Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Qysh me përgaditë ëmbëlsirë Monte?” plus 4 more Qysh me

loading...

“Qysh me përgaditë ëmbëlsirë Monte?” plus 4 more Qysh me


Qysh me përgaditë ëmbëlsirë Monte?

Posted: 06 Jan 2017 08:19 PM PST

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 12 lugë nisheste
  • 8 lugë sheqer
  • 2 sheqer vanillë
  • 250 gram margarinë
  • 500 ml ajkë
  • 300 gram qokollatë
  • 300 gram biskota.

Nishesten dhe sheqerin e përziejmë me 250 ml qumësht të ftohtë kurse pjesën tjetër të qumështit e vlojmë.

Në qumështin e valë shtojmë nishesten e tretur dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet kremi.

Në kremin e ftohur shtojmë margarinën e rrahur në shkumë dhe përziejmë.

Ngrojmë ajkën e ëmbël, por nuk e lejojmë të vlojë, e largojmë nga zjarri dhe shtojmë qokollatën e copëtuar.

Përziejmë derisa të shkrihet qokollata.

Në një kallëp të thellë e të lyer me yndyrë vendosim një shtresë biskota katrorë të njomura në pak qumësht, qesim një shtresë të hollë nga kremi me qokollatën dhe ajkën.

Pastaj vendosim sasinë e kremit të bardhë, e rrafshojmë dhe mbi e lyejmë me masën e kremit me qokollatë.

The post Qysh me përgaditë ëmbëlsirë Monte? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë shampo për largimin e yndyrës së tepërt të flokëve?

Posted: 06 Jan 2017 08:10 PM PST

Përbërësit:

  • Shampo i zakonshëm
  • Kripë e trashë.

Në shampon të cilin e përdorni për të larë flokët merrni një lugë kripë të trashë dhe vendoseni në shishe.

Tundet shishja mirë dhe lejohet të qëndojë në vend të ftohtë për 2 javë.

Pas dy javësh filloni të lani flokët qdo herë më ketë shampo, dhe do të vëreni se yndyra e tepërt e flokëve do të filloj të eleminohet.

The post Qysh me përgaditë shampo për largimin e yndyrës së tepërt të flokëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë kremë për forcimin e thonjëve?

Posted: 06 Jan 2017 08:07 PM PST

Përbërësit:

  • Vazelinë
  • Leng limoni
  • Vaj ulliri.

Në një enë kombinohet 1 lugë vazelinë, 2 lugë lëng limoni dhe 1 lugë vaj ulliri,

Përzihet masa dhe aplikohet në thonjë dhe në lëkurë rreth thonjëve.

Lejohet të veprojë për 15 minuta dhe pastaj shpërlahet.

The post Qysh me përgaditë kremë për forcimin e thonjëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ndryshu brenda 12 muajsh?

Posted: 06 Jan 2017 07:55 PM PST

Duke bërë nga një ndryshim të vogël qdo muaj, brenda 12 muajsh ju do të jeni një person i ri, me veti me të mira, dhe mbi të gjitha më i shëndetshëm.

1.Në muajin e parë pini më shumë ujë.

Edhe pse tingëllon shumë e thjeshtë ky është ndryshim i cili funksionon.

Pirja e ujit ndihmon të humbni peshë, ndiheni më të ngopur, si dhe largoni toksinat nga trupi.

2.Në muajin e dytë bëni ngrënien e mëngjesit prioritet.

Një studim ka treguar se personat të cilët kanë humbur më shumë se 15 kilogram, kanë qenë persona që kanë ngënë mëngjes qdo ditë.

3.Nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të jetë më i hapur ndaj gripeve dhe infeksioneve të ndryshme.

Në muajin e tretë fokusohuni të flini mjaftueshëm, dhe në orar të caktuar.

4.Në muajin e katërt, mbani shënime për ushqimet që konsumoni, duke shënuar kaloritë.

Kjo mund të ju ndihmojë të humbni dyfish peshë.

5.Në muajin e pestë bëni shprehi që të ecni, të paktën 30 minuta, 5 ditë në javë.

6.Muaji i gjashtë i dedikohet frutave dhe perimeve, të cilat kanë pak kalori dhe janë të mbushura me fibra.

7.Në muajin e shtatë, sigurohuni që ushqimin ta vendosni në pjata të vogla, pasi që nëse e vendosni në pjata të mëdha dhe e mbushni me më shumë ushqim do të hani më shumë.

8.Në muajin gusht, ndërpreni ngrënien e mishit.

Nëse nuk mund të kaloni një muaj pa ngrënë mish, limitojeni atë në një herë në javë.

9.Muaji i nëntë i dedikohet ushtrimeve fizike, të paktën 3 herë në javë.

10.Në muajin e nëntë praktikoni ngrënien e ushqimit në mënyrë të ngadalësuar, pasi që trurit i nevojiten 20 minuta për të dërguar sinjalin e ngopjes.

11.Teknologjia kohën e fundit e ka bërë thuajse të pamundur relaksimin.

Muajin e parafundit, largohuni nga telefoni, kompjuteri dhe kaloni kohë me të afërmit dhe shoqërinë.

12.Pas të gjitha ndryshimeve të bëra gjatë këtyre muajve, muajin e 12 sigurohuni që të mos kaloni vakte të ushqimit pa ngrënë, sepse nëse bëni këtë ju do të ndiheni shumë të uritur dhe do të përfundoni duke ngrënë më shumë se sa ju nevojitet vaktin tjetër.

The post Qysh me ndryshu brenda 12 muajsh? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i pastru tiganët?

Posted: 06 Jan 2017 07:18 PM PST

Përbërësit:

  • ½ gote sodë bikarbone
  • 1 lugë deterxhent enësh
  • 5 lugë ujë.

1.Për të përgaditur pastën filloni duke vendosur në një enë të gjithë përbërësit.

2.Kombinoni të gjithë përbërësit dhe vendoseni pastën në një kavanoz, në të cilin mund të qëndroj deri në 3 muaj.

3.Pastaj, merrni një sfungjer dhe në anën e fortë të saj aplikoni një sasi nga pasta e krijuar dhe fërkoni tiganin lehtësisht nga të gjitha anët, duke u siguruar që të mos e gërvishtni atë.

The post Qysh me i pastru tiganët? appeared first on Qysh Me.

Related Posts :