Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Ribotimi i “Mein Kampf” të Hitlerit pushton Gjermaninë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Ribotimi i “Mein Kampf” të Hitlerit pushton Gjermaninë” plus 9 more


Ribotimi i “Mein Kampf” të Hitlerit pushton Gjermaninë

Posted: 03 Jan 2017 10:26 AM PST

Shitjet e librit "Mein Kampf" të Adolf Hitlerit kanë shënuar rritje të madhe që prej publikimit të edicionit të veçantë në Gjermani, ka njoftuar shtëpia botuese.

Libri shpalosë ideologjinë e Hitlerit i cili synonte të formoi një shoqëri elitare me bazë të pastër ariane.

Botimi i ri është i pari që prej Luftës së Dytë Botërore dhe u publikua janarin e kaluar, deri tani ky liber është botuar në 18 gjuhë botërore.

"Shifrat e shitjes na kanë mahnitur", ka thënë Andreas Wirshcing, shef i shtëpisë botuese.

Ky libër është publikuar në vitin 1925 dhe vëllimi i dytë është botuar në vitin 1926 në shtypshkronjën Katolike Hieronymites./Mesazhi/

 

 

The post Ribotimi i "Mein Kampf" të Hitlerit pushton Gjermaninë appeared first on Mesazhi.com.

Le Pen: Aneksimi i Krimesë nga Rusia nuk ishte i jashtëligjshëm

Posted: 03 Jan 2017 10:14 AM PST

Kandidatja e ekstremit të djathtë francez për presidencialet, Marine Le Pen, vlerësoi sot se aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia nuk ishte i jashtëligjshëm, ndryshe nga pozicionimi i Evropës dhe SHBA-së, raporton 21 Media.

"Nuk besoj aspak se ka pasur një aneksim të jashtëligjshëm. Ka pasur një referendum, banorët e Krimesë dëshironin të bashkoheshin me Rusinë", theksoi kryetarja e partisë Fronti Nacional në radiot RMC dhe BFM TV.

Gadishull strategjin në Detin e Zi, Krimeja u aneksua nga Rusia në mars të vitit 2014 pas një ndërhyrje ushtarake të ndjekur nga një referendum për bashkim, të kritikuar si i jashtëligjshëm nga Kievi dhe Perëndimorët.

The post Le Pen: Aneksimi i Krimesë nga Rusia nuk ishte i jashtëligjshëm appeared first on Mesazhi.com.

Pas shkeljes së armëpushimit nga Assadi, opozita siriane bojkoton bisedimet e paqes

Posted: 03 Jan 2017 10:12 AM PST

Fraksionet opozitare siriane kanë njoftuar sot se kanë ngrirë diskutimet për paqe të garantuara nga Rusia dhe Turqia për shkak të shkeljeve të armëpushimit nga forcat e regjimit sirian dhe milicite shiite.

Në një komunikatë të dërguar mediave, grupet opozitare njoftuan se “çdo avansim territorial nga ushtria dhe milicitë e përkrahura nga Irani do t'i jepnin fund përpjekjeve për rifillim të bisedimeve për paqe, por edhe vet armëpushimit që garantohet nga Rusia dhe Turqia, i cili ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor”.

Regjimi sirian i udhehequr nga Bashar al Asad gjate dites se djeshme ka intensifikuar sulmet përreth Damaskut dhe Alepos, ndersa po bëheshin përpjekje të sigurohej furnizim me ujë i këtyre qyteteve. /MESAZHI/

 

The post Pas shkeljes së armëpushimit nga Assadi, opozita siriane bojkoton bisedimet e paqes appeared first on Mesazhi.com.

Merkel refuzon praninë në Davos për të dytin vit radhazi

Posted: 03 Jan 2017 09:01 AM PST

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar praninë për të dytin vit radhazi në samition vjetor botëror të biznesit dhe të elitës politike në qytetin turistik zviceran të Davosit, deklaroi sot një zëdhënësi i saj.

Në vend të kancelares, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble dhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen pritet të jenë në listën e 2 500 pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror.Nën moton e lidershipit të përgjegjshëm dhe mbikqyrës, forumi i këtij viti do të përfundojë në të njëjtën ditë kur republikani Donald Trump do të betohet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

The post Merkel refuzon praninë në Davos për të dytin vit radhazi appeared first on Mesazhi.com.

Keshtu e shpeton vellau binjak vellaun e tij (VIDEO)

Posted: 03 Jan 2017 06:08 AM PST

Shkelja e armëpushimit nga regjimi sirian

Posted: 03 Jan 2017 06:01 AM PST

Grupet e armatosura opozitare në Siri kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në bisedimet politike në Astana nëse ushtria e Bashar al-Asadit dhe milicët mbështetës të regjimit vazhdojnë shkeljet e armëpushimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar ditën e djeshme nga opozitarët thuhet: “Deri në zbatimin e plotë të armëpushimit (nga regjimi) pezullojmë takimet dhe konsultimet që do të zhvillohen në lidhje me negociatat në Astana. Konsiderohet si klauzola më e rëndësishme e shkeljes së armëpushimit fakti që regjimi dhe mbështetësit e tij po kërkojnë ndryshim rajonal dhe që të kontrollojnë sa më shumë hapësirë në territoret e Sirisë. Nëse regjimi nuk zbaton kushtet para nënshkrimit të armëpushimit nuk mbetet asnjë dispozitë dhe nënkupton se ka përfunduar”.

Nër të tjera në deklaratë theksohet se moszbatimi i kushteve të armëshpushimit nga regjimi i Asadit ka çuar në dilemë fuqinë e Moskës mbi regjimin ku Rusia është edhe garantuese e kësaj.

Grupet të cilët kanë nënshkruar deklaratën janë si në vijim:

Ushtria islame, Fronti i Damaskut, Sukur esh-Damask, Divizioni i Parë Bregdetar, Ushtria Izzet, Ushtria e Lirë e Idlibit, Ushtria Nasir, Divizioni Sultan Murat, Festakim kema um Erd, Fejlek el-Rahman, Fejlek Damask, Xhephe’t ehl-i Damask.

Shkeljet e armëpushimit

Dakordësimi i armëpuhsimit të arritur mes palëve në konflikt në Siri hyri në fuqi më 30 dhjetor në ora 00.00 me orën lokale. Por, forcat e regjimit dhe grupet e huaja terroriste mbështetëse të regjimit vazhdojnë të shkelin armëpushimin.

Sipas informacioneve që gazetari AA-së i ka marrë në front, thuhet se në një sulm të ndërmarrë më datë 1 janar në rajonin Kefer ed-Dail në perëndim të Halepit kanë humbur jetën 2 fëmijë.

Ditën e djeshme forcat e regjimit sulmuan me predha mortajash rajonin Guta Lindore në Damask. Ndërsa në sulmet e ndërmarra në rajonet Xhesrejn, Hamurije, Dejr kanun dhe Kafr zejta si dhe në kampin e refugjatëve në Jermuk kanë humbur jetën 5 civilë.

Nën objektiv kanë qenë gjithashtu edhe fshati Xhaberije dhe rajoni Jermuk në veri të qytetit Hama, rajoni Xhisr esh-shugur në Idlib, rajoni Anadan në perëndim të Halepit si dhe rajoni Telbise në Humus ku si pasojë ka humbur jetën një civil.

Shkeljet intensive të armëpushimit nga forcat e regjimit ku Turqia dhe Rusia janë vendet garantuese, vështirësojnë fillimin e negociatave politike në kryeqytetin Astana të Kazakistanit.

Turqia në kuadër të dakordësimit pret që Rusia e cila është vendi garantues i armëpushimit të shtojë përpjekjet për t’i dhënë fund shkeljeve të forcave të regjimit.

The post Shkelja e armëpushimit nga regjimi sirian appeared first on Mesazhi.com.

Gjatë vitit 2016 në Irak janë vrarë të paktën 6878 civilë

Posted: 03 Jan 2017 05:57 AM PST

Gjatë vitit 2016 si pasojë e dhunës në Irak kanë humbur jetën të paktën 6.878 civilë, njoftoi të martën Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Misioni i OKB-së për ndihmë të Irakut, (UNAMI) tha se shifrat e paraqitura duhet të merren si "minimumi absolut", pasi nuk kanë qenë në mundësi të konfirmojnë numrin e civilëve të vrarë në zonat e konfliktit, por as të atyre që kanë vdekur si pasojë e "efektit sekondar të dhunës i cili shoqërohet me elementet e mungesës së ujit, ushqimit medikamenteve dhe përkujdesit mjekësor".

Siç thuhet, vitin e kaluar janë plagosur të paktën 12.388 civilë për të shtuar se këto të dhëna nuk përfshijnë viktimat në provincën perëndimore Anbar që pësuan gjatë majit, qershorit, korrikur dhe dhjetorit.

The post Gjatë vitit 2016 në Irak janë vrarë të paktën 6878 civilë appeared first on Mesazhi.com.

“Kosova e Re” fillon të ndërtohet sivjet

Posted: 03 Jan 2017 05:50 AM PST

Ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re" është stërzgjatu me vite, por si duket këtij procesi do t'i vije fundi. Sipas planeve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), nëse gjithçka shkon mirë atëherë Termocentrali "Kosova e Re" do të filloi të ndërtohet gjatë vitit 2017.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një bisede për Telegrafin ka thënë se janë në rrugë të mirë për përmbylljen e negociatave për Termocentralin "Kosova e Re". Sipas tij, gjatë procesit të negocimit kanë pasur dy çështje, ku nuk kanë lëshuar pe, siç është furnizimi dhe çmimi i përballueshme i energjisë elektrike.

"Nëse këto dy kushte përmbushen është në të mirë të vendit dhe në interes të qytetarëve. Kur këto të përmbushen, si Qeveri jemi të gatshëm të kalojmë ën fazën e fundit për të përzgjedhur ndërtuesit të bollëqeve të Termocentralit Kosova e Re", tha Stavileci.

Por sipas tij, në projektet e mëdha sikur është ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re", është vështir të lidhemi me afate kohore, por ndërtimi pritet të filloj në mesin e vitit 2017.

"Ne mendojmë si fazë para atyre pjesëve konkrete të nisjes së ndërtimit kah gjyma e vit e viti të ardhshëm, dhe diku në gjysmën e dytë ët vitit të ardhshëm do të vijë edhe pjesë e ndërtimit, por është e vështirë ën projekte kaq të mëdha të parashikohet gjithçka mirëpo sepse janë të rëndësishme që këto faza të përballemi mirë sepse nga proceset e kaluar në tentim të projekteve të mëdha ka pasur probleme ligjore dhe juridike", ka theksuar ministri Blerand Stavileci.
Ndërtimi i Termocentralit Kosova e re me kapacitete prej 600 megavat orë energjie elektrike, pritet të sigurojë rrymë dhe furnizim stabil për 40 vitet e ardhshme.

"Termocentrali 'Kosova e Re' ndryshon prej proceseve tjera, e kemi një investitorë serioz amerikan, por pavarësisht kritereve dhe profilit duhet t'i mbrojmë interesat e tona", theksoi Blerand Stavileci.

Ndërkaq, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e kaluar Fadil Ismajli, ka thënë se ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re" ka mundur të bëhet më herët dhe më shpejtë. Sipas tij, çdo vonesat për fillimin e ndërtimit të tij, do të ketë kosto për vendin.

"Çdo vonesë në ndërtimin e gjeneratorëve të ri dhe rehabilitimin e këtyre ekzistues ka kosto për Kosovën", tha Ismajli.

Ndryshe planet për nderimin e Termocentralit Kosova e Re kanë filluar par më shumës e 10 viteve.

The post "Kosova e Re" fillon të ndërtohet sivjet appeared first on Mesazhi.com.

Muslimanët e SHBA-së: Nuk largohemi nga vendi

Posted: 03 Jan 2017 03:40 AM PST

Muslimanët e SHBA-së të cilët pritet të përballen me kufizime të të drejtave në këtë vend pas ardhjes në detyrë të Donald Trump më 20 janar, kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të largohen, por të përpiqen të mbrojnë të drejtat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët në SHBA janë të shqetësuar për shkak të fjalimeve kundër tyre nga Trumpi gjatë fushatës elektorale si dhe për shkak të emërimit të disa personave në administratën e tij të cilët njihen për deklaratat kundër këtij komuniteti.

Normalisht kjo temë është më e diskutuara për momentin në SHBA, ndërkohë ky shqetësim ishte tema kryesore edhe në kongresin e muslimanëve të zhvilluar në Chicago nën organizimin Shoqërisë Muslimane Amerikane (MAS) dhe Komunitetit Musliman për Amerikën e Veriut (ICNA).

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Organizimet (USCMO), Usame Xhemal, në një deklaratë për AA duke thënë se islamofobia në të gjithë botën është në rritje, ka vënë në dukje se trendi në SHBA ka marrë një formë shumë shqetësuese.

Duke vënë theksin tek thëniet raciste dhe islamofobike të disa grupeve, Xhemal në vijim ka shtuar: “Përfshirja e islamofobisë në axhendën e Presidencës është shokuese jo vetëm për msulimanët, por për të gjithë amerikanët.”

Xhemal thotë se muslimanët janë një vlerë dhe kanë dhënë kontributin e tyre për SHBA-në. “Ky vend është vendi jonë dhe shtëpia jonë. Nuk shkojmë në asnjë vend. Vetëm mund të kemi pak probleme për ti shpjeguar veten tonë popullit amerikan.”

Duke theksuar se SHBA-ja është vendi i demokracive dhe vendi kur respektohen të drejtat e të gjitha grupeve, Xhemal në vijim ka shtuar: “Ky është vendi i emigrantëve. Nuk mund të ndani një grup nga një tjetër ose një fe nga tjetra. Ne presim nga presidenti i ardhshëm që nëse vërtet dëshiron të bëjë një vend të madh atëherë duhet të bazohen në themelet e vlerave të këtij vendi.”

“Nuk është një sekret që muslimanët janë zhgënjyer nga përfundimi i zgjedhjeve. Shumica e zgjedhësve të SHBA-së nuk janë të kënaqur nga përfundimet. Ne nuk jemi të zhgënjyer nga Donald Trump, por nga axhenda e vendosur prej tij dhe votimi që mori nga populli”, ka shtuar ai.

Ndërsa Kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikan-Islam (CAIR), Nihad Awad tha për AA se islamofobia në SHBA ka dalë nga mbrojtja e një grupi të caktuar dhe është kthyer në një fenomen të pranuar politikisht dhe në shtresë sociale.

Awad në vazhdim thotë se Trump ka përdorur mungesën e informacionit në popull për Islamin të cilët ishin të painformuar për të. “Shoqëria muslimane në SHBA duhet të punojë për të informuar amerikanët mbi Islamin në mënyrë të drejtë dhe është përgjegjëse për këtë”, ka shtuar ai.

Awad thotë gjithashtu se kjo frikë nuk ka për ti bërë ata që të heqin dorë. “Këtu është shtëpia jonë. Do të qëndrojmë këtu dhe do të mbrojmë të drejtat tona. Ky vend është vendi i ligjeve”, thotë ai dhe më pas shton se me zgjedhjen e Trump nuk kanë probleme vetëm muslimanët, por të gjitha grupet e pakicave etnike.

“Nëse Trump tenton të marrë nën regjistrim muslimanët do të luftojmë në mënyrë ligjore dhe do të dalim kundër kësaj. Ne mendojmë që kjo është kundër ligjeve të SHBA-së dhe vlerave të saj”, shprehet Awad dhe më pas shton se nuk dëshiron të jetë paragjykues, por mendon se thëniet e Trump gjatë fushatës nuk do të jenë të njëjta me praktikën e tij.

Ndërsa akademiku Dr Xhemal Bedevi thotë për AA se është e rëndësishme që muslimanët të diskutojnë dhe të marrin vendime të përbashkëta në një kohë kur islamofobia në SHBA po rritet me shpejtësi.

Duke vënë në dukje rëndësinë e arsimimit tek muslimanët Bedevi në vijim thotë se ata nuk duhet të bëjnë reagime të panevojshme gjatë këtij procesi. “Ne si muslimanë duhet të ruajmë gjakftohtësinë dhe të hedhim hapa të duhur përballë vështirësive që mund të hasim në të ardhmen. Duhet të mendojmë se si mund ta zgjedhim atë situatë në mënyrë pozitive” thotë ai në vijim.

Nga ana tjetër një nga temat më të diskutuara në këtë kongres ishte edhe tentativa e FETÖ-s për grusht shteti në Turqi. Shumë institucione duke përfshirë këtu edhe Anadolu Agency (AA) ishin të pranishme në këtë eveniment të madh për msulimanët e SHBA-së ku patën mundësinë të shpjegojnë të pranishmëve për situatën në Turqi dhe ato që u përjetuan më 15 korrik gjatë tentativës për grusht shteti nga ana e FETÖ-s.

Usame Xhemal, vë në dukje kënaqësinë për reagimin e popullit turk atë natë. “Më ka befasuar me të vërtet dashuria e popullit turk për demokracinë, lirinë, presidentin dhe për vendin”, thotë ai.

The post Muslimanët e SHBA-së: Nuk largohemi nga vendi appeared first on Mesazhi.com.

Zëdhënësi i Trump: Nuk ka dëshmi se Rusia ndërhyri në zgjedhje

Posted: 03 Jan 2017 03:01 AM PST

Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi që tregon se hakerët rusë kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

"Mënyra se si mediat kryesore po raportojnë është rritja e idesë se (Rusia) ka ndikuar në zgjedhje. Nuk ka fare dëshmi se ata kanë ndikuar në zgjedhje", ka thënë Sean Spicer për Fox News më 2 janar.

Spicer, i cili do të bëhet Sekretari për Media i Shtëpisë së Bardhë kur Trump të nis detyrën më 20 janar ka thënë se "hakimi është i gabuar" dhe se "njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë". Por, ai i ka dhënë jehonë paralajmërimit të Trumpit gjatë fundjavës kundër ngutjes së bërjes së Rusisë fajtore për sulmet kibernetike.

Presidenti Barack Obama ka thënë se dëshmitë e përfshirjes ruse janë të mëdha dhe për këtë ai ka dëbuar 35 diplomatë rusë derisa ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë gjatë javës së kaluar. Ligjëvënësit e të dy partive amerikane i kanë përpkrahur këto vendime.

Por, Trump rregullisht ka hedhur dyshime mbi akuzat për përfshirjen ruse në këto sulme.

Përgjatë fundjavës, Trump, i cili tash merr informacione të njëjta sekrete me Obamën, ka thënë se ai "din gjëra që të tjerët nuk i dijnë" dhe se ai do i zbulojë këto informacione më 3 apo 4 janar.

"Ai do të flasë rreth konkludimeve të tij dhe për atë se si mendon ai se qëndrojnë gjërat", i ka thënë Spicer CNN-së më 2 janar dhe ka shtuar: "Ai nuk do të zbulojë asgjë që është sekrete apo që është ndarë në mënyrë sekrete me të".

The post Zëdhënësi i Trump: Nuk ka dëshmi se Rusia ndërhyri në zgjedhje appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :