Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“​Mustafa telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së delegates së Kuvendit të Kosovës” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“​Mustafa telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së delegates së Kuvendit të Kosovës” plus 9 more Ferizaj Press


​Mustafa telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së delegates së Kuvendit të Kosovës

Posted: 05 Jan 2017 09:43 AM PST

Kryeministri Isa Mustafa

Në telegram, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Ismajli, për delegatët e Kuvendit të Kosovës si dhe kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Ilaz Ramajli.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka theksuar se zonja Ismajli dhe delegatët e tjerë të Kosovës në kohërat më të vështira dhanë kontribut historik në miratimin e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, duke rikonfirmuar vullnetin e paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka shprehur respektin e Qeverisë së Kosovës për të gjitha ato gra dhe burra, që kontribuuan në çfarëdo forme për realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë zonjën Kadrije Ismajli, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 dhe që miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik janë dekoruar me "Medaljen e Artë të Pavarësisë" nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, më 2 korrik 2004. /Lajmi.net/

.

Mbyllet organizata e bamirësisë që ndihmonte gratë Yazidi

Posted: 05 Jan 2017 09:43 AM PST

Organizata bamirëse Yazda, me seli në qytetin irakin Dohuk, ka ofruar ndihmë dhe përkujdesje mentale që prek vitit 2014 për gratë dhe vajzat Yazidi që janë përdhunuar dhe skllavëruar nga IS-i.

Drejtori ekzekutiv i Yazda-s Murad Ismael tha se zyrat e tyre u mbyllën më 2 janar nga autoritetet kurde që e akuzuan grupin për përfshirje të paligjshme në "aktivitetet politike".

Ismael tha se akuzat ishin të "pabaza" dhe jetët e shumë grave tani janë në rrezik për shkak se ato nuk mund të marrin trajtim psikologjik për traumat e tyre.

Mbyllja u dënua nga Human Rights Ëatch.

Megjithëse ka edhe grupe të tjera humanitare në rajon, Ismael tha se të mbijetuarat u ndjenë më rehat kur biseduan me psikologët Yazidi për përvojat e tyre.

Ai tha se shumica e grave të shpëtuara do të kryenin vetëvrasje nëse psikologët e Yazda-s nuk do t'u ndihmonin .

Mijëra gra dhe vajza qenë rrëmbyer, torturuar dhe përdhunuar seksualisht nga luftëtarët e IS-it pasi militantët rrethuan Yazidët në Sinjar në veriperëndim të Irakut më 2014.

Ndërsa disa prej tyre arritën të ikin, më shumë se 3500 mbetën të ngujuara.

.

Shpend Ahmeti apel qytetarëve: Reduktoni lëvizjet me makina

Posted: 05 Jan 2017 09:43 AM PST

Shpend Ahmeti

Kjo pasi siç thotë ai, duke filluar nga tani e gjithë vikendin, temperaturat do të jenë shumë të ulta prej -11 sonte, -19 nesër e premte e deri në -21 të shtunën.

"Të reshurat sonte 12 cm borë. Ju lusim që të reduktoni lëvizjet me makina dhe për çdo emergjencë lajmëroni në 080012233, 080012244, dhe 080012255", ka shkruar ai./Lajmi.net/

.

Vulin ironizon me Lunacekun: Thirre vetë Vuçiqin, dhe tregona çfarë të thotë për Haradinajn

Posted: 05 Jan 2017 09:43 AM PST

Vulin i tha asaj se ajo personalisht të ushtroi presion mbi kryeministrin serbe Aleksandër Vuçiq që të heqë dorë nga urdhër-arrestet ndërkombëtare.

"Unë i bëj thirrje Ulrike Lunacek-ut që të mos i bëj thirrje BE-së të ushtroi presion mbi Serbinë, por personalisht të flas me kryeministrin Vuçiq dhe menjëherë ta informojmë opinionin Evropian se si ka kaluar (gjatë bisedës me Vuçiqin)", ka thënë Vulin për Tanjugun, transmeton lajmi.net.

"Me padurim presim lajme", shtoi ai.

Lunacek, e cila është edhe Raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka kërkuar nga ana e BE-së që të ushtroi presion mbi Serbinë, pas arrestimit të Ramush Haradinajt, që të heqë urdhër-arrestin ndërkombëtar, pasi ai konsiderohet i vjetruar.

Lunacek i bëri thirrje, kreut të diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, si dhe të gjitha qeverive të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, e sidomos atyre që e kanë njohur Kosovën, që t'i bëjnë të qartë Serbisë se mbajtja e urdhër-arrestit është e vjetruar dhe si e tillë duhet të tërhiqet.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja, u arrestua të mërkurën në Francë nga një urdhër- arrest të lëshuar nga Serbia.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar arrestimin e Haradinaj dhe ka thënë se Serbia do të kërkoj ekstradimin e tij. /Lajmi.net/

.

Sherifi: Akuzat se gjoja dëshmitarët në Kosovë janë kërcënuar dhe vrarë, s’janë të reja

Posted: 05 Jan 2017 09:43 AM PST

Bilall Sherifi

 

 

Bilalli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se krahas prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë e ndërkombëtar akuzat për gjoja kërcënimin e dëshmitarëve ose vrasjen e tyre e përsëritnin edhe politikanë serbë të sortës së Koshtunicës

Ky është postimi i plotë i Sherifit:

Akuzat se gjoja dëshmitarët në Kosovë janë kërcënuar, madje edhe janë vrarë, nuk janë të reja, janë akuza të përsëritura deri në banalitet. Të gjithë prokurorët që kishin lëndët e sajuara kundër luftëtarëve të UÇK-së, qofshin prokurorët e gjykatës ndërkombëtare të Hagës, qofshin ata që udhëhiqnin proceset gjyqësore në Kosovë, kur ballafaqoheshin me mungesa provash arsyetoheshin se gjoja "dëshmitarët ishin kërcënuar apo vrarë".

Kjo formë e justifikimit ishte e njohur si formë që paraprakisht kishin përdorur prokurorët dhe gjyqtarët serbë dhe që ishte përvetësuar nga Carla del Ponte dhe disa prokuror të UNMIK-ut dhe të EULEX-it.

Krahas prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë e ndërkombëtar akuzat për gjoja kërcënimin e dëshmitarëve ose vrasjen e tyre e përsëritnin edhe politikanë serbë të sortës së Koshtunicës, Tadiçit, Daçiçit, Vuçiçit, Nikoliçit dhe ndërkombëtarë qofshin të spektrit fashist ose komunist të llojit të Le Penit dhe të Luc Melencon apo të neonazistit Undo Voigt…Dhe në fund kësaj akuze të rrejshme iu bashkua edhe Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të vendit.

Arsyet pse Carla del Ponte dhe zyrtarët Serbë i kanë bërë këto akuza kundër Kosovës janë të shpjegueshme, ata i ka bashkuar armiqësia ndaj Kosovës dhe SHBA-ve.

Mirëpo përsëritja e akuzave të njëjta nga presidenti i vendit Hashim Thaçi është shumë më e rëndë. Është shumë më e rëndë sepse armiqtë e Kosovës do ta përdorin si argument përpara të gjithë atyre që kishin dilema mbi vërtetësinë e këtyre akuzave. Kjo deklaratë e papërgjegjshme e Presidentit të Kosovës është thikë pas shpine UÇK-së dhe implikim i drejtpërdrejtë në fshehjen e kriminelëve që kishin kryer krimet që u mvishen luftëtarëve të lirisë.

Për mua, ky veprim i Hashim Thaçit përbën një përpjekje dëshpëruese të tij për të ndërruar statusin e tij personal në raport me Gjykatën Speciale. Në të ardhmen do të shihni se si kjo deklaratë e tij në të gjitha proceset që do të mbahen nga Gjykata Speciale do të përdoret si dëshmi nga prokurorët kundër të akuzuarve dhe kundër Kosovës. Pra, përmes kësaj deklarate Hashim Thaçi i vetë ofrohet Gjykatës Speciale si dëshmitar. Vetëm se ky jo sikur dëshmitar i mbrojtur! Mbase anonim?

.

Thaçi arrin t’i ulë në një tavolinë liderët shqiptarë të Maqedonisë (Foto)

Posted: 05 Jan 2017 09:08 AM PST

"Bashkë me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë, sot diskutuam për nevojën e një koordinimi më të mirë ndërshqiptar atje, duke u bazuar në respektimin e vullnetit të votuesve dhe në riafirmimin e përcaktimeve programore dhe strategjike. Aliu, Bilalli dhe Ziadini shprehen gatishmërinë e tyre për t'u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë", ka shkruar Presidenti në Facebook.

zia1 zia2

.

Kuvendit i kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen që të trajtohen edhe krimet serbe

Posted: 05 Jan 2017 09:08 AM PST

Kuvendi

Në Kralan, më 4 Prill 1999 janë ekzekutuar 86 civilë shqiptarë të moshës nga 14 deri 55 vjeçare nga ushtria dhe policia serbe. Vrasësit e tyre edhe pas 17 viteve gjenden të lirë nëpër Serbi.

Në të njëjtën kohë OJQ 'Familja dhe Shpresa' kërkon që Parlamenti i Kosovës të marrë vendim detyrues që ta kushtëzojë dialogun e Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve të luftës dhe e deri në detyrimin e Serbisë për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë dhe dërgimin e përgjegjësve të Serbisë para drejtësisë në këtë gjykatë për të gjitha krimet e tjera të luftës gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

" Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që edhe pas më shumë se 17 viteve askush nuk është dënuar nga gjykatat ndërkombëtare për krimin në Kralan dhe krimet e tjera ndaj civilëve të komunës së Klinës. Ekzekutuesit dhe përgjegjësit e tjerë nga ushtria dhe policia e Serbisë gjenden ende të lirë edhe pas këtyre shumë viteve. Kjo është skandaloze dhe e turpshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe ata që thirren në drejtësi ndërkombëtare" tha përfaqësuesja e OJQ-së "Familja dhe Shpresa" Zana Bytyqi.

"E pakuptueshme dhe e pa pranueshme po ashtu është që Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës kanë pranuar të miratojnë një ligj kaq selektiv i cili në formën aktuale nuk merret me krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë. Është koha që qeveritarët dhe deputetët e Kosovës, të të gjitha partive politike, të këndellen e të marrin guximin që të plotësojnë këtë ligj e të mundësojnë që edhe kriminelët e Serbisë të gjykohen në këtë gjykatë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë", tha më tutje  Bytyqi.

kerkesa-parl-depozuar

 

.

Në Beograd sulmohet kameramani i Anadolu Agency

Posted: 05 Jan 2017 08:57 AM PST

Kameramani i AA, Ibrahimkadiç nga sulmi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pas sulmit për transportimin e tij në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd u ndihmua nga pjesëtarët e xhandarmërisë. Ibrahimkadiç aktualisht është vendosur në kujdes intensiv.

Persona deri më tani të paidentifikuar kanë sulmuar Ibrahimkadiç pas shpine, ndërsa si gjatë ashtu dhe pas sulmit nuk kanë folur dhe nuk kanë marrë sende me vlerë.

Punonjësi i AA është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit, pas kthimit nga Bosnja dhe Hercegovina, ku qëndroi për festën e Vitit të Ri.

Për sulmin ndaj kameramanit të AA është informuar Ambasada e Bosnjës dhe Hercegovinës në Serbi dhe Ambasada e Republikës së Turqisë, si dhe autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë.

Anadolu Agency (AA) dënon ashpër sulmin ndaj punonjësit të saj, dhe iu bën thirrje të gjitha autoriteteve kompetente në Serbi që sa më shpejt të hetojnë dhe zbardhin këtë rast.

Nihad Ibrahimkadiç në Serbi si kameraman i AA-së ishte angazhuar që nga viti 2012.

.

Hoxhaj bisedon me homologun e tij francez, i kërkon lirimin urgjent të Haradinajt

Posted: 05 Jan 2017 08:57 AM PST

"Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologun tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn", ka thënë Hoxhaj. /Lajmi.net/

.

Vitia bllokohet nga bora, komuna nuk i pastron rrugët (Foto)

Posted: 05 Jan 2017 08:57 AM PST

Një lexues i portali lajmi.net, i ka dërguar disa fotografi nga atje ku shihen rrugët e pa pastruar dhe më shumë botë, gjë që qytetarëve ju është bërë e pamundur të lëvizin lirshëm.

Qytetari ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rrugëve kryesore në viti, pasi sipas tij, komuna dhe as kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve nuk kanë marrë përgjegjësi për të kryer punën e tyre. /Lajmi.net/

15934660_1352619758113841_1474818549_n 15879545_1352619744780509_1242735765_n 15879551_1352619628113854_1932203681_n 15878664_1352619601447190_1440156280_n 15822364_1352619558113861_909307823_n 15879613_1352619504780533_1849280331_n 15879232_1352619448113872_1170860481_n 15879236_1352618771447273_222583593_n 15934704_1352618588113958_1655762719_n 15879264_1352618418113975_1550726690_n 15879373_1352618401447310_488833511_n

 

.

Related Posts :