Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Mesazhi.com: “KUJTIMI I FUNDIT PËR BACIN ADEM” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “KUJTIMI I FUNDIT PËR BACIN ADEM” plus 9 more


KUJTIMI I FUNDIT PËR BACIN ADEM

Posted: 10 Jan 2017 10:40 AM PST

Shkruan: Adnan Ismaili

Mora vesh se dje (e hënë – 09.05.2016) qenka ndarë nga kjo botë Baca Adem Beqaj (Mulaj) nga fshati Sushicë e Epërme të Pejës. Më ra keq jo vetëm për të si njeri, si familjar dhe si plak të cilin e kam njohur, por m'u duk se kështu u shua edhe kujtimi i fundi i gjallë shqiptar për poetin e madh shqiptar, autorin e himnit të Turqisë, Mehmet Akif Ersoj (Pejani).

Me Bacën Adem jam takuar për herë të parë më 2005 – atëbotë e përgatisnim përkthimin shqip të veprës "Fletët" (në turqisht "Safahat") dhe, për këtë arsye, vajtëm në Sushicë për t'i gjetur gjurmët e familjes së Poetit. Kanë kaluar disa vite, por kujtimet i kam ende të freskëta.

Baca Adem na priti si miq të moçëm. Na shpjegoi se ai dhe babai i Poetit, Tahir efendiu, kishin qenë kushërinj të parë. Na tregoi edhe se xhamia, e djegur nga forcat serbe në vitin 1999 e tash e rindërtuar nga donacione turke, ishte ngritur pikërisht më 1851-1853 – kur Tahiri kishte shkruar për shkollim në Stamboll dhe nuk ishte kthyer më. (Tash në fshat është edhe një xhami tjetër – e ndërtuar nga shteti turk pikërisht për shkak të kësaj lidhje, si edhe shkolla fillore, po ashtu e ndërtuar me donacion të këtillë dhe me emrin "Mehmet Akif Ersoj").

Kur Baci Adem mori vesh se ne po e bënim shqip librin e kushëririt të tij, Mehmetit, i erdhi fort mirë. Na tregoi se babai i tij i kishte thënë se Poeti paska ardhur një herë në Pejë – kur qenkëshin takuar me familjarët e Sushicës, por nuk e dinte a ka ardhur në Sushicë. Por, prej atëherë i kishin humbur lidhjet më. Kështu na e dha një detyrim.

shkrimi2

Takimi me Bacën Adem, sado i shkurtër, ishte mbresëlënës. Pas asaj vizite më mbetëm dy pengje: ta botojmë "Safahatin" shqip dhe t'ia sjellim Bacit Adem dhe, e dyta, t'ia gjejmë kushërinjtë në Turqi.

Dhe, ne në vitin 2006 – në 70-vjetorin e vdekjes së Poetit SHB "Logos-A" e  botoi shqip veprën e tij kolosale "Fletët", ku i vendosëm edhe disa fotografi të realizuara me Bacin Adem gjatë vizitës sonë të parë. Kështu e përmbushëm pjesën e parë të detyrës.

Por, edhe pjesa e dytë ishte mjaft e vështirë. Duhej gjetur pasardhësit e Mehmet Akifit në Stamboll dhe duhej organizuar ardhja e tyre në Sushicë. Përmes miqve të mi rashë në gjurmë dhe e gjetëm znj. Selma Argon, një stërmbesë e Poetit, e cila u mrekullua nga lajmi se paska familjarë të saj në Kosovë. Pastaj në shtator të vitit 2013 bashkë me dy deputetë të Turqisë, pra edhe me znj. Argon, si edhe me mikun tonë – artistin pejan Edi Agagjyshi – vajtëm në Sushicë te baca Adem. Takimi mes Adem Beqajt dhe Selma Argonit ishte një takim që as regjisorët më të mirë nuk arrijnë ta përshkruajnë. Një orë përqafime e mallëngjim. Sado që u duhej një përkthyes, sepse as Baca Adem nuk dinte turqisht e as znj. Selma nuk dinte shqip, lotët e tyre flisnin shumë. Madje, edhe ne të tjerët u përmalluam. Gati një shekull pa u parë – krejt e natyrshme ishte kjo.
shkrimi3

Mbresëlënës për znj. Selma dhe për ne ishte fakti se një nip i Bacit Adem tashmë quhej Mehmet, për ta ruajtur kështu kujtimin për Poetin. Në familjen Mulaj do të vazhdonte të jetonte Mehmeti.

Prandaj, kur sot e mora vesh se Adem Beqaj (Mulaj) qenka ndarë nga kjo botë, m'u rrokullisëm në mendje këto kujtime njësoj si lotët e Bacit Adem dhe të znj. Selma në atë ditë

Në këto ditë acari, kur gjithçka ka mbuluar bora dhe akulli, lajmi i vdekjes së Adem Beqajt më duket se e mbuloi edhe një hallkë që e lidhte Sushicën e Epërme me Stambollin ose hallkën e kushërinjve kosovarë të Poetit të madh Mehmet Akif.

Mehmed Akifi i vogel -( trasheguesi i emrit te Poetit Mehmed Akif Ersojit)

Eh Bac, kur duhet ta shkruaj këtë kujtim të fundit për ty dhe kur nuk mund të përmbahem dot, më lejo të ta them se unë e përmbusha detyrën time ndaj teje. Prandaj sot po lutem: qoftë i bardhë shpirti jot andej dhe Zoti të pastë mëshiruar me të mirat e tij!

The post KUJTIMI I FUNDIT PËR BACIN ADEM appeared first on Mesazhi.com.

Biblioteka e Gazi Husrev-beut shënon 480-vjetorin e themelimit

Posted: 10 Jan 2017 10:20 AM PST

Biblioteka e Gazi Husrev-beut në Sarajevë është institucioni më i vjetër në hapësirat e Evropës Perëndimore dhe Ballkanit që punon vazhdimisht që nga themelimi në vitin 1537, ndërsa në të ka dorëshkrime nga pjesë të ndryshme të botës islame, shkruan Anadolu Agency (AA).

Dorëshkrimi më i vjetër në bibliotekë është vëllimi i katërt i veprës teologjike Ihja ulumid-din, më konkretisht "Encikopedia e Islamit" e Ebu Hamid Muhamed el-Gazali që është shkruar në vitin 1105, pesë vjet para se autori të ndërrojë jetë.

Biblioteka e Gazi Husrev-beut këto ditë do të shënojë një përvjetor të rëndësishëm, 480-vjetorin e ekzistencës dhe me këtë rast, gazetari i AA-së, ka folur me drejtorin e saj Osman Laviç, i cili tregon për dorëshkrimet të cilat i ruan kjo bibliotekë si dhe për rëndësinë që ka ky institucion.

Laviç tha se biblioteka e Gazi Husrev-beut në fondin e saj ruan 10.500 dorëshkrime në arabisht, turqisht dhe persisht, dhe se këto dorëshkrime kanë prejardhje nga vende të ndryshme të botës islame.

Dorëshkrimi nga viti 1105

"Numër i madh i dorëshkrimeve kanë prejardhje nga vende të ndryshme të botës islame siç janë Mekka, Medina, Stambolli, Bagdadi, Damasku dhe qendra të tjera. Në bibliotekën tonë kanë ardhur përmes rrugëve të ndryshme. Dorëshkrimi më i vjetër që kemi është ‘Ihja ulumi-din’, nga filozofi Gazali, që është shkruar në vitin 1105, pesë vjet para vdekjes së tij. Kjo është kopja më e vjetër në botë e këtij dorëshkrimi. Këto ditë tentojmë të publikojmë edicionin e printuar të tij. Këtu kemi edhe disa dorëshkrime që datojnë nga shekulli i 12-të, ndërsa kemi shumë që datojnë nga shekujt 13 dhe 14. Këto dorëshkrime janë shkruar në pjesë të ndryshme të botës, por një pjesë e madhe e tyre është shkruar në hapësirat tona që flet se Bosnja e Hercegovina (BeH) ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në rrethin kulturor dhe civilizues të botës islame", tha Laviç.

Ai vuri në dukje se përmbajtja tematike e dorëshkrimeve është e ndryshme, ku përveç dorëshkrimeve që kanë të bëjnë me mësimet islame, ka një numër të madh të dorëshkrimeve nga shkencat natyrore, matematikë, algjebër, gjeometri, astronomi dhe fusha tjera.

Profesori Françeskan ka shpëtuar bibliotekën nga zjarri 

Laviç rrëfen një detaj nga Lufta e Dytë Botërore, më konkretisht nga viti 1941, atëherë kur siç thotë ai, biblioteka ka qenë e vendosur në haremin e xhamisë së Mbretit.

"Atëherë Sarajeva ka qenë e bombarduar dhe një granatë ka rënë mbi kulmin e bibliotekës duke rrezikuar djegien e saj. Pas bibliotekës ka qenë e vendosur shkolla e mesme teologjike françeskane, dhe kur profesori Bogoljub Pervan ka parë zjarrin ka telefonuar Drejtorinë e qytetit të shuaj zjarrin, por përgjigja që kishte marrë ka qenë se në kushte lufte vetëm pushteti mund të thërras zjarrfikësit të shuajnë ndonjë zjarr. Më pas profesori ka vrapuar në Drejtorinë e qytetit ku është prezantuar në cilësinë e funksionarit duke urdhëruar brigadën e zjarrfikësve të shuajnë zjarrin që kishte kapluar çatinë e bibliotekës", tregon ai.

Sipas Laviç, këtë vit biblioteka e Gazi Husrev-beut feston një përvjetor të rëndësishëm, 480-vjetorin e ekzistencës së saj, kur gjyqtari i Sarajevës më 8 janar 1537 certifikoi vakëfin e Gazi Husrev- beut, të cilit i ishin dhënë 400 mijë dirhemë për të ndërtuar medrese dhe nga pjesa tjetër të blihen libra.

Laviç thotë se kalimi në ndërtesën e re, ka bërë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë te biblioteka. "Tani kemi kushte më të mira, salla leximi më të mira. Aktualisht kemi një mesatare mes 70 dhe 80 studentë, studiues, magjistrantë dhe doktorantë nga Universiteti i Sarajevës si dhe nga universitete të tjera në BeH dhe rajon. Kemi një numër të konsiderueshëm të studiuesve nga Stambolli dhe nga Lindja e Mesme, njerëz që janë të interesuar në materialin tonë", tha Laviç.

Deri tani janë kataloguar 10.190 dorëshkrime të bibliotekës së Gazi Husrev-beut, në gjithsej tetëmbëdhjetë vëllime të katalogut.

Vlen të theksohet se të gjitha dorëshkrimet e bibliotekës janë të regjistruara në mikrofilm.

The post Biblioteka e Gazi Husrev-beut shënon 480-vjetorin e themelimit appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli shemb disa shtëpi të arabëve

Posted: 10 Jan 2017 10:17 AM PST

joftohet se me pretendimin se janë ndërtuar pa leje janë shembur 11 shtëpi të arabëve në rajonin Kalansuva, në veri të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një prej qytetarëve izraelit me origjinë arabe, Fehd Mahluf, duke folur për AA, tha se ekipet për shembjen e shtëpive kanë ardhur në rajon nën shoqërimin e policisë dhe pasi kanë larguar banorët e shtëpive kanë kryer shembjen e tyre.

Pasi ka vënë në dukje se autoritetet izraelite kanë refuzuar planet për ndërtimin dhe zgjerimin e shtëpive duke pretenduar se janë pa leje, Mahluf është shprehur se ato nuk iu kanë njohur madje asnjë afat.

“Është shumë e qartë që izraelitët nuk duan që ne të jetojmë në atdheun tonë. Dëshirojnë të na dëbojnë, na detyrojnë të migrojmë”, është shprehur Mahluf, duke pohuar se disa prej shtëpive të shembura janë ndërtuar një ose dy vite më parë.

Gjithashtu edhe kryetari i bashkisë në Kalansuva, Abdulbasit Selam me origjinë arabe duke reaguar ndaj shembjeve të shtëpive ai ka njoftuar se do të japë dorëheqjen.

Ndërsa ministri izraelit për Sigurinë Publike, Gilad Erdan, në një deklaratë me shkrim me fjali lavdëruese për qëndrimin dhe masat e sigurisë të marra nga policia është shprehur se “Përgëzoj policinë izraelite për performancën e treguar në veprimet e shembjeve ilegale.”

Qytetarët izraelitë me origjinë arabe shprehen se Izraeli ndaj tyre ndjek politika diskriminuese.

The post Izraeli shemb disa shtëpi të arabëve appeared first on Mesazhi.com.

Johnson kritikon qeveritë e BE-së për qëndrimin ndaj Turqisë

Posted: 10 Jan 2017 09:50 AM PST

LONDËR (AA) – Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se janë të gabuara mospëlqimet e qeverive të Bashkimit Evropian (BE) ndaj reagimit që Turqia ka dhënë ndaj tentativës për grusht shteti më 15 korrik dhe se Turqia është e rëndësishme për sigurinë e përbashkët të Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Johnson u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën e organizuar në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik.

Në një pyetje të deputetit të Partisë Konservatore Julian Lewis në lidhje me Turqinë, Johnson është shprehur: "Është shumë e rëndësishme të kuptohet se shteti turk, qeveria turke është viktimë e një tentative mizore për grusht shteti në të cilën humbën jetën qindra persona. Është e gabuar që shumë qeveri në BE, në vend se t'i shohin zhvillimet në Turqi, kanë dënuar reagimin e Turqisë ndaj kësaj tentative. Turqia është e rëndësishme për sigurinë tonë të përbashkët. Shpërfillja e Turqisë është gjëja e fundit që duhet bërë”.

Johnson ka theksuar se është mbrojtës i shtetit izraelit porse rritja e vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor nuk do t'i kontribuojë paqes.

Ndërkaq, i pyetur në lidhje me pamjet e shfaqura ku shihet një diplomat izraelit duke folur për diskreditimin e disa politikanëve britanikë, në mesin e të cilëve edhe ministra, Johnson ka thënë: "Ambasadori izraelit ka kërkuar falje në lidhje me këtë. Diplomati izraelit në fjalë tanimë nuk punon në ambasadë".

Ai ka shtuar se kjo çështje është mbyllur.

Sipas Johnson, zgjidhja e vetme e çështjes palestinezo-izraelite është zgjidhja me dy shtete. Duke folur për sulmin e fundit ndaj ushtarëve izraelitë në Jerusalem, Johnson ka potencuar se "Jemi duke u përpjekur që palestinezët ta kuptojnë se nuk do të ketë shpresë për paqe derisa nuk i kontrollojnë ekstremistët”.

"Nuk është në rregull të shpërfillet Rusia"

Duke vënë në pah se asnjëherë nuk i ka mbështetur politikat e presidentit rus Vladimir Putin në Siri, Sekretari i Jashtëm britanik Johnson ka thënë se "Nëse shikojmë luftën kibernetike të Rusisë dhe veprimtarinë e saj në Ballkanin Perëndimor, shohim se ajo nuk ka bërë gjëra të mira. Megjithatë, është me rëndësi të kuptohet se mund të ketë disa fusha në të cilat mund të punojmë me Rusinë”.

Johnson, megjithatë, është shprehur se nuk është në rregull të shpërfillet Rusia dhe se është e nevojshme të krijohet strategji e dyanshme që përfshinë krijimin e marrëdhënieve bilaterale.


The post Johnson kritikon qeveritë e BE-së për qëndrimin ndaj Turqisë appeared first on Mesazhi.com.

Zvicra çon në gjykatë prindërit mysliman, arsyeja noti!

Posted: 10 Jan 2017 09:43 AM PST

Zvicra ka fituar rastin në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut (ECHR), që detyron prindërit mysliman që të dërgojnë fëmijët e tyre në mësimet për not, transmeton koha.net.

Thuhet se autoritetet kanë justifikuar për dhënien e përparësive të "programeve të plota të shkollave" dhe "integrimin e suksesshëm" të fëmijëve në shoqëri.

ECHR ka pranuar se liria fetare po preket, por gjykatësit kanë thënë se nuk përbënë shkelje.

Ky gjyq është thirrur nga çifti zviceran, me origjinë turke, të cilët kanë refuzuar që të dërgojnë vajzën e tyre adoleshente në mësimet e detyruara të përziera në qytetin e Bazelit.

Megjithatë, zyrtarët e arsimit kanë thënë se përjashtimet janë në dispozicion vetëm për vajzat që kanë arritur moshën e pjekurisë, e që vajza e tyre në atë kohë nuk e kishte arritur ende.

Në vitin 2010, pas një mosmarrëveshje të gjatë, prindërit janë urdhëruar që të paguajnë një gjobë prej 1400 franga zvicerane (rreth 1.300 euro), për veprime që kanë shkelur detyrat e tyre prindërore.

The post Zvicra çon në gjykatë prindërit mysliman, arsyeja noti! appeared first on Mesazhi.com.

Guy-Smith: Haradinaj u ndalua në Francë, për akuzat që u shpall i pafajshëm në Hagë

Posted: 10 Jan 2017 09:25 AM PST

Avokati i liderit të AAK-së, ka thënë se është shumë i brengosur për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

"Jam shumë i shqetësuar dhe i brengosur, për arsye se mendoj që ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet fundamentale të sundimit të ligjit", tha Gregor Guy-Smith,

Guy-Smith, që ka përfaqësuar Haradinaj në Tribunalin e Hagës, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se klienti i tij është shpallur i pafajshëm pikërisht për këto akuza, të cilat i përfshin edhe fletarresti i Serbisë.

"Rasti kundër Haradinajt është gjykuar në Tribunalin e Hagës dy herë tashmë, dhe gjatë atyre gjykimeve ai është shpallur i pafajshëm në 37-të aktakuza. Edhe në rigjykim ai është shpallur i pafajshëm. Fletarresti i vitit 2004 përfshin të njëjtat akuza në të cilat ai është shpallur i pafajshëm", tha ai.

The post Guy-Smith: Haradinaj u ndalua në Francë, për akuzat që u shpall i pafajshëm në Hagë appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare FIFA: Nga viti 2026 Botërori me 48 ekipe

Posted: 10 Jan 2017 07:37 AM PST

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) votoi që të zgjerojë numrin e ekipeve kombëtare në Kampionatin Botëror nga 32 në 48, raporton Anadolu Agency (AA).

FIFA konfirmoi se ndryshimet do të bëhen nga viti 2026. Vendimi unanim i së martës do të rezultojë në 16 grupe me nga tre ekipe, këto pastaj do të vazhdojë në fazën eliminatore prej 32 ekipeve.

Rusia do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror 2018 pastaj Katari në vitin 2022. Vendi nikoqir për Kampionatin Botëror 2026 ende nuk është vendosur.

The post Zyrtare FIFA: Nga viti 2026 Botërori me 48 ekipe appeared first on Mesazhi.com.

Sulm terrorist në Turqi, qëllohet për vdekje kamikazi

Posted: 10 Jan 2017 07:10 AM PST

Oficerët e policisë turke janë përplasur me terroristët në Gaziantep. Një sulmues vetëvrasës qëlloi me armë në drejtim të disa personave gjatë përpjekjes për të hyrë në një ndërtesë. Ndërsa është bërë e ditur se edhe një polic është i plagosur rëndë.

Përleshja ka ndodhur në frontin e Departamentin të Policisë. Ndërsa është bërë ndalimi i hyrje daljeve në një qendër biznesit për shkaqe të sigurisë. Policia qëlloi për vdekje kamikazin, teksa po përpiqej të hynte në stacionin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e emergjencës për të gjithë të lënduarit. Gaziantep apo (Antep), është një qytet në pjesën perëndimore të Anadollit Juglindor, Rajonit të Turqisë, rreth 185 kilometra në lindje të Adanas dhe 97 kilometra në veri të Aleppos në Siri.
vdekje

The post Sulm terrorist në Turqi, qëllohet për vdekje kamikazi appeared first on Mesazhi.com.

BE: Çështja Haradinaj të zgjidhet me komunikim mes Kosovës dhe Serbisë

Posted: 10 Jan 2017 07:05 AM PST

Për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ka folur mbrëmë edhe Maja Kocijanaçiq, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

"Perspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë", ka thënë Kocijançiq.

Ajo më pas ka shtuar se "rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje."

Zëdhënësja e Mogerinit derisa iu ka drejtuar gazetarëve në Bruksel ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret "hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore".

Kocijançiq ka kujtuar se deri më tash ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën e kaluar, ndërsa një gjykatë në Colmar të Francëz i shqiptuan masën e paraburgimit deri në, siç thuhet, "paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga autoritetet e Serbisë".

The post BE: Çështja Haradinaj të zgjidhet me komunikim mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Mesazhi.com.

Opozita dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Veteranët e Luftës

Posted: 10 Jan 2017 06:44 AM PST

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Veteranët e Luftës.

Ankesën në këtë Gjykatë e kanë dorëzuar deputetja e VV-së Aida Dërguti dhe ajo e AAK -së Time Kadriaj, të cilat kanë thënë se si opozitë janë kundër kategorizimit të luftëtarëve të UÇK-së. Kanë thënë se e kanë edhe përkrahjen e deputetëve të NISMA-s, raporton KTV.

Ndërsa deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka thënë se mënyra se si është sjell në Kuvend ky ligj ka qenë I kundërligjshëm. Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim në afat prej 60 ditësh ndërsa pa marrjen e një vendimi këtë ligj nuk mund ta nënshkruajë presidenti Hashim Thaçi.

The post Opozita dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Veteranët e Luftës appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :