Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Pique ia drejton gishtin presidentit të La Ligas, pritet një dënim i rëndë (Foto/Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Pique ia drejton gishtin presidentit të La Ligas, pritet një dënim i rëndë (Foto/Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pique ia drejton gishtin presidentit të La Ligas, pritet një dënim i rëndë (Foto/Video)

Posted: 08 Jan 2017 02:55 PM PST

Barcelona barazoi me Villarrealin me rezultat 1-1, kjo ndeshje kaloi me shumë kartona dhe polemika nga të dy anët.

Por, në fund ishte Gerard Pique ai i cili u tradhtua nga nervat dhe kështu spanjolli me të përfunduar ndeshjen, gjatë rrugës për në zhveshtore ia drejtoi gishtin presidentit të La Ligas, Javier Tabes, dhe i tha: "E patë edhe vet".

Mbrojtësi i Barçës e tha këtë i nervozuar me referimin pasi sipas tij gjyqtari kryesor nuk dha dy penallti për katalunasit.

Më poshtë keni reagimin e Pique dhe prekjet me dorë nga Bruno i Villarrealit. /Telegrafi/

The post Pique ia drejton gishtin presidentit të La Ligas, pritet një dënim i rëndë (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Ozil: E ardhmja ime varet nga Wengeri

Posted: 08 Jan 2017 02:50 PM PST

Mesut Ozil ka konfirmuar se ai do të nënshkruajë një kontratë të re në Arsenal, nëse Arsene Wenger sinjalizon qëllimin e tij për të qëndruar si menaxher.

Portali i njohur Goal.com ka raportuar në tetor se Ozil është i lumtur në Arsenal, por dëshiron që e ardhmja e menaxherit të tij të zgjidhet para se ai të nënshkruaj kontratën e re me Gunners, pasi Wenger ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me skuadrën londineze.

Wenger nuk e ka parë që një javë Ozilin Wenger nuk e ka parë që një javë Ozilin

"Jam shumë, shumë i lumtur në Arsenal dhe klubi e di se unë do të jem gati për të nënshkruar një kontratë të re. Tifozët duan që unë të qëndroj dhe tani ajo është në dorën e klubit", ka thënë Ozil për Kicker.

"Klubi e di se unë jam këtu para së gjithash për shkak të Arsene Wenger sepse është ai që ka nënshkruar me mua dhe është ai në të cilin kam besim", përcjell Telegrafi.

Këta janë tre futbollistët e vetëm që krijuan më shumë se 100 raste në vitin 2016 në Ligën Premier (Foto) Këta janë tre futbollistët e vetëm që krijuan më shumë se 100 raste në vitin 2016 në Ligën Premier (Foto)

"Klubi e di se unë dua të jem i qartë se çfarë menaxheri [Wenger] është duke bërë [për të ardhmen]", përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/

The post Ozil: E ardhmja ime varet nga Wengeri appeared first on Telegrafi.

Juventus 3-0 Bologna: Më i miri Higuain, paraqitje e mirë nga Xhemaili (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 02:23 PM PST

Juventusi ka fituar nga Bolognas me rezultat 3-0 në Serie A.

Më i miri në këtë takim ishte Gonzalo Higuain me dy gola, por edhe Paulo Dybala dhe Miralem Pjanic arritën të bëjnë paraqitje të mirë.

Në këtë takim për 71 minuta luajti edhe Blerim Xhemaili dhe mesfushori shqiptar ishte në mesin e më të mirëve, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy ekipet. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Juventusit:

Notat e lojtarëve të Bolognas:

The post Juventus 3-0 Bologna: Më i miri Higuain, paraqitje e mirë nga Xhemaili (Foto) appeared first on Telegrafi.

Enrique: Merituam tri pikët

Posted: 08 Jan 2017 02:18 PM PST

Luis Enrique është ndalur të flasë pas barazimit 1-1 të Barcelonës ndaj Villarrealit.

Trajneri spanjoll ka thënë pas ndeshjes që skuadra e tij nuk është në rrugën e duhur, por paraqitja e futbollistëve nuk ishte për tu kritikuar.

"Është e qartë se ne nuk jemi në drejtimin e duhur, por unë nuk mund të kritikoj lojtarët e mi", ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

Barcelona mezi merr një pikë në minutën e fundit nga Villarreali (Video) Barcelona mezi merr një pikë në minutën e fundit nga Villarreali (Video)

Tutje, trajneri spanjolle ka bërë me dije që me lojën e treguar skuadra e tij meritoi të fitoi.

"Ne merituam tri pikët", përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Enrique: Merituam tri pikët appeared first on Telegrafi.

Villarreal 1-1 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 02:01 PM PST

Villarreal dhe Barcelona kanë ndarë pikët në derbin e javës së 17-të të La Liga.

Barcelona ka arritur të marr një pikë pas shumë vuajtjeve në udhëtim te Villarreali, pas barazimit 1-1.

Barcelona mezi merr një pikë në minutën e fundit nga Villarreali (Video) Barcelona mezi merr një pikë në minutën e fundit nga Villarreali (Video)

Golat në këtë takim u shënuan nga Nicola Sansone (49') për vendasit dhe Lionel Messi (90') për katalunasit.

Ishte pikërisht Messi, i cili u notua me notën më të lartë të ndeshjes 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e Villarrealit, Jaume Costa me notën 5.5. /Telegrafi/

Villarreal:

Musacchio, Asenjo e Sansone ishin më të dalluarit te Villarreal

Barcelona: 

Përveç Messit, edhe Inesta e Neymar patën paraqitje pozitive

The post Villarreal 1-1 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Argjentinasit i sjellin fitoren e 26 radhazi Zonjës së Vjetër në shtëpi (Video)

Posted: 08 Jan 2017 01:40 PM PST

Juventusi e ka filluar vitin 2017 në Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zonja e Vjetër fitoi kundër Bolognas me rezultat 3-0 dhe kjo ishte një fitore e merituar për vendasit.

Goli i parë në takim erdhi nga Gonzalo Higuain në minutën e shtatë, kurse për 2-0 u përkujdes Paulo Dybala në minutën e 41-të.

Higuain e filloi edhe pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në minutën e 55-të shënoi edhe një herë.

Zonja e Vjetër kishte edhe disa raste deri në fund të takimit, por nuk arriti të tregohet konkrete para portës kundërshtare. Vlen të theksohet se Blerim Xhemaili në këtë takim luajti për 71 minuta.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 45 pikë, kurse Bologna në vendin e 15-të me 20 pikë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve të Serie A është ndaj Fiorentinës, ndërsa Bologna udhëton te Crotone. /Telegrafi/

The post Argjentinasit i sjellin fitoren e 26 radhazi Zonjës së Vjetër në shtëpi (Video) appeared first on Telegrafi.

Barcelona mezi merr një pikë në minutën e fundit nga Villarreali (Video)

Posted: 08 Jan 2017 01:37 PM PST

Barcelona ka arritur të marr një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim ndaj Villarrealit, pasi ndeshja ka përfunduar 1-1 pas 90 minutave lojë.

Pjesa e parë e takimit i takoi skuadrës së Barcelonës, të cilët poseduan më shumë topin dhe krijuan më shumë raste.

Momente nga pjesa e parë

Rastet më të mira në këtë pjesën ishin nga Jonathan dos Santos (9', 13') dhe Neymar (24') dhe Lionel Messi (43'), por pa arritur të gjejnë golin në ketë pjesë dhe skuadrat shkuan në pushim me barazimin pa gola.

Në pjesën e dytë pritej që Barcelona të rrezikoj edhe më shumë dhe të gjej golin e epërsisë, por ndodhi e kundërta.

Kjo pasi, pas vetëm katër minutave në këtë pjesë ishin vendasit që gjetën golin të parët me anë të një kundërsulmi.

Festa e Sansones pas golit të epërsisë

Ishte sulmuesi Nicola Sansone, i cili mposhti portierin Andre Ter-Stegen pas një asistimi të mirë nga Alexandre Pato.

Në vazhdimin e kësaj pjese, katalunasit provuan me të gjitha forcat të gjejnë golin e epërsisë, ku rastin më të mirë e pati Messi në minutën e 73-të, por pa pasur sukses të gjej golin.

Messi gjatë një aksioni në pjesën e dytë

Deri në fund të takimit, pas shumë rasteve tjera, Barcelona mezi arriti të gjej golin e barazimit me anë të yllit të tyre, Messi, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 90-të dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Ekzekutimi perfekt i goditjes së dënimit nga Messi

Pas këtij barazimi, Barcelona e sheh vetën në vendin e tretë me 35 pikë apo pesë më pak se lideri, Real Madrid, ndërsa Villarreal gjendet në vendin e pestë me 30 pikë. /Telegrafi/

The post Barcelona mezi merr një pikë në minutën e fundit nga Villarreali (Video) appeared first on Telegrafi.

Interi përpiqet t’i motivojë lojtarët duke ndryshuar dizajnin autobusit (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 01:17 PM PST

Interi nuk e filloi mirë sezonin 2016/17, por me ardhjen e Stefano Piolit gjërat kanë ndryshuar mirë.

Skuadra nga Milano tashmë ka katër fitore rresht dhe duket se është këndellur dhe ka lënë pas problemet e fillimit të sezonit.

Se tekniku italian ka kthyer shpresën në skuadër e tregon edhe dizajni i ri i autobusit.

Interi klub anti-shqiptar? Ja çka ka bërë gjatë luftës në Kosovë! (Foto/Video) Interi klub anti-shqiptar? Ja çka ka bërë gjatë luftës në Kosovë! (Foto/Video)

Interi ka mbuluar autobusin me fotografi të sukseseve historie, e gjitha kjo duke tentuar që të rrit motivin në skuadër.

Aktualisht zikaltërit renditen në vendin e shtatë me 33 pikë, apo pesë pikë nga vendi i tretë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

The post Interi përpiqet t'i motivojë lojtarët duke ndryshuar dizajnin autobusit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Conte: Ferguson dhe Wenger janë përbindësha

Posted: 08 Jan 2017 01:12 PM PST

Antonio Conte ka respekt të madh për dy trajnerët, Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger.

Trajneri i Chelseat është duke përjetuar sukses të madh në fillimet e tij në Ligën Premier, duke kryesuar kampionatin me pesë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Conte zbulon transferimin e parë të Chelseat Conte zbulon transferimin e parë të Chelseat

Ndërsa, mediat angleze kanë shfrytëzuar rastin ta pyesin atë rreth jetëgjatësisë së karrierës së tij si trajner, duke i dhënë si referencë moshën e pensionimit të Fergusonit dhe vitet e Wengerit që është ende aktiv.

Përgjigja e Contes ishte interesante, pasi së pari tha se është vetëm 45-vjeçar dhe karriera e tij sa ka filluar, ndërsa dy trajnerët i quajti përbindësha apo trajner të mëdhenj.

"Ju jeni duke folur për dy përbindësha, dy menaxherë të mëdhenj", ka thënë fillimisht Conte për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto) Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)

"Sir Alex Ferguson është një shembull i mirë për mua. Kur unë shoh atë, por edhe kur shoh Arsene Wenger, ata janë një shembull i madh për mua", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

The post Conte: Ferguson dhe Wenger janë përbindësha appeared first on Telegrafi.

Higuain shënon pas një aksioni të bukur nga Juve (Video)

Posted: 08 Jan 2017 01:05 PM PST

Juventusi ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Bolognas.

Goli erdhi nga Gonzalo Higuain në minutën e 55-të, pas një aksioni të bukur nga Zonja e Vjetër, por në fund u asistua nga Stephan Lichtsteiner.

Argjentinasi shënoi edhe golin e parë në këtë takim në minutën shtatë. /Telegrafi/

The post Higuain shënon pas një aksioni të bukur nga Juve (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :