Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Nesër hiqet bora nga trotuaret e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Nesër hiqet bora nga trotuaret e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press


Nesër hiqet bora nga trotuaret e Ferizajt

Posted: 07 Jan 2017 09:33 AM PST

Shtabi emergjent i Komunës së Ferizajt, bën të ditur se nesër (8. 1. 2017), nga ora 10:00, do të fillojë heqja e borës nga trotuaret e Ferizajt nga kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.

Shtabi u bën thirrje qytetarëve që t'i heqin automjetet e tyre nga trotuaret, si dhe t'i shmangen parkimit të makinave në parkingje, për të mos e penguar pastrimin e grumbujve të borës.

Shtabi edhe një herë u kërkon qytetarëve, e sidomos pronarëve të dyqaneve, që të mos e hedhin borën në rrugë, por ta mbledhin në grumbuj, në mënyrë që të bëhet i mundur largimi i saj me makinerinë e kompanive përkatëse.

15941780_10209668737813555_2147348468_n 15909588_10209668736933533_1835045690_n 15909864_10209668736253516_1425504604_n

Shtabi i Emergjencës në Ferizaj: Është intervenuar në rreth 60 rrugë dhe rrugica të qytetit dhe nëpër fshatra

Posted: 07 Jan 2017 09:29 AM PST

Shtabi emergjent i komunës së Ferizajt, gjatë ditës së sotme në dy mbledhjet e mbajtura ka konstatuar, se gjendja e rrugëve të qytetit, por edhe të fshatrave të Ferizajt është e kalueshme, por temperaturat janë tejet të ulëta që krahasohen me ato siberiane.

Ekipet mobile që janë në krye të shtabi emergjent të komunës së Ferizajt, të kryesuar nga kryetari Muharrem Svarqa, nga Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve si dhe mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, edhe gjatë ditës së sotme vazhdimisht kanë qenë në terren dhe kanë bërë edhe hapjen e të gjitha rrugëve të qytetit, por edhe të fshatrave të komunës.

U tha se tash për tash gjendje më e rëndë vazhdon të mbetet në aksin rrugorë Gackë-Burrnik, si dhe në fshatin Jezerc nga shkolla e fshatit e deri tek lagjja e Uksmajleve, ndërsa që pritet të intervenohet gjatë ditës së nesërme.

Vetëm gjatë ditës së sotme është intervenuar në rreth 60 rrugë dhe rrugica të qytetit, ndërsa është intervenuar edhe në këto fshatra: Dremjak, Tërrn, Lubovc, Babush, Cërrnillë, Mirosalë, Rahovicë, Zllatar, Dardani, Sojevë, Bibaj, Fshat i Vjetër, Greme, Gackë, Pleshinë, Zaskok, Doganaj, në dy Nerodimet, Manastric, Balaj si dhe në fshatrat tjera.

Me këtë rast shtabi emergjent ka falënderuar edhe qytetarët ferizajas që gjatë gjithë kohës i kanë dal në ndihmë edhe ato me mjete të ndryshme që të bëjnë edhe lirimin e rrugëve.

Shtabi emergjent do të jetë i gatshëm që t'i dal në ndihmë secilit qytetarë që ka nevojë për të, dhe do të vazhdojë të punojë me intensitetin e njëjte së bashku me kompanitë e kontraktuara nga komuna, por edhe më kompanitë tjera private që po ndihmojnë në këtë gjendje emergjente. Ekipet vazhdojnë të punojnë ende në terren edhe në orët e vona të mbrëmjes.

Aktivistë të LVV- Qendra Ferizaj pastrojnë trotuaret nga bora

Posted: 07 Jan 2017 08:29 AM PST

Aktivistë të LVV-Qendra Ferizaj të prirë nga kryetari Bashkim Misini si dhe kryesia e LVV-Qendra Ferizaj gjatë ditës së sotme kanë pastruar trotuaret në rrugën “Ahmet Kaçiku” prej stacionit të autobusëve e deri te nënkalimi afër Xhamisë se Madhe.

“Edhe pse në një mot të acartë nuk ka munguar vullneti i aktivistëve që sadopak t’ju dalin në ndihmë qytetarëve në Ferizaj. Shpresojmë që pushteti në Ferizaj nuk do të përfshijë ndonjë shumë të caktuar në raportin e tij financiar punën e sotme vullnetare të LVV. Të gjithë aktivistet pajtohen që këtë shumë ta ndajnë për dajën e Sfarqës!” shkruan në komunikatën lëshuar nga LVV-Qendra në Ferizaj.

Po ashtu  nesër prej orës 11:30  LVV-Qendra Ferizaj  ka ftuar  qytetarët të ti bashkëngjiten në pastrimin e trotuareve në rrugën e spitalit.

15934347_10207580017410158_476212512_n 15935925_10207580017730166_2122393583_n 15935780_10207580020290230_1354269178_n

Ben Blushi: Çmimi që po paguan Ramush Haradinaj

Posted: 07 Jan 2017 08:19 AM PST

Ben Blushi

Në nje status të publikuar në rrjetet sociale, me titull "çmimi që po paguan Ramush Haradinaj", Blushi shkruan se kjo ngjarje do të ketë ndikim në Prishtinë dhe se kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.

Statusi i plote i Ben Blushit:

 CMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë.

Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një cmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë.

Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.

Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilesie. Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha.

Kosova nuk bën përjashtim.Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme.

Ato duhet t'i fitosh perditë. Lirinë e sjellin clirimtarët si Ramushi, por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë. Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.

Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si nje vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është cmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!

.

Rruga për Kaçanik, sot e kalueshme (Foto)

Posted: 07 Jan 2017 08:19 AM PST

Lajmi.net ka siguruar  fotografi në atë pjesë ku shihet gjendja aktuale.

Kosova ditëve të fundit është duke u përballur me temperatura shumë të ulta, të cilat kanë ndikuar edhe në ndërprerjen e rrymës në shumë zona sikurse edhe kanë krijuar bllokadë nëpër rajone të ndryshme./Lajmi.net/

15909922_1579908762025261_446578145_n 15943267_1579908828691921_410446501_o 15943488_1579908882025249_1721734081_o 15943139_1579908808691923_924335842_o 15934699_1579908735358597_1251688699_n 15941768_1579908898691914_963907182_n 15909922_1579908855358585_1576873269_n

.

Gjendje e jashtëzakonshme në Medvegjë dhe Sjenicë, 103 fshatra të bllokuara

Posted: 07 Jan 2017 08:19 AM PST

Sipas zëvendëskryetarit Mikaila Kalicanina, 103 fshatra janë bllokuar nga bora, transmeton lajmi.net.

Kalicanin iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante për të ndihmuar pasi sipas tij situata është kritike.

Një situate emergjente u shpall edhe në komunën e Medvegjës. Bora e madhe ka bllokuar shumë fshatra përgjatë vijës administrative me Kosovën.

"Situata më e vështir është në fshatrat Maroc, Brainë dhe Gajtan i Epërm ku reshjet e borës kanë arritur në dy metra. Në fshatin Gazdarë jemi detyruar një pacient ta transportojmë në krah për në spital", ka thënë kryetari i Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Ai ka treguar se janë përfshirë makineri shtesë për t'i zhbllokuar rrugët duke shtuar se ka ndërhyrje edhe të forcave ushtarake./Lajmi.net/

.

Pas sulmit me armë, aeroporti i Floridës rihapet

Posted: 07 Jan 2017 08:19 AM PST

Por, megjithatë Terminali 2, aty ku edhe ka ndodhur ky incident ka mbetur i mbyllur.

I dyshuari për këtë rast, 26 vjeçari, Esteban Santiago është marrë në pyetje dhe mbetet në mbajtje, transmeton Klan Kosova.

Ai është një veteran i luftës së Irakut derisa mediat amerikane kanë raportuat se ai ka probleme mendore. Ai më herët kishte deklaruara se qeveria amerikane po e kontrollon mendjen e tij dhe po e bën atë që të shohë video me xhihadistë.

Aeroporti është rihapur 16 orë pas sulmit derisa zyrtarët e aeroportit kanë thënë se akoma kanë 20.000 valixhe për t'i kthyer tek pronarët e tyre.

.

Mbështetja për qeverinë të kushtëzohet me miratimin e platformës

Posted: 07 Jan 2017 08:19 AM PST

sheshi-maqedonia

Profesori Jusuf Zeneli, thotë se fillimisht duhet të miratohen pikat e platformës ndërsa më pas të votohet qeveria.

"Pikërisht këtu do të jetë edhe beteja më e madhe që mospjesëmarrja në qeveri pa realizimin e këtyre premisave dhe mendoj se nuk mund të zgjidhet qeveria në një shtet multietnik siç është Republika e Maqedonisë edhe pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe nëse kjo do të zbatohet në praktik kjo qëndrueshmëri e subjekteve politike unë mendoj që do të arrihet dhe deri në momentin që do të arrihet kjo në atë moment le të zgjidhet qeveria mendoj që në këtë rast nuk duhet shpejtuar me çështjen e negocimit lidhur me formimin e qeverisë – deklaroi Jusuf Zeneli.

Përveç afatizimit të kërkesave të tyre, ekspertët thonë se partitë duhet të kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës për të rregulluar njëherë e mirë cështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në gjithë terrirorin e vendit dhe për avancimin e të drejtave tjera kombëtare. Profesori Osman Kadriu, vlerëson se nëse kjo nuk arrihet, platform nuk do të jep asnjë efekt.

"Duhet konkretizimi i tyre afatizimi i tyre dhe duhet të parashikohet dinamika me bllokun maqedonas për realizimin e tyre në praktikë duke përfshirë edhe mundësin e ndryshimit të kushtetutës aktuale dhe ligjeve tjera organik dhe për këtë natyrisht  do të duhet  edhe në këtë përbërje të parlamentit të kërkohet konsenzuse edhe me partitë politike  në opozitë  përndryshe është rënd të bëhet realizimi i tyre pa ndryshimin e kushtetutës dhe akteve tjera juridike për të cilat kërkohet 2 e 3 e votova që nënkupton 80 vota" tha Osman Kadriu.

Ekspertët u rekomandojnë partive shqiptare të mos nxitojnë në negociatat për koalicioni lidhur me formimin e qeverisë ,pasi janë subjektet maqedonase ata që kanë nevojë për mbështetjen e deputetëve shqiptarë. Sipas tyre, ky moment duhet shfrytëzuar për zgjidhjen e çështjeve kombëtare dhe jo për interesa personale. Alsat-M

.

IHMK: NUK KA ARSYE TË SHPALLIM GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME

Posted: 07 Jan 2017 07:03 AM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)  ka njoftuar se është në përcjellje të vazhdueshme të situatës meteorologjike në Kosovës, por edhe përkundër temperaturave të ulëta sipas tyre nuk ka pasur arsyeje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

"Temperaturat e ulëta gjithmonë merren ato të orëve të para të ditës. Kjo gjendje e tanishme  meteorologjike nuk është diçka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerëzit jozyrtar që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK-së dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale", thuhet në njoftim.

Reagimi i IHMK ka ardhur pas një prononcimi për media të ish-drejtorit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Sylë Tahirsyla i cili ka deklaruar se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë që nga e hëna.

IHMK ka thënë se posedon rregullore me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashtë institucional që të merren apo të informojnë popullatën me informata rreth motit.

"Do të vije dita që përpos individëve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe bashkë me ata edhe portalet që lansojnë informata jashtëinstitucionale, të japin përgjegjësi para ligjit".

"Ne si IHMK bëjmë parashikime dhe ju dërgojmë gjitha medieve, kurse organet kompetente nëse e shohin të arsyeshme shpallin gjendje të jashtëzakonshme", përfundon komunikata.

Tahirsyla: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë

Posted: 07 Jan 2017 05:05 AM PST

Temperaturat nuk ishin më të ulëta dhe nuk ra më shumë borë se në zonat tjera, por vetëm Komuna  e Prishtinës të premten ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë. Sylë Tahirsyla – ish drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës po konsideron se gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë duhet të shpallet që nga e hëna.

Komunat e kanë për detyrë të pastrojnë rrugët dhe trotuaret, dhe vendimet nuk duhet të merren për gjendje të jashtëzakonshme për këtë sasi të borës që ka rënë, por për shkak të ftohtit. Kështu ka thënë Tahirsyla për lajmi.net. Ai i ka sugjeruar organet shtetërore që javën e ardhshme ta shpallin nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë Kosovën. Kjo sipas tij, duhet të bëhet për shkak të fëmijëve të cilët nuk mund t'u përballojnë temperaturave deri në -20 gard celsius të cilat pritët të mbizotërojnë javën tjetër.

"Të hënën temperaturat do të jenë rreth -18, ndërsa me datë 11, e 12 janar do të jenë deri në -20 gradë. Temperaturat do të jenë të ulëta edhe gjatë gjithë javës tjetër, ndonëse nuk do të ketë të reshura të mëdha të borës. Meqë ato do të jenë të ulëta deri në -20 gradë, duhet të shpallët gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë Kosovën nga e hëna, dhe të mbyllen qendrat edukativo arsimore. Nuk guxojmë të rrezikojmë që ti lëmë fëmijët të dalin në ato temperatura. Pos që e kanë vështirë ta përballojnë të ftohtin, ata i ekspozohen rreziqeve të shumta në rrugë. Rrugët do të jenë të akullta, ngase krupa nuk do të prodhojë efekt në ato temperatura. Pra kripa reagon deri në -12 gradë, jo më shumë", tha profesori universitarë i Fizikës dhe Agrometeorologji .

Tahirsyla mendon që, pushimi i nxënësve i cili fillon para vitit të ri nuk është i studiuar mirë në aspektin klimatologjik. "Këta në Kosovë e kanë marrë modelin e perëndimit për planifikimin e vitit shkollorë, nuk ka asgjë të keqe. Por, temperaturat më të ulëta çdo herë janë në janar, dhe më herët pushimi është planifikuar prej datës 15 janar. Pushimi vjetor, siç po bëhet para vitit të ri, nuk është i studiuar mirë në aspektin klimatologjikë", thotë ai.

Ndryshe, të premten Komuna  e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në territorin e saj për 48 orë. "Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t'i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës", thuhet në vendimin e Komunës.

Related Posts :