Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Pjata më e mirë me të cilën italianët “mundin” dimrin” plus 3 more Kuzhina Shqiptare

loading...

“Pjata më e mirë me të cilën italianët “mundin” dimrin” plus 3 more Kuzhina Shqiptare


Pjata më e mirë me të cilën italianët “mundin” dimrin

Posted: 11 Jan 2017 09:07 PM PST

Kuzhina siçiliane është shumë e njohur, ofron shumë ide të shijshme për të gatuar perimet. Kjo është një recetë e vjetër, që ka kaluar nëpër breza, e thjeshtë, por shumë e shijshme.

Në dialekt quhet “rocculu affucatu”, brokoli siçilian 'i mbytur' dhe aroma që lë në kuzhinë, është e pagabueshme.

Ajo përdoret si një pjatë e dytë, si një pjatë vegjetariane, si një salcë për makarona. Ajo që është e sigurt është se në mënyrë për ta përgatitur atë, zakonisht nuk duhet të mungojë tuma, një djathë tipik siçilian, ullinjtë e zinj dhe vera e kuqe.

Receta

Merrni një brokoli, lajeni dhe ndajini tufëzat. Qëroni edhe dy qepë të mesme, prejini në feta të holla. Nëse ju nuk mund ta gjeni këtë djathë, ju mund të përdorni si alternativë një djathë të butë. Në fund të një tiganit, vendosni një shtresë me brokoli, kripë, piper, një shtresë me qepë dhe në fund, djathin.
Bëjeni këtë derisa t'ju përfundojnë përbërësit. Hidhni sipër edhe pak rigon, vaj ulliri ekstra të virgjër, pastaj vendosni kapakun dhe gatuajeni në zjarr të ulët për 10 minuta. Hiqni kapakun, shtoni ullinjtë e zinj, menjëherë pas tyre dhe një gotë verë të kuqe. Lëreni sa të avullojë pak vera, përreth 25 minuta.
Brokoli "i mbytur" është i shijshëm, si kur konsumohet i ngrohtë apo i ftohtë./shije

The post Pjata më e mirë me të cilën italianët "mundin" dimrin appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë rrethore me biskota

Posted: 11 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Tortë rrethore me biskota appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Rrezik nga shtesat me vitamina dhe minerale, ja rekomandimi i duhur

Posted: 11 Jan 2017 09:07 PM PST

Zarzavatet, sallatat dhe frutat, janë burimi më i mirë i vitaminave dhe mineraleve. Marrja e shtesave me vitamina, minerale, janë të panevojshme kur merren të pakontrolluara, mbasi ato mund të dëmtojnë organizmin.

Shumica e vendeve kanë rekomandimet e tyre për shtesat në vitamina për grupet më vulnerabël si për fëmijët e vegjël, gratë në periudhën e shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji dhe në njerëzit në moshë të shkuar./shije

Kjo mund të përfshijë rekomandimet për vitaminën D. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, për njerëzit nën 50 vjeç është rekomanduar 200 IU (5μg) në ditë, 400 IU (10 μg) në ditë për moshat 50-70 vjeç dhe 600 IU (15 μg) në ditë për ato që janë mbi 70 vjeç.

Rrezet e diellit, sidoqoftë janë burimi kryesor për vitaminës D, qoftë edhe për 1-15 minuta marrje e rezeve të diellit në krahë apo fytyrë rreth 3 herë në javë është mundësisht i mjaftueshëm për të prodhuar mjaft vitaminë D për të plotësuar shumicën e nevojave.

Për arsye se është e tretshme në yndyrë, një sasi e konsiderueshme vitamine D mund të ruhet në trupin e njeriut në formë depo, për të plotësuar nevojat ditore apo mujore kur nuk ka diell.

Zarzavatet

Zarzavatet, sigurojnë shumë vitamina dhe minerale për fëmijët të cilët kanë nevojë për një shëndet të mirë, por edhe fibra të cilat nxitin tretjen.
Kështu që është e rëndësishme të kemi varietete të shumta në dietën e fëmijëve. Për fëmijët rekomandohet:

  • Për fëmijët 4- 8 vjeç, 1 ½ tas;
  • Për vajzat 9-13 vjeç, 2 tasa;
  • Për djemtë 9-13 vjeç, 2 ½ tasa.

Frutat

Frutat veçanëritsht janë burim i mirë dhe i rëndësishëm i vitaminave A dhe C. Ky grup gjithashtu përmban minerale si kalium dhe fibra. Rekomandohet të konsumohen:

  • Për fëmijët 4-8 vjeç, 1 ½ tasa
  • Për vajzat 9-13 vjeç, 1 ½ tasa
  • Për djemtë 9-13 vjeç, 1 ½ tasa

The post Rrezik nga shtesat me vitamina dhe minerale, ja rekomandimi i duhur appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë me mak

Posted: 11 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Tortë me mak appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Related Posts :