Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Nënpresidenti i “T-Mobile Austria”,  Driton Emini,  mbajti ligjëratë para studentëve të UShAF për botën e teknologjisë” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Nënpresidenti i “T-Mobile Austria”,  Driton Emini,  mbajti ligjëratë para studentëve të UShAF për botën e teknologjisë” plus 9 more Ferizaj Press


Nënpresidenti i “T-Mobile Austria”,  Driton Emini,  mbajti ligjëratë para studentëve të UShAF për botën e teknologjisë

Posted: 04 Jan 2017 08:02 AM PST

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kanë pasur mundësinë e veçantë që të dëgjojnë një ligjëratë shumë interesante nga nënpresidenti i "T-Mobile Austria", z. Driton Emini, i cili ka folur para tyre për disa tema rreth botës së teknologjisë.

Fillimisht, z. Emini u prit nga menaxhmenti i lartë i Universitetit, ndërsa rektori Prof. Dr. Agron Bajraktari e falënderoi ekspertin gjilanas që ka pranuar të ndajë eksperiencën e tij në kompaninë më të fuqishme austriake me studentët e UShAF.

Ndërsa, z. Emini falënderoi menaxhmentin e Universitetit për ftesën për të ligjëruar para studentëve, pasi që theksoi se është hera e parë që ai mbanë një ligjëratë në Kosovë.

Para studentëve, z. Emini ka prezantuar punën e gjigantit të telefonisë mobile "T-Mobile Austria", mënyrën se si funksionon kjo kompani, projektet madhore që i ka realizuar ose është në proces, vështirësisë dhe sfidat përgjatë viteve.

Po ashtu, z. Emini iu shpjegoi studentëve rreth të rejave të menaxhimit, teknologjisë informative, transformimeve digjitale, zhvillimin përtej 4G dhe tema të tjera me interes.

Nënpresidenti i "T-Mobile Austria", ndër të tjera, përmendi edhe ndikimin që kanë pasur në telefoninë mobile rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme digjitale si: Viber, WhatsAp, e të tjera.

Driton Emini është nga qyteti i Gjilanit dhe ka migruar qysh në moshën 15 vjeçare në Gjermani, e më pas në Austri, ku prej disa vitesh punon për "T-Mobile Austria", e cila hyn në mesin e katër kompanive më me renome në botë.

15895095_1153978298051585_771663652341948204_n 15826228_1153978384718243_5394140839121969985_n 15823348_1153978168051598_353371668558122267_n 15871497_1153978171384931_7057183572991361934_n

Transferimi i vitit: 90 milionë plus yllin e Realit, Dybala në Madrid (FOTO)

Posted: 04 Jan 2017 07:40 AM PST

Sipas informacioneve të fundit të "The Sun", Reali do t'i ofrojë Juventusit 90 milionë euro plus Alvaro Moratan, për të transferuar Paulo Dybalan.

Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por thuhet që Juve do ta pranojë ofertën dhe operacioni do të zyrtarizohet në qershor, përcjellë "lajmi.net".

Kampioni italian e di që s'mund t'iu rezistojë ofertave të tilla astronomike për argjentinasin, ndaj ka hapur dyert edhe për kthimin e Moratas, të cilin e vlerëson shumë trajneri Massimiliano Allegri. /Lajmi.net/

cats

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Ngatërrohet Biden, kthehet një dekadë prapa (Video)

Posted: 04 Jan 2017 07:39 AM PST

Joe Biden

Mirëpo gabimi i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden ka qenë "mbresëlënës".

Gjatë një fjalimi në Senat, Biden në vend se të thotë viti "në vitin 2017" ai thotë "në vitin 2007", kështu duke na kthyer një dekadë prapa. /KK/

.

Kulmi i epidemisë së gripit, çdo javë 16 mijë të sëmurë në Shqipëri

Posted: 04 Jan 2017 07:39 AM PST

"Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Evropën që në javën e parë të dhjetorit u vu re një tendencë rritëse goxha e shpejtë. Aktualisht jemi mbi pragun e epidemisë, por nuk kemi të dhëna që të mund të ngremë alarme, sepse nuk ka arritur intensitetin e madh siç ishte para dy vjetësh. Ndërkohë, qendrat shëndetësore të Tiranës, që prej datës 20 dhjetor punojnë edhe ditë të diele", deklaron ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, raporton TCh.

Poliklinika e spitale shënojnë fluks të madh pacientësh, por mbingarkesë ka në shërbimet e urgjencave, si në ato pediatrike ashtu edhe në Spitalin Infektiv.

"Llogariten rreth 850 raste çdo ditë, kryesisht të sëmurë kronikë me probleme kardiake, polmonare, tek veshkat dhe imuniteti. Tek këta persona, gripi nga një formë e zakonshme mund të kthehet në forma që sjellin probleme të rënda si vështirësi polmonare, në frymëmarrje, apo mbivendosje të infeksioneve bakteriale", thotë Arjan Harxhi, shef i Departamentit të sëmundjeve infektive.

Mjekët i bëjnë thrrije qytetarëve që të bëjnë kujdes që në shfaqjen e simptomave dhe që të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes pasi fluksi është i papërballueshëm.

"Urgjenca e spitalit, qoftë QSUT, pediatria, apo tek të rriturit duhet të menaxhojnë rastet urgjente. Por njerëzit kanë tendencën të paraqiten për çdo lloj simptomatologjie", thotë Harxhi.

Ndërkohë, në 10 qendrat shëndetësore të Tiranës, vetëm në një dite kryhen rreth 570 vizita. Harxhi theskon se duhet vënë në zbatim plani i epidemive dhe pandemive për shtim të personelit mjekësor.

"Ekzistojnë mundësitë që të shtohet personeli, sidomos në orët e pikut, të shtohet numri i shtretërve dhe për të rritur gamën e preparateve, si atyre antivirale edhe antibakteriale", shton Harxhi.

.

Gratë në SHBA planifikojnë protestë kundër Trump

Posted: 04 Jan 2017 07:39 AM PST

Dhjetëra mijëra gra në SHBA më 21 janar do të mbajnë protestë në afërsi të Kongresit amerikan kundër "qasjeve diskriminuese ndaj grave" nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, raporton Anadolu Agency.

Sipas gazetës "Washington Post", avokatja në pension Teresa Shook që jeton në Hawaii të SHBA-ve në llogarinë e saj në Facebook kur u bënë të ditura rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura me 8 nëntor ngriti idenë për mbajtjen e një proteste në Washington kundër Trump-it në një datë të afërt me marrjen e detyrës më 20 janar.

Në protestën ku në fillimin pranuan të merrnin pjesë fillimisht 40 persona të njohur të saj, për një kohë të shkurtër dhjetëra mijëra persona kanë shfaqur dëshirë për pjesëmarrje. Më shumë se 160 mijë përdoruese në median sociale kanë njoftuar se do të marrin pjesë në marshimin i cili do të mbahet në afërsi të Kongresit amerikan në Washington.

Gjtihashtu edhe aktivistë të shquar dhe organizata të shoqërisë civile amerikane kanë vendour të marrin pjesë në këtë marshim, ku bëhet e ditur se deri më tani janë përgatitur pajisjet e nevojshme të zërit dhe qindra autobusë që do të transportojnë protestuesit në vendin e protestës.

.

Shpend Ahmeti kundër rritjes së pagave të deputetëve, pyet pse?

Posted: 04 Jan 2017 07:39 AM PST

Shpend Ahmeti

Ahmeti këtë fenomen e ka kritikuar pasi që thotë se detyrë e vetme e deputetit është pikërisht pjesëmarrja në seanca dhe në komisione parlamentare.

"Nuk e kuptoj pse deputeti i Kuvendit të Republikës i cili ka pagë shumë të lartë, duhet me marr edhe mëditje për paraqitje në seancë apo komision. A nuk është punë e deputetit me shku në seancë/komision? Në fakt a nuk është kjo puna e vetme që e kanë?", ka pyetur Ahmeti.

Mediat sot kanë raportuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës planifikohet të marrin nga 297 euro, përveç pagës bazë prej 1,488 euro, për çdo pjesëmarrje në seancë të Kuvendit apo në komision parlamentar.

Kështu parasheh ligji i ri për pagat, që pritet të miratohet në Kuvend këtë vit. /Lajmi.net/

.

Policia e Kosovës rikonfirmon: Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë

Posted: 04 Jan 2017 07:39 AM PST

Policia e Kosoves

Por, Policia e Kosovës e pyetur nga lajmi.net nëse ky grup së bashku me Lavdrim Muhaxheri kanë hyrë në Kosovë, kanë thënë se bazë të informacioneve që kanë Muhaxhiri nuk ndodhet brenda territorit të vendit.

"Sa i përket shqetësimit (pyetjes) tuaj, ne u konfirmojmë se i apostrofuari nga ana juaj nuk ndodhet në Kosovë, këtë e themi mbështetur në të dhënat që kanë institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare", thuhet në pergjigjejen e Policisë së Kosovës, për lajmi.net.

Ndryshe mendiat ndërkombëtar ditë më parë  kanë  raportuar se Muhaxheri  së bashku më 400 luftëtarët e tij  më të besuar kanë braktisur zonat e luftës në Siri.

Gazeta italiane 'L'Espresso', duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë. /Lajmi.net/

.

Konfirmohet: Lajm i jashtëzakonshëm për Etrit Berishën

Posted: 04 Jan 2017 07:13 AM PST

Atalanta dje ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Chievos në "Bentegodi", teksa lajmi më i rëndësishëm është rikthimi i Etrit Berishës.

Gardiani i zikaltërve bëri para disa kohësh ndërhyrje kirurgjikale në menisk, duke humbur disa ndeshje.

Tashmë Berisha është kthyer të stërvitet, por me një program të personalizuar për të, pasi ende ka dhimbje në gju. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që të jetë titullar në fundjavë

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Futbollisti amator bëhet Messi, shënon një super gol (VIDEO)

Posted: 04 Jan 2017 06:12 AM PST

FIFPro: Futbollistë, mos u transferoni në Serbi!

Posted: 04 Jan 2017 05:19 AM PST

Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë FIFPro u ka bërë thirrje futbollistëve të mos transferohen në klubet serbe.

Arsyeja? Atje nuk respektohen rregullat dhe të drejtat e lojtarëve, shkruan agjencia serbe e lajmeve "Tanjug", përcjell "lajmi.net".

FIFPro ka njoftuar se 68 për qind e futbollistëve në Serbi nuk janë paguar me kohë.

Po ashtu, 89 për qind e tyre kanë qenë të detyruar për transferimin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Related Posts :