Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Pse nuk duhet të gënjeni në CV tuaj” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Pse nuk duhet të gënjeni në CV tuaj” plus 9 more Ekonomia Online


Pse nuk duhet të gënjeni në CV tuaj

Posted: 10 Jan 2017 09:50 AM PST

Edhe pse kjo mund të duket diçka joshëse, nuk është e këshillueshme të gënjeni në CV tuaj, sidomos kur ju po aplikoni për punën për të cilën keni ëndërruar.

Ekzistojnë shumë mënyra që rekrutuesit mund të kontrollojnë vlefshmërinë e informacionit që ju keni përfshirë në CV tuaj dhe gjëja e fundit që ju nuk doni ta dëgjoni nga shefi juaj është se ju nuk e keni fituar punën sepse keni gënjyer.

Fushat e zakonshme të gënjeshtrës në një CV:
•         Fillimi dhe fundi i datave
•         Titujt e punëve
•         Arsimimi
•         Aftësitë
•         Përgjegjësitë e punës

Pse është e rëndësishme të thuash të vërtetën?
Është e rëndësishme që ju të thoni vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër veç saj në CV tuaj, sepse  rekrutuesit janë bërë të ndërgjegjshëm rreth faktit se shumica e kandidatëve fabrikojnë fakte në përpjekje për t'u punësuar  me pretekse të rreme. Kjo do të thotë se rekrutuesit marrin guximin për të kontrolluar nëse informacioni që ju përfshini në CV tuaj përmban fakte të sakta. A doni vërtet të merrni përsipër riskun duke u quajtur gënjeshtar?

Si i kontrollojnë rekrutuesit  CV-të  për gënjeshtrat?
Ekzistojnë 5 strategji kryesore që rekrutuesit kanë adoptuar për të verifikuar informacionin që ju keni pëfshirë në CV…

1.      Kryejnë një kontroll standart të background-it
2.      Kontaktojnë referuesit përmes websiteve të kompanive për tu siguruar se referencat janë të vërteta
3.      Kontrollojnë për flamuj të  kuq, dmth për boshllëqet e punësimit
4.      Kërkojnë për kandidatë nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale
5.      Testojnë aftësitë e kandidatëve me testet e realizuara në fazën e intervistimit

The post Pse nuk duhet të gënjeni në CV tuaj appeared first on Ekonomia Online.

Kristin Prengaj si një barbi

Posted: 10 Jan 2017 09:35 AM PST

Është një nga modelet më seksi të momentit dhe diçka të tillë e tregon në çdo pozë të saj.

E në fakt këtë herë e shohim modelen Kristin Prengaj më sensuale se kurrë e veshur me një fustan të kuq.

Edhe në këtë foto nuk ka munguar ekspozimi i formave trupore të cilat modelja bukuroshe nga Tirana i ka perfekte.

😜

A photo posted by Kristin Prengaj (@iamkristinprengaj) on

😍

A photo posted by Kristin Prengaj (@iamkristinprengaj) on

❄️😄

A photo posted by Kristin Prengaj (@iamkristinprengaj) on

💘

A photo posted by Kristin Prengaj (@iamkristinprengaj) on

The post Kristin Prengaj si një barbi appeared first on Ekonomia Online.

Guy-Smith: Haradinaj u ndalua në Francë, për akuzat që u shpall i pafajshëm në Hagë

Posted: 10 Jan 2017 09:22 AM PST

Avokati i liderit të AAK-së, Guy-Smith ka thënë se është shumë i brengosur për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

"Jam shumë i shqetësuar dhe i brengosur, për arsye se mendoj që ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet fundamentale të sundimit të ligjit", tha Gregor Guy-Smith,

Guy-Smith, që ka përfaqësuar Haradinaj në Tribunalin e Hagës, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se klienti i tij është shpallur i pafajshëm pikërisht për këto akuza, të cilat i përfshin edhe fletarresti i Serbisë.

"Rasti kundër Haradinajt është gjykuar në Tribunalin e Hagës dy herë tashmë, dhe gjatë atyre gjykimeve ai është shpallur i pafajshëm në 37-të aktakuza. Edhe në rigjykim ai është shpallur i pafajshëm. Fletarresti i vitit 2004 përfshin të njëjtat akuza në të cilat ai është shpallur i pafajshëm", tha ai.

The post Guy-Smith: Haradinaj u ndalua në Francë, për akuzat që u shpall i pafajshëm në Hagë appeared first on Ekonomia Online.

QKUK-ja me xhama të “arnuar”, ngrijnë pacientët

Posted: 10 Jan 2017 09:21 AM PST

Gjendja e keqe në klinikat e QKUK-së është rënduar edhe më shumë, tani me zbritjen e temperaturave.

Disa pacientë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë dërguar foto në adresë të “Gazetës Monitor”, me të cilat më së miri ilustrohet gjendja e institucionit më të lartë të ofrimeve të shërbimeve shëndetësore në vend. Aty shihet se për të parandaluar paksa të ftohtit, pacientët vendosin ngjitës nëpër dritare.

Fotografitë janë bërë në Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore.

Situata nuk ka se si të jetë më alarmante ku pacientët në vend të shërimit rrezikojnë të sëmurën edhe më rëndë nga i ftohti, shkruan Gazeta Monitor.

 

The post QKUK-ja me xhama të “arnuar”, ngrijnë pacientët appeared first on Ekonomia Online.

Shpërthen në morg kufoma

Posted: 10 Jan 2017 09:08 AM PST

Një kamikaz, i cili dyshohet se ishte një prej autorëve të sulmit terrorist në qytetin Sadr të Irakut, ka shpërthyer në morg.

Të paktën 16 persona humbën jetën në një sulm me bombë dhe mbi 47 të tjerë mbetën të plagosur në këtë qytet.

Sipas të përditshmes "Mirror", një prej autorëve, i cili u vra nga një predhë, shpërtheu teksa ndodhej në dhomën frigoriferike të morgut, në spitalin e al – Sadr, në lindje të Bagdadit.

Sipas forcave të sigurisë, shkak i shpërthimit të kufomës ishte një sasi eksplozivi që kamikazi kishte në pjesën e barkut. Fatmirësisht nga kjo ngjarje pati vetëm dëme materiale.

shperthimi

The post Shpërthen në morg kufoma appeared first on Ekonomia Online.

Hakerët serbë sulmojnë faqen e ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Posted: 10 Jan 2017 08:35 AM PST

Hakerët serbë kanë sulmuar llogarinë zyrtare në "Twitter" të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Faqja e Ambasadës së Shqipërinë në shtetin e Kosovës është sulmuar gjatë ditës së sotme dhe në të është vendosur një parullë: “Kosova është Serbi", por se pas disa minutash, faqja u mor sërish nën kontroll.

Në faqe ishte shkruar nga ana e hakerëve kjo fjali: "Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme, e të vetëshpallura në vendin tonë historik".

Hakerët kanë shkruar edhe se Franca është mike e tyre, e Serbisë dhe e popullit serb.

The post Hakerët serbë sulmojnë faqen e ambasadës së Shqipërisë në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Dy shpërthime në Kabul, 30 të vdekur e 80 të lënduar

Posted: 10 Jan 2017 08:27 AM PST

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 80 të tjerë janë lënduar pas dy shpërthimeve që ndodhën afër parlamentit afgan në Kabul

Sulmi ndodhi në pikun e ditës kur zyrtarët dolën nga kompleksi i parlamentit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Zyrtarët thanë se target i sulmit ishin anëtarët e Agjencisë së Inteligjencës afgane.

Shumica e të vdekurve janë qytetarë, por ka edhe zyrtarë të parlamentit.

Raportimet thonë se bëhet fjalë për veturë bombë.

 

The post Dy shpërthime në Kabul, 30 të vdekur e 80 të lënduar appeared first on Ekonomia Online.

La La Land kryeson në nominimet për çmimet BAFTA

Posted: 10 Jan 2017 08:14 AM PST

Tashmë janë publikuar nominimet për BAFTA 2017 dhe filmi La La Land, kryeson pothuajse në secilën kategori.

Muzikali hollivudian, është nominuar për filmin më të mirë, përderisa yjet që luajnë në këtë film Ryan Gosling dhe Emma Stone, janë të kandiduar për aktorin dhe aktoren më të mirë, transmeton Klan Kosova.

Aktorja britanike Emily Blunt, Andrew Garfield dhe Hugh Grant gjithashtu janë nominuar në këtë kategori.

Ndarja e BAFTA do të bëhet në Londër më 12 shkurt.

 

The post La La Land kryeson në nominimet për çmimet BAFTA appeared first on Ekonomia Online.

Walker habitet që Franca po i zbaton fletarrestet e Serbisë

Posted: 10 Jan 2017 08:06 AM PST

Ushtaraku dhe diplomati amerikan në pension, William Walker, është shprehur i zhgënjyer me zhvillimet politike në Kosovë.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së të vitit 1998 – 1999, i cili denoncoi masakrën e forcave serbe ndaj popullsisë civile në Reçak të Shtimes, tha sot se dëshiron të shohë zhvillime më pozitive në Kosovë.

I kthyer në Kosovë në vigjilje të përvjetorit të kësaj masakre, Walker sot ishte edhe në Kuvendin e Kosovës për ta përcjellë për disa çaste një seancë të jashtëzakonshme.

"Jam i dëshpëruar që gjërat nuk kanë shkuar më mirë. Isha këtu në kohën e çlirimit, isha këtu në kohën e pavarësisë, dhe besoj pritjet ende nuk janë kryer", tha ai para gazetarëve në Kuvend.

"Shpresoj që gjërat do të shkojnë më mirë, por jam i dëshpëruar", tha ai shkurt.

Walker komentoi edhe arrestimin e ish-komandatit të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti serb të lëshuar në vitin 2004.

"Jam konfuz se si autoritetet franceze ende zbatojnë urdhërarrestet e Serbisë. Francezët duhet ta dinë se këto janë akte politike që vinë nga Beogradi. Jam hidhëruar si Beogradi vazhdon të bëjë këso gjërash politike, por poashtu edhe me Parisin", tha Walker. /Kallxo.com

The post Walker habitet që Franca po i zbaton fletarrestet e Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Këto janë biletat 300 dhe 500 dollarëshe për pjesëmarrje në inaugurimin Trumpit (Foto)

Posted: 10 Jan 2017 08:05 AM PST

Ftesat për pjesëmarrje në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deri më tani janë shitur nëpër shumë qytete të Amerikës.

Mundësinë për t'i blerë ato e ka pasur çdokush që ka 300 ose 500 dollarë. Madje, në shumë vende, ato janë shitur edhe nëpër kiosqe të ndryshme skaj rrugëve.

Në ftesën e siguruar nga Ekonomia Online shihet formati i kërkesës dhe mënyra e pagesës për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit, që do të organizohen në kuadër të inaugurimit të presidentit të ri amerikan.

Të gjithë qytetarët, pa dallim nacionaliteti, race apo feje kanë pasur mundësi të blejnë ftesa të tilla për pjesëmarrje.

Por, meqë kërkesa ka qenë e madhe, ftesat e tilla janë shitur shumë shpejt.

Siç shihet edhe në uebfaqen www.presidentialinauguralprayerbreakfast.org, të gjitha biletat tashmë janë shitur.

Në praktikë, në inaugurimin e presidentëve amerikanë, nuk dërgohen ftesa për homologë dhe personalitete të ndryshme botërore.

Ky eveniment është më shumë një ngjarje nacionale. Por, duke parë interesimin e madh të pjesëmarrjes, janë krijuar shumë mundësi për të blerë apo shitur ulëse, duke u bërë kështu edhe të tjerët pjesë e inaugurimit të presidentëve amerikanë.

Deri më tani, nga Kosova, pjesëmarrjen në ceremoni pas inaugurimit të presidentit Trump e ka konfirmuar vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe më tutje mbetet i ndaluar nga autoritet franceze.

Në Kosovë janë krijuar polemika lidhur me mënyrën e pjesëmarrjes së Haradinajt.

Partia e tij ka insistuar se Haradinaj ka ftesë. Ndërkohë, zyrtarë nga pushteti kanë thënë se kjo ftesë nuk është aq “e rëndësishme” pasi bëhet nga kompani të lobingut.

Pas inaugurimit të presidentit të ri, në Washington organizohen mbi 120 ceremoni të ndryshme nga kompanitë private për ta festuar marrjen e mandatit nga presidenti i ri.

Burimet e Ekonomia Online pohojnë se  e vetmja që ka ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump është ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

15979125_10155346354406030_1881278521_n

ftesa

The post Këto janë biletat 300 dhe 500 dollarëshe për pjesëmarrje në inaugurimin Trumpit (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :