Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Mesazhi.com: “Manchester United shënon fitoren e gjashtë me radhë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Manchester United shënon fitoren e gjashtë me radhë” plus 9 more


Manchester United shënon fitoren e gjashtë me radhë

Posted: 02 Jan 2017 11:45 AM PST

Manchester United ka mposhtur si mysafir West Hamin me rezultat 2-0.

Skuadra e Jose Mourinhos ka realizuar fitoren e gjashtë me radhë në Ligën Premier, ndërsa ka 10 ndeshje pa humbje.

Ndeshja nisi më mirë për United, ku pas 15 minutash lojë, Sofiane Feghouli, u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.

Edhe me një lojtar më shumë në fushë, United nuk arriti të kalojë në epërsi në pjesën e parë.

Valencia dhe Lingard kishin raste të mirë, por nuk qëlluan cakun.

Në anën tjetër Lazzini ka mundur t'i befasojë keq mysafirët, por gjuajtja e tij e bukur u ndal nga De Gea.

Në pjesën e dytë Mourinho ndërroi strategji dhe përforcoj më shumë sulmin.

Matta dhe Rashford u futën në pjesën e dytë dhe goli erdhi falë punës së mirë të këtyre dyve.

Rashford luajti bukur nga krahu dhe kaloi disa lojtarë për të pasuar të Mata që me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Ishte minuta e 63-të e ndeshjes, kur djajtë zhbllokuan rezultatin.

Goli i dytë nuk vonoi shumë dhe erdhi. Ishte Ibrahimovic që shënoi më një gjuajt të fortë që nuk i dha edhe shumë gjasa portierit.

Pas kësaj fitoreje United ka 39 pikë dhe është në pozitën e 39-të, ndërsa West Ham me 22 pikë mbetet në vendin e 13-të.

The post Manchester United shënon fitoren e gjashtë me radhë appeared first on Mesazhi.com.

Ambicia kryesore e serbëve, themelimi i Asociacionit

Posted: 02 Jan 2017 11:01 AM PST

Ambiciet e përfaqësuesve politik të bashkësisë serbe në Kosovë për vitin 2017, janë në përputhje me shpresat dhe kërkesat e bashkësisë të cilën e përfaqësojnë ata, vlerësojnë përfaqësuesit e serbëve në institucione të Kosovës.

Por, megjithatë njohësit e zhvillimeve politike kanë pikëpamje tjetër për atë se a janë të realizueshme këto ambicie.

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se para së gjithash, shpreson që situata politike në Kosovë të qetësohet, në mënyrë që përfaqësuesit politik të serbëve t'i dedikohen angazhimit për të cilin edhe janë zgjedhur nga bashkësia e tyre, që nënkupton krijimin e kushteve për jetë më të mirë.

"Natyrisht që të gjithëve që jetojnë në këtë hapësirë, ju mungon shumëçka. Shumë institucione nuk funksionojnë siç duhet. Kur e them këtë, nuk mendoj vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët. Mendoj se të gjithë, me të drejtë janë të pakënaqur se si punojnë gjykatat dhe prokuroritë. Me të drejtë janë të pakënaqur se si punojnë disa pjesë të policisë punojnë në hapësira të caktuara, sepse nuk punojnë njëjtë në të gjitha pjesët".

"Qytetarët kanë të drejtë kur presin ndryshime. Na nevojiten ndryshime lidhur me situatën ekonomike që kemi. Njerëzit kanë nevojë për vende pune ,sepse nuk kanë se si të jetojnë. Të mos flas për situatën në arsim, ndonëse disa gjëra kanë lëvizur para, por ende jemi larg asaj që duhet të jetë. Njerëzit kërkojnë nga ne që të bëhet më mirë", tha Stojanoviq.

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petar Miletiq, ish deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e bashkësisë serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë thekson se ambiciet e bashkësisë serbe në Kosovë janë që ta ndryshojë gjenden e vështirë në të cilën jetojnë, e sidomos ta përmirësojnë perspektivën për të rinjtë.

"Serbi mesatar i Kosovës sot është i papunësuar, pa siguri, i varfër, i pa sigurt, pa mbrojtje serioze institucionale ose çfarëdo mbrojtje tjetër.Të gjitha këto u mungojnë sot serbëve të Kosovës. Pavarësisht dëshirave të mia që në vitin 2017,të paktën një pjesë e kësaj që përmenda të ndryshoj, nuk jam i sigurt se do të ndodhë", tha Miletiq.

Zëvendëskryeministri Stojanoviq thotë se ambicia kryesore politike e serbëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të tyre politik është krijimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për të cilën është arritur pajtimi në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Ky është një obligim që ka dalë nga Brukseli, por edhe një instrument që do të jetë në duart tona, të serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët dëshirojnë të mbijetojnë këtu dhe që dëshirojnë të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre, si dhe që të krijojmë disa marrëdhënie normale në të ardhmen”.

“Pavarësisht se sa ka rezistencë të madhe ndaj kësaj, Bashkësia duhet të formohet, por para së gjithash kjo duhet të bëhet në mënyrën që ajo të jetë e dobishme për të gjithë. Ne nuk e kemi as dëshirën e as qëllimin që bashkësia të jetë e drejtuar kundër kujtdo qoftë, por vetëm që të jetë e dobishme", tha Stojanoviq.

Por, Miletiq thekson se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse nuk është vetëmdëshirë, por obligim që del nga marrëveshja e Brukselit, sipas tij, kjo marrëveshje, që ai e quan ai ndërkombëtare, nuk do të realizohet në vitin 2017.

"Kjo nuk do të realizohet. Unë e di këtë dhe këtë e dinë të gjithë ata që flasin për këtë çështje. Kjo ka shkuar aq larg. Është bërë gabimi i madh që në fillim dhe kur kjo nuk është zbatuar që në fillim, unë e di që tash, çdo herë do të vij nga Qeveria e Kosovës kundërshtimi. Një kohë ishte 'Parku i paqes', pengesat. Tash është muri”.

“Kur të largohet muri, do të dalë diçka tjetër ose dikush që punon në institucione paralele dhe kështu me radhë. Thjeshtë, e di që ata që janë mjeshtër të obstruksionit, e unë i njoh personalisht, nuk do të lejojnë kurrë që të formohet. Pra, nuk do të formohet fare Bashkësia e komunave serbe ose do ta sjellin deri në atë masë sa që ajo të jetë e pavlefshme dhe si e tillë nuk iu duhet serbëve", tha Miletiq.

Ai ka shtuar se muri i ngritur në Mitrovicë të veriut, barrikadat e mëhershme në veri, përfshirë edhe të ashtuquajturin "Parku i paqes" në urën kryesore mbi lumin Ibër, kanë qenë gabime të mëdha të politikanëve serbë.

Sipas tij, të gjitha këto, nuk janë politikë, por lojë me politikën, për t'ia hedhë opinionit hirin syve, në mënyrë që Kosova ta marrë kodin telefonik, ndërkohë që Serbia t'i hapë tre kapitujt në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

The post Ambicia kryesore e serbëve, themelimi i Asociacionit appeared first on Mesazhi.com.

Sulmi në Stamboll, NATO ul flamujt në gjysëm shtizë

Posted: 02 Jan 2017 09:40 AM PST

Për shkak të sulmit terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit, të kryer natën e Vitit të Ri, në të cilin u vranë 39 presona dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë, flamujt para selisë së NATO-s në Bruksel, janë ulur në gjysëm shtizë, raporton Anadolu Agency ( AA).

Menjëherë pas sulmit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përmes rrjeteve sociale dënoi sulmin terrorist në Stamboll. Ai shprehu solidaritetin me Turqinë dhe sugjeroi që flamujt të ulen në gjysëm shtizë.

Në përputhje me këtë flamujt e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së janë ulur në gjysëm shtizë. Flamujt do të mbeten në gjysëm shtizë për dy ditë.

Flamujt e NATO-s ishin ulur në gjysëm shtizë edhe pas sulmit në aeroportin Ataturk të Stambollit. Një vendim të ngjashëm NATO ka marrë pas sulmeve në Francë, Belgjikë dhe Gjermani.

The post Sulmi në Stamboll, NATO ul flamujt në gjysëm shtizë appeared first on Mesazhi.com.

Mijanmar, ndjekje penale për policët që ushtruan dhunë ndaj muslimanëve

Posted: 02 Jan 2017 09:38 AM PST

Autoritetet e Mijanmarit kanë thënë se do të ndjekin penalisht pjesëtarët e forcave të sigurisë të cilët në muajin nëntor të vitit të kaluar janë xhiruar se si keqtrajtojnë muslimanët Rohingya në provincën Rakhine, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo video është prova e parë vizuale e abuzimit, e cila sipas raportit të grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ushtrohet kundër pjesëtarëve Rohingya, pakicës së shtypur muslimane dhe pakicës më të pambrojtur në botë.

Incidenti i cili u regjistrua nga polici i Mijanmarit vërshoi rrjetet sociale, dhe në të mund të shihet se si policia godet një grup të muslimanëve Rohingya, duke përfshirë edhe adoleshentë, derisa ata rrinin me duar rreth qafës në tokë.

Zyra e presidentit të Mijanmarit të hënën deklaroi se videoja ishte xhiruar gjatë operacionit të bastisjes në fshatin Tan Koe Kauk në rrethin e Maungdaw më 5 nëntor, dy ditë pasi delegacioni i OKB-së kishte vizituar zonën.

Ushtarët e Mijanmarit morën kontrollin e zonës në kufirin me Bangladeshin më 9 tetor, pas sulmit në punktin policor ku u vranë nëntë policë. Që atëherë, shumica e agjencive dhe gazetarët e pavarur nuk u lejuan të futeshin në zonat ku jetojnë muslimanët Rohingya, ndërsa 96 persona, prej të cilëve 17 ushtarë dhe 76 sulmues të dyshuar u vranë në përleshje.

Megjithatë, organizatat joqeveritare thonë se në operacionet ushtarake janë vrarë rreth 400 muslimanë Rohingya.

Mijanmari, ku jetojnë rreth 60 milionë njerëz, me shumicë budiste, në vitin 2011 kaloi në regjim demokratik të qeverisjes.

Megjithatë, në konfliktet fetare në pesë vitet e fundit, janë vrarë 280 muslimanë, ndërsa 140.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut pohojnë se muslimanët Rohingya çdo ditë janë të ekspozuar ndaj dhunës sistematike, por edhe diskriminimit ligjor, social dhe ekonomik.

The post Mijanmar, ndjekje penale për policët që ushtruan dhunë ndaj muslimanëve appeared first on Mesazhi.com.

Trump përvesh mëngët, do të shfuqizojë politikat e Obamës

Posted: 02 Jan 2017 06:35 AM PST

Shfuqizimi i veprimeve ekzekutive të paraardhesit të tij Barak Obama, do të jetë gjëja e parë që do të bëjë presidenti i zgjedhur Donald Trump pas marrjes së detyrës.

Këtë e tha zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer gjatë një interviste për programin "This Week" në televizionin Abc.

“Trump do të shfuqizojë menjëherë shumë rregullore e veprime të ndërmarra nga administrata Obama në 8 vitet e fundit, e që kanë penguar rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Spicer.

Kjo sipas tij do të jetë një prej 2 lëvizjeve të para që do të bëjë miliarderi pas marrjes së mandatit në 20 janar, e megjithatë ai nuk e specifikoi se cilat janë veprimet ekzekutive që do të shfuqizohen.
Gjithsesi dihet se politikat e Obamës më të kritikuara nga Trump, janë ato mbi emigracionin, energjinë dhe politikën e jashtme dhe ai mund të kërkojë mënyra për t'i zhbërë ato.

Spicer shtoi gjithashtu se masat që Shtëpia e Bardhë mori ndaj Rusisë duke urdhëruar dëbimin e 35 spiunëve të dyshuar ruse mund të jenë të tepruara, dhe se Trump do t'i kërkojë llogari shërbimeve sekrete lidhur me çështjen…Ndërkohe një eksponente e larte e Partisë Republikane deklaroi në një intervistë se i trembej të ardhmes për nipërit e mbesat e saj, me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Christine Todd Whitman, shefja e agjencise amerikane të mbrojtjes së ambjentit në administraten e Xhorxh Bush e akuzoi republikanin për shpërfilljen e paralajmërimeve të shkencës dhe tha se premtimi i tij për të anulluar politikat e mbrojtjes klimaterike e ekspozojnë botën ndaj një rreziku të madh. Sipas mbështetësve te Trumpit rregullat për klimën dhe energjinë po i mbysin bizneset. /TCH/

The post Trump përvesh mëngët, do të shfuqizojë politikat e Obamës appeared first on Mesazhi.com.

Puna që ka koloritin më të theksuar në botë, foto që lënë pa fjalë!

Posted: 02 Jan 2017 06:06 AM PST

 

Cila është puna më shumëngjyrëshe që mund ta bëjë ndokush?
Ndoshta mund tu kishte shkuar mendja tek pikturat, por në fakt është pikërisht arti i muralit në Xhaminë e madhe në Herat të Afganistanit.
Fotot e mëposhtme japin pamje spektakulare të xhamisë, ku ngjyrat vibrane nuk mungojnë.

The post Puna që ka koloritin më të theksuar në botë, foto që lënë pa fjalë! appeared first on Mesazhi.com.

Hetimet ndaj FETO-s, mbi 41 mijë të burgosur

Posted: 02 Jan 2017 05:20 AM PST

Në kuadër të hetimeve të nisura nga kryeprokuroritë republikane në Turqi pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga Organizata Terroriste FETO, 41.326 të dyshuar janë të burgosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka siguruar nga Ministria e Drejtësisë, nga tentativa për grusht shteti deri më tani, procedurë hetimore është hapur ndaj 103.850 personave.

Nga të ndaluarit në kuadër të hetimeve, ndaj 41.326 të dyshuarve është shqiptuar masë arresti me burg.

Në mesin e të burgosurve janë 2.286 gjykatës apo prokurorë në gjyqësorin e drejtësisë dhe atë administrativ, 104 anëtarë të Gjykatës Supreme, 41 nga Këshilli i Shtetit (Gjykata më e lartë administrative në Turqi), 2 nga Gjykata Kushtetuese, tre gjykatës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjykatësve dhe Prokurorëve, 6.325 ushtarakë, prej të cilëve 168 gjeneralë si dhe 7.624 policë, 17 prefektë, 74 zv/prefektë dhe 100 kryetarë lagjesh.

Ndaj 35.495 të ndaluarve është marrë vendimi për mbikëqyrje gjyqësore. Pas procedurave policore dhe gjyqësore, 10.265 persona janë lënë të lirë.

3.831 persona janë liruar nga burgu

3.831 persona të dyshuar në kuadër të hetimeve ndaj FETO-s janë liruar pas burgosjes pasi janë vlerësuar provat.

Në mesin e të liruarve nga burgimi gjenden 66 ushtarë, 583 policë, katër zv/prefektë, një prefekt, dy kryetarë lagjesh, 158 gjykatës dhe prokurorë, dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjykatësve dhe Prokurorëve një anëtar i Këshilli të Shtetit dhe tetë anëtarë të Gjykatës Supreme.

5.150 persona janë në kërkim

Në vazhdën e hetimeve ndaj FETO-s, ekziston fletëarrest ndaj 5.150 personave të dyshuar, prej të cilëve 198 janë gjykatës dhe prokurorë, gjashtë anëtarë të Këshillit të Shtetit, 25 nga Gjykata Supreme, 115 ushtarë, 223 policë, një prefekt, tre zv/prefektë, tetë kryetarë lagjesh dhe 4.571 administratorë publik.

Ndërkaq, 902 të dyshuar gjenden në paraburgim në kuadër të hetimeve.

The post Hetimet ndaj FETO-s, mbi 41 mijë të burgosur appeared first on Mesazhi.com.

S’ka shqiptarë të vdekur në sulmin e Stambollit

Posted: 02 Jan 2017 05:16 AM PST

9 persona mbetën të vdekur në sulmin e natës së vitit të ri në Stamboll. Autoritetet turke kanë bërë të ditur edhe kombësinë e të vdekurve, ku nga ta 24 janë të huaj.

Nga ajo që raportohet këtë të hënë, asnjëri prej tyre nuk është me kombësi shqiptare.

11 prej viktimave janë turk, kurse nga të huajt numrin më i madh është arabë, gjithsejtë shtatë, shkruan Reuters.

The post S'ka shqiptarë të vdekur në sulmin e Stambollit appeared first on Mesazhi.com.

ISIS merr pergjegjesine per sulmin ne Turqi, tetë të arrestuar për sulmin terrorist

Posted: 02 Jan 2017 04:35 AM PST

Policia turke ka arrestuar sot tetë të dyshuar për sulmin terrorist në një klub nate në Stamboll, i cili vrau 39 persona natën e Vitit të Ri.

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se dhjetëra njerëz janë arrestuar javën e kaluar për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste ISIS, njofton e përditshmja turke Daily Sabah.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, ministria tha se 147 persona u arrestuan pasi autoritetet thanë se “kanë qenë në kontakt me organizatën terroriste ISIS”.

Autori i sulmit terrorist është ende i lirë dhe policia është duke zhvilluar një kërkim të gjerë në mbarë vendin për ta gjetur atë.

Terroristët e ISIS sot kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. /MESAZHI/

The post ISIS merr pergjegjesine per sulmin ne Turqi, tetë të arrestuar për sulmin terrorist appeared first on Mesazhi.com.

ShBA – 35 diplomatët e dëbuar rusë lagohen nga Uashingtoni

Posted: 02 Jan 2017 04:21 AM PST

35 diplomatët rus të shpallur si "persona të padëshiruar" (persona non grata) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë larguar nga Uashingtoni (Washington) së bashku me familjet e tyre me një avion të posaçëm.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kishte bërë të ditur se do të vendos për mënyrën e reciprocitetit pas marrjes së detyrës së Presidentit të ri të ShBA-së, Donald Trump.

Udhëheqja e Barak Obamas, e cila akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje presidenciale me sulme kibernetike, mbylli edhe dy komplekse të Rusisë në ShBA.

Shon Spajsër (Sean Spicer), i emëruar për zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë nga ana e Trump, deklaroi se ndaj Rusisë nuk është vepruar në mënyrë proporcionale.

Spajsër gjithashtu bëri të ditur se në të kaluarën edhe hakerët kinezë kishin ndërmarr sulme kibernetike dhe kanë vënë në dorë të dhënat e punonjësve të organizatave publike, mirëpo nuk është ndërmarr ndonjë veprim.

Ndërkaq edhe Trump ka bërë të ditur se dyshon nëse ka apo jo rol Rusia në vënien në dorë të postave elektronike të demokratëve përfshirë edhe Hilari Klinton (Hillary Clinton).

Trump bëri të ditur se të martën ose të mërkurën do ti publikoj disa të dhëna.

Zëdhënësi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të marr në dorëzim detyrën më 20 janar, akuzoi udhëheqjen e Obamas për reagim joproporcional.

The post ShBA – 35 diplomatët e dëbuar rusë lagohen nga Uashingtoni appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :