pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtar në Kosovë. Të gjithë këta e dinë se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën nga 99-ta sepse juridiksioni ka kaluar tek OKB-ja me Rezolutën 1244 dhe nga 2008-ta jemi shtet i pavarur dhe Serbia s'ka asnjë juridiksion mbi shtetasit e Kosovës. Shtuar kësaj edhe faktin se jam në posedim të pasaportës diplomatike të Republikës së Kosovës si kryeministër.

Zoti Haradinaj, a mendoni se protestat e shqiptarëve kundër arrestimit tuaj mund të çojnë në përplasje serioze mes Kosovës dhe Serbisë?

Ramush Haradinaj: Shikoni. Shqiptarët kanë treguar se janë popull i mirë. Janë popull i drejtë e i dashur edhe liridashës, por nuk lejojnë të padrejta. Mobilizimi i shqiptarëve ngado që janë, më ka bërë të ndjehem aq krenar saqë vërtetë besoj se e drejta është për shqiptarët dhe kanë perspektivë. Kjo është një lojë e ultë. Kushdo që ka marrë pjesë në këtë lojë të ultë, filluar nga Beogradi e të tjerët, kanë me dalë të turpëruar në këtë lojë.

The post Haradinaj: Përgjigjen ia kemi dhënë me luftë Serbisë, ndalimi im është lojë politike appeared first on Mesazhi.com.

Edhe tre muaj paraburgim për Azem Sylën

Posted: 12 Jan 2017 11:34 AM PST

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, do të mbahet në paraburgim edhe për tre muaj të tjerë.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimin Insajderi e ka mësuar përmes burimeve në gjykatë, ndërsa nuk ka mundur të konfirmojë nga avokati i tij, Besnik Berisha.

Azem Syla, ish-deputet i PDK-së, akuzohet për krim të organizuar lidhur me rastin e njohura si "Toka."

The post Edhe tre muaj paraburgim për Azem Sylën appeared first on Mesazhi.com.

Turqi, mbi 2 milionë aplikime për haxhin

Posted: 12 Jan 2017 08:37 AM PST

Rreth 335 mijë njerëz në Turqi kanë aplikuar për herë të parë për të kryer haxhin. Duke llogaritur edhe aplikimet e mëparshme këtë vit pritet të ketë mbi 2 milionë njerëz që duan të shkojnë në tokën e shenjtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Krahas 335 mijë aplikimeve të reja edhe 1 milionë e 700 aplikime të viteve më parë pritet të përditësohen në mënyrë automatike. Ky proces do të zgjasë deri më 31 janar.

Prej katër vitesh Turqia dërgonte më pak persona se sa kontingjenti që kishte prej 74 mijë personash. Kjo situatë ishte e lidhur me punimet për zgjerimin e hapësirave të Qabes në Arabinë Saudite.

Ndërkohë që numri i haxhinjve nga Turqia vitin e kaluar ishte 59.200 persona, bashkë me vizitën e Kryetarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez në Arabinë Saudite, për vitin 2017 numri i kontingjentit të Turqisë u rrit në 80 mijë.

Nga ana tjetër Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë ka deklaruar se këtë vit do të ngarkojë me detyrë për shoqërimin e besimtarëve nga Turqia në tokën e shenjtë, punonjës klerikë të cilët nuk i ka dërguar gjatë kryerjes së umreve.

The post Turqi, mbi 2 milionë aplikime për haxhin appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria e Kosovës beson në lirimin e shpejtë të Haradinajt

Posted: 12 Jan 2017 08:28 AM PST

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pritur me të drejtë lirimin e plotë të kryetarit të AAK-së, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga drejtësia franceze, duke pas parasysh fletarrestin plotësisht politik të lëshuar nga Serbia.

Prandaj, Qeveria e Kosovës, vendimin e sotëm të organeve kompetente franceze për lirimin me kusht të z. Haradinaj e konsideron vetëm si një hap, dhe pret që ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, z. Haradinaj, shumë shpejt do të lirohet plotësisht dhe do të rikthehet në Kosovë.

Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin e saj se fletarrestet serbe, në bazë të të cilave është bërë ndalimi i z. Haradinaj, janë plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione dhe konflikte, duke i bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre në të gjitha vendet tjera që të mos i marrin parasysh.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e plotë për të mundësuar kthim sa më të shpejtë të z. Haradinaj në Kosovë si dhe për dhënien fund të rasteve të ndaljes së personaliteteve kosovare në shtetet evropiane, mbi bazën e fletarresteve të paligjshme serbe.

The post Qeveria e Kosovës beson në lirimin e shpejtë të Haradinajt appeared first on Mesazhi.com.

Vuçiq thirr mbledhje të jashtëzakonshme pas lirimit të Ramush Haradinajt

Posted: 12 Jan 2017 05:41 AM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt.

Seanca do të mbahet nesër në orën 10, pas kthimit të tij nga një vizitë zyrtare në Indi, raporton Blic, transmeton lajmi.net.

Pika e vetme e rendit të ditës në këtë takim do të jetë lirimi i Haradinajt dhe reagimi i Serbisë për këtë.

Haradinaj u lirua sot me kusht nga Gjykata e Apelit në Colmar. Megjithatë, ai do të paraqitet dy herë në javë në polici deri në nje vendim tjetër.

The post Vuçiq thirr mbledhje të jashtëzakonshme pas lirimit të Ramush Haradinajt appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj – Francës: Këto akuza vijnë nga Serbia, po abuzoni me mua

Posted: 12 Jan 2017 05:40 AM PST

"Këto akuza vijnë nga Serbia, janë thjesht politike", ishin fjalët e para të Ramush Haradinajt para gjykatësve francezë.

Ramush Haradinaj në fillim të fjalës së tij në Gjykatën e Colmarit, para se të merrej vendimi për lirimin e tij me kusht, ka thënë se akuzat e Serbisë ndaj tij janë politike.

"Këto akuza vijnë nga Serbia, janë thjesht politike. Ajo që po bëni ju këtu, është abuzim i të drejtave të njeriut", u tha në gjuhën frënge Haradinaj gjykatësve.

The post Haradinaj – Francës: Këto akuza vijnë nga Serbia, po abuzoni me mua appeared first on Mesazhi.com.

AAK e shqetësuar me vendimin për Haradinajn

Posted: 12 Jan 2017 04:16 AM PST

AAK është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t'i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.

Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t'i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi.

Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.

Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.

 

The post AAK e shqetësuar me vendimin për Haradinajn appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj lirohet nga ndalimi policor, por mbetet në Francë

Posted: 12 Jan 2017 03:43 AM PST

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar nga ndalimi policor.

Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë, raporton Indeksonline.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

The post Haradinaj lirohet nga ndalimi policor, por mbetet në Francë appeared first on Mesazhi.com.

Serbia i dërgon Francës dokumentacion shtesë për Haradinajn

Posted: 12 Jan 2017 03:03 AM PST

Ministria e Drejtësisë e Serbisë i ka dërguar Francës dokumentacion shtesë në lidhje me zgjerimin e hetimeve ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin për dërgimin e materialeve shtesë në Francë për Haradinajn e kanë konfirmuar nga ministria serbe edhe për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Seria pret që Franca t'i përgjigjet banda afatit të caktuar për kërkesën e tyre për ekstradimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj po mbahet prej ditësh në arrest në Francë, pasi u ndalua me katër janar me urdhërarrest të lëshuar në vitin 2006, për shkak të dyshimeve se kinse Haradinaj gjatë viteve 1998 dhe 1999 kishte kryer krime lufte kundër civilëve serbë dhe joshqiptar.
Fletarresti i Serbisë, e cila është pjesë e Interpolit, ka vlefshmëri edhe në Francë, ndaj autoritet atje e ndaluan.

Më pas Gjykata kompetente në Francë vendosi që Haradinaj të mbahet në paraburgim derisa Serbia nuk paraqet një kërkesë për ekstradim.

Haradinaj ishte arrestuar edhe njëherë në vitin 2015 në Slloveni, por pas disa ditësh ishte liruar.
Kujtojmë që Haradinaj nën akuza të tilla kishte shkuar në Hagë ku edhe ishte gjykuar për t'u shpallur përfundimisht i pafajshëm në vitin 2012, njofton Klan Kosova.

Sipas ekspertëve ligjorë, nëse Serbia kërkesën për ekstradim e bazon në akuzat e vjetra për Haradinajn, ai atëherë me siguri se do të lirohet, porse ekziston dyshim se Serbia ka përgatitur kërkesën bazuar në akuza të tjera, të reja, duke provuar kështu ta dërgojë Haradinajn për gjykim në Serbi.

The post Serbia i dërgon Francës dokumentacion shtesë për Haradinajn appeared first on Mesazhi.com.

Prifti sulmon fizikisht një person në Kishë

Posted: 12 Jan 2017 02:52 AM PST

Një serb nga fshati Korminjan të Ranillukës, ka informuar se deri sa ishte duke shitur qirinj në kishë është sulmuar fizikisht nga prifti i kishës i kombësisë serbe.Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

The post Prifti sulmon fizikisht një person në Kishë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :