Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Presidenti filpin shokon me dënimin për zyrtarët e korruptuar” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Presidenti filpin shokon me dënimin për zyrtarët e korruptuar” plus 9 more Ferizaj Press


Presidenti filpin shokon me dënimin për zyrtarët e korruptuar

Posted: 01 Jan 2017 09:50 AM PST

rodrigo-duterte

Rodrigo Duterte ka deklaruar se zyrtarët e korruptuar do t'i hedhë nga helikopteri.

Madje deklaroi se një herë, një burrë kinez e kishte hedhur nga helikopteri pasi akuzohej për vrasje dhe përdhunim.

"Nëse janë të korruptuar, unë do të shkoj të marr një helikopter në Manila dhe do t'i hedh jashtë," tha Duterte, cituar nga media të mëdha botërore si BBC dhe Al Jazeera.

Deklaratat e tij janë bërë gjatë një fjalimi përpara të prekurve të tajfunit të martën.

Sipas policisë, më shumë se 5 900 persona janë vrarë që kurse Duterte mori detyrën në fund të qershor teksa shpalli luftën kundër përdoruesve të drogës. Gjithashtu, Duterte tha se 6 persona të arrestuar javën e kaluar gjatë sekuestrimit e gjysmë ton metamfetaminës në kryeqytetin e vendit, ishin me fat pasi ai ishte jashtë Manilas.

"Unë do të përdorë personalisht armët kundër jush, nëse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë", tha Presidenti, duke shtuar se "ata ishin me fat që nuk ishte në Manila në atë kohë".

.

Hasanbeg, ndërrimi i moteve kaloi në mjerim

Posted: 01 Jan 2017 09:50 AM PST

Ilustrim-Hasanbeg

Viti që lëmë pas për banorët e Hasanbegut të prekur nga vërshimet ka qenë një vit i vështirë dhe dëshirojnë që të mos përsëritet asnjëherë. Ndërkohë për 2017 dëshira e tyre më e madhe është që të arrijnë shtëpitë e tyre ti kthejnë në gjendje të banueshme.

"Jemi duke qëndruar tek motra, siç po e shihini shtëpia u shkatërrua nga vërshimet, i kemi kushtet e vështira, atje jemi si mysafirë . Të gjithë janë duke festuar ndërsa ne jemi të detyruar që të punojmë pasi që ashtu e do nevoja", tha Abdulla Hasani, banor i Hasanbegut.

Situatë e ngjashme dhe e vështirë mbretëron edhe tek familja Halimi.

"Siç e shihini edhe vetë, shumë të holla duhen, unë vetëm me një pension jam ndërsa djalin e kamë të papunë. Nuk kemi festuar, ka pasur 23 viktima nga vërshimet, ishim të rrezikuar edhe ne për çfarë të festojmë, si të festojmë nuk mundemi është turp të festojmë ne", u shpreh Nazlie Halimi, banore e Hasanbegut.

Rreth 100 persona shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga vërshimet, ndërrimin e motmoteve e kanë kaluar në konviktin " Tome Stefanovski- Seniç"

.

Kuvendi ‘dembel’ gjatë vitit 2016

Posted: 01 Jan 2017 09:50 AM PST

Kuvendi i Kosovës

Gjatë gjithë muajit janar, kuvendi nuk e ka ditur datën e seancës së nisjes së punimeve. Por, edhe kur nisi sezonin, e nisi me shtyrje.

Pas mbledhjes së parë të kryesisë, kryeparlamentari Veseli kishte thënë se në vitin 2016 pret dialog politik.

"Besoj që e kemi marrë mësim nga ajo që kemi kaluar, nuk dua të predikoj as pozitën e as opozitën, por të gjithë bashkërisht, sepse e kemi lodhë popullin, njerëzit nuk janë të kënaqur me ato se çka shohin, pavarësisht se a janë pozitë a opozitë, sepse kanë qejf me pa seriozitet pak ma shumë, njerëzit kanë qejf me iu përmirësuar jeta e tyre," kishte thënë Veseli.

E gjatë gjithë vitit, debati politik mes pozitës e opozitës nuk u konsolidua kurrë. Edhe disa tentativa që krerët e pozitës e opozitës të bëhen bashkë në çështjet me rëndësi për vendin, rezultuan pa sukses, shkruan express.

Referuar sekretariatit të Kuvendit, në mungesë kuorumi janë shtyrë 6 seanca plenare.  Veç kësaj, ka edhe seanca të cilat kanë nisur, por në mungesë kuorumi janë shtyrë dhe nuk janë votuar projektligje dhe rezoluta.

Shpesh herë deputetëve u është tërhequr vërejtja që nuk do t'i marrin mëditjet nëse nuk rrinë deri në fund të seancave për të votuar. Por, kjo nuk ishte marrë parasysh nga ta, e kuvendi shpesh ka mbajtur seanca fillim-e-fund pa vonesa, pa ndërprerje e në fund votimet kanë dështuar në mungesë kuorumi.

Herë në mungesë kuorumi e herë në mungesë votash, në kuvend kanë dështuar të votohen  një sërë rezolutash. Kujtojmë propozim-rezolutat për kodin telefonik dhe për gjendjen në veri të vendit, të cilat në mungesë kuorumi u shtynë por votim, por edhe kur u mblodhën deputetët ato nuk kaluan.  E është votuar e modifikuar "rezoluta e butë" për Nehat Thaçin, i cila u plotësua  disa herë . Por, edhe në rastet kur ato janë votuar, pozitë e opozitë janë ankuar që rezolutat nuk po zbatohen.

 

.

Qikat e Ferizajt e tregojnë veten në vepër (Foto)

Posted: 01 Jan 2017 09:50 AM PST

Ua pastrojnë shtëpinë, përgatitin ushqimin, ua lajnë pjatat dhe shumë shërbime të tjera. Disa të rinj ferizajas krejt këto punë i bëjnë vullnetarisht për të moshuarit, shkruan lajrmi.net.

Humanizmin e tyre rreth 32 nxënës ferizajas e ushtrojnë përmes shoqatës "Hendifer", e cila vepron që rreth 14 vite në Shterpc e Ferizaj.

Rina Nuha, është 17 vjeçare  dhe është në vitin e fundit në Shkollën e Mesme "Elena Gjika". Nëse vajzat e kanë bërë zakon që të shkojnë në kafe pasi ta kryejnë mësimin, Rina me pesë shoqe tjera të klasës shkon në tërën prej orës 1 deri në 3 për ta pastruar ndonjë shtëpi të personave në nevojë, apo për të përgatitur ndonjë gjellë.

"Kemi filluar që një vit e gjysmë aktivitetin. Aktivitetin e ushtrojmë rreth dy orë në ditë, prej orës 1– deri në 3. Jemi gjashtë shoqe të klasës. Bëjmë pastrimin e shtëpisë, përgatisim ushqim. Kujdesemi për higjienën personale të personave në nevojë. Ua kryejmë të gjitha nevojat që i kanë. Së fundmi kemi pasur aktivitete për fëmijë të cilët kanë pasur ngecje në mësim, etj", tha Rina për lajmi.net.

Shoqata ka edhe nxënës meshkuj që gjithashtu bëjnë punën e njëjtë më femrat.

Drejtoresha e 'Hendifer Feriaj' Fazlie Bungu tregon më shumë për këto aktivitete të të rinjve.

"Shoqata i ka 1680 anëtarë nga Ferizaj dhe Komuna e Shtërpcës. Ata janë prej moshës 0 deri tek më i vjetri që është 96 vjeçare. Anëtarë që e ndihmojë shoqatën janë gjithsejtë 42. Në mesin e tyre ka të vjetër dhe të rinj, nxënës janë 32, tjerët janë të moshave të ndryshme", tha drejtoresha Bungu.

14910386_1216196291777759_5258037451780564874_n

Shoqata ka nevojë edhe për ndihmëtarë financiarë, pasi që, 70 për qind aktiviteti mbulohet në baza vullnetare, ndërsa 30 për qind nga donatorët.

"Aktivitet primarë është ofrimi i shërbimeve sociale, pra u ofrojmë përkujdesje familjare. Bëjmë përgatitjen e ushqimit, mirëmbajtjen e shtëpisë, si dhe blerjet në treg. E bëjmë regjistrimin e personave me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, gjatë evidentimit që bëjnë anëtarët tanë bëjmë edhe vlerësimin e nevojave të tyre dhe sipas atyre nevojave punojmë", tregon tutje drejtoresha Bungu.

12072680_965585183505539_657791250268171277_n

Shoqata funksion prej vitit 1994, ndërsa është e  regjistruar nga qershori i vitit 2002. /Lajmi.net/

.

Thaçi pret që Malta t’i japë shtysë Kosovës në rrugën drejt BE’së

Posted: 01 Jan 2017 09:50 AM PST

thaci_1483290964-7009910

Në telegramin e tij të urimit, dërguar homologes, Thaçi ka shkruar se udhëheqja e Këshillit të Bashkimit Evropian nga Malta dhe parimet që ky vend promovon, e forcojnë besimin e kosovarëve se kanë zgjedhur më së miri se pjesë e cilës familje dëshirojnë të jenë.

 

Ky është telegrami i presidentit Thaçi drejtuar presidents Coleiro Preca:

 

Shkëlqesia Juaj, e nderuara presidente Coleiro Preca,

 

Më lejoni t'ju uroj për marrjen e kryesimit të radhës të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 janari 2017 dhe të shpreh bindjen time se udhëheqja juaj do të kontribuojë në shtyrjen përpara të çështjeve më të rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe tërë kontinentin e Evropës.

Kryesimi juaj vjen në një kohë të rëndësishme për BE-në, në momentin kur Unioni duhet të fillojë të japë edhe më shumë për qytetarët e vet. Nuk ka dyshim se BE përbën projektin më të suksesshëm ndërkombëtar, meqë ka përmbushur me sukses të plotë misionin e vet themeltar – të sigurojë paqen mes të gjitha shteteve anëtare të tij.

Sot, qytetarët e shteteve anëtare të BE-së kërkojnë që unioni t'ju ofrojë edhe më shumë. Në programin që keni përgatitur për presidencën tuaj keni identifikuar saktë sfidat me të cilat ballafaqohet sot BE, të tilla si migrimi, tregu i përbashkët, siguria, gjithë-përfshirja sociale dhe politikat e fqinjësisë e të zgjerimit. Uroj që së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së të gjeni përgjigje në këto sfida dhe t'i jepni një kualitet të ri Bashkimit Evropian.

Për shtetet si Kosova, forcimi i BE-së është forcim i besimit se paqja dhe stabiliteti do të mbizotërojnë një herë e përgjithmonë në mbarë kontinentin e Evropës.

Qytetarët e Kosovës janë të një mendjeje sa i përket të ardhmes evropiane të shtetit tonë. Udhëheqja e juaj, vlerat dhe parimet që ju promovoni, e forcojnë besimi tonë se kemi zgjedhur më së miri se pjesë e cilës familje do të jemi, dhe se me kryesimin e saj, Malta do t'i japë një shtysë të dhe më dinamike jetësimit të proceseve të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës në rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

I bindur në suksesin e kryesimit tuaj të Këshillit të BE-së, ju uroj punë të mbarë dhe ju shpreh përkrahjen tonë të plotë në punën tuaj.

.

Vazhdojnë kërkimet për sulmuesin në klubin e natës në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 07:58 AM PST

stamboll

Një sulmues i armatosur hapi zjarr në klubin e natës Reina rreth orës 01.30 (sipas orës lokale) në kohën kur po festohej viti i ri.

Suleyman Soylu tha se po vazhdojnë përpjekjet për të kapur autorin e sulmit, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm, njofton BBC.

"Kërkimi për 'terroristin' po vazhdon. Policia ka nisur operacionet. Ne shpresojmë se sulmuesi do të kapet shpejt", tha ai.

Të paktën 69 persona janë trajtuar në spital, tha ministri. Katër prej tyre thuhet të jenë në gjendje më të rëndë.

Qeveria turke ka vënë ndalesa mbi njoftimet e mediave rreth sulmeve të 1 janarit, por me përjashtim të publikimit të deklaratave të zyrtarëve qeveritarë.

Në mesin e të vrarëve është edhe një zyrtar policor, tha Vasip Sahin guvernator i qytetit, duke shtuar se bëhet fjalë për "sulm terrorist".

"Një terrorist me armë… brutalisht dhe pamëshirshëm ka kryer këtë incident, duke gjuajtur me plumba mbi njerëzit e pafajshëm që ishin aty vetëm për të festuar Vitin e Ri dhe për t'u argëtuar", u tha Sahin gazetarëve.

Erdogan: Turqia do luftojë deri në fund kundër terroristëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të luftojë deri në fund kundër të gjitha formave të sulmeve nga grupet terroriste dhe përkrahësit e tyre pasi një person i armatosur vrau 39 persona në një sulm me armë në një lokal nate në Stamboll, raporton Reuters.

"Si komb, ne do të luftojmë deri në fund kundët të gjitha sulmeve të armatosura të grupeve të terrorit dhe forcave prapa tyre, por gjithashtu kundër sulmeve të tyre ekonomike, politike dhe atyre sociale", citohet të ketë thënë Erdogan në një komunikatë të dërguar mediave.

"Ata po bëjnë përpjekje të krijojnë kaos, demoralizojnë njerëzit, të destabilizojnë shtetin tonë me sulme të neveritshme që kanë cak civilët… Ne do jemi gjakftohtë si komb, duke qëndruar së bashku, dhe ne asnjëherë nuk do iu japim hapësirë këtyre lojërave të pista", ka thënë më tej ai.

CNN turk raportoi se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babagjyshit të Vitit të Ri. Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit "kanë folur arabisht".

Rreth 700 njerëz thuhet të kenë qenë në klub në kohën e sulmit.

Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin.

"Presidenti shprehu ngushëllime për jetët e pafajshme të humbura dhe udhëzoi ekipin e tij për të ofruar ndihmën e duhur për autoritetet turke", tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schultz.

Qeveria turke, ndërkohë, ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të mediave, pas sulmit, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë dhe rendin publik. Kjo nuk është hera e parë që jepet një urdhër i tillë.

Stambolli ka qenë në gjendje gatishmërie, me rreth 17,000 policë në detyrë, si pasojë e disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur muajve të fundit.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë herë militantët e grupit Shteti Islamik, herë rebelët kurdë.

Më pak se dy javë më parë, ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, është qëlluar për vdekje nga një polic turk.

.

Publikohen detaje të reja rreth sulmuesit të Stambollit

Posted: 01 Jan 2017 07:58 AM PST

"Kjo nuk është e vërtetë", ka thënë Yildirim duke iu përgjigjur pyetjeve se a ka qenë sulmuesi i veshur në rroba të babagjyshit, transmeton Express.

Sumuesi po ashtu e ka lënë armën në vend të ngjarjes.

Yildirim ka thënë se sulmuesi i klubit të natës në Stamboll e ka lënë revolën në vend të ngjarjes, para se të ikte./Express/

.

Gjithçka rreth sulmit në Stamboll: Prej momentit festiv deri tek krimi në lokalin e natës (Video)

Posted: 01 Jan 2017 07:58 AM PST

sulmi

E gjithë ngjarje kishte filluar rreth orës 23:00, sipas kohës tonë lokale, kur një person i armatosur i maskuar si Babadimër kishte arritur para lokalit që gjendet në buzë të lumit të Bosforit, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, sulmuesi kishte vrarë policin 21-vjeçar Burak Yildiz, i cili punonte jasht orarit zyrtar si sigurim para derës së lokalit.

Momenti kur terroristi kreu sulmin në Stamboll (Video)

Më pas sulmuesi, deri më tani i paidentifikuar, kishte shtënë me armë në lokal ku si pasojë e të shtënave kanë mbetur 39 të vdekur.

Terroristi, sipas autoriteteve turke, kishte planifikuar që moti sulmin, ndërsa ka ikur prej vendit të krimit duke hequr veshjet e Babadimrit dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë rreth vendndodhjes së tij.

.

Sulmohet xhamia në Stamboll, plagosen dy persona

Posted: 01 Jan 2017 07:58 AM PST

Stamboll, sulm

Sipas mediave turke, dy persona janë plagosur pas një sulmi të armatosur i cili ka ndodhur në një prej xhamive të Stambollit.

Sulmi ka ndodhur në xhaminë "Hasan Pasha" në veri të qytetit. Sulmuesi kishte hapur zjarr me pushkën e tij ndaj një turme njerëzish që ishin mbledhur në xhami për faljen e namazit.

Më pas, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve Dogan, si dhe dëshmitarët e rastit. /Lajmi.net/

.

Funerali i viktimave të sulmit terrorist në Turqi (Foto)

Posted: 01 Jan 2017 07:57 AM PST

Varrimet e disa prej viktimave të sulmit në Stamboll tashmë kanë filluar, sa më shpejt është norma e traditës myslimane, shkruan BBC.

Ndërkohë që 39 persona kanë vdekur në mesine  tyre edhe një politc si pasojë e këtij sulmi terrorist, si dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

.

Related Posts :