Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Përmbytje në Amerikë: Zhduken shumë njerëz, mbyllën rrugë e shkolla” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Përmbytje në Amerikë: Zhduken shumë njerëz, mbyllën rrugë e shkolla” plus 9 more Ekonomia Online


Përmbytje në Amerikë: Zhduken shumë njerëz, mbyllën rrugë e shkolla

Posted: 11 Jan 2017 09:46 AM PST

Rrugët janë mbyllur, shkollat kanë anuluar mësimin pas përmbytjeve të shirave të dendur dhe borës që goditën një pjesë e SHBA-së, konkretisht Kalifornia.

Gjithashtu është paralajmëruar një stuhi e mundshme në pjesët e vend pushimeve të skive në Lake Tahoe, shkruan Reuters.

Gjithashtu janë paralajmëruar qytetarët se mund të ketë or-teqe të mundshme. Shumë rrugë, duke përfshirë edhe rrugën pranë kufirit të Kalifornisë dhe Nevada.

Paralajmërimet për përmbytje mbeten ende në fuqi, gjithashtu në pjesën perëndimore të Navadas, pritet që shumë lumenj të dalin nga shtrati.

Image

Image

Image

Image

 

 

 

 

The post Përmbytje në Amerikë: Zhduken shumë njerëz, mbyllën rrugë e shkolla appeared first on Ekonomia Online.

Britania vendosë taksë për çdo punëtor nga BE-ja

Posted: 11 Jan 2017 09:40 AM PST

Britania po merr në konsideratë një masë drastike, për të gjobitur punëdhënësit me nga 1.000 paund (1.200 dollarë) në vit për çdo punonjës të kualifikuar që rekrutojnë nga Bashkimi Evropian pasi ishulli të largohet nga unioni.

Ky është njoftimi më i fundit nga Ministria e Emigracionit gjatë kësaj të mërkure. Robert Goodwill tha para një komiteti të Dhomës së Lordëve se gjoba "është diçka që na është propozuar dhe që mund të aplikohet" për punonjësit nga BE-ja.

Britania ka miratuar tashmë një taksë të tillë për punonjësit e huaj që vijnë nga shtetet jo anëtare të BE-së, taksë që do të hyjë në fuqi në muajin prill. Aktualisht, qytetarët nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë të drejtën për të jetuar dhe punuar në Britani, por kjo liri lëvizjeje pritet të marrë fund sapo Britania të largohet nga blloku.

Qeveria ka vendosur një objektiv për reduktimin e migrimit drejt Britanisë, në më pak se 100 mijë njerëz në vit, ndryshe nga sa është aktualisht me 300 mijë të ardhur në vit.

Pasi përmendi taksën prej 1.000 paund, Goodwill tha se ende nuk është e sigurtë. Bisedimet për dalje nga BE-ja duhet ende të nisin, ndërsa "ne nuk jemi në një pozicion për të spekuluar se cila do të jetë zgjidhja e negociatave post-Brexit", tha ai.

Grupet e biznesit, gjithsesi, kritikuan idenë e një takse për punonjësit e huaj. Seamus Nevin, kreu i punësimit dhe politikave kualifikuese në Institutin e Drejtuesve, tha se punëdhënësit "thjesht nuk mund të durojnë kufizimet e mëtejshme, e nëse ata arrijnë të gjejnë kandidatin e duhur edhe taksën shtesë".(Top Channel)

The post Britania vendosë taksë për çdo punëtor nga BE-ja appeared first on Ekonomia Online.

Analistët: Dialogu të ndalet së paku për një kohë

Posted: 11 Jan 2017 09:39 AM PST

Rasti i arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia franceze është pasojë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka pasur nevojë të rishikohet edhe më herët.

Ky ishte vlerësimi i analistëve nga Kosova, Behlul Beqaj dhe Dardan Gashi që doli në debatin e zhvilluar në emisionin Imazh në RTK.

Behlul Beqaj tha se procesi i dialogut duhet të rishikohet dhe në këtë mënyrë të shikohen se sa larg jemi nga qëllimet tona.

"Çështja e dialogut nuk ka alternativ, por në këtë mënyrë se si po zhvillohet dhe se ky dialog nuk ka qenë në funksion të normalizimit të raporteve shtron nevojën e rishikimit të bisedimeve. Dialogu me Serbinë ka qenë vetëm në funksion të forcimit të pushtetit në Serbi dhe në Kosovë. Pra janë përforcuar të dy pushtetet", tha Beqaj, duke përmendur me këtë rast edhe kolonat e gjata të pritjeve në kufij me Serbinë të mërgimtarëve shqiptar pa asnjë arsyeje.

Sipas tij, rasti i Haradinajt tregon se sa larg jemi për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Beqaj tha se duhet të bëhet një “time-out" jo të ndërpriten bisedimet, por që siç tha ai, duhet të rishikohet për arsyeje se dialogu realizohet me qëllim të realizimit të interesave të palëve në dialog dhe jo për përkeqësimin e raporteve sikurse po bënë shteti serb.

"Është Serbia ajo që ka realizuar interesat e saj, dhe Kosova ka vendnumëruar", ka thënë Beqaj.

"Me lejoni t'i jap disa shpjegime që pak e shumë argumentojnë nevojë e rishikimit të procesit të dialogut. Në ditën kur është arrestuar Nehat Thaçi, Edita Tahiri ka qenë në takim në Bruksel. Dhe shtrohet pyetja për çfarë normalizimi të raporteve bëhet fjalë në ditën kur dialogohet dhe në anën tjetër arrestohet një oficer i policisë", tha analisti Belul Beqaj.

Ky i fundit tha se duhet të ndërrohet përfaqësimi i Kosovës në procesin e dialogut, pasi sipas tij, nuk ka dëshmuar aftësi dhe zhdërvjelltësi në marrëveshjet që janë nënshkruar dhe të cilat nuk po i realizon Serbia.

"Po flas për nevojë e rishikimit të kryenegocfiatarëve që janë shkaktar kryesor të kësaj gjendje. Në këtë rast ka dështuar edhe Parlamenti i Kosovës që e ka për detyrën ta mbikëqyrin politikën e jashtme dhe qeverinë. Parlamentarët nuk kanë qenë as monitorues dhe as vëzhgues të këtyre proceseve. Pra rishikimi i dialogut duhet të jetë shumë deminsional nëse dëshirojmë të kemi një kualitet nga ky dialogu ekzistues", tha Beqaj.

Ai përmendi edhe kërcënimet e vazhdueshme nga pushteti serb dhe Lista Serbe për krijimin e asociacionit të komunave serbe në mënyrë të njëanshme. "Kërcënimi për themelimin e asociacionit të mënyrë të njëanshme po krijojë një gjendje të psikozës të një konflikti etnik. Paralajmërojë se kjo mund të ndodhë nëse nuk ndërpritet ky trend. Është një moment shumë kritik dhe duhet të jemi shumë vigjilent sepse diçka serioze po përgatitet kur kemi një trend jo stabil", tha Beqaj në emisionin Imazh në RTK .

Edhe analisti tjetër, Dardan Gashi,duke folur për mosaprovimin e rezolutës në Kuvend të Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt , tha se edhe të miratohej, rezoluta nuk do të ndryshonte asgjë, sikurse përmendi edhe rastin e miratimit të një rezolute për rrëzimin e murit në veri, që sipas tij , nuk do të rrëzohet në fund të janarit ashtu sikurse parashihet.

"Dialogu në esencë ka fuqizuar pushtetin në Beograd dhe Listën Serbe në Kosovë. Nuk është për t'u befasuar për rolin që po e luan Serbia edhe si provokim edhe si shfaqje. Dialogu nuk ka qenë për normalizim të raporteve dhe ne duhet të mësohemi të marrim vendime autonome", tha Gashi, duke shtuar se kjo është për pasojë e kreativitetit të qeverisë.

Sipas tij, dialogu nuk ka prodhuar asgjë tjetër përveç fuqizimit të Serbisë.

Ai tha se Serbia në dy vitet e fundit ka fituar terren të jashtëzakonshëm në Kosovë, dhe siç tha ai kemi të bëjmë me një rikthim të Serbisë dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një jo-sinqeritet të partive të madha që janë në koalicion.

"Pra s'ka pasur sinqeritet të dy partive dhe nuk është marrë seriozisht çështja e dialogut. Kemi mospërfillje totale të institucioneve të Kosovës nga ana e Listës Serbe", tha Gashi.

Ish-ministri i Ambinetit Gashi tha se duhet të rishikohet dialogu me Serbinë. "Marrëveshjet e arritura nuk po zbatohen dhe në këtë drejtim nuk kemi pas avantazh, por sidomos në veri kemi dezintegrim, ku kemi brenda natës ndërtimit e murit. Pra, në çdo rrafsh me këtë dialog nuk pasur asnjë përparim", tha ai.

Dardan Gashi theksoi se provokimet nga pala serbe nuk janë të rastësishme."Po mendoj se po përgatitetet një mars i ri sikurse ai i vitit 2004. Provokimet e tjera si rasti Haradinaj dhe shumë provokime tjera në veri tregojnë se Serbia po provokon një konflikt të ri, minimalisht sikurse marsi i 2004".

The post Analistët: Dialogu të ndalet së paku për një kohë appeared first on Ekonomia Online.

Trump e pranon: Po! Rusia ishte prapa sulmeve kibernetike!

Posted: 11 Jan 2017 09:36 AM PST

Donald Trump ka pranuar për herë të parë publikisht se ishin rusët ata që ndërhynë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e inaugurimit si president, Trump tha se beson se prapa sulmeve kibernetike në kampin e kundërshtares së tij Hillary Clinton ishin pikërisht rusët.

"Mendoj se ishte Rusia", deklaroi shkurtimisht Trump para gazetarëve.

Ai tha më tej se Rusia nuk ishte i vetmi vend që ka ndërhyrë me hak-era në SHBA. Ai akuzoi demokratët se nuk kanë marrë masat e nevojshme për parandalimin e sulmeve të tilla kibernetike.

Për demokratët ndërhyrja ruse nëpërmjet hake-rave ndryshoi rrjedhën e fushatës, duke bërë që fitorja të anonte nga republikani Trump. Por ky i fundit kurrë nuk ka pranuar se hakerat kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

The post Trump e pranon: Po! Rusia ishte prapa sulmeve kibernetike! appeared first on Ekonomia Online.

Drecun: Ballkani mund të përballet me incidente

Posted: 11 Jan 2017 09:30 AM PST

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë se në të ardhmen nuk mund të përjashtojë mundësinë për incidente për shkak të situatës në Kosovë dhe në Metohi, në veçanti duke pasur parasysh arrestimin e Ramush Haradinajt.

"Ka indikacione se shqiptarë që njihen për ekstremë dhe të dhunshëm, e sidomos ish-pjesëtarë të UÇK-së, mund të kryejnë veprime të dhunshme", ka thënë Drecun, raporton Tanjug.

Drecun ka thënë se ka frikë se Ramush Haradinaj, do të arrijë sërish t'i shmanget përballjes me përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

 

The post Drecun: Ballkani mund të përballet me incidente appeared first on Ekonomia Online.

Mos na krijoni mure, me Kosovën është eksperimentuar mjaft

Posted: 11 Jan 2017 09:29 AM PST

Gazetari dhe publicisti Musa Sabedini u ka dërguar letër publike ambasadorëve të shteteve mike në Kosovë. Në letrën publike, Sabedini ka shkruar për procesin e liberalizimit të vizave dhe pasojat që mund të sjellë shtyrja e saj, për murin në Mitrovicë, për demarkacionin, asociacionin e komunave dhe për çështjet e tjera jetike. Ai ka kërkuar nga ambasadorët që mos të eksperimentohet tutje me Kosovën dhe qytetarët e saj – aleatët më të sinqertë të Evropës.

Letra e plotë:

Të nderuar ambasadorë të shteteve më të fuqishme që veproni e punoni në Kosovë,

Si gazetar me një përvojë të gjatë, me katër çmime të fituara, si profesor e ligjërues gjithashtu në drejtimin e gazetarisë dhe si qytetar i Kosovës, vendosa t`ju shkruaj publikisht për zhvillimet e fundit dhe për ato që unë mendoj se janë esenciale për të ardhmen e Kosovës.

Keni parasysh se mendimet e mia përfaqësojnë edhe një pjesë të madhe të shtresës intelektuale dhe asaj shtresës së "heshtur", që për shumë arsye nuk dëshiron që politikën reale ta zhvendosë nëpër rrjetet sociale, ku rëndom dominojnë paragjykimet kriminale dhe nivelet e ulëta të komentuesve.

Pra, e zgjodha këtë rrugë të komunikimit sepse edhe ashtu rrallë merrem me çështjet politike. Jo pse nuk kam çfarë të them, por sepse në Kosovë çfarëdo që shkruan tashmë nuk merret seriozisht. Askush nuk e di saktë se kush kujt t`i besojë. Thjesht, këtu "hero" i ditës favorizohet dikush që tërë ditën shan e ofendon në rrjetet sociale, kurse fare pak çon peshë fjala e një njeriu me përvojë, apo me qëndrime konstruktive.

Tani më lejoni të shpreh brengat e mia!

Zhvillimet politike në Kosovë, duke filluar me politikën e ngurtë të institucioneve kosovare, duke vazhduar pastaj me një opozitë kryeneçe që vazhdimisht lufton për poenë e jo për interesa të qytetarëve, dhe pastaj duke marrë për bazë edhe eksperimentimin që po i bëni Kosovës me murin në Mitrovicë, gjithsesi mbetem i shqetësuar tej mase.

Ky mur dhe jo vetëm ky, nuk është shenjë e as diçka që ju keni luftuar për ta larguar Serbinë nga Kosova. Ky mur e sjellë Serbinë sërish në Kosovë dhe ky mur sjell fat të zi dhe do të mbetet një vrimë e zezë për gjeneratat e reja.

Muri po bëhet me dijeninë e Bashkimi Evropian, ndërsa Serbia po e shfrytëzon në maksimum mirësinë e tij. Muri është një goditje për të gjithë ne që kemi besuar dhe shpresuar se Kosova është një dhe e pandarë.

Kosova ka toleruar mjaftueshëm në raport me Serbinë dhe kjo është bërë nga trysnia e presioni i padrejtë që ka ardhur pikërisht prej jush. Ne kemi falur e toleruar skajshmërisht edhe për të bëmat e luftës. Siç e dini asnjë serb i dyshuar për krime lufte nuk e ka marrë dënimin e merituar. Asnjë serb nuk u soll para drejtësisë edhe pse ka qindra e mijëra dosje, prova, fakte, dëshmi, foto, incizime për krimet e kryera. Kjo ishte një goditje e madhe për qytetarët e Kosovës, në veçanti për ata që humbën më të dashurit e tyre.

Edhe loja me të zhdukurit mbetet sfiduese dhe e dhimbshme për mijëra familjarë kosovarë. Edhe këtu keni bërë pak për ta kushtëzuar Serbinë.

E dyta: Është folur gjatë për liberalizimin e vizave, se kosovarët do të ecin lirshëm dhe se do të kenë mundësi punësimi e jetesë normale si të gjithë evropianët. Unë personalisht nuk pres që liberalizimi të ndodhë para vitit 2020, sepse kështu është programuar Kosova, që të eksperimentohet sa më gjatë, me këtë popull që ju deshi e ju respektoi tashti e 17 vjet, por edhe historikisht.
Porosia ime është që mos e përbuzni këtë mirësjellje, sepse unë pres zhvillime fatkeqësisht dramatike muajve në vijim. Zgjedhjet assesi nuk janë zgjidhje, sepse qytetari prapë mbetet i varfër e i uritur. Për qytetarin rëndësi ka jetesa e tij dhe zhvillimi ekonomik. Prandaj, shfrytëzoni tërë ndikimin tuaj, që Kosova të ecë tutje, që Kosova mos të mbetet peng i Serbisë dhe as i interesave të tjera të shteteve përreth! Shpejtojeni këtë proces, për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm të të gjitha natyrave, bëni hapin e duhur për t`i bindur kosovarët se vërtet meritojnë dorën e Evropës dhe se meritojnë të jenë nën ombrellën tuaj.

Mos e kushtëzoni me demarkacionin, sepse është krijuar bindja e perceptuar nga qytetarët se Kosova po humb tokë e territor dhe është e pamundur të zhvillohen paralelisht këto ndryshime. Personalisht mendoj se edhe po të kalonte demarkacioni prapë s`do të ketë liberalizim të vizave, do të gjendej një arsye tjetër.

Kosova, të nderuar ambasadorë, meriton një tretman më serioz, meriton një rishikim të Pakos së Ahtisaarit. Mjaft na keni mbështetur për muri. Unë jam pjesë e asaj shtrese që kam luftuar për shumë vite që të kemi institucione të lira e demokratike. Si student kam vuajtur mjaft nga regjimi i Millosheviqit. Më është mohuar mësimi në kushte normale, kam mësuar nëpër shtëpi private.

Kam rrezikuar jetën, profesionin, vetëm që fëmijët tanë të jenë të lumtur. Por, kështu siç po shkojnë gjërat, kam dilema të shumta nëse Kosova do të mund të stabilizohet ndonjëherë.

E treta: Të nderuar ambasadorë lidhet me çështjen e FSK dhe të Asociacionit e Demarkacionit. Asnjëherë nuk e kam përkrahur opozitën për veprimet e dhunshme, sepse dhuna nuk i duhet Kosovës. Aq më parë kur dhunohen institucionet, dëmtohet prona shtetërore, dëmtohen veturat private etj. Kjo për mua është e dhimbshme. Por, tani kemi një situatë të re dhe qytetarët po e humbin durimin. Qytetari kosovar është i ngarkuar psikikisht, sepse në vend se të mendojë për bukën e gojës, ai tërë kohën duhet të merret me tema rreth Demarkacionit, Asociacionit, FSK-në e tema të tjera, që Kosovën e lodhin, e dërmojnë skajshmërisht. Kosova e meriton ushtrinë e vet, sepse kështu është më lehtë edhe për ju, por nuk meriton të ketë komuna serbe të kontrolluara nga Serbia.

Si intelektual më lejoni t'ju rikujtoj se kosovarët historikisht janë njerëz mikpritës, të besës dhe përkrahës të mëdhenj të shteteve mike. Andaj punoni dhe bëjeni Kosovën meritueshëm pjesë të Evropës.

Kosovës i duhet përkrahja e juaj, jo heshtja e juaj. Kosovës i duhet liberalizmi urgjent, në të kundërtën vala e ikjes sërish do të përsëritet. Dhe kjo valë e ikjes do të jetë edhe më e dhimbshme, sepse mund të jetë edhe më masive.

Uroj që, vendi im t'ju kuptojë drejt juve, por mos harroni se shpresa vdes e fundit. Kam bindjen se shpresa për kosovarët veç ka filluar të vdesë.

Me shumë respekt,
Musa Sabedini – ligjërues në degën e gazetarisë në UBT
Themelues i portalit "Rajonipress"
Kryetar i Klubit të Gazetarëve "Beqir Musliu"
Fitues i katërfishtë i Çmimit "Korrespondenti i vitit"
Autor i dy librave
Moderator i mbi 200 debateve me shoqërinë civile
Janar 2017

The post Mos na krijoni mure, me Kosovën është eksperimentuar mjaft appeared first on Ekonomia Online.

ShBA, Trump: Ndoshta Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike

Posted: 11 Jan 2017 09:26 AM PST

"Mendoj se pas hakerimit të fushatës së zgjedhjeve presidenciale amerikane qëndron Rusia, përveç dhe vendeve të tjera. Ndoshta sulmet informatike janë kryer nga Rusia, por besoj edhe nga vende dhe persona të tjerë".

Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump gjatë konferencës së tij të parë për shtyp pas zgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur pastaj për dosjet mbi një marrëdhënie të mundshme me Moskën, miliarderi ka nënvizuar: "Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se ato lajme kanë qenë të pavërteta. Respekton faktin që e ka thënë".

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbajti konferencën e parë për shtyp. Trump foli për prioritetet gjatë qeverisjes së tij, duke theksuar se shumë kompani të prodhimit të makinave apo kompani farmaceutike do t'i kthejë në atdhe.

Për sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Trump u shpreh: "Unë nuk kam asnjë marrëveshje me Rusinë. Unë nuk kam asnjë plan për ndonjë marrëveshje me Rusinë dhe nuk kam asnjë borxh me ta".

Megjithatë ai shtoi se marrëdhëniet e mira me Putin janë një "pasuri". Shumica e presidentëve të Amerikës kanë dhënë konferenca për shtyp brenda pak ditësh pas fitimit të zgjedhjeve. Ndërsa Trump ka qenë aktiv në rrjetin social Twitter dhe ka bërë deklarata të shkurtra gjatë procesit të përgatitjeve të tij për të marrë detyrën më 20 janar.

Konferencën e fundit për shtyp në korrik të vitit të kaluar, ai e filloi me kritika të forta ndaj kundërshtares demokrate, Hillary Clinton për mungesë të konferencave për shtyp me gazetarët.

 

The post ShBA, Trump: Ndoshta Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë bën i ftohti në trupin tonë?

Posted: 11 Jan 2017 09:18 AM PST

1.Kur i ftohti mund të durohet pa vdekur?

Varet nga mosha dhe nga gjendja shëndetësore. Temperatura e trupit në gjendje normale është 37 gradë dhe mjafton pak për ta çuar në rënie. Në prani të lagështirës dhe erës, sipas revistës "New scientist", njeriu mund të kalojë në hipotermi edhe kur termometri mjedisor shkon në 20 gradë Celcius. Një ulje e temperaturës së brendshme të trupit me vetëm dy gradë, është e mjaftueshme për të ndryshuar ritmin e zemrës. Përgjithësisht vdekja e trupit ndodh në 24 gradë, edhe pse ka raste të jashtëzakonshme të njerëzve të cilët kanë mbijetuar me një temperaturë shumë më të ulët.

2.Në ç'mënyrë i ftohti kërcënon shëndetin

Nëse temperatura e trupit bie shumë, ekziston rreziku nga ngrirja. Të ftohtët gjithashtu shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke rritur shanset e një sulmi në zemër. Prandaj aktiviteti fizik intensiv në natyrë nuk është i këshillueshëm. Por mos të nënvlerësojnë edhe rreziqet më të parëndësishme. Me mot të keq, njerëzit kanë tendencë për të shpenzuar më shumë kohë në shtëpi, duke favorizuar përhapjen e viruseve të gripit. Ecja në terren të ngrirë është e rrezikshme sidomos për të moshuarit. Lëkura ka tendencë të thahet dhe mund të jetë dëmtuar.

3.Pse ngrijnë në fillim duart, këmbët dhe hunda?

Temperatura e trupit të njeriut është një rajon i trurit i quajtur hipotalamus. Për të mbrojtur organet vitale si zemrën dhe mushkëritë, qarkullimi i gjakut drejtohet në pjesën qendrore të trupit, duke penalizuar furnizimin e tij, i cili bëhet më i ftohtë dhe i pafuqishëm. Gjaku i drejtohet në mënyrë preferenciale edhe veshkave, kjo mund të shkaktojë edhe ndjesinë e shpeshtë për të urinuar. Dridhja e shkaktuar nga ethet, si akti i rrahjes së dhëmbëve, shërben për të prodhuar ngrohje përmes aktivitetit muskulor.

4.A ka pasoja për trurin?

Sipas një studimi, ndjenja e ftohtë mund të vijë nga vetmia, por në këtë rast këshillohet një dush i ngrohtë që mund të na bëjnë të ndihemi më pak të vetmuar. Një tjetër hulumtim, tregon se në temperatura të ulëta, njerëzit janë në një gjendje shpirtërore jo të mirë, edhe pse i nxehti krijon më shumë vështirësi se i ftohti për funksionimin e trurit. Vendimet komplekse që kërkojnë përpjekje të rëndësishme njohëse, janë marrë më mirë në temperatura të ulëta se sa të larta.

5.Çfarë mitesh duhen thyer?

Përpara ekspozimit nga të ftohtët është e këshillueshme të hahet dhe pihet mirë, që trupi i njeriut të mos mbetet pa energji, megjithatë nuk është e vërtetë që ushqimet e dimrit janë të nevojshme më shumë për ngrohje. Oreksi i madh që ne përjetojmë gjatë sezonit të keq, ndoshta, është një trashëgimi e evolucionit, sidomos në kohën kur ka qenë e vështirë të sigurohej ushqim. Madje dikur, yndyrat e depozituara në trup, thuhej se kanë qenë një avantazh. Pirja e alkoolit nga ana tjetër jep një ndjenjë të rreme ngrohtësie, por rrit rrezikun e një hipotermie, sepse zgjeron enët e gjakut, duke furnizuar lëkurën dhe më pak në organet vitale. Këshilla për të veshur një kapelë në kokë është e vlefshme, edhe nëse pretendimi se 40-50% e nxehtësisë së trupit, humbet nëpër kokë është i thjeshtë.

6.Ekzistojnë njerëz rezistencë ndaj të ftohtit?

Yndyrat mund të funksionojnë si një shtresë izoluese në mbrojtje nga të ftohtit, por më pak se ajo që ju mendoni. Duke thënë se "Duart e ftohta, zemra e ngrohtë", është e vërtetë para së gjithash për gratë, sipas një studimi nga "The Lancet". Përshtatja me të ftohtin e disa njerëzve, mund të jetë për shkak, të paktën pjesërisht, të disa gjene të trashëguara nga 'hominide arkaike' si Neandertalët. Sipas revistës "Science", grupet e njeriut që jetojnë në rajonet e ashpra, kanë një metabolizëm efikas të qelizave në sajë të disa varianteve të ADN-së Mitochondria, të cilat janë energjia e qelizave.

The post Çfarë bën i ftohti në trupin tonë? appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë na sjelli babadimri, Trump, Putin…

Posted: 11 Jan 2017 09:14 AM PST

Dhuratat kolektive të babadimrit, për Ballkanin, ende nuk janë hapur. Pra, aty mbretëron po aq mister sa edhe lidhur me "dhuratat" që do i sjell presidenti i ri i SHBA, apo ato që do i sjell Presidenti rus Putin për popujt e Ballkanit. Ka shumë fjalë, premtime, shpresa dhe shqetësime. Ka fjalë, se ndoshta që të tre të famshmit, së bashku, mund të ndajnë dhuratat e tyre, por kjo mbetet për tu parë se a është opsion real apo veç një "koalicion joparimorë", i dëshiruar nga dikush në Ballkan. Babadimri gjithsesi është më i parashikueshëm, edhe pse dhuratat e dy të famshmëve të tjerë edhe mund të shpërndahen me karrocën dhe drerët e tij.

Viti 2016 na la gjithësesi shumë kujtime, të cilat në planin personal për shumëkënd mund të kenë qenë edhe të mira, por në politikë ishin një dëshpërim kolektiv. Edhe gëzimet që i patëm, dhe të cilat politika vrapoi për të i përvetësuar, si suksese të vetat, na i sollën kryesisht sporti, kultura apo kushdo tjetër përpos politikës. Dëshpërimi ishte pra kolektiv,veçanërisht në Kosovën e izoluar, sikur të ishte me kolerë. Korrupsioni dhe krimi janë rritur aq sa më ne nuk i vërejmë nga afërsia, ndërkohë që për botën janë bërë tepër të dukshme. Prandaj edhe na kanë izoluar.

Dëshpërimi më i madh ishte artikuluar sikur një pikëllim kolektiv për vizat, por gjithsesi nuk mund të thuhet se ishte më mirë edhe në fushat e tjera ku e keqja filloi të trashet. Dëshpërimi ishte edhe me arsye të brendshme, natyrisht, sidomos për shkak të pafuqisë qytetare për të ndikuar sadopak që të ndërrohet cikli i mbyllur i krijimit artificial të krizave dhe i plaçkitjes së organizuar të pronës publike dhe të qytetarëve. Ata janë rritur dhe fuqizuar aq tepër sa nuk mund të ndikohej jo vetëm as nga ndërkombëtarë. Edhe ndërkombëtarët, u treguan krejtësisht të pafuqishëm, sado që presioni i tyre ishte jashtëzakonisht i madh mbi kreun institucional dhe atë të partive politike. Loja e përçarjes së deputetëve ishte aq perfekte, dhe ndihma nga jashtë në këtë drejtim ishte aq e sofistikuar, sa i amortizoi të gjitha këto ndërhyrje. Ata u fshehën pas përqarjeve, pas opozite, pas kombit…kudo!

U krijuan probleme të paqena dhe u heshtën problemet e vërteta, të cilat po e fundosin jo vetë demokracinë por edhe shtetin e krijuar me mund dhe sakrifica të mëdha. Asnjëherë deri më sot, askush nuk ka arritur që të i bëjë qytetarët dhe grupet të punojnë kundër vetvetes dhe të jenë të bindur se po e bëjnë më të mirën. Kulmi i kësaj ishte viti 2016.

Qytetarët, të ndarë suksesshëm në tabore armiqësore, me shoqëri civile të instrumentalizuar, dhe individ të cilët flasin (ja fusin) kot, sepse nuk i dëgjon kush nga zhurma publike që krijon folk politika. Rrinë, vegjetojnë dhe janë krejtësisht të rehat me veten edhe me shtetin.

Por të kthehemi te tema jonë, e sotme. Serbët pra, u gëzuan për fitoren e Trump, sidomos klasa politike, ndërkohë që në politikën tonë, për ndonjë arsye të panjohur mbretëroi pak a shumë atmosferë mortore. I famshmi dhe i pamëshirshmi Sheshel, i cili sikurse edhe disa politikan tonë doli i pafajshëm nga gjykata (a)politike e Hagës, madje këndoi edhe këngë "dhjetëshe" për fitoren e Trump, ndërkohë që politika jonë e rritur dhe shkolluar në gjirin e ngrohtë të demokratëve, ku me gjasë i mësoi edhe shumicën "e prirjeve" të cilat i tregoi që nga çlirimi e këndej, për ndonjë arsye tash për tash të paqartë, mbeti gati krejtësisht e heshtur.

Me një fjalë, politika jonë mbeti pa fjalë, nëse me dashje e harrojmë atë prognozën dhe deklaratën e famshme dhe gjithsesi të pafat të kryeministrit Rama, lidhur me zgjedhjet më të rëndësishme globale, kur prognozoi se marrëdhëniet me SHBA mund të rrezikoheshin nëse do të fitonte, ai që tashmë ka fituar ! Ai që tashmë ka fituar" edhe përkundër të gjitha përpjekjeve për të komprometuar fitoren e tij, përmes ndërhyrjes së carit modern rus me emrin Putin, prapëseprapë do të japë betimin me 20 janar dhe me vetëm këtë fakt vlerësohet se do të bëjë ndryshimin i cili shumëkënd në Ballkan e gëzon apo shqetëson me vet shpresën apo frikën se balanci i krijuar këto 20 vitet e fundit do të ndryshojë dhe kastat e krijuara do të rrënohen përpara pakënaqësisë qytetare po aq sa para vrullit të politikës së re amerikane, e rrjedhimisht edhe euro-atlantike në Ballkan.

Pra, kryeministri Rama foli ndërkohë që të tjerët me "urti" heshtën, edhe pse treguan preferenca të qarta për lagjen (politike-ekonomike) Clinton. Ftesat drejtuar Ramës nga Putin më nuk po hasin në vesh të shurdhër, as edhe rreshtimi i z.Thaçi pas presidentit turk  Erdogan nuk u arsyetua fare, çka nga shumëkush u kuptua si shenja e parë e rebelimit të kryetarit të Kosovës ndaj politikës amerikane.

Ndoshta edhe arrestimi i Ramushit, në Paris, ishte mesazh, sidomos pasi ai me sukses kishte arritur "të blejë" ftesën për inaugurimin e Presidentit Trump, çka me gjasë presidenti dhe të tjerët ende nuk kanë arritur ë e bëjnë. Ndoshta për shkak të "çmimit" të lartë?

Sido që të jetë, tash pritet vetëm të hapet thesi i babadimrit, dhe të shihet se çfarë na ka sjellë për këtë vit, si popull, si qytetarë, dhe si ushtarë të rreshtuar prapa klaneve, partive, grupeve të interesit, apo kujtdo që nuk është vetëm në këtë acar siberian që e ka kapluar rajonin. Në këtë ftohtë, vetëm ëndërrimtarët dhe idealistët mund të durojnë pa u futur në rresht.

Hapja e "dhuratave" të para ndoshta pak a shumë e sqarojnë se prej nga ky aktivizim i Serbisë zyrtare rreth Kosovës, përse ky rikthim i deklaratave luftënxitëse dhe përse kjo situatë ku kryeministri serb direkt ndërhyn, fton në "raport" deputet dhe ministra të republikës së Kosovës, kur ai paralajmëron të festojë në Kosovë bashkë me "qytetarët e tij", ndërkohë që kryetari serb anulon vizitën në Kosovë për të njëjtën festë.

Ndërkohë edhe kryeministri Rama të njëjtën gjë e bënë edhe me partitë politike shqiptare në Maqedoni. Kur e rikujtojmë faktin e takimit të famshëm të qeverive shqiptare dhe serbe në samitin e Nishit, disa marrëveshjeve ende të pahapura krejtësisht për publikun, krejt kjo merr një formë të re, sidomos nën dritën e reflektorëve që do të ndezën në Ëashington me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA.

Mbetet të shihet kush do të shkoi, në Uashington, e kush në Moskë sivjet? Kush tjetër do të arrij "të blejë" ftesën për inaugurimin, me 20 janar, mbetet të shihet? Sigurisht, nuk është vetëm çështje xhepi!

The post Çfarë na sjelli babadimri, Trump, Putin… appeared first on Ekonomia Online.

Trump mban konferencën e parë për shtyp

Posted: 11 Jan 2017 09:06 AM PST

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbajti konferencën e parë për shtyp. Trump foli për prioritetet gjatë qeverisjes së tij, duke theksuar se shumë kompani të prodhimit të makinave apo kompani farmaceutike do t'i kthejë në atdhe.

Për sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Trump u shpreh: "Unë nuk kam asnjë marrëveshje me Rusinë. Unë nuk kam asnjë plan për ndonjë marrëveshje me Rusinë dhe nuk kam asnjë borxh me ta".

Megjithatë ai shtoi se marrëdhëniet e mira me Putin janë një "pasuri".

Shumica e presidentëve të Amerikës kanë dhënë konferenca për shtyp brenda pak ditësh pas fitimit të zgjedhjeve. Ndërsa Trump ka qenë aktiv në rrjetin social Twitter dhe ka bërë deklarata të shkurtra gjatë procesit të përgatitjeve të tij për të marrë detyrën më 20 janar.

Konferencën e fundit për shtyp në korrik të vitit të kaluar, ai e filloi me kritika të forta ndaj kundërshtares demokrate, Hillary Clinton për mungesë të konferencave për shtyp me gazetarët.

The post Trump mban konferencën e parë për shtyp appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :