Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Mesazhi.com: “SHBA, Kanadaja dhe BE-ja dënuan sulmin terrorist në Stamboll” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “SHBA, Kanadaja dhe BE-ja dënuan sulmin terrorist në Stamboll” plus 9 more


SHBA, Kanadaja dhe BE-ja dënuan sulmin terrorist në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 12:21 PM PST

Presidenti Obama urdhëroi që Turqisë t’i ofrohet ndihmë nëse është e nevojshme.

Menjëherë pas deklaratës Schultz u prononcua edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtar nga Shtëpia e Bardhë, Ned Price.

“SHBA-të dënojnë ashpër sulmin e frikshëm terrorist në Stamboll”, ka thënë Price dhe shtoi se SHBA-të, në luftën kundër terrorizmit janë së bashku me aleatin Turqinë, e cila është anëtare e NATO-s.

Sulmin terrorist në Stamboll, përmes Twitter-it, e dënoi edhe ministri i Jashtëm i Kanadasë Stephane Dion. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, kurse të plagosurve i uroi shërim të shpejtë.

“Mendimet e mia janë me popullin turk dhe me ata që janë të prekur nga ky sulm i festimit të Vitit të Ri”, tha Stoltenberg.

“Mendimet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre”, shkroi në Twitter Federica Mogherini.

“Me gjithë zemrat tona janë me Turqinë, e cila ka përjetuar një goditje të rëndë në këtë natë simbolike”, shkroi Ayrault.

Sulmi terrorist në një klub nate në Stamboll, në të cilën festohej Vitin e Ri ka ndodhur në ora 01:15 sipas kohës lokale. Një sulmues i panjohur me të shtënat nga një armë me një tytë të gjatë, fillimisht vrau policin i cili po qëndronte në hyrje të klubit, pas së cilës vrau edhe një person dhe hyri brenda, ku hapi zjarr në drejtim të të pranishmëve.

Guvernatori i Stambollit Vasip Sahin tha se ky ishte një sulm terrorist. Ai tha se të paktën 35 persona u vranë, ndërsa 40 u plagosën. Të gjithë të lënduarit janë shtruar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ekipeve policore.

Sipas disa të dhënave në klub në kohën e sulmit ishin 700 të ftuar.

Dëshmitarët e sulmit thanë se sulmuesit hynë në klub dhe filluan të gjuajnë në drejtim të atyre që vraponin në panik.

The post SHBA, Kanadaja dhe BE-ja dënuan sulmin terrorist në Stamboll appeared first on Mesazhi.com.

Indonezi, merr flakë trageti. Të paktën 23 viktima

Posted: 01 Jan 2017 10:50 AM PST

Të paktën 23 vetë kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë konsiderohen ende të humbur pasi një traget mori flakë pranë brigjeve indoneziane. Trageti Zahro Ekspres, po transportonte më shumë se 230 pasagjerë drejt ishullit tidung, një resort rreth 50 km nga kryeqyteti xhakarta.

Zyrtarët thanë se trageti mori flakë rreth 1.5 km larg portit Muara Angke, në xhakarta, pak pasi kishte nisur udhëtimin. Sipas raportimeve shumë nga pasagjerët ishin hedhur në det. 194 persona, sipas zyrtarëve janë shpetuar dhe nëntë po trajtohen në spital. Sipas raporteve, në traget kishte indonezianë që udhëtonin drejt Tidungut, që është pjesë e zinxhirit të ishujve Thausand, për të festuar vitin e ri.

Një zyrtar tha se trageti mbante dy herë më shumë njerëz nga numri i lejuar. Tragetet janë një formë shumë e përdorur e transportit në indonezi, vend ky që përbëhet nga mijëra ishuj. Por, standartet e sigurisë janë të mangëta dhe tragetet shpesh tejmbushen.

The post Indonezi, merr flakë trageti. Të paktën 23 viktima appeared first on Mesazhi.com.

Mbase ju duhet per pranvere!

Posted: 01 Jan 2017 10:41 AM PST

The post Mbase ju duhet per pranvere! appeared first on Mesazhi.com.

Viti i Ri i përgjakshëm edhe në Brazil, 12 të vrarë nga një person i armatosur

Posted: 01 Jan 2017 10:22 AM PST

Një burrë në Brazil ka vrarë ish-gruan e tij, birin e tij, dhe 10 persona të tjerë që ishin duke festuar ardhjen e Vitit të Ri.
Njeriu i paidentifikuar po mbante disa armë, kur ai hyri me forcë në shtëpinë e familjes në qytetion Campinas, 100 km larg nga Sao Paulo.
Vrasja ndodhi pak para mesnatës, tha policia. Fqinjët kishin dëgjuar shpërthimet, por mendonin se ishin fishekzjarre.
Ata janë alarmuar, pasi një nga të plagosurit u strehua në shtëpinë e një fqinji për të kërkuar ndihmë.
Autori i masakres me pas ka vrare veten. /MESAZHI/

The post Viti i Ri i përgjakshëm edhe në Brazil, 12 të vrarë nga një person i armatosur appeared first on Mesazhi.com.

Guterres e fillon detyrën e shefit të OKB-së

Posted: 01 Jan 2017 09:46 AM PST

Sekretari i ri i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ai dëshiron që viti 2017 të jetë një kohë kur "paqja do jetë kryesorja".

Guterres, i cili nga sot e ka zëvendësuar Ban Ki-moon si shef i OKB-së, ka thënë se ai dëshiron të punojë në zgjidhjen e luftërave dhe konflikteve të dhunshme në shtete si Siria, Sudani Jugor, Jemeni dhe Burundi.

"Si mund t'i ndihmojmë miliona njerëz që janë të përfshirë në konflikte, duke vuajtur shumë nga lufta, pa ndonjë shenj se atyre po iu vie fundi?" ka pyetur ai.

67 vjeçari, Guterres më parë ka punuar si Komisioner i Lartë i OKB-së për Refugjatë, një pozitë që e ka mbajtur për një dekadë.

Ish kryeministri portugez ka thënë se ai dëshiron që bota të ketë një dëshirë për Vitin e Ri, vendosjen e paqës si gjënë kryesore.

"Paqja duhet të jetë qëllimi dhe udhërrëfimi ynë", ka thënë ai dhe ka shtuar "e gjitha ajo që ne e kërkojmë si njerëzim – dinjiteti, shpresa, progresi dhe prosperiteti – varen nga paqja".

The post Guterres e fillon detyrën e shefit të OKB-së appeared first on Mesazhi.com.

Angela Merkel ngushëllon Turqinë: Sulm çnjerëzor

Posted: 01 Jan 2017 09:44 AM PST

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një mesazh ngushëllimi dërguar Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar sulmin terrorist në një klub nate në lagjen Ortakoy të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Terroristët kanë sulmuar edhe një herë vendin tuaj. Në Stamboll, ndaj njerëzve që dëshironin të festojnë Vitin e Ri është kryer një sulm çnjerëzor që denigron vlerat njerëzore. E dënoj sulmin dhe shpreh ngushëllimet e mia për ju. Mendimet e mia këtë mëngjes janë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre”, tha Merkel në mesazhin e saj.

Sulmin terrorist i kryer në prag të Vitit të Ri që la të vdekur 39 persona e ka dënuar edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Steinmeier tha se Stambolli “edhe një herë ishte viktimë e një ngjarje të tmerrshme dhe të përgjakshme” dhe se “është i tronditur me lajmin në prag të Vitit të Ri që arriti nga Bosfori”.

Ai deklaroi se viktimat ishin njerëz të pafajshëm të një sulmi qyqar. Ata, si miliona njerëz në botë deshën të presin bashkë vitin e ri pa probleme.

“E dënojmë ashpër këtë akt dhe çfarë do lloj forme të terrorizmit. Jemi me Turqinë në këto momente të vështira”, tha Steinmeier, i cili familjeve të viktimave u shprehu ngushëllime ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

The post Angela Merkel ngushëllon Turqinë: Sulm çnjerëzor appeared first on Mesazhi.com.

“Objektivi i terroristit ishte i gjithë njerëzimi”

Posted: 01 Jan 2017 09:26 AM PST

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë Mehmet Görmez ka reaguar për sulmin terrorist në Stamboll përmes një deklarate me shkrim në rrjetet sociale. “Kjo vrasje çnjerëzore është njëlloj sikurse të ishte kryer në një treg apo faltore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Görmez këtë deklaratë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter. Në lidhje me sulmin terrorist në Ortaköy të Stambollit ku humbën jetën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe një efektiv i policisë, Görmez ka thënë se dënon sulmin terrorist të organizuar në mesin e njerëzve të pambrojtur.

Duke vënë në dukje se kjo vrasje çnjerëzore është njëlloj sikurse të ishte kryer në një treg apo në një faltore, Görmez në vijim ka thënë se ajo nuk kishte për objektiv klubin apo diçka tjetër, por të gjithë njerëzimin.

“Terrori është i papranueshëm, nga do dhe nga cili do që të vijë. Ajo që e ndan këtë sulm terrorist të kësaj nate nga të tjerët është objektivi për të ndarë shtresat dhe për të futur probleme mes tyre. Është dita që të qëndrojmë të gjithë si popull përballë çdo lloj terrori. Dënoj ashpër këtë masakër të cilën asnjë ndërgjegje muslimani nuk mund ta pranojë. Ngushëlloj familjarët dhe të afërmit e viktimave si dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ngushëllime për të gjithë popullin.”

The post “Objektivi i terroristit ishte i gjithë njerëzimi” appeared first on Mesazhi.com.

Fshati i Kosovës që nuk e feston Vitin e Ri, ja pse

Posted: 01 Jan 2017 02:48 AM PST

Asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhe as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, ndonëse pak ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve.

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman, shkruan Zëri.

Është koha e faljes së drekës sipas rregullave të lutjes në fenë islame dhe banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që kryejnë lutjen ka pleq e të rinj.

Tradita e moskremtimit të ndërrimit të moteve Subhi Tusuni, 80-vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës. Ai thotë se shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

The post Fshati i Kosovës që nuk e feston Vitin e Ri, ja pse appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan: Do të vazhdojmë me vendosmëri në luftën kundër terrorizmit

Posted: 01 Jan 2017 02:41 AM PST

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në një klub nate në Stamboll. Duke dënuar ashpër sulmin, ai ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata të cilët kanë vënë në shenjestër qetësinë e popullit tonë dhe ata të cilët punojnë për ta, mundohen që përmes sulmeve të poshtra terroriste të destabilizojnë vendin, të prishin moralin e popullit dhe të krijojnë kaos. Por, ne si popull do të ruajm gjakftohtësinë, do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë kurrë lojëra të tilla të shpifura”, tha Erdoğan.

Në deklaratën e tij me shkrim, Presidenti Erdoğan duke dënuar ashpër sulmin e ndodhur në orët e para të vitit në një klub nate në Ortaköy të Stambollit ka thënë: “Ngushulloj familjarët e dëshmorit tonë dhe të rënëve të tjerë. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për miqtë e huaj që humbën jetën në këtë sulm të poshtër. Uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”.

Ndërsa duke vënë në dukje se lufta e Turqisë kundër terrorizmit do të vazhdojë, Presidenti Erdoğan në vijim ka shtuar: “Turqia e cila vazhdon luftën kundër terrorizmit është e vendosur të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për rajonin. Jemi të vetëdijshëm se sulmet terroriste që ndodhin në vendin tonë nuk janë të ndara nga ngjarjet që ndodhin aktualisht në rajon”.

Në vijim ai theksoi se Turqia është shumë e vendosur për të zhdukur njëherë e përgjithmonë terrorin në vendin ku ai ka rrënjët.

“Çdo shpirt që humbim në këtë proces, bashkë me dhimbjen, na shton edhe dëshirën për luftë kundër terrorizmit. Si vend dhe si popull do të vazhdojmë me vendosmëri në luftën kundër terrorizmit, kundër sulmeve të tyre të armatosura, ekonomike, politike dhe sociale. Sulmi terrorist në Stamboll ka treguar edhe njëherë se terrori ka vetëm një synim, atë të derdhjes së gjakut. Unë ngushulloj edhe njëherë familjarët dhe të afërmit e të ndjerëve si dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, ka thënë presidenti Erdoğan.

The post Erdoğan: Do të vazhdojmë me vendosmëri në luftën kundër terrorizmit appeared first on Mesazhi.com.

Foshnjat e para në vitin 2017, në Shqipëri vajzë, në Kosovë e Maqedoni djalë

Posted: 01 Jan 2017 12:39 AM PST

Foshnja e parë e lindur në vitin e ri 2017 në Shqipëri është vajzë, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni është djalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Foshnja e parë ka ardhur në kryeqytetin e Shqipërisë vetëm katër minuta pas ndërrimit të viteve dhe ajo peshonte 3.700 gram. Foshnja dhe nëna gëzon shëndet të plotë.

Ndërkohë, në Qendrën Klinike Universitarte në Prishtinë, fëmiu i parë ka lindur djalë dhe peshon 3.650 gram. Ky fëmijë i parë në vitin 2017 në Kosovë ka lindur përmes operacionit dhe gjendja e tij bashkë me nënën është shumë e mirë.

Foshnja e parë në Shkup në vitin 2017 është djalë, i lindur në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në ora 04:15 në Spitalin e specializuar për gjinekologji “Nënë Tereza” në Çair.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza bëri të ditur se foshnja peshon 3.4 kilogram dhe i gjatë 53 centimetra. Ky është fëmija i parë i nënës Hikmet Ramadan Nuredini e lindur në vitin 1991.

Nënën dhe fëmijën sot do ti vizitojë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, njofton shërbimi për informim i Qytetit të Shkupit.

The post Foshnjat e para në vitin 2017, në Shqipëri vajzë, në Kosovë e Maqedoni djalë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :