Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“PD: Malësitë e varfra të Përrenjasit janë braktisur nga qeveria” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“PD: Malësitë e varfra të Përrenjasit janë braktisur nga qeveria” plus 9 more Gazeta SHQIP


PD: Malësitë e varfra të Përrenjasit janë braktisur nga qeveria

Posted: 13 Jan 2017 02:08 AM PST

Përfaqësues të Partisë Demokratike janë takuar me banorët e njësisë Stravaj, që, sipas tyre, kanë pësuar një goditje të rëndë nga moti i acartë i këtyre ditëve, që ka sjellë izolim total.

"Jemi në mbështetje të banorëve të zonave të bllokuara dhe me probleme për shkak të motit të acartë të këtyre ditëve. Ndryshe nga herët e tjera, kur këto zona mbulohen edhe më shumë me borë, keqmenaxhimi i qeverisë ka bërë që fshatrat e Librazhdit, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, të jenë të bllokuara për shkak të mosshpalljes së situatës së emergjencës, apo të një emergjence artificiale të krijuar nga qeveria në ekrane në Tiranë.

Këtu njëherë në katër ditë ka mjek dhe një nga banorët tha se duhet të sëmuresh me grafik në këto fshatra. Ka dështuar edhe sistemi dhe rrjeti elektrik në Shqipëri. Në fshatra elektricistët profesionistë që kanë mbetur pa punë dhe nuk punojnë për OSHEE-në, kanë bërë të mundur lidhjen me energji elektrike. OSHEE vetëm ka rritur çmimin e energjisë, ka rritur kostot për qytetarët dhe u ka marrë me kërbaç qindarkat e fundit. Nuk ka investuar për rrjet por i ka kaluar investimet për fasada. Kjo është situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria, një situatë e kapitullimit të shtetit dhe qeverisë, të propagandës dhe fjalëve boshe në televizione dhe të mbetjes në varfëri të madhe për qytetarët shqiptarët", tha sekretari i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq, asnjë aks kombëtar i bllokuar

Posted: 13 Jan 2017 02:00 AM PST

Ministria e Transportit nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, informon se situata e qarkullimit në akset kombëtare, paraqitet si më poshtë:

Në rajonin verior Shkodër:  Ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë.

Në rajonin qendror Tiranë: Ka përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset e këtij Rajoni. Vetëm segmenti Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.

Në rajonin jugor Gjirokastër:  Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe Ersekë – Leskovik.

Në Gjirokastër, ka disa segmente me zinxhirë, si Përmet – Çarshovë dhe Erind – Çajup.

Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë. Në asnjë aks kombëtar nuk ka bllokim qarkullimi.

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Obama nderon Joe Biden me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”

Posted: 13 Jan 2017 01:42 AM PST

Presidenti Barack Obama, në një ceremoni emocionuese, i ka dhënë "Medaljen Presidenciale të  Lirisë" zëvendësit të tij, Joe Biden. Ceremonia u mbajt në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ka emocionuar shumë Biden, i cili është përlotur.

"Për besimin tuaj ndaj bashkatdhetarëve të tu amerikanë, për dashurinë tuaj ndaj vendit dhe për shërbesën tuaj të nevojshme përgjatë brezave, dua t'i kërkoj ndihmësit tim ushtarak të më bashkohet me mua në poltron. Në momentet e fundit të mia si president, kam kënaqësinë që t'i akordoj nderimin më të lartë civil, Medaljen presidenciale të Lirisë Joe Bidenit", tha Obama.

Përpara se të bënte këtë akt, Obama bëri një sërë lavdesh tejet të gjata për ndihmësin e tij, për bashkëshorten Jill Biden, fëmijët dhe nipërit e tij.

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, sekuestrohen 60 kg kanabis, 4 të arrestuar

Posted: 13 Jan 2017 01:03 AM PST

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 60 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 4 persona në një operacion të koduar "Snow men".

Të arrestuarit janë 45-vjeçari Ylber Gega, 36-vjeçari Ylber Zllami, 27-vjeçari Albert Ajdini dhe 37-vjeçari Leonard Çela.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së kanabisit në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, pranë fshatit Domje, Qaf-Kashari, shinat e trenit etj.

Në bazë të informacioneve që disponoheshin për këta shtetas se do të bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme kanabisi në zonën e Domjes, pranë autostradës Tiranë-Durrës, janë organizuar shërbimet me qëllim kapjen ne flagrancë të këtyre shtetasve. U konstatuan dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kanë ndaluar pranë njëra-tjetrës me disa persona në brendësi të tyre e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërme, ku janë gjetur 6 thasë të zinj me kanabis, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”.

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Katër të vdekur nga gripi, ndërron jetë edhe një 76-vjeçar

Posted: 13 Jan 2017 12:59 AM PST

Ministria e Shëndetësisë njofton se është regjistruar viktima e katërt nga gripi. Viktima është një 76-vjeçar nga Tirana.

"Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i shtruar në Spitalin Universitar 'Shefqet Ndroqi' më datë 05/01/2017, me diagnozë 'Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore' dhe me sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin ​e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11/01/2017.

Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017 dhe rastit të datës 11/01/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës", njofton MSH.

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Haradinaj: Serbia le të më ndjekë, por unë dhe shqiptarët kurrë nuk do nënshtrohemi

Posted: 13 Jan 2017 12:52 AM PST

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat kosovare, për atë që ka ndodhur në Colmar të Francës, ku është mbajtur seanca që e la të lirë me kusht ish-kryeministrin e Kosovës.

"Ne kemi paraqitur qëndrimet tona për pavlefshmërinë e fletë-ndalimit dhe lirimit me kusht. Nuk u shqyrtua pavlefshmëria për shkak se pala serbe nuk ka paraqitu akoma argumentet veta, por u pranua kërkesa jonë për lirim me kusht. E dhashë mendimin tim se ky është një abuzim në emër të ligjit nga Serbia", ka thënë Haradinaj, teksa ka konfirmuar se fjalën e tij në Gjykatë e ka thënë në frëngjisht.

Haradinaj ka treguar se ka udhëtuar në Gjermani, Austri, Zvicër, e vende të tjera të BE-së.

"Të gjitha e kanë anuluar dhe nuk kam pritur që Franca të veprojë kështu. Ishte befasi dhe ky veprim është joligjor dhe i padrejtë. Kam qenë në Francë në shumë vende të BE-së nuk ka ndodh ndalimi. Më është shpjeguar se ka ndodhur një riaktivizim në INTERPOL me kërkesë të Serbisë, por ky ndalim është i kërkuar nga Serbia që nga 2004, por këto argumente janë shqyrtuar nga Tribunali", ka thënë Haradinaj.

Kur ka folur për deklaratën se "Serbia do ta ndjekë sa të jetë gjallë", Haradinaj ka thënë: "Serbia mundet të më ndjekë, po Serbia duhet ta dijë që këta që janë sot në pushtet në Serbi janë hyzmeqarë. Ivica Daçiç është hyzmeqar i Millosheviçit, ja ka mbajt çadrën, Vuçiç dhe Nikoliç i kanë ndenjur gatitur Sheshelit. Unë s'kam mbajt çadra por i kam mbajt veglat e mija kundër tyre. Njëjtë sa të më ndjekin, as unë kurrë s'do t'i nënshtrohem Serbisë e as shqiptarët nuk do t'i dorëzohen serbëve. Duhet të mësohen të jetojnë me neve, si janë mësuar të jetojnë me kroatët, që ju kanë dhënë leksion të mirë", ka thënë Haradinaj, përcjell

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fier, ngroheshin me qymyr druri, intoksikohen dy të moshuar

Posted: 13 Jan 2017 12:37 AM PST

Një çift të moshuarish kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksimit nga ngrohja me qymyr.

Policia e Fierit bën me dije se gjatë ditës së enjte, 12 janar 2017, kanë shkuar në spitalin rajonal Fier dhe ndodhen në reaminacion shtetasit E.S, 60 vjeçe dhe S.S, 64 vjeç, banues në fshatin Dukas të Patosit.

Bashkëshortët duke u ngrohur në banesën e tyre me qymyr druri, janë intoksikuar nga monoksidi i karbonit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 13 janar 2017

Posted: 13 Jan 2017 12:27 AM PST

DASHI

Sot ju eshte besuar nje detyre e rendesishme qe duhet ta permbyllni me sukses. Dikush ka besim te palekundur tek ju.

DEMI

Duhet te jeni objektive kur vleresoni personat afer jush dhe te mos ndikoheni nga te tjeret. Degjoni me shume sec duhet fjalet e te tjereve.

BINJAKET

Sot mund ta shijoni diten pa e patur mendjen tek ngarkesat ne punen tuaj ose ne familje. Cdo gje do te rregullohet sic keni enderruar.

GAFORRJA

Do te keni durimin te merreni edhe me tipa te veshtire sot. Me harmonine dhe entuziazmin qe ju karakterizon do te beni per vete kedo.

LUANI

Sot eshte nje dite jo si gjithe te tjerat dhe lajmi qe keni marre do ta beje akoma me interesante. Ju pelqen te eksperimentoni me gjerat e reja.

VIRGJERESHA

Keni mesuar te ruani qetesine dhe te mos reagoni me impulsivitet. Jeni te durueshem te degjoni te tjeret deri ne fund per gjerat qe ju thone.

PESHORJA

Keni harxhuar kohe te vyer duke u marre me gjera qe jane jashte interesit tuaj. Sot jeni ndergjegjesuar dhe nuk do te pranoni asnje devijim nga planet tuaja.

AKREPI

Po kaloni ne nje terren qe edhe ne te shkuaren ju ka shkaktuar neveri. Por te kondicionuar nga situata te caktuara sot nuk keni si te veproni.

SHIGJETARI

Po e shihni veten me me teper besim dhe po kuptoni qe gjerat per te cilat keni luftuar prej kaq kohesh, vertet ja vlejne.

BRICJAPI

Po lejoni qe persona te caktuar tju kritikojne pa asnje arsye dhe mos reagimi juaj ju jep te drejten te vazhdojne ta bejne. Ndiheni te plogesht sot.

UJORI

Sot do te realizoni shume mire nje projekt qe ju eshte caktuar. Nese e shtyni per me vone do te keni mjaft pengesa dhe probleme.

PESHQIT

Nuk do te jete nje dite aspak e thjeshte kjo e sotmja. Do te keni mjaft debate ne pune dhe kundershti mendimesh me koleget.

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Volkswagen gjobitet me 4.3 miliardë dollarë

Posted: 12 Jan 2017 01:53 PM PST

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka arritur një marrëveshje me prodhuesin gjerman të makinave, Volkswagen, lidhur me akuzat për anashkalim të standarteve amerikane të ndotjes që shkaktojnë makinat me naftë. Komentet i bëri Prokurorja e Përgjithëshme e Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch.

"Në bazë të marrëveshjes, Volkswagen po pranon fajin për tre vepra penale: konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, mashtrim në transferimin e parave dhe shkelje të Aktit për Ajrin e Pastër; pengim të drejtësisë dhe importim mallrash përmes dekleratave të rreme."

Prokurorja e Përgjithëshme e Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, tha të mërkurën se Volkswagen ka rënë dakord të paguajë 4 miliard dollarë në dënime penale dhe civile dhe të marrë masa për të parandaluar shkelje në të ardhmen.

Këto u shtohen marrëveshjeve të njoftuara më parë prej më shumë se 15 miliard dollarë. Kompania Volkswagen ka pranuar se instaloi programe kompjuterike që anashkalojnë testin e ndotjes në rreth 11 milion makina me naftë të shitura në mbarë botën.

Gjatë testimit të makinave për ndotjen, programi kompjuterik anashkalonte rezultatin e vërtetë të ndotjes nga djegia e naftës. Këto makina faktikisht shkaktonin ndotje deri 40 herë më shumë nga niveli i lejuar në bazë të ligjit.

“Që të jemi të qartë, Volkswagen i dinte këto probleme dhe, kur rregullatorët shprehën shqetësime, Volkswagen i hodhi poshtë dhe gënjeu." – tha zonja Lynch.

Zonja Lynch tha se janë paditur gjashtë drejtues të lartë të kompanisë Volkswagen në lidhje me skandalin i njohur si "Dieselgate", përfshi Oliver Schmidt që drejton zyrën e inxhinierisë dhe mjedisit i cili u arrestua të shtunën në Shtetet e Bashkuara.

Në bazë të marrëveshjes, Volkswagen do të duhet të punësojë një vëzhgues të pavarur për të mbikëqyrur programin e kompanisë për etikën dhe zbatimin e rregulloreve, që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet në vazhdim. Kompania do të jetë në provë për tre vjet.

Manjani: Droga është rrezik kombëtar

Posted: 12 Jan 2017 12:43 PM PST

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë një interviste të dhënë në emisionin "Top Story", në Top Channel, tha se vazhdon me bindjen e tij që për të zhdukur fenomenin e hashashit në Shqipëri, duhet të ndërhyjë ushtria.

"Shumë njerëz kanë preferuar që të dalin partizanë në male për të punuar në kultivimin e hashashit. Imazhi në Shqipëri po dëmtohet nga ky fenomen dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Por ne po bëjmë një strategji për të goditur këtë fenomen.

Nuk mund të jap më shumë detaje në lidhje me këtë çështje sepse bëhet fjalë për një tryezë pune. U gëzova që po punohet për të luftuar këtë fenomen. Duhet ta ndalim me çdo kusht, me ushtri, me xhandarmëri, me polici. Thelbi i këtij fenomeni është kontrolli i territorit. Droga është një rrezik kombëtar", tha Manjani.

Për sa i përket Klement Balilit, të ashtuquajturit "Baroni i Drogës", Manjani mohon që të ketë lidhje me këtë person dhe se i takon policisë që ta arrestojë. "E njoh Klement Balilin nëpërmjet letrave. Nuk kam asnjë njohje për këtë zotëri. Ministri i Drejtësisë nuk bën arrestime dhe nuk e di arsyen se përse është ende i lirë. Më 17 maj 2016, kam firmosur dokumentin për shpalljen e tij në kërkim kombëtar dhe që ai të arrestohej. Nuk jap informacion në lidhje me këtë dosje sepse është informacion hetimor", tha ministri i Drejtësisë.

Në lidhje me sistemin e drejtësisë, Manjani tha se është krijuar një amulli për shkak edhe të reformës. "Ne nuk dimë se si të veprojmë sepse kanë hyrë në fuqi ligje të reja dhe ndërkohë nuk janë ngritur institucionet që dihet të punojnë për respektimin e ligjit", sqaroi Manjani.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :