Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Organizatat e OVL-UÇK-së të ZO të Nerodimes mbështesin amandamentimet për plotësim të Ligjit të Veteranëve” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Organizatat e OVL-UÇK-së të ZO të Nerodimes mbështesin amandamentimet për plotësim të Ligjit të Veteranëve” plus 9 more Ferizaj Press


Organizatat e OVL-UÇK-së të ZO të Nerodimes mbështesin amandamentimet për plotësim të Ligjit të Veteranëve

Posted: 03 Jan 2017 08:55 AM PST

Në takimin e përbashkët të mbajtur të degëve të OVL-UÇK – Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë, u morr qëndrim si në vijim:

1. Qëndrojmë mbrapa votimit tonë në takimin e fundit të Këshillit Drejtues të OVL qendër;
2. Mbështesëm plotësisht amandamentimet në plotësim të Ligjit të Veteranëve (duke uruar në plotësime të tjera me kohë);
3. Nuk lejojmë që asnjë person apo organizatë të flasë në emër të ZO Neredimes, në emër të ZON-ës flasin vetëm përfaqësuesit të zgjedhur në mënyrë legjitime -anëtarët në Këshill Drejtues të OVL qendër dhe Kryesitë e OVL-degëve të ZO Neredimes.

Me respekt përfaqësuesit e degëve të OVL – Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë!

Hamza: Rritja ekonomike deri në 4%

Posted: 03 Jan 2017 07:36 AM PST

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza në një intervistë për telegrafin ka thënë se rritja ekonomike për vitin 2016 është 3.6 për qind, ndërsa rritja ekonomike sipas tij, për vitin 2017 do të shkojë deri në 4 për qind. "Norma reale e rritjes ekonomike në vitin 2016 pritet të jetë rreth 3.6 për qind, ndërsa për vitin 2017 norma reale e rritjes parashihet të jetë rreth intervalit 3.8 deri 4 për qind", ka thënë Guvernatori Hamza.

Telegrafi: Si ka performuar sistemi bankar në vend gjatë këtij vitit?

Hamza: Performanca e sistemit bankar të Kosovës gjatë vitit 2016 ka qenë shumë e mirë në të gjitha aspektet e funksionimit të tij. Aktiviteti kredidhënës i sektorit bankar është rritur me ritëm të përshpejtuar, duke shërbyer kështu si një financues shumë i rëndësishëm i rritjes së ekonomisë së vendit. Norma vjetore e rritjes së kredive bankare në fund të vitit 2016 arriti në afër 10 për qind, që paraqet normën më të lartë të rritjes në pesë vitet e fundit. Niveli i lartë i besimit të publikut në sistemin bankar, i ndërtuar mbi bazën e funksionimit të shëndoshë të këtij sistemi ndër vite, ka pasur rol kyç në rritjen e qëndrueshme të depozitave edhe gjatë vitit 2016. Rritja e aktivitetit kredidhënës është shoqëruar me një zvogëlim të konsiderueshëm të normave të interesit në kredi, si dhe me lehtësim të kushteve tjera për huamarrësit, duke bërë kështu që qasja në financimin bankar të bëhet më e lehtë dhe me kosto më të ulët. Norma mesatare e interesit në kredi në nëntor të vitit 2016 ishte 7.3 për qind, që paraqet një nivel të përafërt me mesataren e normave të interesit në vendet e tjera të rajonit tonë. Treguesit e stabilitetit financiar treguan një gjendje shumë të shëndoshë të sistemit bankar edhe gjatë vitit 2016. Rëndësi të veçantë kishte përmirësimi i mëtutjeshëm i cilësisë së portofolit kreditor, ku norma e kredive joperformuese zbriti në rreth 5 për qind, që paraqet nivelin më të ulët të shënuar në gjashtë vitet e fundit në Kosovë dhe normën dukshëm më të ulëtën në të gjithë rajonin. Gjatë vitit 2016, sistemi bankar vazhdoi të avancojë me modernizimin e shërbimeve bankare, duke rritur kështu ofertën e produkteve bankare digjitale me çka po i kontribuohet rritjes së efikasitetit si të vetë bankave ashtu edhe të shfrytëzuesve të shërbimeve bankare.

Telegrafi: Niveli i kredive prej 2.2 miliardë eurove tregon stabilitetin e sistemit bankar apo mungesën e parave tek individët dhe bizneset për të bërë financime dhe investime të nevojshme?

Hamza: Rritja e qëndrueshme e kreditimit bankar në Kosovë, në njërën anë, paraqet edhe një tjetër tregues të rëndësishëm të nivelit të lartë të stabilitetit që ka ky sektor dhe, në anën tjetër, flet për zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë së vendit ku qytetarët dhe bizneset kërkojnë kredi bankare për të financuar projektet e tyre. Kredia bankare nuk është produkt që i jepet atyre që kanë "mungesë" të parave, sepse në këtë mënyrë do të rrezikohej qëndrueshmëria e vetë bankës, por i jepet atyre që kanë qëllime të arsyeshme për të marrë kredi dhe që kanë potencial të mjaftueshëm financiar për të rikthyer kredinë së bashku me pagesën e interesit mbi atë kredi. Prandaj, rritja e kreditimit tregon se në Kosovë po shtohet masa e qytetarëve dhe bizneseve që kanë projekte të arsyeshme dhe që kanë besimin e bankave mbi aftësinë e tyre për të ripaguar kredinë.

Telegrafi: Sa është niveli i kredive të këqija?

Hamza: Norma e kredive joperformuese në Kosovë aktualisht ka zbritur në nivelin prej 4.8 për qind, që paraqet normën më të ulët të regjistruar në Kosovë në gjashtë vitet e fundit dhe njëherit paraqet normën dukshëm më të ulëtën në të gjithë rajonin. Norma e ulët e kredive joperformuese reflekton praktikat e shëndosha të zhvillimit të afarizmit nga ana e bankave, rregullimin dhe mbikëqyrjen e kujdesshme nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe ambientin stabil makroekonomik i cili nuk ka shkaktuar ndonjë tronditje mbi aftësinë paguese të huamarrësve. Rënia më e theksuar e këtij treguesi në periudhën e fundit në masë të rëndësishme i atribuohet edhe lehtësimit të zbatimit të kontratave për bankat, gjë e cila ka ndikuar në rikuperimin e një pjese të kredive që kanë qenë në vonesë si dhe e ka rritur edhe më tutje shkallën e disiplinës së huamarrësve për ripagimin e kredive.

Telegrafi: Normat e interesit të kredive mbetën ende të larta edhe pse tashmë janë njëshifrore, a mund të presim ende ulje gjatë vitit 2017?

Hamza: Normat e interesit në kredi kanë shënuar rënie të theksuar në vitet e fundit, duke paraqitur kështu një faktor shumë të rëndësishëm lehtësues për qasje në financim bankar si për individët ashtu edhe për bizneset. Krahasuar me pesë vite më parë, normat e interesit në kredi janë përgjysmuar, duke zbritur kështu në nivelin e mesatares së vendeve të rajonit. Në nëntor të vitit 2016, norma mesatare e interesit për kredi bankare në Kosovë ishte 7.3 për qind. Zhvillimet në normat e interesit varen nga faktorë të shumtë, të cilët mund të jenë të lidhur me zhvillimet specifike brenda bankave si dhe me ambientin e përgjithshëm ku sistemi bankar e zhvillon aktivitetin e tij. Në këtë kontekst, rritja e mëtejme e efikasitetit operacional të bankave së bashku me përmirësimin e mëtejmë të ambientit të përgjithshëm afarist në Kosovë sigurisht se mund të çojnë drejtë rënies së normave të interesit edhe në të ardhmen.

Telegrafi: A ka aplikacione për hyrjen bankave të reja në tregun bankarë kosovarë?

Hamza: Aktualisht nuk kemi ndonjë aplikacion për licencë nga ndonjë bankë e re, por BQK-ja mbetet e hapur për të trajtuar çdo aplikacion të ri dhe për t'i dhënë licencë bankave që i plotësojnë kërkesat e parapara për procesin e licencimit. BQK-ja mbetet e përkushtuar të mbështesë zhvillimin e sistemit bankar dhe rritjen e konkurrencës, ndërmjet bankave dhe parakusht themelor për arritjen e këtyre qëllimeve është zbatimi i përpiktë i kritereve të licencimit të shëndoshë të bankave të reja. Kjo na mundëson që në sistemin tonë bankar të lejojmë hyrjen e vetëm atyre bankave që mund t'i kontribuojnë zhvillimit të mëtejmë dhe ruajtjes së stabilitetit të sistemit financiar të Kosovës.

Telegrafi: Pse nuk po mund tu bëjnë konkurrencë bankat që janë futur së fundi në treg, bankave më të vjetra?

Hamza: Konkurrenca në tregun bankar të Kosovës ka shënuar rritje të vazhdueshme. Efektet e rritjes së konkurrencës vërehen në shumë aspekte të operimit të bankave, ku mund të veçojmë përshpejtimin e rritjes së kreditimit, zvogëlimin e normave të interesit në kredi dhe lehtësimin e kushteve tjera kreditore, zhvillimin e produkteve të reja bankare, si dhe zgjerimin e rrjetit të infrastrukturës bankare.

Telegrafi: Sa do të jetë rritja ekonomike sipas parashikimeve të BQK-së?

Hamza: Sipas parashikimeve të BQK-së, norma reale e rritjes ekonomike në vitin 2016 pritet të jetë rreth 3.6 për qind, ndërsa për vitin 2017 norma reale e rritjes parashihet të jetë rreth intervalit 3.8 deri 4 për qind.

Telegrafi: Borxhi i Kosovës ka shkuar në 840 milionë euro, a e rrezikon kjo stabilitetin financiar të vendit?

Hamza: Kosova ka një nivel mjaft të ulët të borxhit publik, i cili në raport me BPV-në qëndron në 14 për qind. Si i tillë, borxhi publik aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezik për stabilitetin financiar dhe reflekton qëndrueshmëri të financave publike në vend. Sidoqoftë, duhet pasur kujdes me ritmin me të cilin do të rritet borxhi publik në të ardhmen dhe të sigurohemi se borxhi publik të përdoret vetëm për financimin e investimeve kapitale që kanë arsyeshmëri të lartë, benefitet e të cilave për zhvillimin ekonomik të vendit tejkalojnë kostot që duhet paguar për shfrytëzimin e atij borxhi.

.

Analistët: Shkupi t’i reagojë Serbisë për deklaratën e Daçiqit

Posted: 03 Jan 2017 07:36 AM PST

"Daçiq e ka thënë deklaratën ose analizën me emocione, por kjo ka edhe pasoja tjera meqenëse të gjithë ne e dimë se vjen një kohë kur Serbia po ashtu fuqizohet duke marrë përkrahjen nga Rusia si dhe duke lënë hapësirë për zhvillimin e neonacizmit ose xixave tjera për konflikte të mundshme në rajon. Kjo është çështje serioze dhe besoj se Serbia nuk e mendon me seriozitet atë që e ka thënë Daçiq", tha analisti Albert Hani.

Retorika e Daçiqit është e para e llojit të tillë nga ana e Serbisë, e cila është e habitshme dhe e pakuptueshme në angazhimet për marrëdhënie të mira fqinjësore, vlerësojnë nga Instituti për Politika Evropiane. Megjithatë, sipas tyre ky qëndrim i tij është rezultat i ndikimit të dobët të diplomacisë së Maqedonisë.

"Nga ana jonë e medaljes megjithatë, ajo tregon një politikë të jashtme të pafuqishme, pozita jonë bie pingul në rajon, dhe kjo është gjithashtu diçka që duhet të na brengosë. Ajo që është urgjentisht e nevojshme për Maqedoninë, është rimëkëmbja e saj e brendshme e cila do mund të reflektohet më vonë me një politikë të jashtme të forcuar, dhe në çdo rast prioretizimi i marrëdhënieve me fqinjët", deklaroi Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se vendi tij ka gabuar që ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, kjo për shkak se Maqedonia ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai tha se me njohjen e Maqedonisë serbët i kanë fyer vëllezërit e tyre grekë. Ndërkohë kreu i Partisë Liberal Demokratike Çedomir Jovanoviq qëndrimin e këtillë të shefit të diplomacisë serbe e cilësoi përkeqësim me vetëdije të marrëdhënieve duke quajtur Daçiqin "nacionalist i vetëdijshëm"./Alsat/

.

Edhe një libër për fëmijë tmerron Serbinë, Kosova ju del ashtu siç është, SHTET! (Foto)

Posted: 03 Jan 2017 07:12 AM PST

Por, duket se edhe pas gati nëntë vjet të pavarësisë së Kosovës, shoqëria dhe mediat në Serbi nuk dëshirojnë ta shohin realitetin, prandaj tronditën me këso hartash, transmeton lajmi.net.

"Në hartën e botës të botuar, kufijtë e Kosovës janë shënuar në të njëjtën mënyrë sikurse kufijtë e shteteve tjera", shkruan Blic.

"Sërish një libër për fëmijë ka shqetësuar opinionin, kurse kësaj herë për shkak të arsyeve politike. Në librin parashkollor 'Atlasi im i parë' brenda kufijve të Serbisë nuk është paraqitur Kosova. Kosova grafikisht është paraqitur sikur shtetet tjera në rajon, kurse autorët të vetmin lëshim që e kanë bërë është vendosja e emrit dhe kryeqytetit të krahinës sonë", shkruan Blic. Pra, edhe kjo gazetë deri diku liberale, përdor gjuhë shoviniste ndaj shtetit të Kosovës.

ataaaa

Në shtëpinë botuese "Laguna" thotë se nuk bëhet fjalë për atlas politk, dhe se Kosova askund nuk përmendet.

"Nuk është e vërtetë se Kosova në atlasin për fëmijë është ndarë nga Serbia. Secili shtet është prezantuar qartë me emrin e tij dhe kryeqytetin. Pra shkruan, Serbi dhe Beograd, askund nuk shkuan Kosova. Dua të them se 'Atlasi im i parë' nuk është politik, por aksent ndaj popujve, kulturave dhe natyrës", ka thënë Tanja Vuçkoviq nga "Laguna". /Lajmi.net/

.

Rexhep Selimi: S’kam frikë nga Gjykata Speciale

Posted: 03 Jan 2017 07:12 AM PST

Rexhep Selimi, deputet i VV-së

Intervista e plotë:

Lajmi.net: Z. Selimi, në vitin 2016 Kosova është përballur me shumë sfida politike. Sa është punuar ose jo, në vitin që e lamë pas dhe cilat janë pritshmëritë për vitin 2017?

Selimi: Viti 2016 ishte një vit i rëndë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ishte me plotë sfida, madje të rënda si kurrë më parë. Por, në të një njëjtën kohë edhe me përballje me këto sfida si kurrë më parë. Qeveria e Kosovës, në vend që të punonte për interesat e qytetarëve të Kosovës, e bëri të kundërtën. Me projektin për Zajednicë në dhe për Demarkacionin me Malin e Zi në veçanti, por edhe me procesin e negociatave dhe marrëveshjeve me Serbinë në përgjithësi, Qeveria e Kosovës u kthye në bartëse të interesave të Serbisë dhe të tjerëve kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Prandaj, në këtë aspekt, viti 2016 ishte një vit i rëndë për Kosovën.

Lajmi.net: Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në Kosovë gjatë vitit 2016 dhe punën e institucioneve përkatëse të kësaj fushe?

Selimi: Në vend që të shkonte drejtë përmirësimit, gjendja e sigurisë në Kosovë ka shkuar drejtë përkeqësimit, sidomos në ato mjedise ku ende Serbia është prezente me institucionet e saj të sigurisë. Pjesa veriore e Kosovës dhe komunat me shumicë serbe në Kosovë,po vazhdon të mbetet, jo vetëm e pasigurt por edhe me rrezikshmëri që të prodhojë destabilitet edhe më gjerë.

Lajmi.net: Në janar është paralajmëruar se do të fillojë së funksionuari Gjykata Speciale për themelimin e së cilës ju keni qenë një kundërshtues i fuqishëm. Çfarë prisni realisht nga ky proces?

Selimi: Gjykata Speciale është produkt i keq edhe i parlamentit të Kosovës, mazhoranca e së cilit parlament e ka votuar. Ne si Grup Parlamentar kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi kundër kësaj gjykate për faktin se kjo gjykatë është e padrejtë si ndaj shqiptarëve dhe luftës çlirimtare të Kosovës. Duke qenë kundër themelimit të një gjykate të tillë, ne jemi kundër padrejtësisë, jo kundër drejtësisë. Prandaj kjo gjykatë qysh në thelb është e padrejtë dhe paragjykuese kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Lajmi.net: A keni frikë se ju do të jeni njëri nga ata që do të gjykohen nga kjo Gjykatë?

Selimi: Unë personalisht nuk kam frikë nga drejtësia, as nga kjo gjykatë. Kurse nga padrejtësia duhet të kemi frikë dhe të mbrohemi gjithmonë. Padrejtësia në emër të drejtësisë është shumë e rrezikshme.

Lajmi.net: Konsideroni se me mosformimin e FAK-ut, sovraniteti i Kosovës është i kërcënuar nga Serbia dhe akterë të tjerë? Keni pritshmëri që ushtria e Kosovës të formohet në vitin 2017?

Selimi: Kosova, duke mos patur Forcat e saj të Armatosura, po vazhdon ta ketë një të ardhme të pasigurt për sovranitetin e saj. Gjithashtu, Kosova duke mos i pasur Forcat e Armatosura po e humb shansin edhe të një partneriteti ushtarak me vendet aleate dhe të NATO-s.

Lajmi.net: Cilat janë të arriturat e kësaj qeverie qoftë politike ose ekonomike?

Selimi: Kjo qeveri nuk e ka asnjë të arritur pozitive, as politike e as ekonomike.

Lajmi.net: Nëse ndodh ratifikimi i Demarkacionit në Kuvend, konsideroni se opozita në këtë rast do të tregohet e pafuqishme karshi Qeverisë?

Selimi: Lëvizja Vetëvendosje, herë bashkë me gjithë opozitën e herë veç e veç, ia ka arritur diçka që shumë kush e ka parë si të pamundshme t'i ndalë dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, siç janë Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Me Protesta në Kuvend e nëpër sheshe, me debate e me rezistencë politike, ia kemi arriturqë ta bëjmë qeverinë e Kosovës të dorëzohet para rezistencës sonë politike. Prandaj ne nuk ndalemi as nuk dorëzohemi në qëllimin tonë. E në ndërkohë, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin nuk ka pse të ringjallet pasi që e kemi shpallur të zhbërë tashmë. /Lajmi.net./

.

Le Pen tronditë opinionin botëror: Bashkimi i Krimesë më Rusinë, legjitim

Posted: 03 Jan 2017 07:12 AM PST

"U organizuar referendumi dhe banorët e Krimesë kanë votuar që të bashkohen me Rusinë. Mendoj se referendumi ka sjellë një bazë të fortë", tha kandidatja për zgjedhjet presidenciale në Francë që do të mbahen gjatë këtij viti, transmeton lajmi.net.

Agjencia ruse e lajmeve kujton se banorët e Krimesë dhe Sevastopolit në një referendum të mbajtur në mars të vitit 2014 votuan për ndarje nga Ukraina dhe të bashkohen më Federatën Ruse, por autoritetët e Ukrainës, SHBA-së dhe BE-së nuk e pranuan një gjë të tillë. /Lajmi.net/

 

 

.

Kirigizia po bashkëpunon me Turqinë për identifikimit e sulmuesit në Stamboll

Posted: 03 Jan 2017 07:12 AM PST

Rakhat Suleymanov, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Kirgizisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 3 janar se zyrtarët e këtij shtetit janë duke bashkëpunuar derisa po bëhen përpjekje të gjejnë pasaporten e personit që shihet në fotografinë e publikuar nëpër rrjete sociale.

Sulmuesi që është ende në arrati, ka hyrë në lokalin e natës, Reina të Stambollit me një pushkë automatike dhe ka filluar të gjuajë klientët, orët e para të 1 janarit.

Ai vrau 39 persona dhe lëndoi dhjetëra të tjerë.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për incidentin duke thënë se ka qenë sulm ndaj "festës së atyre që e mohojnë fenë" dhe si hakmarrje për përfshirjen e ushtrisë së Turqisë në Siri.

Fotografia e pasaportës së publikuar ka ngjajshmëri me një video "selfie" të një burri që shihet në sheshin Taksim, që gjithashtu sot është publikuar nëpër rrjete sociale.

Mediat turke kanë raportuar se sulmuesi mund të jetë nga Azia Qëndrore.

Disa ekspertë kanë thënë se video e sulmit tregon se ai mund të ketë pasur trajnime ushtarake.

Zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtulmus, ka thënë se zyrtarët janë gati të identifikojnë autorin e sulmit ndërsa tashmë kanë shenjat e gishtërinjëve të sulmuesit.

.

Ky është fjalimi lamtumirës i Barack Obamas

Posted: 03 Jan 2017 07:12 AM PST

Barack Obama

Presidenti Obama largohet pas 8 vitesh me shkallën më të lartë të miratimit se çdo president tjetër i periudhës moderne, rreth 59 për qind. Republikani Trump ka premtuar se do të zhbëjë shumë prej politikave themelore të parardhësit të tij.

Fjalimi Obamës ndjek një traditë të gjatë të presidentëve amerikanë, duke filluar me George Washingtonin më 1796, për t'iu drejtuar vendit para largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Kur të bëhet qytetar privat, Obama dhe zonja e parë Michelle do të banojnë në Uashington jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë në plan të qëndrojnë atje deri sa vajza e tyre e vogël Sasha të mbarojë shkollën e mesme në vitin 2019.

Ai është presidenti i parë në gati një shekull që do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington pas largimit nga detyra./ tvklan.al

.

Përfaqësuesja U-17 filloi grumbullimin katërditor në Durrës

Posted: 03 Jan 2017 06:00 AM PST

Ekspedita prej 24 futbollistëve e udhëhequr nga përzgjedhësi, Besnik Kollari është akomoduar në mesditë në hotel. Gjatë pasditës fillimisht përzgjedhësi Kollari ka mbajtur një takim me futbollistët, të cilëve u ka folur për rëndësinë që ka ky grumbullim për përfaqësuesen e kësaj grupmoshe.

"Ky kamp katër ditor është shumë i rëndësishëm për sfidat që na presin në të ardhmen, prandaj dua që të jeni të përkushtuar maksimalisht dhe të jepni më të mirën nga vetja. Nga ju pres harmoni dhe të punoni për njëri-tjetrin, sepse vetëm të bashkuar mund t'i arrijmë qëllimet. Duhet të ndjeheni krenarë që po u jepet mundësia për ta veshur fanellën e Përfaqësueses, prandaj ta duam me zemër Përfaqësuesen dhe ta japim maksimumin, pasi shumë gjenerata kanë sakrifikuar për të ardhur kjo ditë", ka theksuar Kollari ndër të tjera ë fjalimin para lojtarëve.

Ndërkohë, në orët e pasdites Përfaqësuesja ka mbajtur seancën e parë stërvitore, në kompleksin sportiv Peza, ku është punuar në test të shpejtësisë dhe në lojë taktike. Përzgjedhësit Besnik Kollari në këtë grumbullim po i ndihmojnë edhe trajnerët Fadil Berisha dhe Bahri Berisha, si dhe përzgjedhësi i U-15, Gazmend Haliti.

Deklaruan pas stërvitjes

Besnik Kollari: Këta janë futbollistët të lindur në vitin 2001, me të cilët do të marrim pjesë në kualifikime. Kemi filluar me seleksionimin e futbollistëve qysh herët nga regjionet, ku përgjegjës kanë qenë trajnerët e regjioneve dhe më pas unë së bashku me trajnerët Fadil Berisha, Gazmend Haliti, Isa Sadriu, Bahri Berisha dhe Ahmet Beselica kemi bërë seleksionimin, ku janë testuar 75 futbollistë nga ligat e Kosovës dhe ndërkohë kemi pasur edhe kontakte të vazhdueshme me lojtarët që luajnë jashtë. Ka qenë një proces goxha i vështirë. Gjithsesi, ende jemi në proces të testimeve, ngase ka edhe shumë futbollistë që janë në pritje për t'u na bashkuar, pastaj ka futbollistë që janë ende duke u hamendur dhe të tillë që nuk kanë mundur të marrin nga leje nga klubet e tyre. Sidoqoftë, çdo grumbullim dhe çdo ndeshje do të jetë seleksionim për ta, pasi kjo grupmoshë është në zhvillim e sipër dhe ka rënie-ngritjet. Tash e kemi edhe turneun ndërkombëtar në Turqi, prej 15 deri më 22 janar ku do të shohim realisht se ku jemi dhe sa kemi arritur të punojmë. Por, klubet duhet të mendojnë që t'u krijojnë kushtet e duhura për punë këtyre djelmoshave, sepse përndryshe do të jetë i vështirë zhvillimi i tyre.

Besnik Koci: Dëshira ime e madhe ka qenë që të luaj për Kosovën dhe jam i privilegjum që jam pjesë e Përfaqësueses. Para disa kohe më kontaktuar trajneri Besnik Kollari dhe e kam pranuar menjëherë dhe me kënaqësi ftesën e tij. Kam qenë edhe në një grumbullim që është mbajtur në Prishtinë, por këtu fusha është shumë më e mirë dhe ajri është më i nxehtë. Po vijmë duke u gërshtetuar çdo herë më mirë me njëri-tjetrin.

Gent Musa: Ky është grumbullimi im i parë për mua në Përfaqësuesen U-17. Shpresoj se do të jetë i suksesshëm si për mua, ashtu edhe për të gjithë lojtarët e tjerë dhe ta kalojmë pa lëndime. Qysh në stërvitjen e parë kemi punuar mjaft mirë dhe kemi treguar kompaktësi. Në këtë grumbullim ka edhe shumë futbollistë që luajnë jashtë, por jemi kombinuar shumë mirë.

Shaban Kuçuku: Kjo është hera ime e parë që jam pjesë e Përfaqësueses U-17. Po më pëlqen shumë atmosfera që mbretëron në skuadër. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe po shihet që kemi një harmoni. Dëshira ime është që të fitoj besimin e trajnerëve për të mbrojtur portën e kësaj Përfaqësueseje.

Blend Morina: Është një ndjenjë shumë e mirë për të qenë pjesë e këtij grumbullimi. Shpresoj që në të ardhmen të ketë mundësi edhe më të mëdha për të pasur rastin për të dhënë maksimumin, për shkak se Përfaqësuesja është edhe një mundësi e mirë për t'u treguar edhe në klubet e huaja.

Lista e futbollistëve

Shaban Kuçuku (Sion)

Auron Loxha (Trepça'89)

Adni Zeqiri (Milano Kumanovë)

Gent Olluri (2 Korriku)

Dorian Osmanallaj (Sturm Grac)

Endrit Demolli (Flamurtari)

Leard Sadriu (Ferizaj)

Altin Lutolli (Heidenheim 1846)

Besnik Koci (Stuttgard)

Edonis Vuçitërna (Linz)

Adonis Sopa (Besëlidhja)

Deniz Sadiku (Trepça'89)

Albin Mehmeti (Besëlidhja)

Gent Musa (SHF Kurda)

Valon Zumberi (Hamburg)

Blend Morina  (SHF Stars)

Florian Hysenaj (Valud Loussane)

Dardan Shabanhaxhaj (Sturm Grac)

Adonis Aliu (2 Korriku)

Edin Huseini (Munchen 1860)

Armend Gashi (Prishtina)

Qëndrim Zyba (Ballkani)

Bajrush Osmani (Bochum)

Albin Prapashtica (2 Korriku)

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Zyrtare: Ronaldo tronditë Realin

Posted: 03 Jan 2017 05:50 AM PST

Portugezi nuk është përfshirë fare në listën e të ftuarve nga trajneri Zinedine Zidane.

Pos portugezit, jashtë kanë mbetur edhe Gareth Bale, Sergio Ramos, Pepe, Mateo Kovacic dhe Lucas Vazquez, përcjellë "lajmi.net".

Ndeshja mes Real Madridit dhe Sevillas zhvillohet nesër në kuadër të Kupës së Mbretit.

Më poshtë e keni listën e futbollistëve të ftuar nga Zidane.

Portierë: Navas, Casilla, Yáñez.

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Coentrão, Danilo.

Mesfushorë: Kroos, James, Casemiro, Asensio, Modric, Odegaard, Isco.

Sulmues: Morata, Benzema, Mariano. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Related Posts :