Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Pasi u drogua, adoleshenti përpiu një peshk të gjallë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

loading...

“Pasi u drogua, adoleshenti përpiu një peshk të gjallë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Pasi u drogua, adoleshenti përpiu një peshk të gjallë (Video)

Posted: 11 Jan 2017 01:07 PM PST

Një i ri nga Skocia, është filmuar teksa drogohej me kokainë sipër dollapit të kuzhinës dhe më pas vë dorën në akuariumin e peshqve.

Pranë miqve që qeshnin me të, adoleshenti e ka futur gjallesën në gojë dhe e ka përtypur, transmeton Telegrafi.

Ai ka pirë vodkë nga shishja dhe më pas ka treguar gojën e zbrazët, meqë e kishte përpirë të ashtuquajturin peshk të artë.

Reagimi tij është konsideruar i shumë i ulët dhe një alarm për autoritetet, që të bëjnë më shumë për të rinjtë që konsumojnë drogë.

"Nuk është faji i tij, rrethi që e lejon të konsumojë drogë është fajtor për këtë degjenerim", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Pasi u drogua, adoleshenti përpiu një peshk të gjallë (Video) appeared first on Telegrafi.

I kërkoi fotografi ku shfaqet e zhveshur, ajo i ktheu diçka të pa pritshme (Foto)

Posted: 11 Jan 2017 11:12 AM PST

Leona Loir nga Britania e Madhe, i është kundërpërgjigjur në mënyrë të shkëlqyer një burri, që i ka kërkuar asaj t'i dërgojë fotografi ku është e zhveshur.

Për dallim nga shumica e femrave, që e ndërprenë bashkëbisedimin, ajo ka filluar të dërgojë imazhet ku tregon kofshët, gjoksin dhe këmbët e pjekura të pulës, transmeton Telegrafi.

Ende pa u njohur mirë, i kërkon fotografi ku është e zhveshur

Madje, ajo ka vënë edhe tërë trupin e shpezës, ndërsa afër kishte një enë me sos. "A jam mjaft e lëngshme për ty, unë mund të zhvishem" ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

Kofshët, gjoksi dhe këmbët e pulës, jo të saj

Këto fotografi duket se e kanë frikësuar këtë njeri, i cili nuk ka kthyer asnjë përgjigje dhe është larguar.

E zhveshur dhe e copëtuar

"Është mënyra më e mirë që të shmanget një pervers i tillë", ka komentuar dikush lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post I kërkoi fotografi ku shfaqet e zhveshur, ajo i ktheu diçka të pa pritshme (Foto) appeared first on Telegrafi.

Provoi ta merrte qenin me vete në konvikt, gjërat nuk shkuan si duhet (Video)

Posted: 11 Jan 2017 10:33 AM PST

Studenti i njohur vetëm si Sean nga Oregon i Shteteve të Bashkuara, me tu nisur për studime jashtë vendit, ka dashur ta merr me vete edhe qenin e familjes.

Por, kur ishte në mes të rrugës, nëna i ka dërguar mesazh dhe e ka pyetur se ku ndodhet Willy, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar se ai është duke udhëtuar së bashku me të, nëna e ka detyruar të kthehet prapa dhe ta sjellë në shtëpi.

"Nuk kisha mundësi ta kem pranë, andaj e bëra këtë xhirim lamtumirës", ka shkruar Sean në videon e postuar në Twitter.

Sidoqoftë, autoritetet në konvikt, vështirë se do t'ia linin qenin të qëndronte brenda. /Telegrafi/

The post Provoi ta merrte qenin me vete në konvikt, gjërat nuk shkuan si duhet (Video) appeared first on Telegrafi.

Tigri i cirkut lidhet për tavolinë, që pranë tij të pozohet për fotografi (Video)

Posted: 11 Jan 2017 08:54 AM PST

Në një cirk në Hunan të Kinës, vizitorët kanë pasur rastin të pozojnë pranë një tigri të lidhur dhunshëm për tavolinë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen stërvitësit, që ia lidhin gjymtyrët kafshës së egër, ndërsa ia shtypin kokën për platforme, transmeton Telegrafi.

Më pas, pranë krijesës që është shumë e rrallë, shkojnë shumë njerëz që ta prekin dhe të bëjnë nga një fotografi.

Në momentin që dy fëmijë nisin të qajnë nga frika, nëna e tyre i inkurajon të qëndrojnë aty dhe të mos bëjnë panik.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kanë kërkuar që të ndalohen ky veprim i stërvitësve të cirkut dhe kafsha të lëshohet menjëherë në liri.

Në anën tjetër, sipas një besimi kinez tigri konsiderohet si rimishërim i Perëndisë së Pasurisë dhe çdo kontakt me të, konsiderohet se sjellë të mira dhe begati. /Telegrafi/

The post Tigri i cirkut lidhet për tavolinë, që pranë tij të pozohet për fotografi (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :