Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Një lajm i keq për ata që duan të blejnë shtëpi në Tiranë” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Një lajm i keq për ata që duan të blejnë shtëpi në Tiranë” plus 9 more - Gazeta Dita


Një lajm i keq për ata që duan të blejnë shtëpi në Tiranë

Posted: 13 Jan 2017 01:50 AM PST

Sektori i ndërtimit pritet të ketë zhvillime pozitive këtë vit për sa u përket ndërtuesve, por nga ana tjetër edhe çmimet e apartamenteve në kryeqytet parashikohet të shtrenjtohen.

Hajredin Fratari, nga Konfindustria, njëkohësisht ndërtues me përvojë në objektet e banimit pohoi se, zhvillimet do të jenë pozitive në sektor, por çmimet do të rriten me nga 50-120 euro nga periferia në qendër.

Fratari thotë se rritja e çmimeve do të reflektojë taksën e re të infrastrukturës që u vu vitin e kaluar nga Bashkia e Tiranës. Objektet e reja që do të ndërtohen këtë vit do të paguajnë 8% të çmimit të shitjes së objektit.

Kjo taksë deri në fund të vitit 2014 ishte 4% mbi koston e ndërtimit. Fratari pohoi se ka një kërkesë në rritje për objektet e banimit, sidomos për banesa me sipërfaqe të vogla dhe në periferi.  Ndërsa pohoi se kërkesa për banesa po nxitet nga rritja e kredisë për shtëpi.

Edhe Arben Dervishi, Sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve, pohoi se çmimet do të vijojnë të rriten në zonën e qendrës, ndërsa në periferi nuk do të ketë ndryshime të mëdha pasi oferta për objekte banimi do të jetë më e lartë.

Më shumë punë për ndërtuesit

Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do të nxisin fondin publik të investimeve qysh në gjashtëmujorin e parë, ndërsa në pjesën e dytë të vitit do të aktivizohen lejet e ndërtimit sidomos në Tiranë, për shkak të Planit të Ri Rregullues. Fondi i Investimeve Publike prej rreth 76 miliardë lekësh do të orientohet për ndërtimin e ujësjellësve, mirëmbajtjes dhe sigurisë në rrugë, se sa ndërtimit të autostradave të reja. Ndërsa investimet private do të jenë më të larta për objekte banimi dhe HEC-e.

Ndërtuesit janë optimistë sidomos për sektorin e banesave, ku si oferta dhe kërkesa janë në rritje. Arben Dervishi, Sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve pohon se, miratimi i planit të ri Rregullues në Tiranë pritet t'i japë një hov ndërtimit në Kryeqytet.

"Janë shumë projekte gati që kanë mbyllur marrëveshjet me pronarët e trojeve dhe janë në pritje të miratimit të planit të ri rregullues nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Presim që puna në terren për ndërtimin e këtyre objekteve të jetë në gjysmën e dytë të vitit", tha Dervishi.

Ai pohoi se pjesa më e madhe e kërkesës i dedikohet objekteve të banimit dhe më pak zyrave të biznesit dhe dyqaneve.

Madje në periferi shumë objekte që po ndërtohen i kanë dedikuar edhe katin e parë banimit, dhe jo shërbimeve.

Ai pohoi gjithashtu se ka një kërkese në rritje për standarde.

Blerësit gjithnjë e më shumë kërkojnë që shtëpia e re të respektoje standardet e sigurisë dhe hapësirat publike. Preferohen blloqet e banimit, ku brenda të tyre të jenë të organizuara hapësirat e pushimit dhe njësite e shërbimeve, tha Dervishi.

Ramë Geci një tjetër ndërtues me fokus infrastrukturën rrugore, pohon se viti 2017 do të përqendrojë me shumë ndërtimet në objektet e hoteleri turizmit, teksa ndërtimi i rrugëve është maturuar dhe nuk priten ndryshime. Geci pohoi se fondet publike, të cilat janë një ndër përcaktuesit kryesorë të sektorit të ndërtimit po orientohen drejt mirëmbajtjes dhe sigurisë, rrugore dhe furnizimit me ujë, më shumë se sa investimet në ndërtimin e rrugëve të reja./Monitor

Braçe: Çfarë fshihet pas kërkesës së “partive të vogla”

Posted: 13 Jan 2017 01:42 AM PST

 

Partitë e vogla parlamentare të opozitës kanë kërkuar dje votim elektronik, duke e vendosur si një kusht për zgjedhjet, ndryshe kanë kërcënuar, largohen nga parlamenti me PD-në.

Por deputeti socialist, Erjon Braçe, thotë se kjo lëvizje bëhet për të bllokuar ngritjen e institucioneve të vettingut.

Statusi i Braçes në Facebook

Lulzim Basha dhe deputetet “partie vogel”, qenkan bashke: OSE VOTIM ELEKTRONIK, OSE IKIM NGA KUVENDI!!

Shikoni;

Keta nuk ikin nga Kuvendi per votimin elektronik; as per zgjedhjet.

KETA IKIN NGA KUVENDI VETEM PER NJE CESHTJE: BLLOKIMIN E NGRITJES SE INSTITUCIONEVE TE ËETTINGUT!

Kaq!

Eshte shume e qarte se vendimi i Gjykates Kushtetuese po vonohet me qellimin e vetem: Lidhjen e dorezimit te deklarimeve te pasurise se gjykatesve e prokuroreve me ngritjen e institucioneve te ëettingut nga Kuvendi.

Bllokimi i ngritjes se institucioneve te ëettingut ne Kuvend-per shkak te prezences se domosdoshme te opozites, bllokon dhe procesin e dorezimit te deklarimeve te pasurise dhe interesave, praktikisht bllokon dhe hapin fillestar te procesit te vettingut.

Zgjedhjet nuk hyjne ketu!

PD dhe deputetet “parti te vogla” i kane fituar zgjedhjet pa votim elektronik, i kane humbur po ashtu pa votim elektronik.

Pyetja e thjeshte qe behet tani eshte: Perse kete here, kur shanset jane 50 me 50%, insistojne tek ajo qe nuk e kane patur e qe kurre nuk e kane provuar, votimi elektronik?

Nese mbetemi tek kjo pike, atehere PD, Sali Berisha e Lulzim Basha, duhet te pranoje se i ka vjedhur zgjedhjet kur ato i ka fituar pa votim elektronik.

E shihni sa vulnerabel eshte si kauze!

Tjetra eshte e qendrushme, per shkak te sjelljes se qarte te PD, Berishes dhe Bashes, bllokimi ne nje stad te ri i vettingut.

Nuk duan ta leshojne ate pushtet. Eshte pushteti real.

Por eshte edhe pushteti kriminal.

Drejtesine sot, sic e shihni dhe nga vendimet e fundit ne seri, e zoteron nje pjese e politikes dhe krimi, po, po, krimi i lidhur me politiken!

Kulisat e skandalit të supozuar seksual të Trump: Pse doli në dritë pikërisht tani?

Posted: 13 Jan 2017 01:34 AM PST

 

Që në tetor, ai tekst mbi skandalet e supozuar seksualë dhe mbi "shantazhueshmërinë e Trumpit" nga ana e rusëve, qarkullonte mes gazetarëve.

Por kishin refuzuar ta botonin, sepse nuk mund ta verifikonin besueshmërinë.

Besoj se "bomba" shpërtheu tani, për shkak se dosja publike e shërbimit të fshehtë nuk mjaftoi për të kompaktësuar opinionin. Risia nuk janë hacker-at e huaj: ai lloj spiunazhi është histori e vjetër.

Elementi me të vërtetë destabilizues është "lufta mes elitave" që po zhvillohet në SHBA, me goditje dosjesh për spiunë: një luftë e brendshme ku është përfshirë shërbimi i fshehtë, Trumpi dhe opinioni publik.

"Habiteni vërtetë me stuhinë e hackerave? Mos jini hipokritë. Me goditje spiunësh, piratësh dhe mediash sociale, të gjithë luftojnë në luftën e informacionit. Edhe amerikanët e europianët. A e dini cila është risia?" Evgeny Morozov, 32 vjeç, bjellorus, është një prej kritikëve më të spikatur të mediave të reja. Nëse ka një opinion dominues, ai shkon përtej.

Rusia është që bashkë me Trumpin, edhe skeptiku Morozov është bindur se është Kremlini prapa ndërhyrjeve të hacker-ave në SHBA?

Jo. Mendoj se Trumpi në konferencën për shtyp, ka provuar të "bëjë paqe" me shërbimet e fshehtë. Unë nuk e përjashtoj pistën ruse, por besoj se dosja e dalë ditët e fundit është shumë e dobët, për të eleminuar çdo lloj dyshimi. Risia fshihet tek dokumenti që ka qarkulluar nga Buzzfeed.

A mund të shpjegoheni më mirë?

Që në tetor, ai tekst mbi skandalet e supozuar seksualë dhe mbi "shantazhuehmërinë e Trumpit" nga ana e rusëve, qarkullonte mes gazetarëve. Por kishin refuzuar ta botonin, sepse nuk mund ta verifikonin besueshmërinë. Besoj se "bomba" shpërtheu tani, për shkak se dosja publike e shërbimit të fshehtë nuk mjaftoi për të kompaktësuar opinionin. Risia nuk janë hacker-at e huaj: ai lloj spiunazhi është histori e vjetër. Elementi me të vërtetë destabilizues është "lufta mes elitave" që po zhvillohet në SHBA, me goditje dosjesh për spiunë: një luftë e brendshme ku është përfshirë shërbimi i fshehtë, Trumpi dhe opinioni publik.

Në mesin e kaosit të spiunëve, a mos teknologjia e ka bërë politikën më të goditshme dhe politikanët më të shantazhueshëm?

Jo. Mbrojtjet ekzistojnë, si për shembull kriptografia, dhe u takon politikanëve ta përshtasin. Nuk besoj në përqendrimin tek Interneti, që luhatet mes të bërit të rrjetit një shenjt apo një djall. Një herë e një kohë rrjetet sociale ishin revolucionare, dhe tani janë armike? Jo, më vjen keq, por s'është kështu. Këtu fajtore nuk është teknologjia, por përdorimi që ne i bëjmë dhe problemet që kalon demokracia jonë.

Një herë e një kohë, lufta kibernetike bëhej në fshehtësi. Tani përdoren rrjetet sociale. Nuk ka më rrugëdalje për konsumatorët e informacionit?

Sa u përket taktikave, nuk ka shumë të reja. Shërbimi i fshehtë i SHBA akuzon rusët se përdorin si armë rrjetet sociale, por Uashingtoni i pari ka eksperimentuar me këto sisteme; e mbani mend skandalin që shpërtheu në Kubë për rrjetin social ZunZuneo, që u krijua nga SHBA për të lehtësuar protestat?

Po lajmet e rremë, për të cilat Trumpi është i akuzuar dhe akuzues?

Sa kohë që do ketë liri shprehjeje, do të ketë edhe lajme të rreme. Pika nevralgjike është mundësia që lajmet e rreme të fitojnë një qarkullim të gjerë. / "Sette"/ Bota.al

Shënohet viktima e katërt nga virusi i gripit

Posted: 13 Jan 2017 01:23 AM PST

 

Virusi i gripit ka shënuar viktimën e katërt.

Ai është një 76-vjeçar, nga Tirana i shtruar në Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi".

"I moshuari është shtruar më datë 05 janar 2017, me diagnozë "Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore", dhe me sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11/01/2017″, deklaroi ministria e Shëndetësisë.

Sot, e premte 13! Pse ky numër sjell ters? Historia e një “mallkimi”

Posted: 13 Jan 2017 01:09 AM PST

 

Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por edhe kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë takimet për një ditë tjetër.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milion persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Frika nga e premjta e mallkuar është një fobi, e cila nga greqishtja quhet paraskevidekatriaphobia.

Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është "katastrofik".

Nëpër disa linja aeronautike, prej kohësh radha 13 nuk figuron më.

Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite.

Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12.

Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhamedit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.

Sa i përket së premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV.

Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit.

Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për "tersin" e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907.

Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W. Lawson "E premte, 13-të" të cilën një punonjës i paskrupullt i "Wall Street" e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.

Ky kombinim shihet ters në shumë kultura, por ka të tjera që e vlerësojnë krejt ndryshe.
Në Itali numri 13 konsiderohet si fatsjellës, ndërsa kombinimi ters është dita e premte në datën 17.

Pse numri 13 konsiderohet kaq i pafat sipas historianëve

Studiuesit tregojnë se të paktën 10% e popullsisë amerikane është e frikësuar nga numri 13, dhe aq më tepër kur data 13 përkon me ditën e premte.

Njerëzit shmangin martesën në këtë datë, udhëtimet janë më pakta, madje dhe ditët e punës. Por çfarë ka kaq të pafat numri 13 dhe si ka filluar ky supersticion numerik?

Miti i hershëm përreth origjinës së frikës është përfshirë në një nga dokumentet më të vjetra ligjore në botë, Kodi i Hamurabit, në të cilin thuhet se mungon ligji i 13 nga lista e rregullave ligjore.

Por në fakt, lënia jashtë e këtij ligji nuk ishte gjë tjetër veç se një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit i cili nuk përfshiu një linjë të tekstit.

Matematicienët dhe shkencëtarët, ndërkohë, vënë theksin te numri 12, shpesh i konsideruar si numri i përsosmërisë në botën e lashtë. Sumerët e lashtë zhvilluan sistemin numëror të bazuar në përdorimin e 12-s, që ende përdorët për të matur dhe kohën e sotme: Kalendarët me 12 muaj, gjysma e ditës me 12 orë etj.

Frika për numrin 13 duket edhe në disa teori popullore, të cilat kanë të bëjnë të dyja me të ftuarin e 13-të në evente në antikitet.

Në Bibël, Juda Iskarioti, i ftuari i 13 që arriti në Darkën e Fundit, është personi që tradhëtoi Jezusin.

Gjithashtu duket sikur frika e pashpjegueshme që rrethon numrin 13 është një konstrukt kryesisht perëndimor.

Disa kultura, duke përfshirë egjiptianët e lashtë, e konsiderojnë si numër me fat, ndërsa disa kultura të tjera shmangin numra të tjera si për shembull në Azi, numri 4 shmanget.

Sipas Qendrës së Menaxhimit të Stresit në Karolinën e Veriut, më shumë se 80% e ndërtesave të larta në SHBA nuk e kanë katin e 13, dhe po ashtu hotelet, spitalet dhe aeroportet shmangin përdorimin e dhomës me numër 13.

Kati i 13-të
Ndërsa heqja e radhës së 13-të nga linjat ajrore ndodh prej shumë vitesh tashmë, së fundmi edhe shumë qiellgërvishtës e kalojnë këtë kat, duke shkuar nga 12-ta, menjëherë tek 14-ta. Gjithashtu, tek ashensorët numri 13-të konsiderohet përgjithësisht i zhdukur.

Bestytni apo e vërtetë?
72% e njerëzve të anketuar së fundmi nga "The Mirror", pranojnë se në datën 13 kanë përjetuar përvoja të këqija, në lidhje me çështje pune apo çështje të tjera personale.

E "premtja e mallkuar" i kushton ekonomisë
E "premtja e mallkuar" i kushton rëndë ekonomisë botërore, veçanërisht linjave ajrore që në këto ditë përballen me fluturime pothuajse të boshatisura. Sipas një studimi të realizuar nga një instutut amerikan, kjo datë shkakton qindra milionë dollarë dëme në ekonomi.

Presidentët i trembën 13-tës
Sipas "Huffington Post", ish-presidenti i SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt ka qenë një prej atyre që besonin më shumë tek tersi i të premtes së mallkuar. Ai refuzonte çdo pritje ku ishin 13 të ftuar dhe gjithashtu nuk udhëtonte kurrë në datën 13.

13-ta na sugjestionon
Sipas Thomas Gilovich, kreu i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Kornuellit, truri jonë lidh automatikisht 13-të me legjendat e tersit që shkakton. "Nëse diçka e keqe ndodh në datën 13, kjo datë dhe ajo ndodhi do të qëndrojnë gjithmonë të bashkuara në trurin tonë, të ndikuar nga sugjestionimet e mëparshme dhe mitet urbane mbi këtë datë".

Nuk ka vit pa një të "premte të mallkuar"
Për ata që besojnë tek ky supersticion, ka një lajm të keq. Nuk mund të ndodhë kurrë që një vit të mos ketë të paktën një të premte me datën 13. Shpesh ndodh të jenë dy ditë të tilla, ndërsa në raste të rralla, mund të jenë deri në tre.

A do merret në pyetje Shkëlzen Berisha për aferën CEZ?

Posted: 13 Jan 2017 01:00 AM PST

 

Komisioni hetimor parlamentar pritet të zgjerojë rrethin e dëshmitarëve, të cilët do të pyeten për të hedhur dritë mbi prapaskenat e skandalit të shitjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) nga qeveria "Berisha" tek kompania çeke CEZ.

Publikimi i fakteve të reja gjatë 48 orëve të fundit, i kanë dhënë një dimension tjetër privatizimit abuziv me kosto 414 milionë eurosh, duke implikuar Shkëlzen Berishën, të birin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në këtë kuadër, komisioni hetimor do të përfshijë në listën e dëshmitarëve disa nga personat që figurojnë në dokumentet e zbuluara gjatë hetimeve si dhe emrat e lakuar nga dëshmitari kyç, Romeo Karaj. Shqiptarja.com ka mësuar se, komisioni hetimor për çështjen 'CEZ' po shqyrton mundësinë për të marrë në pyetje edhe të birin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën.

Ky i fundit, sipas e-mailit të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rezulton se ka lidhje të hershme me shtetasin kosovar Nuel Kalajn, i cili akuzohet si sekseri kryesor mes çekëve dhe qeverisë "Berisha" për privatizimin e OSSH.

Kryetari i komisionit hetimor, Taulant Balla, konfirmoi për Shqiptarja.com se dëshmia e pritshme e shtetasit Nuel Kalaj do të jetë përcaktuese për të përfshirë ose jo Shkëlzen Berishën në listën e dëshmitarëve, të cilët do të dëshmojnë para komisionit hetimor me dëshirë apo me imponimin e forcave të policisë.

Teksa ka konfirmuar vendosmërinë e komisionit për t'u shkuar deri në fund hetimeve për çështjen në fjalë, Balla pohoi se vendimi për të thirrur Shkëlzen Berishën do të varet nga përmbajtja e dëshmisë së Nuel Kalajn, i cili pas privatizimit të OSSH ka marrë 7 milionë euro nga CEZ, pa asnjë shërbim të dokumentuar.

Transaksioni është pranuar edhe nga vetë Kalaj.

Deputetja Silva Caka: LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhje

Posted: 13 Jan 2017 12:46 AM PST

 

Deputetja e LSI Silva Caka deklaron se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamnetare të 18 qershorit. E ftuar dje gjatë emisionit "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, Caka tha se LSI ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme.

Por Caka sqaroi se ky është një mendim i saj personal dhe nuk ka asnjë vendim të forcës  që ajo përfaqëson.

"Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë".

Silva Caka është e para deputete e kësaj force politike që shprehet hapur për pozicionin që duhet të ketë LSI në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në fakt ka shumë hamendësi kohët e fundit se me cilën parti do të bëjë koalicion LSI në zgjedhjet parlamentare.

Nuk janë të paktë ata që thonë se LSI do vazhdojë koalicionin me PS por edhe ata që mendojnë se LSI do të bëjë koalicion me PD.

Megjithatë ende nuk ka një vendim zyrtar të kësaj force politike.

“Snow men”/ Trafikantët arrestohen në autostradë duke shkëmbyer 60 kg kanabis

Posted: 13 Jan 2017 12:43 AM PST

 

Policia e kryeqytetit ka shkatërruar një grup të trafikimit të lëndëve narkotike.

Katër persona ranë në pranga gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar "Snow men" teksa u kapën me rreth 60 kg kanabis.

Të arrestuarit janë:

-Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë

-Ylber Zllami, 36 vjeç, banues në Tiranë

-Albert Ajdini, 27 vjeç, banues në Tiranë

-Leonard Çela, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, të katër të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës pranë fshatit Domje, Qafë Kashari, shinat e trenit, etj.

Bazuar në informacione të marra në rrugë operative, policia ndërhyri për arrestimin e tyre ndërsa po bënin shkëmbimin e drogës në fshatin Domje.

"Janë konstatuar dy automjete, një "Ford" dhe një "Opel", të cilat kanë ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur 6 thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip "Ford"", deklaroi policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 58 kilogram e 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë Cannabis Sattiva

– 2 automjete (Ford dhe Opel)

– 6 aparate telefonik celular të markave të ndryshme

Materialet proceduriale i'u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të " Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim".

Merkel: Të mos mbështetemi përjetësisht te SHBA-ja

Posted: 13 Jan 2017 12:36 AM PST

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rrisin bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje dhe të mos mbështeten "përjetësisht" te SHBA-ja.

Komentet e saj vijnë në kohën e pasigurive në Evropë në lidhje me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe angazhimin e tij ndaj lidhjeve transatlantike.

Merkel, megjithatë, nuk e ka përmendur Trump-in me emër.

"Jam e bindur se Evropa dhe BE-ja duhet të mësojnë që të marrin më shumë përgjegjësi në të ardhmen", tha Merkel gjatë një vizite në Bruksel.

Ajo kujtoi se Evropa përballet me sfida në rritje brenda kufijve dhe në rajonet fqinje, përfshirë emigrimin, terrorizmin, luftën në Siri, dhunën në lindje të Ukrainës dhe varfërinë dhe urinë në Afrikë.

 

A do të kemi sërish acar? Ja si do të jetë moti këtë fundjavë

Posted: 13 Jan 2017 12:29 AM PST

 

Pas largimit të borës nga qytetet që nuk e kishin parë prej vitesh, duket se moti do të vazhdojë kapriçiot edhe këtë fundjavë.

Parashikimet flasin për një sistem të fuqishëm vranësirash që do të prekë vendin tonë duke gjeneruar në sasi reshjesh.

Zonat më të prekura parashikohet të jenë veriperëndimoret, kurse verilindja dhe juglindja do të vazhdojnë të jenë nën pushtetin e borës.

Gjatë pasdites duke përfshirë edhe mbrëmjen i gjithë vendi do të jetë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore me intensitet mesatar dhe të ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

Related Posts :