Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Qeveria shqyrton pozicion të ri në dialogun me Serbinë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Qeveria shqyrton pozicion të ri në dialogun me Serbinë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Qeveria shqyrton pozicion të ri në dialogun me Serbinë

Posted: 12 Jan 2017 08:00 AM PST

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se do të rishikojnë dialogun me Serbinë në disa aspekte. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se sjellja e Qeverisë së Serbisë në raport me dialogun dhe me qasjen e përgjithshme që synon normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, kanë qenë destruktive dhe ato po vazhdojnë të jenë të tilla. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se sjelljet destruktive të Serbisë janë strategji e konsoliduar mirë e qeverisë së këtij shteti. Përballë kësaj situate, sipas tij, pavarësisht që Qeveria e Kosovës i është qasur seriozisht normalizimit të marrëdhënieve me shtetin serb, ajo është e shtrënguar që të reagojë. "Qeveria e Republikës së Kosovës është e shtrënguar që të rishikojë disa aspekte lidhur me dialogun me Serbinë, sepse esenca e dialogut është që të zbatohen marrëveshjet. Natyrisht, çdo vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, në këtë drejtim, do ta marrë duke pasur në konsiderim interesin më të lartë dhe interesat nacionale të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj", ka thënë Murtezaj. Zëvendësministri Murtezaj ka shtuar se zyrtarët e Qeverisë së Serbisë tashmë e kanë bërë të qartë se nuk iu ngutet për t'i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën dhe sipas tij, në këtë kuptim, ata shpeshherë i kanë bërë presion edhe Bashkimit Evropian. "Pala serbe nuk është fare e interesuar. Përkundrazi, është duke e sabotuar procesin e normalizimit, në mënyra nga më të ndryshmet". Në anën tjetër, publicisti Halil Matoshi, njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia tashmë e ka ndërtuar një strategji për neglizhimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut me Kosovën. Sipas tij, Qeveria e Serbisë po luan, siç shprehet ai, me dy letra, në raport me Bashkimin Evropian. "Thjeshtë, kjo është për ta shantazhuar Bashkimin Evropian, kinse ajo ka përpara dy zgjedhje, do të thotë, kah Rusia apo kah Bashkimi Evropian. Në këtë situatë, duke ia vënë përpara shumë sfida Kosovës dhe duke e neglizhuar zbatimin e marrëveshjeve, Serbia po synon që të përfitojë sa më shumë nga dialogu me Kosovën, përballë integrimeve në Bashkimin Evropian". Kohët e fundit, e sidomos pas ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë në Interpol, janë shtuar zërat nga shoqëria civile, e sidomos nga partitë opozitare në Kosovë, që dialogu me Serbinë të ndërpritet. Qeveria e Kosovës nuk ka shprehur ndonjë qëndrim se një gjë e tillë mund të ndodhë, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë një rezolutë me kërkesën për lirimin e Haradinajt, mu për shkakun se një nga pikat e rezolutës rekomandonte ndërprerjen e dialogut me Serbinë. Analisti Matoshi, gjithashtu shpreh mendimin se ky dialog nuk duhet të ndërpritet. "Qeveria e Kosovës duhet sërish ta mendojë dhe ndoshta edhe ta riformatojë dialogun me Serbinë, por në këtë rast, kurrsesi nuk vjen në shprehje ndërprerja e bisedimeve, siç po kërkohet. Bisedimet me Serbinë, për Kosovën, në këto momente politike, janë interes nacional i saj dhe duhet që në raport me Serbinë të ndërtohet një strategji afatmesme, ndoshta për 5 vjetët e ardhshëm, se si duhet të përballohen ofensivat diplomatike që i ka ndërmarrë Serbia, sidomos në këto 2 vjetët e fundit". Matoshi ka shtuar se Kosova duhet të shtojë më shumë çështje dhe dilema në agjendën e bisedimeve dhe në agjendë të mos jenë gjithmonë vetëm kërkesat e Serbisë për serbët e Kosovës, si dhe raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria e Kosovës: Lirimi me kusht hapi i parë, Haradinaj do të kthehet së shpejti

Posted: 12 Jan 2017 07:17 AM PST

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pritur që drejtësia franceze të marr vendim për lirimin e plotë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, "duke pas parasysh fletë-arrestin plotësisht politik të lëshuar nga Serbia". Në një komunikatë të lëshuar për media, Qeveria e Kosovës e cilëson "vendimin e organeve kompetente franceze për lirimin me kusht të Haradinajt vetëm si një hap, dhe pret që Haradinaj, shumë shpejt do të lirohet plotësisht dhe të kthehet në Kosovë". "Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin e saj se fletë- arrestet serbe, në bazë të të cilave është bërë ndalimi i Haradinajt, janë plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione dhe konflikte, duke i bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre në të gjitha vendet tjera që të mos i marrin parasysh", thuhet në komunikatë. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se do të vazhdojë angazhimin e plotë për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të Haradinajt në Kosovë si dhe "për dhënien fund të rasteve të ndaljes së personaliteteve kosovare në shtetet evropiane, mbi bazën e fletë-arresteve të paligjshme serbe".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mattis: SHBA përballet me faktin që Rusia ka zgjedhur të bëhet “konkurrent strategjik”

Posted: 12 Jan 2017 07:13 AM PST

Ish- gjenerali i Marinës amerikane i nominuar për postin e Sekretarit të ri të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, James Mattis ka thënë se Rusia ka zgjedhur të bëhet "konkurrent strategjik" dhe se Uashingtoni duhet të përballet me këtë sjellje të Moskës.  James Mattis i ka bërë këto komente në një dëshmi në formë të shkruar para Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, ku është mbajtur seanca e parë dëgjimore për këtë nominim të presidentit të zgjedhur, Donald Trump.  Mattis, 66 vjeç, e ka udhëhequr okupimin e Afganistanit në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit, dhe më pas edhe okupimin e Irakut për largimin e Sadam Hyseinit nga pushteti në vitin 2003.  Më vonë ai udhëhoqi trupat amerikane për rimarrjen e qytetit të Falluxhës në një nga betejat më të përgjakshme në vitin 2004.  Më vonë ai e ka udhëhequr komandën qendrore amerikane në vitin 2010, duke mbikëqyrur operacionet ushtarake në Lindje të Mesme deri në pensionimin e tij në vitin 2013.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli beson se Haradinaj do të lirohet plotësisht 

Posted: 12 Jan 2017 06:54 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, ka shprehur bindjen e tij se Ramush Haradinaj se shpejti do të lirohet plotësisht, pas vendimit për lirimin me kusht nga drejtësia franceze. Vendimin e autoriteteve të drejtësisë franceze për lirimin me kusht nga paraburgimi të ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Veseli, e ka vlerësuar si hap të parë drejt lirimit të plotë. Në një komunikatë për media nga Kuvendi thuhet se 'kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t'i japin fund çfarëdo mase ndaj Ramush Haradinajt, në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në Kosovë'. Duke e vlerësuar të padrejtë dhe absurd ndalimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi bazën e fletë-arresteve të Serbisë, kryeparlamentari Veseli e konsideron të domosdoshme heqjen dorë nga këto praktika.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirimi me kusht nuk i lejon Haradinajt ta lëshojë Francën 

Posted: 12 Jan 2017 06:52 AM PST

Një gjykatë në Francë të enjten morri vendim që ta lirojë me kusht, liderin e partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky vendimi doli si rezultat i seancës së parë dëgjimore, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.  Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për "krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare". Avokati mbrojtës i zoti Haradinajt, Arianit Koci, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas dorëzimit të kërkesës për ekstradim nga ana e Serbisë në gjykatën franceze, ajo do të shqyrtohet, por siç shprehet ai, e njëjta do të refuzohet.  "Unë fuqishëm besoj se kjo kërkesë do të refuzohet, për shkak se Serbia po i shfrytëzon këto kërkesa për ekstradim", tha Koci, duke shtuar se Beogradi po ndjell shpresa të kota. Kërkesa për ekstradim, ka thënë ai, kërkon pak kohë, por, sipas tij, nuk mund të kalojë periudhën prej dyzet ditëve. Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e zotit Haradinaj bazuar në "gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet" që siç thotë "pretendon pala serbe". Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, siç thuhet, "krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë". Ai u mbajt në paraburgim me vendim të një gjykate franceze, e cila tha se po kërkon nga autoritetet e Serbisë një kërkesë zyrtare për ekstradim. Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se çfarë do të thotë tani proceduara e lirimit me kusht. "Kjo është një masë e përkohshme dhe ai nuk është liruar dhe nuk është vendosur definitivisht se çka do të bëhet me të, por është zbutur masa e sigurimit të pranisë së tij në Francë. Në vend që të jetë i privuar në paraburgim, tash është në liri dhe është në përcjellje", tha Salihu. Profesori Salihu tha se procedurat tjera për rastin Haradinaj në Francë, në bazë të kërkesave nga pala serbe mund të zgjasin një deri në dy muaj. Sipas tij, pasi që gjykata të analizojë provat, Ministria e Drejtësisë do të jap fjalën e fundit. "Pasi të analizohen, a ekzistojnë prova, fakte apo nuk ekzistojnë, pastaj këto i procedohen Ministrisë së Drejtësisë, sepse kjo është çështje juridike, por edhe politike. Edhe gjykata angazhohet, por edhe ministria apo ministri i Drejtësisë dhe ky i fundit (ministri i Drejtësisë) e jep fjalën e fundit se a do të ekstradohet apo jo", ka shpjeguar Salihu. Ai ka thënë po ashtu se gjasat për ekstradimin e Ramuash Haradinajt në Serbia janë të barabarta me zero. "Kjo nuk vjen në konsiderim sepse konventa ndërkombëtare për ekstradim, e vitit 1957, e ndalon ekstradimin në rastet kur dyshohet se shteti i cili kërkon që të ekstradohet personi i dyshuar nuk garanton gjykim të drejt, korrekt dhe të paanshëm", tha Salihu. Pas vendimit të drejtësisë franceze për lirimin me kusht, por jo edhe lirimin e plotë të Haradinajt, kanë pasuar reagimet e para në Prishtinë, ku kryesisht është shprehur shqetësim për masën e lirimit me kusht. Partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është befasuar me vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze. "Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t'i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë", thuhet në reagimin e AAK-së. Kurse, partia Nisma për Kosovën, [parti opozitare ]që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht. Autoritetet në Francë thonë se rasti nuk ka "implikime politike" meqë po trajtohet nga organet e drejtësisë franceze dhe kanë pohuar faktin se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë për çështjen Haradinaj. Në Kosovë ndërkaq, udhëheqës të institucioneve kanë kërkuar zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt dhe 'janë zotuar për zbatim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë' nëse urdhërarrestet që datojnë nga fillimi i viteve 2000 nuk tërhiqen. Qeveria e Kosovës mori vendim ndërkaq javën e kaluar që t'ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse. Marrëdhëniet ndërmjet palëve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të bisedimeve në Bruksel të lehtësuara nga BE-ja e cila sërish ka bërë thirrje për "vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim në të gjitha fushat". (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq: Sot nuk flasim për Haradinajn

Posted: 12 Jan 2017 06:36 AM PST

Pas vendimit të drejtësisë franceze për lirimin me kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se qeveria e Serbisë, sot nuk do të deklarohet rreth këtij rasti.  Televizioni shtetëror serb, RTS raporton se kryeministri Aleksandar Vuçiq e ka thirrur një mbledhje të qeverisë serbe për të premten gjatë të cilës do të dilet me një qëndrim. Ish-kryeministri i Kosovës dhe një nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht kryetar I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u lirua të enjten me kusht nga paraburgimi, me kërkesën që të mos largohet nga Franca deri në vendimin e radhës të gjykatës. Haradinaj u ndalua javën e kaluar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të vjetër të Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dodikut nuk i lëshohet viza për të udhëtuar në SHBA

Posted: 12 Jan 2017 06:32 AM PST

Kabineti i presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka thënë nuk e ka marrë vizën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin për media thuhet se Dodik është falënderuar për ftesën e marrë, por atë është dashur ta anulojë pasi ambasada amerikane nuk i ka dhënë vizë. Dodik ka thënë se është ftuar që të marrë pjesë në një nga ballot që organizohen ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si president më 20 janar. Më parë, ambasada amerikane në Bosnje ka thënë se SHBA-ja përkrahë proceset ligjore kundër Dodikut të nisura nga institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës për shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moska pret që presidentët Putin dhe Trump do “ia kalojnë mirë”

Posted: 12 Jan 2017 06:27 AM PST

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë sot se Kremlini shpreson që Putin dhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do "ia kalojnë mirë". Dmitry Peskov e ka bërë këtë deklaratë në Moskë një ditë pasi Trump e ka lavdëruar Putinin duke shtuar se ai dëshiron që të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. "Moska sinqerisht shpreson që presidentët tanë t'ia kalojnë mirë", ka thënë Peskov. "Së paku Trump ka folur për gatishmërinë e tij për dialog", ka shtuar ai. Kjo, sipas tij, nuk do të thotë gatishmëri për tu pajtuar për gjithçka me njëri tjetrin. "Kjo është pothuajse e pamundshme dhe Moska nuk po e pret këtë, por dialogu jep shpresë dhe mund të na ndihmojë të gjejmë mënyra të dalim prej situatave të vështira", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit. Gjatë konferencës së parë përgazetarë pas fitores më 8 nëntor, Trump ka thënë: "Nuk e di nëse do ia kalojë mirë me Vladimir Putinin. Shpresojë që po. Por, ka mundësi që edhe nuk do ia kalojë mirë". Fitorja e Trumpit është hijezuar nga konkludimi i agjencive amerikane të inteligjencës që thonë se Putini ka urdhëruar sulmet kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan me qëllim të diskreditimit të rivales demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MSA nuk po tregon efekte pa liberalizimin e vizave

Posted: 12 Jan 2017 05:53 AM PST

Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA), e cila filloi të zbatohet në Kosovë në muajin prill të vitit të kaluar nuk ka dhënë efektet e pritura, thonë përfaqësues të shoqatave që mbrojnë interesat e bizneseve dhe afaristë në vend. MSA i hapi dyert bizneseve të Kosovës për pjesëmarrje në tregun prej 500 milionë banorësh, por që kjo sipas përfaqësuesve të biznese nuk po arrin të realizohet. Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Fadil Hoxha, në një prononcim për Radion Evropa thotë se MSA nuk po arrin të ketë zbatim të mirëfilltë dhe efekte pozitive, për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave. "Është një shqetësim i madh, pasi që kemi biznese të cilat kanë arritur nivelet shumë të përparuara të avancimit të produkteve të tyre dhe kontakti me bizneset në Gjermani nuk po arrin të behet për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave", thekson Hoxha. Në këto kushte në të cilat veprojnë bizneset në Kosovë, thekson Hoxha e kanë shumë të vështirë depërtimin në vendet e Bashkimit Evropian. Pavarësisht hyrjes së MSA-së në fuqi, pronarë të bizneseve në Kosovë në mungesë të lëvizjes së lirë në shumë raste nuk arrijnë të krijojnë kontakte me partnerët e tyre në vendet e Bashkimit Evropian. "MSA është një shansë e mirë për bizneset tona që të zhvillohen ato në mënyrë të pavarura , pavarësisht nga politikat e mëdha që bizneset nuk arrijnë t'i ndryshojnë, përmes MSA-së ne kemi mundësi të krijojmë vlera shtesë për shoqërinë tona. MSA është tepër e rëndësishme për zhvillimin dhe perspektivën tonë", thekson Hoxha. Me zbatimin e MSA-së, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 do t'i investojë në Kosovë mbi 600 milionë euro. Nga kjo, është thënë se do të përfitojnë edhe prodhuesit, për t'i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese. Por, që sipas pronarëve të bizneseve, kapacitetet e tyre prodhuese nuk mund të zgjerohen derisa nuk arrihet të udhëtohet pa viza në vendet e BE-së. Shaqir Palushi, pronar i kompanisë "Frutex" nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në raste të shumta nuk kanë arritur të krijojnë kontakte me bizneset e vendeve të BE-së,për shkak të mungesës së vizave. "Mos liberalizimi i vizave është pengesë për një kompani e cila është e fokusuar në eksport, siç jemi ne si kompani. Ne mbi 40 për qind të bruto prodhimit e dedikojmë për tregun e jashtëm dhe atë kryesisht në BE dhe mos liberalizimi i vizave e vështirëson mënyrën e komunikimit dhe lëvizjes së lirë të punonjësve të kompanisë sonë", thotë Palushi. Ai thekson se për tu pajisur me një vizë, presin shumë gjatë dhe po ashtu kërkohen dokumente të shumta gjë që iu shkakton atyre humbjen e shumë partnerëve të mundshëm. "Ajo çka nuk është në rregull ne si biznese para ambasadave trajtohemi njëjtë si të gjithë qytetarët dhe kërkohet aq shumë dokumentacion sa që në disa raste e bënë të pamundur pajisjen e punonjësve tanë me viza. Ka pasur raste kur një punonjësi të kompanisë sonë i është dhënë viza vetëm për pesë ditë dhe ai është dashur të lënë në gjysmë një panair që po mbahej dhe të kthehet në Kosovë", thekson Palushi. Liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një nga temat dhe çështjet më të diskutuara viteve të fundit. Kosova, aktualisht, radhitet e fundit në këtë proces, krahasuar me vendet e tjera që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, andaj edhe konsiderohet si vendi më i izoluar në Evropë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të pastrehët viktima të temperaturave ekstreme të ulëta

Posted: 12 Jan 2017 05:45 AM PST

Temperaturat e ulëta ekstreme që kanë kapluar javën e fundit Maqedoninë madje duke u ulur në 20 gradë nën zero, kanë prekur veçanërisht personat e pastrehë. Mamut Bekirov prej vitesh jeton në rrugë. Ai thotë se nga lëmosha arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar,por për të siç na rrëfenproblem paraqet i ftohti që si bëhet ballë. Bekirov për Radion Evropa e Lirë thotë se nga ngrirja ka shpëtuar falë strehimit në qendrën e të pastrehëve të Kryqit të Kuq në lagjen Momin Potok të Shkupit. "Për ushqim ne disi mund të gjendemi nga ajo që siguroj si lypës apo duke gërmuar në shportat e mbeturinave, por problemi më I madh për mua taniështë si të mbetesh gjallë në minus 20 gradë celcius brenda natës në hapsira të hapur", thotë Mamut Bekirov, i përkatësisë rome, i cili për çdo ditë kërkon lëmoshë në hapësirat e Qendrës Tregtare në Shkup. Përderisa Enver Sulejmani, thotë se në Qendrën e Kryqit të Kuq është strehuar vetëm për disa ditë sa zgjatin temperaturat e ulëta. Ai na rrëfen se ka shtëpi por kushtet I ka shumë të vështira. Pasi s'ka arritur të shlyej borxhin e faturave elektrike ia kanë ndërpre dhe rrymën. "Kam ardhur këtu sepse s`kam kushte në shtëpi me një shporet tw vogwl me gaz nuk ngrohet shtëpia. Me ndihma sociale prej vetëm 2000 denarë (rreth 33 euro) nuk mund të sigurosh as gjërat elementare e jo më të shlyesh borxhin e faturave". "Unë s'kam as pension edhe pse nga mosha 12 vjeçare jam bujk dhe kam paguar tatimin e tokës, thonë se s'kam pasë pronësi të rregulluar, po toka është e trashëguar nga të parët e mi. Ne kemi punuar për gjatë gjith atyre viteve dhe tani nuk na i jep atë që na takon kështuqë jam I detyruar në këtë moshë të dal në rrugë", thotë Enver Sulejmani. Bllagojçe Boshkov, e gjejmë në qendrën e kryqit të Kuq. Thotë se ndjehet I indinjuar se përderisa këto ditë të ftohta dimri për disa netë ka vendosur të kalojë natën këtu dikush ia ka djegur tendën ku ka qëndruar brenda vitit. "Tani në këto ditë ftohta fatmirësisht jam strehuar këtu në qendrën e Kryqit të Kuq sa për të kaluar këto dit të ftohta. Ndryshe unë jetoj në një tendë që ma kanë dhuruar të cilën ekam vendosur në periferi të qytetit. Si jetoj? Ashtu siç jetojnë të gjithë lypsarët". "Me ato pak para që siguroj gjatë ditës blej ushqim dhe kthehem në tendën time për të kaluar natën, në të nxehtë e në të ftohtë ajo është streha ime e vetme për dhjetë vite të plota. Ky është fati im pasi fabrika ku punoja shkoj në falimentim dhe unë mora teposhtëzën", thotë Bllagojce Boshkov. Dragana Llazarevskam, koordinatore e qendrës së Kryqit të Kuq në "Momin Potok" për të pastrehët për Radion Evropa e Lirë bën të ditur se natën në këtë strehimore e kalojnë prej 17 deri 22 persona, të gjithë nga Shkupi. Lazarevskana thotë se gjatë këtyre ditëve përderisa vendi përballet me temperatura shumë të ulëta organet e policisë, pastaj qendrapër menaxhim me kriza por më së shumti janë vetë qytetarët ata që i kanë telefonuar qendrës së Kryqit të Kuq për të hapur dyert për të pastrehët që i takojnë në hapësira të hapura. "Të pastrehët kur vijnë këtu janë në një gjendje shumë të rëndë. Natën mes të dielës dhe hënës ekipet tona pasi u lajmëruan nga qytetarë të ndërgjegjshëm arritën të shpëtojnë dy persona të cilët ishin në gjendje të rëndë hipotermie pothuajse ata ishin të ngrirë, por as trajtimit mjekësorë gjendja e tyre është stabilizuar", thotë Dragana lazarevska. Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e hipotermisë (ngrirjes) nga temperaturat ekstreme të ulëta të cilat kanë mbretëruar javën e fundit në Maqedoni duke shënuar madje edhe minus 20 gradë nën zero. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partia Nisma e shqetësuar për lirimin me kusht të Haradinajt

Posted: 12 Jan 2017 05:35 AM PST

Partia Nisma për Kosovën, që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht. "Nisma për Kosovën beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletë-arrest i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të Haradinaj", thuhet në një komunikatë të kësaj partie politike. Në fund, partia Nisma kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t'i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK e befasuar – priste lirimin e plotë të Haradinajt

Posted: 12 Jan 2017 04:14 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt. "Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t'i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë", thuhet në reagimin e AAK-së. Kjo parti politike apelon tek organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t'i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai, sipas AAK-së, i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. "Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të Haradinajt në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për Haradinajn të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton vet Haradinaj", thuhet në këtë reagim. Krejt në fund, AAK shprehet e bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me fletë-arrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Belgjikë: Akuzohen dy persona për sulmet e vitit 2016 në Paris 

Posted: 12 Jan 2017 03:19 AM PST

Prokurorët në Belgjikë kanë akuzuar dy persona në lidhje me sulmet terroriste të nëntorit të vitit 2015 në Paris që morën jetën e 130 personave.  Zyrtarët kanë thënë përmes një komunikate të 12 janarit se një nga të dyshuarit i identifikuar si Farid K. akuzohet me "pjesëmarrje në aktivitete të grupit terrorist" si dhe me akuzën që kanë të bëjë me falsifikim të dokumenteve. Ai po mbahet në paraburgim.  Një tjetër person i identifikuar si Meryem E.B. është akuzuar me përdorimin dhe prodhimin e dokumentacionit falso, ndërsa ky person është liruar nën kushte "të rrepta".  Sipas komunikatës, të dy të akuzuarit akuzohen se kanë ofruar dokumentacion të rremë për Khalid El Bakraoi, i cili më pas i ka përdorur ato "në përgatitje të sulmeve të Parisit".  Bakraoui e ka hedhur vetën në erë në një stacion metroje të Brukselit në mars të vitit 2016 si pjesë të një sulmi ku u vranë 32 persona dhe u lënduar mbi 300 të tjerë.  Rreth 20 persona janë arrestuar në Belgjikë në lidhje me sulmet në Paris dhe Bruksel, të cilat autoritetet besojnë se janë kryer nga i njejti grup i personave.  Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi e takon Biden, thotë përkushtimi amerikan s'ndryshon me administratën e re 

Posted: 12 Jan 2017 01:56 AM PST

Presidenti i Kosovës është takuar në SHBA me zëvendëspresidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, sipas një njoftimi që e ka bërë presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook.  "Përkushtimi personal i zëvendëspresidentit (amerikan) Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së", shkruan ndër të tjera Thaçi. Presidenti i Kosovës ka thënë se ai mbetët "i sigurt që ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re". Presidenti i Kosovës po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që disa ditë.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clapper: Inteligjenca amerikane nuk iu dha mediave dokumentin për Trumpin 

Posted: 12 Jan 2017 01:39 AM PST

Një zyrtar i lartë i inteligjencës i ka thënë presidentit të zgjedhur, Donald Trump se agjencitë amerikane të inteligjencës nuk e kanë shkruar e as rrjedhur në media një dokument ku hidhen dyshime se operativët rusë kanë mbledhur "informacione komprometuese" për Trumpin.  Drejtori i Inteligjencës Kombëtare amerikane, James Clapper, ka thënë se ai ka biseduar me Trump më 11 janar, pasi është publikuar lajmi se Trump, derisa është informuar për sulmet kibernetike ruse, i është thënë se dyshohet që operativët e inteligjencës ruse kanë mbledhur informacione komprometuese personale dhe financiare rreth Trumpit.  "E nënvizova se ky dokument nuk është prodhim i komunitetit të inteligjencës amerikane dhe se nuk besoj që rrjedhja në media është bërë nga dikush brenda komunitetit", ka thënë Clapper, duke shtuar se rrjedhjet e "dëmtojnë sigurinë kombëtare".  Para së gjithash, ka thënë ai, agjencitë e inteligjencës nuk e kanë vlerësuar burimin e këtyre informacioneve si "të besueshëm".  Sipas Associated Press, dosja përmbanë informacione të pa verifikuara rreth bashkëpunimit të afërt të rrethit të brendshëm të Trumpit me rusët sa i përket sulmeve kibernetike ndaj llogarive të demokratëve. Aty, duke u mbështetur në burime anonime, raportohet se ka edhe pretendime të paverifikuara për aktivitete seksuale të Trumpit.  Trump është zemëruar shumë nga raportimet e mediave rreth dosjes duke e quajtur "lajm të rremë". Ai gjithashtu ka akuzuar agjencitë e inteligjencës se e kanë rrjedhur dokumentin në media. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata franceze liron me kusht Ramush Haradinajn

Posted: 12 Jan 2017 12:53 AM PST

Gjykata franceze ka marrë vendim që ta lirojë me kusht, Ramush Haradinajn. Vendimi është marrë të enjten në seancën dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati i Haradinajt, Arianit Koci. Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për "krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare". Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e zotit Haradinaj bazuar në "gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet" që siç thotë "pretendon pala serbe". Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, sic thuhet, "krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë". Haradinaj u mbajt në paraburgim me vendim të një Gjykate franceze e cila tha se po kërkon nga autoritetet e Serbisë një kërkesë zyrtare për ekstradim. Autoritetet në Francë thonë se rasti nuk ka "implikime politike" meqë po trajtohet nga organet e drejtësisë franceze dhe kanë pohuar faktin se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë për çështjen Haradinaj. Në Kosovë ndërkaq, udhëheqës të institucioneve kanë kërkuar zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt dhe 'janë zotuar për zbatim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë' nëse urdhërarrestet që datojnë nga fillimi i viteve 2000 nuk tërhiqen. Qeveria e Kosovës mori vendim ndërkaq javën e kaluar që t'ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse. Marrëdhëniet ndërmjet palëve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të bisedimeve në Bruksel të lehtësuara nga BE-ja e cila sërish ka bërë thirrje për "vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim në të gjitha fushat".  (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alfano: Shpresoi në përmirësimin e marrëdhënieve të Rusisë me perëndimin

Posted: 12 Jan 2017 12:16 AM PST

Ministri i jashtëm italian ka thënë se shpreson se Rusia së shpejti do i bashkohet Grupit të Tetë fuqive botërore, ku Moska nuk bënë më pjesë prejse e ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. "Ne nuk mundemi por do të donim të vazhdonim formatin e G8-ës me Rusinë duke i dhënë fund atmosferës së luftës së ftohtë", ka thënë Angelino Alfano kanalit të dytë publik italian RAI 2 më 11 janar.  Italia, e cila ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë "shpreson" që administrate e ardhshme amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump do të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë dhe ta bëjë të mundshme për Moskën që t'i bashkohet grupit të tetë fuqive botërore.  "Ne jemi në momentin më të keq të marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Rusisë prejse ka përfunduar Lufta e Ftohtë", iu ka thënë ai gazetarëve në Neë York gjatë kësaj jave.  Por, Alfano, ka shtuar se ai nuk e di nëse afrimin me Rusinë do të jetë i mundshëm para majit, atëherë kur Italia do e organizojë samitin e radhës të G7-ës, në Taormina të Sicilisë.  Nëse SHBA-ja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Rusisë, Alfano thotë se do të ishte "e parakohshme" për Rusinë që t'i bashkohet G8-ës pa ndonjë dëshmi se është duke e respektuar marrëveshjen për paqe të arritur në Minsk të Bellorusisë me Ukrainën. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I ftohti ekstrem dhe të reshurat e borës shkaktojnë shumë vdekje në Ballkan dhe Evropën Lindore

Posted: 12 Jan 2017 12:13 AM PST

Temperaturat më të ulëta në disa dekada dhe të reshurat e shumta të borës në disa pjesë të Ballkanit, Greqisë dhe Evropës Lindore janë duke shkaktuar vdekjen e disa njerëzve, reduktime të energjisë elektrike dhe vonesa në udhëtime. Autoritetet kanë thënë se së paku 73 persona kanë vdekur për shkak të kushteve ekstreme të motit, që konsiderohet si më e ftohta prej vitit 1963. Prej kësaj shifre, 15 njerëz kanë vdekur pasi kanë ngrirë nga të ftohtit në Ballkan: katër të moshuar në Bosnjë, gjashtë njerëz në Serbi, dy persona të pastrehë në Kosovë dhe një grua e moshuar e dy të pastrehë në Maqedoni. Me temperaturat që gjatë natës që shkojnë deri në - 20 gradë celcius, agjencitë humanitare kanë paralajmëruar më 11 janar se sidomos personat e pastrehë dhe migrantët janë më të rrezikuarit nga të ftohtit ekstrem. Projekti i Migrantëve të Zhdukur i themeluar nga agjencia për migrantë e OKB-së, ka regjistruar 11 vdekje deri më tash në rajonin Mesdhetar prejse ka filluar ky vit. Agjencia ka thënë se është veçanërisht e shqetësuar për mbi 15. 500 migrantë dhe azilkërkues që janë vendosur nëpër kampe me kushte jo adekuate nëpër ishujt grekë, përfshirë edhe në shumë vende ku ka pasur shumë të reshura bore. Mbi 7500 njerëz kanë mbetur në Serbi në një mot me të ftohtë të acartë, përfshirë edhe disa dhjetëra që kanë mbetur afër kufirit me Hungarinë. "Situata po bëhet gjithnjë e më dëshpëruese derisa mijëra njerëz janë të ekspozuar ndaj acarit", ka thënë për Reuters bashkëthemeluesja e organizatës "Ndihmoni Refugjatët", Josie Naughton. Autoritet serbe kanë kërkuar nga të gjithë migrantët që të futen nëpër qendrat e azilkërkuesve. Qindra migrantë kanë mbetur në strehimore të improvizuara apo nëper depo të braktisura dhe vagona treni në Beograd. Agjencia për refugjatë e qeverisë serbe ka thënë se rreth 400 persona janë pajtuar që të largohen nga rrugët prejse është përkeqësuar moti, javën e kaluar. E njëjtja agjenci ka thënë se asnjë grua apo fëmijë nuk është momentalisht duke e kaluar natën nëpër parqe apo stehimore jo zyrtare. Mirëpo, organizata "Save the Children" ka thënë se rreth 1500 migrantë, përfshirë edhe qindra fëmijë pa mbikqyrje, disa prej të cilëve të moshës 10 vjeçare, janë duke fjetur nëpër objekte të braktisura. Andreas Ring, përfaqësuesja për Ballkanin e "Save the Children", ka thënë se Bashkimi Evropian e ka për detyrë që të garantojë sigurinë e migrantëve. "Dështimi i BE-së për të reaguar po lë mijëra refugjatë dhe migrantë, përfshirë edhe fëmijë pa përcjellje, thjeshtë në të ftohtë", ka thënë ajo. Autoritetet kanë thënë se shumë migrantë nuk e duan ndihmën, pasi frikësohen që kështu do të paraburgosen apo bllokohen derisa janë në lëvizje drejt Evropës Perëndimore. Greqia ndërkohë e ka dërguar një anije për bartjen e tankeve në ishullin e Lesbos e cila ka mundësi të strehojë 500 refugjatë dhe migrantë që kanë qenë duke jetuar në kampe ku grupet e mjekëve kanë thënë se kushtet janë "jo-njerëzore". Shkollat janë mbyllur në Lesbos dhe në zonat që janë më së keqi të goditura në Serbi dhe Rumani. Policia kufitare në Moldavi përkohësisht ka mbyllur shtatë pika kufitare me Ukrainën për shkak të të reshurave të dendura të borës. Në Rumani, stuhitë kanë mbyllur 130 rrugë dhe kanë shkaktuar vonesa të gjata dhe anulime të udhëtimeve me tren. Pjesë të mëdha të Bullgarisë veriore dhe lindore janë paralizuar nga bora e cila ka bllokuar rrugë dhe mbi 100 qyteza dhe fshatra ka lënë pa energji elektrike. Edhe autostrada që e lidh kryeqytetin Sofia me portin në Detin e Zi të Burgasit është mbyllur. Ushtarët bullgarë kanë përdorur makineri të rëndë për të pastruar rrugët kryesore, për t'i shpëtuar njerëz e bllokuar dhe për të furnizuar fshatrat rurale me ushqime dhe ujë. Ministria e energjisë së Bullgarisë ka thënë se ka refuzuar kërkesat për energji nga vendet fqinje si Greqia dhe Turqia për të evituar reduktimet për banorët vendës. (REL) Përgatiti: Artan Haraçia

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një komision i Senatit amerikan e përkrahë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Posted: 11 Jan 2017 11:04 PM PST

Komisioni i Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë e ka miratuar rezolutën që e përkrahë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, më 11 janar, duke e dërguar në Senat për votim.  Komisioni, vitin e kaluar e ka përkrahur kërkesën e shtetit ballkanit për t'iu bashkuar aleancës ushtarake, por rezoluta nuk është hedhur në votim ende në Senat, aty ku duhet të marrë miratimin e dy të tretave të senatorëve për miratim të një anëtari të ri të NATO-s.  Udhëheqësi i Komisionit, Bob Corker ka thënë se shpreson për "veprim të shpejtë" në Senat gjatë këtij viti.  Senatori John McCain e ka siguruar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq përmes telefonit, se Senati amerikan do e ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit së shpejti, sipas njoftimit të zyrës për informim të qeverisë së Malit të Zi.  Më 10 janar, Italia dhe Norvegjia u bënë shtetet e fundit nga 28 vendet anëtare të NATO-s që e kanë përkrahur marrëveshjen në fjalë.  Anëtarësimi i Malit të Zi përfaqëson zgjerimin e parë të aleancës veri-atlantike prejse Shqipëria dhe Kroacia janë bërë anëtare në vitin 2009. Ndonëse ky vend është aleat afatgjatë i Rusisë, marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar së fundi, duke i dhënë mundësi qeverisë që të kërkojë integrim më të afërt me perëndimin.  Mali i Zi i është bashkuar BE-së në sanksionet kundër Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nikoliq kërkon mbrojtjen e të "drejtave serbe" në Ballkan

Posted: 11 Jan 2017 10:36 PM PST

Presidenti serb ka kërkuar mbrojtje më të madhe për të drejtat e serbëve në rajonin e Ballkanit pas takimit me një ish lider serb të Bosnjës i cili është i dënuar për krime lufte.  Takimi në mes të presidentit serb, Tomislav Nikoliq dhe liderit serb të Bosnjës, Momqilo Krajshnik më 11 janar ka reflektuar ngritjen e nacionalizmit serb në rajon derisa takimi është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut.  Krajshnik ka bërë 13 vjet e gjysmë burg pasi është dënuar nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi për persekutimin dhe zhvendosjen me dhunë të jo serbëve gjatë luftës së Bosnjës. Ai është liruar në vitin 2013. Më 1995, marrëveshja e paqes e arritur me ndihmën amerikane e ka kthyer Bosnjën në një union të dy rajoneve, njërit serb dhe tjetrit myslimano-kroat.  Por, marrëveshja ka filluar të dëmtohet pasi liderët serbë të Bosnjës kanë filluar thirrjet për ndarje të Republikës Serbe të Bosnjës dhe bashkimit të saj me Serbinë.  Krajshnik, që tani e udhëheqë një organizatë jo qeveritare të quajtur Asociacioni i Krijuesve të Republikës Serbe, pas takimit me Nikoliqin ka thënë se Bosnja është "bërë një shtet i pamundur".  "Populli serb nuk ndjehet rehat", ka thënë ai dhe ka shtuar "e as kroatët nuk ndjehen mirë…Situata në Bosnje është alarmuese".  Nikoliq, i cili konsiderohet fuqishëm pro rus, ka thënë se serbët jo vetëm që duan mbrojtjen e "statusit" të tyre, por po bëjnë thirrje për mbrojtjen e shkronjave të sllavishtes së vjetër dhe gjuhën serbe në përgjithësi. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :