Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nesër, e premtja e “akullt” në Kosovë” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Nesër, e premtja e “akullt” në Kosovë” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Nesër, e premtja e “akullt” në Kosovë

Posted: 05 Jan 2017 03:25 PM PST

Nesër rajonin e Ballkanit në përgjithësi, duke përfshirë edhe Kosovën, do ta përshkojë një valë e fortë e të ftohtit e shoqëruar me reshje bore.

Reshjet e borës, erërat e forta dhe temperaturat e ulëta do të krijojnë një shtresë të akullt në rrugët e pjesës jugore të Ballkanit, kurse era do të arrijë shpejtësinë deri në 60 kilometra në orë.

Temperatura më e ulët nesër pritet të jetë -19 gradë celsius, kurse më e larta -8 gradë. Do të ketë edhe reshje bore.

Ndryshe, sonte Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se janë bllokuar rrugët Glloboçicë-Tetovë, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë dhe rruga tjetër Brezovicë-Prevallë.

The post Nesër, e premtja e “akullt” në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Momenti kur bashkëpunëtorët e Nikoliqit të dëshpëruar kthehen mbrapsht në Merdar (Video)

Posted: 05 Jan 2017 02:54 PM PST

Bashkëpunëtoret e presidentit serb, Tomilsav Nikoliq, kishin mësyrë sot Kosovën me qëllim që të përgatisnin vizitën e shefit të shtetit serb, përfshirë edhe vlerësimin e çështjes së sigurisë, mirëpo ata nuk janë lejuar të kalojnë pikëkalimin kufitar në Merdar.

Detaje rreth ndalimit të bashkëpunëtorëve të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq nga Policia e Kosovës, janë regjistruar në një kronikë të Klan Kosovës.

Zyrtarët policorë të Kosovës ishin urdhëruar për mos lejimin e futjes së zyrtarëve nga Beogradi në Kosovë.

Por, lidhur me këtë nuk dinin gjë ata që ishin nisur për ta përgatitur terrenin për vizitën e presidentit serb në komunën e Shtërpcës. /Klan Kosova/

The post Momenti kur bashkëpunëtorët e Nikoliqit të dëshpëruar kthehen mbrapsht në Merdar (Video) appeared first on Telegrafi.

Limaj: Të lëshohen fletarreste për Nikoliqin, Vuçiqin dhe Daçiqin (Video)

Posted: 05 Jan 2017 02:09 PM PST

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vuqiç, i cili kishte thënë se Serbia ka për t'i kërkuar zyrtarisht Francës për ta ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ëshë aspak i befasueshëm me këtë deklaratë të Vuqiç.

"Më habit që Prokuroria dhe vendi ynë nuk lëshojnë fletarrest për Vuqiçin dhe Daçiqin, sepse janë kreatorë të spastrimit etnik në Kosovë", ka thënë Limaj, duke sqaruar se po folim për një njeri që ka qenë në Prishtinë në Hotelin Grand, kur është bë zbrazja e Kosovës.

Limaj thotë se këta njerëz (Qeveria) e ka humb dinjitetin e shtetit dhe sa më shpejt duhet të shkohet në zgjedhje.

Limaj, duke folur në emisionin “Rrokum Roll” ka kërkuar që të lëshoht fletarrest edhe ndaj presidentit serb Tomislav Nikoliq, i cili kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën. /Telegrafi/

The post Limaj: Të lëshohen fletarreste për Nikoliqin, Vuçiqin dhe Daçiqin (Video) appeared first on Telegrafi.

Këto janë masat e sigurisë që përcollën Haradinajn në Gjykatë (Foto)

Posted: 05 Jan 2017 01:53 PM PST

Lideri i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i përcjellë nga forca të shumta të policisë franceze, ka hyrë sot brenda Gjykatës në Colmar të Francës.

Haradinaj do të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë.

Kreu i AAK-së u arrestua dje pasdite nga policia franceze në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë. /Telegrafi/


The post Këto janë masat e sigurisë që përcollën Haradinajn në Gjykatë (Foto) appeared first on Telegrafi.

OVL e UÇK-së fton veteranët në protestë për lirimin e Haradinjat

Posted: 05 Jan 2017 01:44 PM PST

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, njofton veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se nesër ora 13:00, do të takohen te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë (te NEWBORN), për të filluar marshin protestues paqësor deri te Ambasada e Francës, ku do të protestohet për lirimin e komandantit Ramush Haradinaj.

Edhe dega e AAK-së në Pejë paralajmëruar se nesër nga ora 13:00, në Prishtinë do të mbahet një protestë gjithëpopullore, në të cilën do të kërkohet të lirohet ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

The post OVL e UÇK-së fton veteranët në protestë për lirimin e Haradinjat appeared first on Telegrafi.

Milica Kostiç i del në mbrojtje Ramush Haradinajt

Posted: 05 Jan 2017 01:30 PM PST

Për organizatën jo qeveritare serbo-belge,Qendra për të Drejtën Humanitare, e specializuar në krimet e luftës në Ballkan, fletarresti ndërkombëtarë i Serbisë për Ramush Haradinaj, është një veprim i pamatur.

Drejtoresha e kësaj organizate Milica Kostiç, i ka thënë gazetës zvicerane "24heures" se është zhgënjyese të shihet sesi Serbia vazhdon të mbajë si të ligjshme këto urdhër-arreste, në ndërkohë që zyrtarë të lartë serb nuk janë sjellë para drejtësisë me vite me radhë.

Për më tepër, sipas Kostiç, është paradoksale që Serbia të thirret në hetimet e një prokurorie e cila ska kryeprokuror.

"Zyra e Prokurorit Speciale për krime të luftës nuk ka drejtues për më shumë sesa një vit", ka thënë Kostiç, transmeton insajderi.

Sipas saj, themelimi i Gjykatës Speciale është argument i mjaftueshëm që të hiqet dorë nga këto urdhër-arreste, pasi kjo gjykatë do të hetoj liderët e luftës në Kosovën e viteve 1998-1999.

The post Milica Kostiç i del në mbrojtje Ramush Haradinajt appeared first on Telegrafi.

Pacolli: Enver Hasanin do ta denoncoj për gënjeshtra e shpifje

Posted: 05 Jan 2017 01:15 PM PST

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se do të denoncojë në Gjykatë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enever Hasanin.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se denoncimin do ta bëjë në lidhje me deklarimet e Hasanit gjatë një emision televiziv, transmeton Telegrafi.

Postimi i Pacollit:

"E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastesisht e dëgjova tek përmendet emri im. Enver Hasani, unë neser do të ju dënoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim. O Zot …. kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës!!! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës", ka shkruar Pacolli.

Reagimi i Pacollit vjen pasi Enver Hasani ka thënë se si në një ditëlindje, njerëzit e Pacollit i ishin afruar atij dhe e kishin pyetur për numrin e xhirollogarisë.

"Njerëzit e tij mi kanë ofruar 1 milion euro, përveç kërcënimeve që kam marrë unë dhe familja ime në emër të tij. Në një ditëlindje ku isha i ftuar, në Prishtinë, më afrohet një person dhe më thotë, xhirollogarinë në bankë se kemi fol me një mik timin të përbashkët, nuk është me rëndësi emri, i thashë për çka, tha për me t'i bartë paret, ishte tri katër ditë para se me ndodh vendimi për rastin Pacolli", ka thënë Hasani. /Telegrafi/

The post Pacolli: Enver Hasanin do ta denoncoj për gënjeshtra e shpifje appeared first on Telegrafi.

Rexhep Hoti tregon pse nuk po arrestohet Thaçi kur udhëton jashtë vendit (Video)

Posted: 05 Jan 2017 01:08 PM PST

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, në "Komiteti Qendror", ka folur për urdhër arrestet e lëshuara nga Serbia për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se arrestimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të Aeroportit të Bazelit, vije si pasojë e rëndësisë që ai ka pasur në lirinë e vendit, duke pasur vëmendje të shtuar të serbëve ndaj tij.

Lidhur me deaktivizimit të urdhër arrestit për presidentin Thaçi në disa vende ndërkombëtare, zv.ministri ka treguar se kjo mundësohet me informim paraprak.

Ai ka treguar që nëse paralajmërohet një vizitë zyrtare e ndonjë personaliteti ndaj të cili ka urdhër arrest ndërkombëtar, atëherë vendi ynë ka mekanizma të cilët mund të kërkojnë deaktivizimin e urdhër arresteve. /Express/

The post Rexhep Hoti tregon pse nuk po arrestohet Thaçi kur udhëton jashtë vendit (Video) appeared first on Telegrafi.

Ky është qëndrimi i Prokurorisë franceze ndaj Haradinajt (Dokument)

Posted: 05 Jan 2017 12:46 PM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.

Në letrën e Prokurorisë së përgjithshme thuhet se: "Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit".

"Me vendim e marrë sot përmbarohet udhëzimi i Apelit për ta përcaktuar vlefshmërinë juridike e kërkesës për ekstradim në Serbi", thuhet më tej në dokument.

The post Ky është qëndrimi i Prokurorisë franceze ndaj Haradinajt (Dokument) appeared first on Telegrafi.

Bashkëluftëtarët e Haradinajt kërkojnë dënimin e Serbisë (Video)

Posted: 05 Jan 2017 12:39 PM PST

Ish ushtarët e Ramush Haradinajt kanë kërkuar dënimin e shtetit të Serbisë, pasi që, sipas tyre, ajo është fajtore për këto që po i ndodhin ish komandantit të tyre.

Ndalesën e fundit të Ramush Haradinajt në Francë kreu i veteranëve të Deçanit e ka cilësuar si politikë të Serbisë, pasi qe pafajësia e tij u vërtetua disa herë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa bashkëluftëtarë të tjerë kanë thënë që faj kanë edhe institucionet e Kosovës.

The post Bashkëluftëtarët e Haradinajt kërkojnë dënimin e Serbisë (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :