Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Një zyrtar iranian kërkon sterilizimin e prostitutave ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Një zyrtar iranian kërkon sterilizimin e prostitutave ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Një zyrtar iranian kërkon sterilizimin e prostitutave 

Posted: 01 Jan 2017 10:01 AM PST

Një zyrtar iranian ka kërkuar që të gjitha punonjëset e seksit dhe personat pa kulm mbi kokë në Teheran që janë të varur nga droga, të sterilizohen me qëllim të parandalimit të "dëmit social".  Siavash Shahrivar, udhëheqës i Departamentit për Çështje Sociale dhe Kulturore në Zyrën e Guvernatorit të Teheranit, ka thënë se prostitutat duhet të "binden" që të steriliziohen.  "Ekziston një qëndrim, një realitet mbi të cilin pajtohen shumë OJQ dhe elita sociale, nëse një grua është e sëmurë dhe punonjëse seksi, e cila nuk ka asnjë vend ku mund të kaloj natën, ajo duhet sterilizuar me miratimin e saj apo edhe dhunshëm", ka thënë sot Shahrivar për mediat iraniane.  "Rreth 20 % e tyre e kanë sëmundjen e SIDA-s që i bënë edhe përhapëse të sëmundjeve", ka thënë më tej Shahrivar. Mediat e Iranit shkruajnë se në Teheran janë mbi 3 mijë gra pa kulm mbi kokë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Diplomatët e dëbuar rusë largohen nga SHBA-të

Posted: 01 Jan 2017 09:30 AM PST

Diplomatët rusë të cilët është vendosur të dëbohen nga SHBA-të në bazë të një urdhëri të presidentit Barack Obama, janë larguar nga Uashingtoni, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve, duke e cituar ambasadën ruse në SHBA.  "Aeroplani është nisur", ka thënë zëdhënësi i ambasadës ruse në Uashington, Nikolai Lakhonin, më 1 janar.  Ai ka shtuar se diplomatët që është vendosur të dëbohen më 1 janar janë në bordin e aeroplanit.  Obama, gjatë javës së kaluar ka vendosur të dëbojë 35 rusë të dyshuar si spiunë si dhe ka vendosur sanksione kundër dy agjencive ruse të inteligjencës si masë ndëshkuese për dyshimet se Moska ka urdhëruar sulmet kibernetike gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane.  Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 dhjetor ka thënë se Moska nuk do të përgjigjet me masa të njejta.  Putin ka thënë se fillimisht dëshiron të vlerësojë hapat që do të ndërmarrë presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili e fillon mandatin e tij më 20 janar, dhe më pas të vendosë së çfarë masa do të ndërmarrë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Nuk kemi pasur informacione paraprake për sulmin në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 08:51 AM PST

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë raportimet e disa mediave turke dhe pretendimeve në rrjetet sociale se agjencitë amerikane të sigurisë e kanë ditur paraprakisht se do të sulmohej lokali i natës në Stamboll ku orët e para të mëngjesit të sotëm u vranë 39 njerëz.  Ambasada turke në Ankara, përmes një komunikate të publikuar të dielën ka thënë se "ndryshe nga thashethemet që po qarkullojnë në rrjete sociale, qeveria amerikane nuk ka pasur asnjë informacion rreth kërcënimeve ndaj ndonjë hapësire të veçantë të argëtimit, përfshirë edhe lokalin Reina", ku është kryer sulmi, pak pas mesnate.  Komunikata thotë se SHBA-të gjithashtu "nuk kanë paralajmëruar amerikanët që të qëndrojnë largë hapësirave apo lagjeve të caktuara". Komunikata shton se më 22 dhjetor, ambasada amerikane e ka lëshuar një njoftim të përgjithshëm si "paralajmërim për kërcënimet gjatë sezonit të festave" për Turqinë dhe disa pjesë të Evropës, "ashtu siç bëjmë rregullisht kurdo ka indikacione se qytetarët amerikanë mund të jenë cak apo subjekt i dhunës". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Guterres e fillon detyrën e shefit të OKB-së me dëshirën për paqe

Posted: 01 Jan 2017 07:49 AM PST

Sekretari i ri i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ai dëshiron që viti 2017 të jetë një kohë kur "paqja do jetë kryesorja".  Guterres, i cili nga sot e ka zëvendësuar Ban Ki-moon si shef i OKB-së, ka thënë se ai dëshiron të punojë në zgjidhjen e luftërave dhe konflikteve të dhunshme në shtete si Siria, Sudani Jugor, Jemeni dhe Burundi.  "Si mund t'i ndihmojmë miliona njerëz që janë të përfshirë në konflikte, duke vuajtur shumë nga lufta, pa ndonjë shenj se atyre po iu vie fundi?" ka pyetur ai.  67 vjeçari, Guterres më parë ka punuar si Komisioner i Lartë i OKB-së për Refugjatë, një pozitë që e ka mbajtur për një dekadë.  Ish kryeministri portugez ka thënë se ai dëshiron që bota të ketë një dëshirë për Vitin e Ri, vendosjen e paqës si gjënë kryesore. "Paqja duhet të jetë qëllimi dhe udhërrëfimi ynë", ka thënë ai dhe ka shtuar "e gjitha ajo që ne e kërkojmë si njerëzim - dinjiteti, shpresa, progresi dhe prosperiteti – varen nga paqja". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatorët amerikanë duan sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Posted: 01 Jan 2017 06:49 AM PST

Tre senatorë amerikanë, gjatë një vizite në Gjeorgji kanë thënë se ata do të mundohen të bindin Kongresin që miratojnë sanksione më të ashpra kundër Rusisë dhe presidentit, Vladimir Putin.  Senatori republikan, Lindsey Graham, pasi ka arritur në Tbilisi më 1 janar, ka thënë se "ne shpresojmë që vitin 2017 ta bëjmë vit të sulmit…Ka ardhur koha ta ndalojmë Putinin". "Ka ardhur koha për sanksione të reja për ta goditur (Putinin) sa më ashpër si individ, por edhe sektorin e energjisë dhe atë bankar rus", ka thënë Graham.  Graham është në vizitë dy ditore në Gjeorgji me senatorin John McCain dhe demokraten, Amu Kloubchar.  "Jemi në kohëra sfiduese dhe shumë të vështira", ka thënë McCain.  Ata kanë thënë se do të kthehen në SHBA dhe do e informojnë Kongresin për atë se çfarë po planifikon Rusia në vendet baltike dhe atë që po e bënë në Ukrainë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti i futbollit dhe medaljes olimpike

Posted: 01 Jan 2017 06:49 AM PST

Viti 2016 konsiderohet se ishte vit i suksesshëm për sportin e Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e tij. Pranimi një vit më parë, më 2015, i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, kishte hapur rrugën për pranimin e të gjitha federatave sportive në federatat përkatëse botërore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sporti i Kosovës më 2016

Posted: 01 Jan 2017 06:49 AM PST

Pranimi i Kosovës në Federatën Evropiane dhe Federatën Botërore të Futbollit, si dhe pjesëmarrja e saj në kualifikimet për botërorin e futbollit "Rusia 2018", pjesëmarrja Kosovës në Olimpiadën "RIO 2016", si dhe medalja e artë olimpike e fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, i karakterizojnë sukseset e sportit të Kosovës në vitin 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ngritja e partive populiste i riformon politikat perëndimore

Posted: 01 Jan 2017 06:19 AM PST

Në gjithë botën perëndimore, një valë e partive populiste ose e atyre me ndjenjë kundër establishmentit, po e sfidon rendin politik të ndërtuar në idenë se kufijtë e hapur dhe tregtia e hapur janë gjëra kryesore për prosperitet. Gjatë 12 muajve të fundit kjo është parë shumë herë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

2016: Viti në foto

Posted: 01 Jan 2017 05:17 AM PST

Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Armëpushimi kryesisht po respektohet, megjithë luftimet sporadike 

Posted: 01 Jan 2017 05:00 AM PST

Aeroplanët e qeverisë siriane kanë kryer disa sulme ajrore ndërsa edhe konfliktet e armatosura kanë vazhduar të dielën me intensitet të vogël në disa zona, raporton Reuters.  Mirëpo, armëpushimi në mes të rebelëve dhe forcave qeveritare siriane i arritur me Rusinë dhe Turqinë si garantuese është respektuar në shumë pjesë të Sirisë. Në ato pak luftime që kanë ndodhur, forcat qeveritare kanë avansuar drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në Ghoutan lindore, afër Damaskut, duke rimarrë 10 ferma afër qytezës së Doumas, njofton organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.  Rebelët kanë paralajmëruar të shtunën se ata do e braktisin armëpushimin nëse trupat qeveritare vazhdojnë ta shkelin atë, duke kërkuar sidomos bombardimin e zonave që kontrollohen nga ata. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gafat: Nga Ilirët e Azisë deri te Skenderbegu i Vetëvendosjes

Posted: 01 Jan 2017 04:34 AM PST

Nëse viti 2016 nuk u karakterizua me vendime të mëdha politike, ai u karakterizua me gafa e fjalë të mëdha nga politika. Kuvendi i Kosovës, edhe në vitin 2016 ishte jo vetëm vendi i debatit, por edhe i gazit, vendi ku u trajtua e sotmja, e ardhmja dhe historia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia në vitin 2017, me probleme të vjetra

Posted: 01 Jan 2017 03:40 AM PST

Afera e përgjimeve, incidenti i armatosur në Kumanovë, protestat e shumta, paditë ndaj zyrtarëve shtetërorë, e probleme tjera, kanë karakterizuar vitin 2016 në Maqedoni, si një ndër periudhat më të vështira që nga pavarësia e saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Sulmet vetvrasëse vrasin 8 persona afër një vendi të shenjtë shiit 

Posted: 01 Jan 2017 03:31 AM PST

Zyrtarët në Irak kanë thënë se dy sulmues vetvrasës kanë vrarë tetë persona afër zonës së shenjtë për shiitët, Najaf.  Zyrtarë policor dhe të një spitali kanë thënë sot se sulmi ndaj një pike kontrolli në Najaf, rreth 180 km në jug të kryeqytetit, Bagdad, ka lënduar 22 persona të tjerë, përfshirë shumë policë.  Dëshmitarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve, DPA, se sulmuesit kanë hapur zjarrë ndaj pikës së kontrollit në Najaf, para se të hedhin vetën në ajër me aktivizimin e rripit të mbushur me eksploziv.  Sulmet janë kryer një ditë pasi një sulmues tjetër ka vrarë 28 persona në një treg të Bagdadit.  Përgjegjësinë për këtë të fundit e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, i cili shiitët i konsideron si heretikë.  Për sulmin në Najaf ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Militantët e IS-it kanë shtuar sulmet gjatë javëve të fundit pasi forcat qeveritare të përkrahura nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të janë duke bërë përpjekje për rimarrjen e kontrollit mbi qytetin, Mosul. Ky qytet është okupuar nga IS-i në vitin 2014. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 330 milionë euro borxh ndaj ATK-së

Posted: 01 Jan 2017 03:27 AM PST

Mbi 330 milionë euro llogaritet borxhi që kompanitë private dhe publike kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Ekspertë për çështje ekonomike thonë se grumbullimi kaq i madh i borxhit krijon evazion fiskal, njëherësh çrregullim të konkurrencës së lirë të tregut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm në një klub nate në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 02:49 AM PST

Të paktën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe 15 të huaj, janë vrarë në një sulm në një klub nate në Stamboll, tha ministri i brendshëm turk. Një sulmues i armatosur hapi zjarr në klubin e natës Reina rreth orës 01.30 (sipas orës lokale) në kohën kur po festohej viti i ri.Video: Reuters

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbretëresha britanike ende e ftohur, mungon në meshën e Vitit të Ri

Posted: 01 Jan 2017 02:09 AM PST

Mbretëresha Elizabeta e Britanisë së Madhe nuk do të marrë pjesë në meshën e Vitit të Ri sot për shkak të ftohjes, njofton Pallati Buckingham, një javë pasi ajo nuk mori pjesë as në meshën e Krishtlindjës, për herë të parë në disa dekada.  Elizabeta, monarkja 90 vjeçare që ka qëndruar më së gjati në pushtet në botë, nuk është ndjerë mirë siç raporton Reuters, pak para Krishtlindjeve.  "Madhëria e saj, Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në meshën e të dielës në Sandringham sot", thuhet në njoftimin e pallatit mbretëror.  "Mbretëresha ende nuk ndjehet e gatshme që të shkojë në kishë pasi po e merr vetën nga i ftohti".  Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Princi 95 vjeçar Filip, janë ftohur pak ditë para Krishtlindjeve. Filipi ka marrë pjesë megjithatë në meshën e Krishtlindjeve në kishën e Shën Mari Magdalenës në Sandringham, por mbretëresha e cila është udhëheqësja e Kishës së Anglisë, nuk ka marrë pjesë.  Familja mbretërore britanike ka festuar Krishtlindjet në këtë kishë prej vitit 1988, dhe Elizabeta asnjëherë nuk ka munguar në meshën e kësaj feste.  Pas gjashtë dekadave në fron, mbretëresha ka hequr dorë nga turnetë ndërkombëtare, por në Britani ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj si monarke.  Më 20 dhjetor, pallati mbretëror ka njoftuar se megjithatë ajo ka hequr dorë nga disa veprimtari bëmirëse dhe organizata të tjera që të lehtësojë obligimet e saj. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reformimi i shëndetësisë mbeti proces në letër edhe më 2016

Posted: 01 Jan 2017 01:57 AM PST

Reformat në sistemin shëndetësor, me gjithë lëvizjet simbolike, nuk arritën të zbatohen as më 2016. Ndonëse zyrtarë të kësaj fushe thonë se po punohet intensivisht në reformimin e sistemit shëndetësor, i cili përfshin disa sfera, në shumë prej tyre reforma ka ngecur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut: Jemi afër ndërtimit të raketës ndër-kontinentale

Posted: 01 Jan 2017 01:30 AM PST

Udhëheqësi i Koresë së Veriut thotë se vendi i tij është në "fazën finale" të ndërtimit të raketës balistike ndër-kontinentale (ICBM).  Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, Kim Jong-un ka thënë se Koreja e Veriut ka "shënuar ngritje si fuqi bërthamore" në vitin 2016 dhe "se shpejti do e kemi edhe ICBM-në".  Ekspertët e huaj vlerësojnë se këtij shteti ende i duhen disa vjet për ndërtimin e një rakete të tillë.  Ndërkohë, kryeministri i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi i tij do i rrisë ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë derisa ky shtet rrezikon konflikt me Korenë komuniste. Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe shumë testime të raketave balistike në vitin 2016. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Kam informacione të reja për sulmet e dyshuara kibernetike ruse

Posted: 01 Jan 2017 01:01 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se ka informacione të pazbuluara rreth sulmeve të dyshuara kibernetike ruse gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA të cilat planifikon t'i tregojë gjatë javës së ardhshme. Duke folur shkurtimisht para gazetarëve derisa shkonte në ndejën e Vitit të Ri në Florida, Trump është përgjigjur në një pyetje rreth këtyre sulmeve për të cilën ka thënë, "unë dij gjëra që të tjerët nuk i dijnë" dhe "ju do i zbuloni ato të martën apo të mërkurën (më 3 apo 4 janar)".  Ai gjithashtu ka thënë se beson që ndërhyrja në emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike tmund të jetë kryer nga "dikush tjetër" e jo Rusia. Ai ka thënë se ai di shumëçka rreth harkimit të kompjuterëve dhe se kjo "është një gjë që shumë vështirë verifikohet".  Javën e kaluar, qeveria amerikane ka dëbuar 35 diplomatë rusë dhe ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe agjencive të inteligjencës ruse si masë ndëshkuese ndaj sulmeve kibernetike. Agjencitë e inteligjencës amëerikane thonë se ata besojnë që Moska ka urdhëruar sulmet me qëllim që Trump të fitojë zgjedhjet.  I pyetur nëse ai do të takohet me presidenten e Tajvanit nëse ajo udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, Trump nuk e hodhi poshtë këtë duke thënë: "Të shohim".  SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin, të cilën Kina e konsideron krahinë të saj. Trump ka thënë se nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do të kenë marrëdhënie të mrekullueshme me shumë shtete, përfshirë Rusinë dhe Kinën.  Ai gjithashtu ka thënë se Izraeli është "shumë, shumë i rëndësishëm për mua." 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm vdekjeprurës në Stamboll

Posted: 31 Dec 2016 05:16 PM PST

Të paktën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe 15 të huaj, janë vrarë në një sulm në një klub nate në Stamboll, tha ministri i brendshëm turk.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :