Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Pronari përzgjedh në mënyrë bizare personat që duan të marrin banesë me qira (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

loading...

“Pronari përzgjedh në mënyrë bizare personat që duan të marrin banesë me qira (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Pronari përzgjedh në mënyrë bizare personat që duan të marrin banesë me qira (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 11:35 AM PST

Fergus Wilson nga Kenti i Anglisë, jep banesa me qira, por ka një listë me kritere dhe ua ndalon qasjen disa personave.

Pronën e 69-vjëçarit nuk mund ta marrin me qira gratë e dhunuara, sepse burrat e tyre janë të dhunshëm e mund t’ia shkatërrojnë banesën, transmeton Telegrafi.

Prindërit me fëmijë nën 18-vjeç, nënat dhe etërit e shkurorëzuar dhe të rriturit e pamartuar, nuk munden po ashtu të jenë qiraxhinjtë e tij.

Pronari i banesave dhe gruaja tij Judith, me kritere bizare për qiraxhinjtë

Në të njëjtën kohë, edhe ata që kanë të ardhura të vogla, që janë nën mbrojtje sociale dhe kanë punuar zero orë, janë të privuar nga banimi në atë vend.

Madje, Wilson dhe gruaja tij Judith, i konsiderojnë banesat aq luksoze sa që në to nuk bën të jetojnë ata që punojnë si riparues të krojeve apo sistemit të kanalizimit.

"Si çdo biznes tjetër edhe ne kemi rregullat tona, të cilave duhet t'ju përmbahen. Kemi investuar shumë, nuk duam asnjë dëmtim apo prishje qetësie", është arsyetimi që ka dhënë pronari Wilson, lidhur me këto ndalesa. /Telegrafi/

The post Pronari përzgjedh në mënyrë bizare personat që duan të marrin banesë me qira (Foto) appeared first on Telegrafi.

Poston fotografi për të treguar fustanin e ri, por shikoni në çfarë gjendje është dhoma saj (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 07:33 AM PST

Para se të dilte në mbrëmje, një vajzë e quajtur Alyssa nga New Orleansi i Shteteve të Bashkuara, e ka postuar në Twitter fotografinë ku tregon fustanin e ri.

Veshja elegante ia zbulon shumë këmbët dhe gjoksin, duke ia shfaqur trupin e bukur, por vëmendja tash është diku tjetër, transmeton Telegrafi.

Fustani elegant, por dhoma duket tmerr

Dhoma saj e gjumit, ku ajo kishte bërë'selfie' para pasqyrës, është dukur shumë “interesante”. Rroba, këpucë, kozmetikë dhe gjësende tjera ishin të shpërndara nëpër dysheme…

Gjësendet e shumta të shpërndara në dysheme

Shumë shikues e kanë kritikuar atë, duke konsideruar se më mirë do të ishte ta pastronte dhomën, sesa të dilte në mbrëmje. Madje, dikush e ka realizuar edhe një editim, duke e shfaqur atë në një dhomën të rregulluar si duhet.

Kështu do të dukej më bukur

"Kjo nuk është e vetmja, shumë femra duken elegante, ndërsa shtëpitë e tyre janë si mos më keq", është komentuar ky rast. /Telegrafi/

The post Poston fotografi për të treguar fustanin e ri, por shikoni në çfarë gjendje është dhoma saj (Foto) appeared first on Telegrafi.

I hakmerret të dashurit që e tradhtoi, duke vënë postera nëpër qytet (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 06:09 AM PST

Në Warwick të Anglisë, një grua e njohur vetëm si Linda, ka vënë posterë nëpër qytet për të treguar se i dashuri saj Graham e ka tradhtuar.

Nëpër dhjetëra tablo të vendosura në shtylla, shkruan se çelësat ia ka hedhur në kanal, ka ndërruar dorezat e dyerve dhe i ka bllokuar xhirollogaritë bankare, transmeton Telegrafi.

Me një zemër të lidhur me litar, ku në mes shkruan emri tij, në fund të posterit ajo është kujdesur që edhe t'ia urojë Vitin e Ri.

"Nëse ajo është shumë e mirë në shtrat, më mirë rrijë atje", është mesazhi, që nënkupton se kemi të bëjmë me tradhti.

"Dikush qenka zhgënjyer keq, por është hakmarrë duke vënë mbishkrime në secilën shtyllë të qytetit", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post I hakmerret të dashurit që e tradhtoi, duke vënë postera nëpër qytet (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :