Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Piloti përjashtohet nga puna, në këtë gjendje të dehur donte të niste aeroplanin (Video) Telegrafi Dështime

loading...

Piloti përjashtohet nga puna, në këtë gjendje të dehur donte të niste aeroplanin (Video) Telegrafi Dështime


Piloti përjashtohet nga puna, në këtë gjendje të dehur donte të niste aeroplanin (Video)

Posted: 01 Jan 2017 08:34 AM PST

Tekad Purna nga Indonezia, është përjashtuar nga agjencia e fluturimeve, sepse ka shkuar në punë në gjendje të rëndë – shkaku i dehjes.

Madje, 32-vjeçari nuk ka mundur të kalojë si duhet nëpër kontrollin e aeroportit, transmeton Telegrafi.

Stafi i kompanisë Citilink i ka njoftuar zyrtarët, sepse kanë konsideruar se ai nuk është i afta ta pilotojë një Airbus A320 që kishte 154 udhëtarë në bord.

Ka mjaftuar filmimi i bërë nga kamerat e sigurisë në aeroport, për të parë që ai është në gjendje të rëndë dhe nuk i është lejuar hyrja në aeroplan.

Për pasojë, fluturimi është anuluar dhe është dashur të shfrytëzohet një aeroplan tjetër.

Derisa ai është larguar nga puna, kryetari i kompanisë dhe stafi tij i ngushtë kanë ofruar dorëheqjen lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

The post Piloti përjashtohet nga puna, në këtë gjendje të dehur donte të niste aeroplanin (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :