Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Qysh me përgaditë mish të bardhë me susam?” plus 5 more Qysh me

loading...

“Qysh me përgaditë mish të bardhë me susam?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë mish të bardhë me susam?

Posted: 11 Jan 2017 03:59 PM PST

Përbërësit:

  • 1 kg mish i bardhë
  • 200 gram majonez
  • 1 lugë senf
  • Kripë
  • Piper
  • 150 gram susam
  • 3 thelpinjë hudhër
  • Pecivë.

Mishin e bardhë e presim në file të hollë.

Shtojmë kripë e piper.

Përziejmë majonezën, senfin pecivën dhe hudhrën e grirë në rende.

Mishin e vendosim në këtë salcë të përzier dhe e përziejmë me duar në mënyrë që salca të depërtojë në qdo pjesë të mishit.

Mishin e lëmë në frigorifer për 2 orë.

Në një enë tjetër përziejmë biskotat e njelmëta të bluara dhe susamin.

Pastaj, secilën pjesë të mishit e kalojmë në përzierjen e biskotave me susam dhe i vendosim në tepsi.

Pjekim në 160 gradë për 15 minuta.

The post Qysh me përgaditë mish të bardhë me susam? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e largu dhimbjen në muskuj?

Posted: 11 Jan 2017 03:44 PM PST

Pas ushtrimeve të rënda apo punëve fizike zakonisht dushi na vjen si melem për varrë.

Kështu një studim i publikuar më herët, ka treguar që dushi i pashmangshëm nëpër vende ku ndjeni dhimbje qoft me ujë të nxehtë apo të ftohtë lehtëson dhimbjet në muskuj të shkaktuara nga goditjet.

Për fillim dushi në vendet ku ndjeni dhimbje temperatura mund të jetë ndërmjet 37,5- 41 C, rreth tre minuta, më pas ftofeni ujin në 10-15C dhe lajeni vendin ku ju dhëmb rreth 30 sekonda.

Përsëriteni edhe dy herë, dhe për të përfunduar me ujë të ftohtë.

The post Qysh me e largu dhimbjen në muskuj? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i largu aknet?

Posted: 11 Jan 2017 03:40 PM PST

Aknet gjithmonë na paraqiten kur më së paku dëshirojmë ti kemi.

Thithni  peceta pambuku në pika për sy dhe më pas butësisht shtypeni në zonën e irrituar.

Pas 20 minutash gjaku do të tkurret duke ulur inflamacionin apo skuqjen.

The post Qysh me i largu aknet? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i forcu thonjët që thehen?

Posted: 11 Jan 2017 03:36 PM PST

Nëse keni probleme për ti rritur thonjët, sepse sapo të fillojnë të rriten e vëreni se ndonjë është thyer apo është larguar ndonjë shtresë atëherë përgaditni këtë recetë për forcimin dhe rritjen e thonjëve.

Përbërësit:

  • 2 aspirina
  • 1 kapsulë vitaminë 1
  • 1 lugë kripë deti
  • 1 lugë vaj.

Shkrini 2 tableta aspirina, një kapsulë vitaminë A, 1 lugë kripë deti dhe ca vaj në 200 ml ujë.

Vendosni duart në enë për rreth 10 minuta dhe më pas fshini me një pecetë.

The post Qysh me i forcu thonjët që thehen? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i rregullu marrëdhëniet me partnerin?

Posted: 11 Jan 2017 02:15 PM PST

1.Mënyra më e thjeshtë për të arritur rregullimin dhe rindërtimin e marrëdhënies është identifikimi i problemeve.

Mund të jenë disa shkaqe të ndryshme që janë duke e dëmtuar lidhjen.

Disa nga këto mund të jenë se partneri dëshiron që të ndryshoni dhe të jeni person tjetër, apo jeni duke pasur të njejtin argument për disa herë pa e zgjidhur problemin.

2.Në bisedë me partnerin përmendni faktin se ju mendoni që ka një problem me lidhjen tuaj.

Bëhuni sa më specifik, duke mos lënë hapësirë për keqkuptime.

3.Kërkoni mirëkuptim nga njëri tjetri, dhe premtoni se do të mundoheni ti shmangni gabimet e kryera deri më sot.

The post Qysh me i rregullu marrëdhëniet me partnerin? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e trajtu temperaturën e lartë tek foshnjet?

Posted: 11 Jan 2017 01:37 PM PST

Temperatura mund të jetë rezultat i burimeve të ndryshme si, viruseve, infeksioneve nga bakteriet, apo edhe nga i ftohti.

1.Mbani fëmijën e hidratuar duke siguruar lëngje të shumta për të.

Ftohjet shkaktojnë djersitje të tepërt, duke rezultuar kështu në humbje të lëngjeve e pastaj në dehidratim.

2.Mos e leni fëmijën të qëndrojë në dhomë me temperaturë shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë.

Temperatura më e përshtatshme është 22-23 gradë celsius.

3.Visheni fëmijën me rroba jo shumë të trasha, pasi që këto të fundit mund të rrisin temperaturën e fëmijës.

The post Qysh me e trajtu temperaturën e lartë tek foshnjet? appeared first on Qysh Me.

Related Posts :