Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Qysh me qëndru të ngopur gjatë gjithë ditës?” plus 5 more Qysh me

loading...

“Qysh me qëndru të ngopur gjatë gjithë ditës?” plus 5 more Qysh me


Qysh me qëndru të ngopur gjatë gjithë ditës?

Posted: 13 Jan 2017 03:57 PM PST

Nëse keni mbajtur dietë për një kohë të gjatë, atëherë duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos e rikthyer atë peshë.

  1. Mos shpejtoni gjatë ngrënies së ushqimit.

Mos shpejtoni ta përfundoni ushqimin tuaj si një detyrë që duhet patjetër ta kryeni.

Studimet thonë se njerëzit që hanë ngadalë dhe përqëndrohen më shumë tek ushqimi, konsumojnë më pak kalori.

2.Proteinat, yndyrnat dhe fibrat dietike.
Gjatë përgatitjes së ushqimin tuaj mundohuni që ai të jetë i bazuar në disa nga këto makronutriciensa, në vend të karbohidrateve.

Proteinat dhe yndyrnat janë të vlefshme për burim më të gjatë të energjisë, kurse fibrat dietike japin vëllim dhe ndihmojnë të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë.

3.Pini më shumë ujë.
Gjithmonë pini ujë. Panvarësisht a është parangrënies, pas ngrënies apo në mes të ngrënies.

Vëllimi i ujit që ju do e pini mund tju japë një ndjenjë të ngopjes për një kohë, por edhe trupi ka nevojë për më tepër lëngje që të funksionojë pa ndërprerë.

4.Pushoni 15 minuta para se ta përsëritni.
Edhe pse vështirë se do dëshironi ta përsëritni këtë gjë.

Thjesht nëse nuk leni hapësirë të mjaftueshme për komunikim mes stomakut dhe trurit tuaj, me shkak se ju jeni të ngopur mund të hani më tepër, duke mos patur nevojë për ta përsëritur.

Gjithmonë prisni 10 minuta para se ta mbusheni pjatën e dytë.

 

The post Qysh me qëndru të ngopur gjatë gjithë ditës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë faktorët që ndikojnë në peshën tuaj?

Posted: 13 Jan 2017 03:50 PM PST

Ndërkohë që janë disa faktorë që mund të ndikojnë në peshë, tri ndër to kanë ndikim më të madh e ato janë: pijet, stresi dhe gjumi.

  1. PIJET: Nëse ju dëshironi të humbni peshë, çaji gjelbërt do të ishte një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike. Studimet kanë treguar se gratë që e konsumojnë atë rregullisht kanë një nivel më të ulët të kolesterolit dhe triglicerideve.
  2. STRESI:Stresi shkakton rritje të kortizolit në gjak, një hormon që është thelbësor për të mbajtur ekuilibrin biokimik të trupit. Rritja e nivelit të kortizolit ndikon në shtimin e peshës, sidomos në zonën rreth stomakut dhe belit. Këto lloje të depozitave yndyrore njihen dhe si “dhjam” toksik. Një efekt po aq negativ i kortizolit është ndikimi i tij në nivelet e insulinës me cka sjell një c’rregullim në balancimin e sheqerit.
  3. GJUMI: Shumë pak gjumë mund të ngadalësojnë procesin e humbjes së peshës. Studimet tregojnë se gratë që flejnë më shumë se shtatë orë, janë më të holla se ata që flejnë shumë më pak. Kjo për shkak se niveli i kortizolit fillon të rritet pas orës 22:30 dhe 23:30 , në qoftë se ju jeni ende zgjuar.

The post Qysh me i ditë faktorët që ndikojnë në peshën tuaj? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë smoothie me proteina?

Posted: 13 Jan 2017 03:34 PM PST

Përbërësit:

  • ½ banane
  • ½ molle të gjelbër
  • ½ portokalli
  • ½ shege
  • 1 lugë tërshërë
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë proteinë whey.

Kombinohen të gjitha përbërësit me blinder.

Nëse masa është shumë e trashë atëherë mund të shtoni lëng portokalli për ta bërë masën më të hollë.

The post Qysh me përgaditë smoothie me proteina? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë smoothie me mango?

Posted: 13 Jan 2017 03:29 PM PST

Përbërësit:

  • 1 mango
  • 1 banane
  • 300 ml lëng portokalli
  • Akull.

Copëtoni përbërësit dhe futni në blinder derisa të bashkohen të gjitha dhe të krijohet një masë mesatarisht të trashë.

The post Qysh me përgaditë smoothie me mango? appeared first on Qysh Me.

Qysh me kriju rutinën e mëngjesit gjatë vikendit?

Posted: 13 Jan 2017 03:21 PM PST

Rutinat e mëngjeseve gjatë vikendit mund të jenë shumë të ndryshme nga ditët e punës.

Ju mund të relaksoheni si dhe të shijoni qdo moment të vikendit, duke u fokusuar në vetvete në të njejtën kohë.

1.Duke marrë parasysh se gjatë ditëve të punës nuk keni kohë për të ngrënë mëngjes, kështu që gjatë vikendit përgaditni mëngjesin e shëndetshëm si dhe një smoothie, për të pastruar organizmin.

2.Vazhdoni mëngjesin pastaj me një dush.

3.Gjatë kohës që ju relaksoheni, lejoni edhe fytyrën e lëkurën të relaksohet, pra mos aplikoni makeup por vetëm kremë hidratuese.

The post Qysh me kriju rutinën e mëngjesit gjatë vikendit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë smoothie me arra?

Posted: 13 Jan 2017 03:00 PM PST

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 30 gram arra
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lugë mjaltë.

Vendoset në blinder bananja e copëtuar.

Shtohet qumështi, arrat dhe mjalta.

Përzihet derisa të jetë kombinuar plotësisht dhe të jetë bërë konsistencë e smoothieve dhe shërbëhet.

The post Qysh me përgaditë smoothie me arra? appeared first on Qysh Me.

Related Posts :