Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi, procedurat e reja për emigrantët shqiptarë” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi, procedurat e reja për emigrantët shqiptarë” plus 9 more - Gazeta Dita


Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi, procedurat e reja për emigrantët shqiptarë

Posted: 09 Jan 2017 02:15 AM PST

 

Duke filluar nga muajt e parë të 2017-ës, do të ketë ndryshime për sa i përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. Deri tani leja e qëndrimit ishte në formë "stiker" që ngjitej tek pasaporta e emigrantëve.

Kjo nënkuptonte që nëse pasaporta juaj mbaronte, duhej të fillonit procedurat për nxjerrjen e pasaportës së re dhe gjithashtu zëvendësimin e stikerit të lejes tuaj të qëndrimit, që duhej vendosur te pasaporta e re.

Tani ato do të zëvendësohen nga "Karta e Emigrantit" (aftoteles egrafo), që do jetë një kartë elektronike (siç janë kartat e identitetit shqiptare), të cilat përveç të dhënave personale, do të kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografia elektronike (tip pasaporte) dhe shenjat e gishtërinjve të emigrantit. Karta do jetë e pajisur me mikroçip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna.

Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre.

Me "Karta e Emigrantit" do të pajisen të gjithë emigrantët që do të marrin leje të reja qëndrimi. Emigrantët që faktikisht disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme t'i ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

Këto ndryshime vijnë në zbatim të Rregullores Europiane 380/2008, në bazë të së cilës të gjithë vendet anëtare kanë marrë përsipër të përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë shtetasit e vendeve të treta që jetojnë në BE.

Deri sot emigrantet aplikonin për arsye të jashtëzakonshme vetëm në ministrinë e brendshme. Kështu që emigrantët ishin të detyruar të paraqiteshin në Athinë për të aplikuar.

Por tashmë kjo do të ndryshojë, sepse emigrantet do kenë mundësi të aplikojnë në gjithë shërbimet përkatëse të prefekturave, (apo periferive siç quhen tashmë) të vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të paraqiten në Athinë, gjë që kërkonte shpenzime në para dhe në kohë./tribunanews/

Blushi: Si vidhet nafta, ka ardhur koha ta rimarrim

Posted: 09 Jan 2017 02:09 AM PST

Deputeti Ben Blushi shkruan në Facebook se nafta e Shqipërisë vidhet.

Sipas Blushit, vendi ynë ka resurse të mëdha dhe përfitimi prej naftës, por fitojmë më pak se vendet e tjera të rajonit.

Statusi i Blushit:

SI VIDHET NAFTA E SHQIPËRISË

Jemi vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Europë. Fushat tona naftëmbajtëse shkojnë deri në 20 mijë hektarë. Depozitat tona mund të arrijnë 400 milion ton nga të cilat janë shfrytëzuar afro 10 për qind.

Po çfarë fitojmë nga gjithë kjo pasuri? Ndoshta më pak se c'fiton Mali i Zi vetëm nga investimi në një resort turistik. Shumë më pak se c'fiton Kroacia nga shitja e 100 futbollistëve dhe shumë më pak se c'fiton Greqia nga prodhimi i shisheve plastike.

Ne përfitojmë afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit, punësojmë më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor, prodhojmë dy herë më pak se në vitet 70′ kur nxirrnim 2,5 milion ton në vit, shkaktojmë më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër.

A duhen më shumë arsye për te kuptuar se sa shumë humbim? A duhen më shumë shifra për të kuptuar se ku janë paratë e shkollave dhe spitaleve që na mungojnë? A duhet më shumë për të kuptuar se sa vidhemi?

Nuk besoj. Kompanitë e naftës në Shqipëri kanë blerë kontrata 25 vjeçare dhe blejnë kontrollorët e tyre cdo vit.

Me fitimet nga nafta jonë blejnë qeveritë tona. Pra na blejnë dy herë. Çdo shtet serioz do ti kishte rishikuar këto kontrata duke i kthyer publikut pjesën që i takon: pjesën e luanit.

Nafta që kemi nën tokë i takon brezave dhe ne s'kemi të drejtë ta shpërdorojmë në këtë mënyrë mizore. Ka ardhur koha ta rimarrim! Me çdo kusht!

Opozitë nga zyrat e ngrohta me kondicionerë!

Posted: 09 Jan 2017 02:07 AM PST

Forcat e natyrës janë të egra,
më të fuqishme se çdo qeveri,
forcat e natyrës janë të verbra,
bien pa mëshirë mbi çdo njeri!

Kjo borë e madhe me furtunë,
ka katër ditë që ka nisur,
po shtetin unë e shoh të gjithë në punë,
njerëzit asnjë çast s’i ka braktisur.

Shteti ka qenë natë e ditë,
pranë të pastrehëve dhe të mjerëve,
e SHQUP-i po bën opozitë,
në zyrat e ngrohura prej kondicionerëve!

Kur fushat-kodrat dhe malet,
me borë të rëndë janë të mbuluara,
me shkop magjik s’mund të zgjidhen hallet,
kur të gjitha mundësitë janë të kufizuara.

Në sprovë të madhe është shteti,
dhe jo majmunët e majmur të opozitës,
që kësaj here kauzën e gjeti,
në mungesën e përkohshme të kripës!

Nuk mund të flas për situatë ideale,
kur natyra shfryn çdo çast stuhi dhe borë,
kur rrugët nacionale nëpër male,
zhbllokohen e bllokohen për një orë!

Kam parë ministra në Qafën e Buallit,
ku të ngrin akulli me erë,
po opozita s’del dot prej zhguallit,
prej zyrave të ngrohura me kondicionerë!

Kam parë heronjtë e OSSHE-së,
në majë të shtyllave gati ngrijnë çdo ditë,
që dhe SHQUP-i pa fe e pa besë,
njëzet e katër orë të ketë dritë!

Dimri vazhdon dhe më i tërbuar,
me solidaritet ne po e sfidojmë,
ndaj Atdheu s’është paralizuar,
gati të gjitha arteriet funksionojnë.

Kjo është një betejë titanike,
gati një luftë për mbijetesë,
e partia jonë demokratike,
as oborrin e saj s’pastron dot me fshesë!

Të parat janë jetët njerëzore,
që duhen ruajtur me çdo lloj çmimi,
sa të ikin këto ditë dëbore,
këto ditë të jashtëzakonshme dimri!

Forcat e natyrës janë të verbra,
kudo pa mëshirë ato kanë qëlluar,
kemi kaluar katër ditë të egra,
dhe gjer tani beteja quhet e fituar.

Do kryente sulme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, burg për berberin nga Shkodra

Posted: 09 Jan 2017 01:58 AM PST

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën "arrest në burg" për berberin nga Shkodra Ergys Faslliu, i cili dyshohet se do kryente sulm terrorist gjatë ndeshjes 'Shqipëri-Izrael e cila u zhvillua në Elbasan.

Ergys Faslliu ishte drejtues i celulës terroriste e cila ishte e përbërë nga 4 persona.

Berberi nga Shkodra do të qëndrojë në burg, edhe pas masës së dhënë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, i akuzuar si kreu i celulës terroriste që do kryente sulm në stadiumin e Shkodrës, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Ergys Fasllia punonte si berber ne Shkodër, por dyshohet se njëherësh drejtonte celulën e përbërë nga 4 persona.

Fasllia kërkoi lirimin në Gjykatën e Apelit, pas masës 'arrest në burg' që dha Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda. Sipas prokurorisë Fasllia duhet të qëndrojë në burg pasi për të po kryhen ende hetime.

Ergys Fasllia u zbulua pas informacioneve të dhëna nga shërbimet inteligjente dhe pas arrestimit të një celule me të cilën ai bashkëpunonte në Kosovë.

4 personat e arrestuar nga Antiterrori dhe Prokuroria në Shkodër mohojnë akuzat për terrorizëm.

Shtetasit e vendosur në pranga Ergys Fasllia, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani si dhe Bekim Protopa, kanë hedhur poshtë akuzat për terrorizëm apo indoktrinim të besimtarëve.

Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa, mjek në Malësi të Madhe, që dyshohet se kanë qenë organizatorë të grupit, kanë refuzuar të kenë njohje me dy personat e tjerë të arrestuar.

Sipas të dhënave, 4 të arrestuarit në Shqipëri janë në një linjë me 7 të arrestuarit e aksionit në Kosovë të cilët dyshohet se po ndërmerrnin veprime për kryerjen e cenimit të sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve.

Çfarë e pengon dialogun shqiptaro-serb

Posted: 09 Jan 2017 01:55 AM PST

 

Nga Lavdosh Ahmetaj

 

Ka një perceptim sipërfaqësor mbi zhvillimet e viteve të fundit, si dhe mbi koniukturat gjeopolitike të kohës në rajon, në një kontekst të ngushtë mbi marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve. Është krijuar përshtypja se janë dy forca që lëvizin në fushë: ato "progresive" që, edhe nën trysninë e fuqive diktuese ndërkombëtare, bëjnë përpjekje për një dialog shqiptaro-serb në kuadër të integrimeve rajonale e kontinentale, për sheshimin e mosmarrëveshjeve të shkuara, për një klimë bashkëpunimi e mirëkuptimi, e deri bashkëjetese në kushte të reja. Nga ana tjetër ato "regresive", "nacionaliste" që janë refrektare ndaj një tendence të tillë dhe kërkojnë të mbajnë ndezur armiqësinë mes palëve. Në këto dy kahje mund të "integrohen" edhe lëvizjet konkrete politike, shoqërore e mediatike, qofshin edhe ato sporadike në dukje, si rasti i përplasjes për vijën e demarkacionit me Malin e Zi, qëndrimet bardhë-e zi mbi bisedimet e herahershme Tiranë-Beograd apo Prishtinë-Beograd, çështjet konkrete të mbetura pezull mes palëve, e deri tensionet në fushën e futbollit.

Ndërkohë të gjitha rekomandimet, këshillat apo edhe presionet e faktorit ndërkombëtar ngrihen mbi kërkesën për një dialog shqiptaro-serb, proces i pashmangshëm dhe pothuaj i detyrueshëm për koniukturat e kohës. Dhe ky dialog do të ishte vërtet konstruktiv për vetë rajonin si dhe për ardhmërinë e vetë palëve në diskutim, nëse do të ngrihej mbi një shtrat të qenësishëm dhe mbi kushtet reale që mundësojnë një dialog, apo më tej një mirëkuptim e bashkëpunim. Por shihet se të gjitha lëvizjet në këtë drejtim bëhen të sforcuara dhe pa një ridimensionim të politikave në përputhje me realitetet e reja shtetërore e kombëtare, si dhe me asetet e ndryshuara radikalisht në dy dekadat e fundit. Pra, kërkohet një dialog pa ndryshuar thelbin e raporteve të vjetra mes faktorëve politikë në fjalë, pa llogaritur premisat nga të cilat duhet nisur ky dialog, pasi palët veprojnë mbi mendësi dhe shtrat konceptual të bazuar mbi reminishencat e shkuara, pa përpjekjen dhe përgatitjen e nevojshme për të ngritur këtë institucion (pra, dialogun) mbi themele të qëndrueshme në përkim me potencialet dhe resurset vetjake të secilës palë. Në këtë kontekst, duket se një "dialog shqiptaro-serb" është i parakohshëm dhe fiktiv në mënyrën që rekomandohet të zhvillohet, pasi ka barriera që e pengojnë seriozisht atë. Po çfarë e pengon realisht dialogun shqiptaro-serb?

Duhet thënë fillimisht, për të mos rënë në keqkuptim, se këtu nuk bëhet fjalë për bisedime të rastit (për çështje teknike, takime protokollare apo të nxitura nga rrethana detyruese nga faktorë madhorë) mes qeveritarëve të radhës në Tiranë e Beograd apo në Prishtinë e Beogradi, çka edhe krijojnë atë perceptim të sipërfaqshëm të këtij dialogu, shpesh te amplifikuar mediatikisht edhe si kryetemë e ditës në axhendën politike rajonale. Me dialog shqiptaro-serb kuptojmë atë proces marrëdhëniesh midis dy palëve (kombëtare e shtetërore, pavarësisht artificit të dy shteteve shqiptare) që gjenden të detyruara të bashkëjetojnë – në armiqësi, në superim të njëanshëm apo mirëkuptim- si fqinjë të përhershëm në një rajon të caktuar, pavarësisht simpative apo antipative që ushqejnë kundrejt njëra-tjetrës. E në këtë hulli, pavarësisht propagandës që flet hera-herës me retorikë të sforcuar për "frymë bashkëpunimi, integrimi e mirëkuptimi" për të krijuar një imazh utopik të këtij dialogu, ky proces ende nuk ka nisur, apo mungon madje vullneti për ta nisur për sa kohë palët ende nuk kanë bërë rivlerësimin dhe nuk kanë reflektuar mbi kushtet reale mbi të cilat duhet të nisë ky dialog institucional.

Përpara se të kalojmë në evidentimin e pengesave, le të shohim llojet e raporteve mbi të cilat mund ngrihet një bashkëjetesë e diktuar dhe e kushtëzuar (si në rastin tonë mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë rajon):

së pari, është raporti i armiqësisë pothuaj të përhershme në thelb, kur palët ushqejnë të njëjtën ndjenjë dhe zhvillojnë të njëjtën politikë të ndërsjellë karshi njëra-tjetrës, mbi parimet bazë të një nacionalizmi aktiv pavarësisht modeleve ideologjike që afrojnë kohët e ndryshme, me konceptin e përjashtimit, mposhtjes apo dhe të asgjësimit të mundshëm të potencialeve të tjetrit të konsideruar si armik. Në këtë raport, kur potencialet qëndrojnë në ekulibër dhe ka një konseguencë politike të secilës palë për të ruajtur dhe përmbushur ngulmësisht interesat vetjake, paradoksalisht afrohet edhe një mundësi dialogu (të përkohshëm apo në kohëzgjatje, varësisht qëndrueshmërisë së ekulibrit të ndërsjellë), një lloj armëpushimi dhe paqeje korrekte "luftëtarësh".

së dyti, raporti i superimit të njëanshëm, apo i nënshtrimit të njërës palë nga tjetra. Ky raport mund të jetë i përkohshëm apo i përhershëm, varësisht nga zhvillimi i potencialeve, i vetëdijes apo dhe i kahjes politike në palën e nënshtruar. Kjo lloj bashkëjetese padyshim që nuk afron asnjë mundësi dialogu, por ajo çka mund të quhet dialog është vullneti i shprehur i njërës palë dhe bindja e palës tjetër.

së treti, raporti i mirëkuptimit. Në këtë rast, interesat e secilës palë bashkëjetuese në fqinjësi kanë gjetur politika të urta që plotësojnë interesat e tyre dhe stabilitetin e tyre në marrëdhënie të ndërsjella miqësie dhe mirëkuptimi. Veçse duhet pasur parasysh se ky raport mund të jetë ekzistent vetëm kur palët nuk përmbajnë në kujtesën historike, të hershme apo të vonshme, zhvillime të hidhura e të papërtypshme, kur realiteti territorial, demografik, ekonomik, etj, i njërës palë, nuk është arritur si pasojë e grabitjes së palës tjetër, kur historikisht janë detyruar të përballen me palë të treta që i kanë sjellë në rrethana të mirëkuptimit dhe bashkëveprimit për të përballuar rrezikun jashtë rajonal. Më tej, ky mirëkuptim (në terma teorikë) mund të arrihet edhe kur pala që në një kohë të caktuar historike ka përvehtësuar territore, popullsi apo resurse të tjera prej fqinjit, ka vullnetin të kthejë atë ç’ka është e mundshme dhe reale. Apo më tej kur pranon të heqë dorë edhe prej platformës së përhershme kombëtare e shtetërore e cila ngrihet mbi konceptet e dy raporteve të mëparshme, domethënë të armiqësisë apo të superimit.

Në perspektivën e këtyre tre raporteve, bashkëjetesa shqiptaro-serbe ka qëndruar prej mëse një shekulli politikisht në raportin e dytë, e më tej edhe oferta e një dialogu është ngritur gjithherët mbi premisat e këtij raporti. Qoftë kjo edhe kur është nxitur apo "urdhëruar" nga faktorë madhorë të politikës globale një dialog shqiptaro-serb. Pse arrihet në këtë përfundim? Raporti i mirëkuptimit është i përjashtuar thelbësisht përderisa serbët kanë qëndrim të pandryshuar në mohimin e realitetit faktik shqiptar dhe të drejtat e tyre (shqiptarëve) për të njësuar drejtësisht hapësirat jetike, popullsitë, ekonomitë e gjithçka tjetër, mbi bazën e potencialeve të tyre reale. E ky qëndrim nuk ka lëvizur "nga istikami" pavarësisht modaliteteve apo kostumeve të stinës politike e ideologjike që ndërrohen në regjimet apo qeverisjet e tyre, pa përfillur llogaritjen e potencialeve vetjake shtetërore e kombëtare në kohë të ndryshme. Ndërsa raporti i parë, ai armiqësisë së ndërsjellë, nuk ka arritur të institucionalizohet, pavarësisht shfaqjeve apo shprehjeve popullore në këtë sens, pasi kjo do të kërkonte që shqiptarët të kishin të njëjtin shtrat konceptual në politikën dhe strategjinë e tyre kombëtare, domethënë të ushqenin të njëjtën frymë urrejtje, agresiviteti dhe ekspansioni si serbët. Fryma difensive, ankimtare, viktimizuese, sjellja inferiore karshi palës tjetër, nuk flet për reciprocitet armiqësor, por vetëm të shtyn të klasifikosh këto marrëdhënie në raportin e dytë, domethënë atë të superimit apo të nënshtrimit të njërës palë nga tjetra. Dhe shfaqjet publike të shenjave të armiqësisë shqiptare janë veçse reagim i vetvetishëm i të lënduarit sa herë që merr plagë të reja. Ndërsa tek serbët urrejtja është permanente dhe në konstitucionin shpirtëror e mendor të tyre, tek shqiptarët është e përkohshme dhe jo një frymë konstituive, e detyruar nga rrethanat dhe veprimi agresiv serb. Përndryshe këta të fundit janë të gatshëm, edhe pse e kanë pësuar gjithë kohën në kurriz të tyre, të shtrijë dorën e pajtimit, të "miqësisë", të mirëkuptimit e bashkëpunimit, pa rivendikuar dhe rikuperuar dëmet e pësuara.

Nga ana tjetër, shqiptarët (në këtë përcaktim shumësor në fakt duhet kuptuar politika që zhvillohet ndër ta e jo entiteti popullor) edhe armiqësinë, edhe mirëkuptimin e kanë të kushtëzuar gjithherët nga interesi dhe humori i të tjerëve, domethënë nga faktorët madhorë ndërkombëtarë. Duket sikur politikisht nuk mendojnë vetë, por veprojnë vetë për të përmbushur vullnetet e të tjerëve. Edhe kur kanë vepruar me parametrat e armiqësisë dhe "dialogun" e kanë zhvilluar me mjete të forta, kokën e kanë mbajtur mbrapa për të marrë sinjalin se deri ku duhet të shkojnë, deri ku është urdhëri apo leja për të vepruar.

Pra ka pasur dhe vijon të ketë një raport të zhdrejtë mes dy faktorëve, atij shqiptar dhe atij serb, për të institucionalizuar një dialog të mirëfilltë mes dy palëve bashkëjetuese në rajon, përderisa atyre u kërkohet të zhvillojnë këtë proces mbi premisa dhe reminishenca të vjetra që afrojnë një raport diskriminues për njërën palë. Por ky dialog është i kërkuar dhe i nevojshëm për politikat madhore të integrimit rajonal në bashkësinë kontinentale. Padyshim po. Por së pari duhen krijuar premisat e këtij dialogu, duhen ngritur palët në vetëdijen e një raporti të ndërsjellë të sinqertë, pa tejkaluar atë proces të nevojshëm reflektimi për të rivlerësuar bashkëjetesën mbi bazën e potencialeve reale që ka secila dhe për të respektuar asetet që zotërohen prej tyre, ndërkohëdhe pa mbartur në këtë dialog reminishencat e politikave të deritashme të superimit e të përfitimit të njëanshëm serb në kurriz të shqiptarëve.

Është e pakonceptueshme që të nisë ky dialog: -së pari, nëse serbët nuk do të bëhen të ndërgjegjshëm se edhe institucionalisht nuk kanë më atë aset shtetëror ose konstitucion shtetëror që i afronte shteti i mbretërisë së dikurshme apo federata jugosllave, kur për arsye gjeopolitike mund të "justifikonte" aneksime entitetesh kombëtare të tjera, por se tashmë kanë statusin e një shteti kombëtar serb dhe nuk mund të pretendojnë të përfshijnë brenda vetes një entitet kombëtar të huaj si Kosova që për më tepër është pothuaj sa gjysma e popullsisë serbe në shtetin e tyre. Me këtë reminishencë të politikës së vjetër, me këtë rrobë statutore ekspansive që "i rri tepër e madhe" natyrshëm që nuk mund të pretendojë që të ketë akses në një dialog të mundshëm shqiptaro-serb, aq më pak më tej me mitizime historike e folklorike që mjerisht i kanë bërë punë fort në të shkuarën në realizimin e synimeve agresive politike; – e së dyti, nëse shqiptarët nuk vetëdijësohen për realitetin e ri të tyre, për ridimensionimin si faktor rajonal qoftë për hir të potencialeve territoriale (edhe pse koniukturalisht të ndarë në tre shtete), qoftë atyre demografike, ekonomike e kulturore, duke u çliruar nga ajo psikozë viktimizimi që i ka karakterizuar përgjatë këtyre 130 viteve dhe që i ka kondicionuar në të bërit politikë dinjitoze e në raport të drejtë me serbët, por edhe me fqinjët e tjerë ballkanikë.

Pra, një dialog i qenësishëm shqiptaro-serb mund dhe duhet të nisë padyshim, jo me lëvizje utopike e altruiste për një raport mirëkuptimi inekzistent të kërkuar nga jashtë pa pretendimin për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga raporti i zhdrejtë i deritanishëm, por vetëm duke eleminuar ato barriera së pari konceptuale, e së dyti reale që gjenden mes palëve, së treti, ndryshimi i frymës shtetërore, duke reflektuar kohën. E natyrshëm që kjo nuk mund të arrihet vetëm me vullnetin apo me gatishmërinë e shqiptarëve, sado të devotshëm që të tregohen duke shkelur mbi veten.

Assad gati të dorëhiqet: Presidenti të zgjidhet nga populli

Posted: 09 Jan 2017 01:50 AM PST

 

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka bërë të ditur se qeveria e tij është e gatshme të negociojë "gjithçka" në bisedimet e propozuara të paqes në Kazakistan, aty ku ende nuk dihet me saktësi se kush do ta përfaqësojë opozitën, ndërsa as data nuk është përcaktuar.

Assad tha gjithashtu se armëpushimi i ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia, aleati më i madh i tij, ishte duke u shkelur dhe se ushtria do të shtinte në dorë të gjithë territorin e Sirisë, përfshi zonën e kontrolluar prej rebelëve pranë Damaskut, ku është bombarduar dhe nxjerrë jashtë shërbimit një ujësjellës.

Ai i bëri këto komente për mediet franceze, të cilat janë publikuar gjithashtu edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, "SANA".

Rusia njoftoi muajin e kaluar se kishte rënë dakord me Assadin, Iranin dhe Turqinë, se kryeqyteti Astana i Kazakistanit duhej të ishte vendi i organizimit të bisedimeve të reja për paqen, pasi rebelët pësuan humbjen më të madhe gjatë luftës civile, duke u zmbrapsur nga Aleppoja lindore.

Rusia dhe Turqia, një sponsorizuese e fuqishme e opozitës anti-Assad, kanë ndërmjetësuar paqen edhe si një hap drejt rinovimit të diplomacisë, pavarësisht se të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shumë shkelje.

Assad tha se delegacioni qeveritar ishte i gatshëm të shkonte në Astana "kur të përcaktohet data e konferencës".

"Jemi gati të ulemi në negociata mbi gjithçka", tha ai. I pyetur nëse kjo "gjithçka" përfshinte edhe pozicionin e tij si president, Assad u përgjigj: Po, por pozicioni im është i lidhur me Kushtetutën.

"Nëse ata duan të diskutojnë këtë pikë, atëherë duhet të diskutojnë edhe Kushtetutën", tha ai. Sipas tij, çdo Kushtetutë e re duhet hedhur në referendum dhe se duhet lënë në duart e popullit sirian që të zgjedhë presidentin.

Assad, gjithsesi shtoi edhe pyetjen se "kush do të jetë në Astana nga opozita". "Nuk e dimë ende, a do të jetë realisht një opozitë siriane atje?".

Duke hedhur poshtë grupet, që sipas tij mbështeten nga Arabia Saudite, Franca dhe Britania, Assad tha se diskutimet e "çështjeve siriane" duhet të zhvillohen mes grupeve siriane. Në fakt, grupi kryesor i opozitës, Komiteti i Lartë për Negociata, është i mbështetur nga Rijadi.

Grupet rebele që operojnë nën emrin "Ushtria e Lirë Siriane" njoftoi më herët gjatë këtij muaji se kishin ngrirë bisedimet në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në Astana për shkak të shkeljeve të armëpushimit.

Mos e lejoni gripin t’ju shtrijë, kjo përbërje ju bën të paprekshëm

Posted: 09 Jan 2017 01:45 AM PST

 

Dimri ka ardhur, temperaturat janë ulur dhe sezoni i gripit të shoqëruar me kollë është gjithnjë e më i pranishëm.

Në këto kushte, situatat më të njohura janë ato me acarime dhe sëmundje të shpeshta, veçanërisht të shoqëruara edhe me kollë të thatë. Zakonisht pilulat që rekomandojnë mjekët dëmtojnë jo pak mëlçinë.

Por ka edhe mënyra natyrale për të luftuar gripin, kollën dhe shumë siklete të tjera, të stinës.

Ky ilaç do të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe do t'ju ndihmojë në parandalimin e shumë problemeve shëndetësore.

Përbërësit që ju duhen për të përgatitur këtë ilaç të shkëlqyer lehtësisht mund të gjenden në supermarket; prandaj ky ilaç mund të jetë gati në çdo kohë.

Ja përbërësit dhe udhëzimet e përgatitjes.

Ju do të duhet:

1 qepë

1 limon

2 lugë mjaltë i pastër

2 gota ujë

Përgatitja dhe përdorimi:

Së pari vendosni ujin të valojë. Pasi të ketë zierë, prejeni qepën në copa të vogla rreth 15 mm dhe shtojini ato në ujin e valuar. Lëreni të ziejë për 15 minuta dhe pastaj fikni zjarrin. Pas kësaj, lëreni të pushojë për 10 minuta.

Pastaj filtroni lëngun dhe shtoni mjaltin, në fund shtoni edhe lëngun e limonit. Kjo përzierje e fuqishme duhet të merret të paktën tri herë në ditë. Ajo do të ndihmojë të forconi sistemin imunitar.

Përveç kësaj, ajo do të luftojë simptomat e zakonshme të të ftohurit, lehtësimin e kollës dhe largimin e gripit.

Përfitimet e çdo përbërësi

Limonët janë në vetvete të pasura në vitaminë C. Vitamina C ndihmon në përmirësimin e mekanizmave mbrojtës të trupit dhe zvogëlon sekrecionet e gëlbazës.

Mjalti ka shumë veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale. Ajo gjithashtu lufton acarimin e lëkurës dhe dhimbjet e fytit.

Sa për qepën, ajo vepron si një ilaç natyral anti-inflamator, një antibiotik. Nga ana tjetër, ajo rrit sistemin tonë të mbrojtjes duke forcuar sistemin imunitar.

Mos lejoni që ky dimër të largohet dhe t'ju gjejë gjithë kohës të shtrirë në shtrat, me grip apo të ftohur. Filloni ta përdorni këtë ilaç si masë parandaluese për të shmangur infektimin nga gripi dhe sëmundjet e dimrit.

Sigurisht, nëse ju tashmë ju ka kapur grip, pini këtë ilaç për një shërim sa më të shpejtë./shije.al

Ndërpriten reshjet e borës, por sërish acar. Zonat me probleme

Posted: 09 Jan 2017 01:34 AM PST

 

Moti do të vazhdoje të jetë i ftohtë edhe këto ditë, ku sipas meteorologëve temperaturat në zonat e ulëta do të jenë të acarta.

Në zonat malore herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet me mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit. Zonat më të ftohta do të jenë zonat lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë 2- 3 gradë rritje të tyre.

Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në disa segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t'iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Situata dhe masat – 9 Janar

Që prej ditës së djeshme reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin. Disa akse rrugore rurale në zona të thella malore nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. Firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike.

Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në disa segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t'iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella për shkak të ngricave, ndërkohë grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve.

Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:

QARKU KUKËS

Të gjithë akset kombëtare janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Firmat kontraktore vazhdojnë të punojnë me mjetet dhe forcat e tyre duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë.

Policia rrugore po mban në monitorim të vazhdueshëm të gjitha akset rrugore.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë. Për mirëmbajtjen e këtij aksi janë angazhuar 4 borëpastruese.

Në asket rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit dhe Ura e Zapodit-Shishtavec qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në këto akse punojnë 3 borëpastruese dhe 3 fadroma.

Aksi Fushë-Dugagjin-Qafë Shllak është e qarkullueshme me zinxhirë deri në qendrën e njësisë administrative Malzi ndërsa pjesa tjetër deri në Qafë Shllak e Qafë Mali është e qarkullueshme me zinxhirë.

Gjithashtu akset rrugore Kukës-Krumë dhe Krumë-Qafë Prushi-Kam janë të qarkullueshme pjesërisht pa zinxhirë

Akset Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë-Kam dhe Dushaj – Lekbibaj janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Bajram Curri-Qafë Morinë është i qarkullueshëm pa zinxhirë.

Akset rrugore rurale të njësive administrative Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod dhe Shishtavec, me fshatrat e tyre vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora.

Rrugët rurale të fshatrave Cahan dhe Mujaj-Dajç ,Brenogë, Domaj, Pogaj, Kishaj, Pusi i Thatë Selimaj, Lekurtaj, Shëngjergj, Peraj, Palcë, Brisë, Gjonpepaj, Curraj i Epërm dhe Myhejan për në qendër të Njësive Administrative janë të bllokuara.

Pa energji elektrike janë Njësitë Administrative Grykë-Çajë ,Arrën, Lekbibaj si dhe fshatrat Çam, Gjinaj, Pogaj dhe Kishaj

Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për të sjellë energjinë elektrike në zonat problematike të qarkut.

QARKU DIBËR

Në bashkinë Dibër aksi rural Reç-Lurë dhe Peshkopi-Lurë janë të bllokuar dhe po punohet në secilin prej tyre. Akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme ndërsa firmat kontraktore vazhdojnë të duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë.

Akset rrugore Qafë Bualli-Peshkopi, Skuraj-Burrel, Ura e Qytetit-Zerqan dhe Burrel-Qafë Bualli qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në këto rrugë punojnë 9 borëpastruese.

Ndërkohë akset Peshkopi-Kala e Dodës Muhurr-Draj Reç, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Macukull, Ura e Çerenecit – Steblevë, Ura e Çerenecit-Ostren-Trebisht, Klos-Xibër dhe Klos-Gurrë qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në këto akse janë angazhuar 17 borëpastruese.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike

QARKU SHKODËR

Akset rrugore kombëtare janë të gjithë të qarkullueshëm, pjesërisht pa dhe me zinxhirë. Situata më problematike paraqitet në akset rurale si Shkodër-Shosh-Breg Lumi, i cili është bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit dhe Shkodër-Bogë-Theth i cili është bllokuar në Qafë Thore. Në këto dy akse trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Për pastrimin e tyre janë angazhuar 3 fadroma dhe një mjet me zinxhirë i ushtrisë.

Ndërkohë në akset Qafë Mali-Fierzë Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Qelëz-Pukë-Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë

Probleme furnizimi me energji elektrike ka në disa fshatra të njësisë administrative Shalë, Shosh, Pult Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan

Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve.

QARKU LEZHË

Aksi rrugor kombëtar Rrëshen-Tuneli i Kalimashit është i qarkullueshëm me zinxhirë në pjesë të veçanta. Firma kontraktore po punon me 7 borëpastruese për të pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në këtë aks rrugor për të siguruar kalueshmërinë e mjeteve.

Aksi rrugor Rrëshen-Burrel është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave.

Policia rrugore po monitoron qarkullimin e mjeteve në akset rrugore kombëtare të qarkut.

Akset rrugore rurale të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë, janë hapura nga bora, e cila ka trashësinë nga 30-50 cm.

Në njësinë administrative Fan, Orosh dhe Selitë, mungon pjesërisht energjia elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për të riparuar defektet.

QARKU ELBASAN

Akset rrugore kombëtare janë gjithë të qarkullueshëm normalisht nga mjetet.

Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i qarkullueshëm me zinxhirë pasi ka prezencë ngrice.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike.

QARKU KORÇE

Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Pogradec-Lin, në të cilin duhet të përdoren zinxhirët.

QARKU VLORË

Në Qafën e Llogarasë firma kontraktore ka punuar duke hedhur kripë dhe skorje në aksin rrugor dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.

Në Qafën e Muzinës nuk kanë rënë reshje bore por ky segment rrugor mbahet në monitorim nga firma kontraktore.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

 

Shefi i kabinetit të Trump e pranon se Rusia ishte pas sulmeve kibernetike

Posted: 09 Jan 2017 01:30 AM PST

 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e pranon konkluzion e komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane, ka thënë mbrëmë shefi i ardhshëm i kabinetit të zotit Trump, Reince Priebus, shkruan "Businessinsider".

Trumpi e "pranon faktin se Rusia dhe entitetet e tjera ishin angazhuar në sulme kibernetike" kundër vendit, tha Reince Preibus, ish-kryesues i Komitetit Kombëtar Republikan.

Trump në mënyrë të vazhdueshme i ka hedhur poshtë pretendimet se Moska ishte përzier në zgjedhje për përfitime të Trumpit, duke thënë se këto akuza ishin produkt i kundërshtarëve të tij politikë, që po përpiqeshin ta shkatërrojnë fitoren e tij zgjedhore.

Nga ana tjetër, senatori republikan, Lindsey Graham, ka kërkuar nga Trumpi që ta ndëshkoj Rusinë për përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, ashtu siç akuzojnë agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Këto agjenci kanë konkluduar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte urdhëruar fushatë të sulmeve kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale dhe për ta ndihmuar Trumpin.

Maqedonasit kundër Edi Ramës

Posted: 09 Jan 2017 01:24 AM PST

 

Diaspora e bashkuar maqedonase  ka shprehur shqetësimin rreth platformës së përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni si dhe ndërhyrjen e kryeministrit Rama në këtë proces, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo organizatë, e cila i quan shqiptarët pakicë, kërkon bashkimin e dy partive më të mëdha maqedonase për të ndaluar federalizimin e vendit, gjuhën shqipe si dhe ndërhyrjet e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të shtetit maqedonas.

Madje, ata kërkojnë edhe dënimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili sipas tyre ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Një kërkesë e çuditshme e kësaj organizate është edhe ndalimi i themelimit të partive me karakter etnik në Maqedoni. (INA)

Related Posts :