Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Reçica i drejtohet Asamblesë së Francës për Haradinajn” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Reçica i drejtohet Asamblesë së Francës për Haradinajn” plus 9 more Ferizaj Press


Reçica i drejtohet Asamblesë së Francës për Haradinajn

Posted: 12 Jan 2017 08:45 AM PST

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica, i është drejtuar me një letër homologes së tij franceze Elisabeth Guigou. Ai i ka shprehur asaj shqetësimin e Komisionit për arrestimin e gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Duke i përcjellë urimet për fillimin e vitit të ri, Reçica i shkruan homologes së tij duke i thënë se urdhërarresti i Serbisë, është sjellje tendencioze dhe mund ta destabilizojë regjionin.

"Për dijeninë tuaj, Haradinaj ka qenë dy herë subjekt i hetimit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish Jugosllavi me seli në Hagë, ku është hetuar dhe gjykuar në një proces të gjatë dhe është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat. Kjo sjellje tendencioze nga Serbia, nuk i shërben rritjes së stabilitetit rajonal dhe nuk e ndihmon aspak krijimin e një klime të fqinjësisë së mirë", thuhet në letrën që Reçica i ka drejtuar zonjës Goigou.

Më tutje Reçica kërkon që të gjitha rastet e tilla në të cilat Franca apo çdo shtet tjetër hasë, të mos zbatohen fletëarrestet.

Reçica në këtë letër, ndër të tjerash falënderon parlamentaren franceze, për gatishmërinë e përhershme të popullit të Francës për ta ndihmuar Kosovën.

Shtabi emergjent dhuron ndihma për familjet e fshatit Jezerc

Posted: 12 Jan 2017 07:53 AM PST

Përfaqësues të shtabi emergjent, kanë ndihmuar sot me gjëra ushqimore dhe higjienike edhe banorët e lagjes së Uksmajleve në fshatin Jezerc.

Banorët e lagjes së Uksmajleve në fshatin Jezerc, janë shprehur tejet mirënjohës Komunës së Ferizajt, që edhe në këto ditë të ftohta dimri, kanë marr rrugë dhe kanë ndihmuar familjet e kësaj lagjeje me gjëra ushqimore për të cilat kishin nevojë.

Adem Uksmajli banor i këtij fshati të thellë malor, ka thënë se shumë familje të këtij fshati nuk kanë mundur që të sigurojnë bukën e gojës në këto kohë të vështira, pasiqë edhe temperaturat janë tejet të ulëta.

Ndërsa, drejtori Burim Karameta nga shtabi emergjent, ka thënë se në këtë kohë kur temperaturat janë shumë të ulëta, po ju dalin në ndihmë të gjitha familjeve që kanë nevojë për ndihma të tilla.

"Nesër do të jemi përsëri në këtë fshat dhe do të ndihmojmë edhe banorët e pjesëve të tjera të këtij fshati të thelle malor. E pamë që edhe rruga është e hapur, dhe banorët janë tejet mirënjohës edhe ndaj kryetarit Svarqa i cili së bashku me shumë kompani ka bërë hapjen e rrugës së tyre", është shprehur drejtori Karameta.

Po ashtu me gjëra ushqimore janë ndihmuar edhe 5 familjet që aktualisht jetojnë tek strehimorja afër fabrikës së vajit në Ferizaj.
Me këtë rast shtabi emergjent është tejet mirënjohës edhe ndaj afaristeve ferizajase që vazhdimisht po i dalin në ndihmë këtij shtabi duke dhuruara edhe gjëra ushqimore për të gjitha familjet që kanë nevojë, si në fshatrat e thella malore po ashtu edhe për ato në qytet.

15267714_1398615863506566_1650006536362211190_n 16002869_1398615866839899_5950029055268984331_n (1) 15965136_1398615970173222_650116156239269877_n 15941372_1398615933506559_3460797485540638979_n 15940732_1398615900173229_6042421401028917021_n 15940424_1398615893506563_2018445989264516898_n 15965858_1398615890173230_6847089125958212475_n 16002869_1398615866839899_5950029055268984331_n

Autoritetet franceze ia marrin pasaportën Haradinajt, ja kur pritet takimi me familjar

Posted: 12 Jan 2017 06:19 AM PST

Gjykata në Colmar ka marrë vendim që Haradinaj duhet ta dorëzojë pasaportën e tij në policinë franceze dhe se duhet të paraqitet sa herë që Gjykata ta kërkojë atë.

Lajmi.net merr vesh se Haradinaj nuk ka të drejt kontakti as me avokatin e tij nga Kosova, Arianit Koci e as me familjar deri në orën 15:00.

Haradinaj, deri në vendimin e ri të Gjykatës së Apelit, do të qëndrojë në Straburg, derisa do të paraqitet dy herë në javë në polici.

Sipas avokatit Koci, Haradinaj do të mund të qëndrojë në Francë nga 18 deri në 40 ditë. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Haradinaj do të qëndrojë në Strasburg deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë

.

Përkujtohet fatkeqësia e helikopterit në Bllacë të Katllanovës

Posted: 12 Jan 2017 06:19 AM PST

Me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të fatkeqësisë tragjike të helikopterit, ku humbën jetën 11 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) të cilët po ktheheshin nga misioni ALTHEA në Bosnjë e Hercegovinë, delegacione të kabinetit të presidentit, Ministrisë së Mbrotjes, ARM-së, si dhe familjarë të ushtarëve të ndjerë, vendosën kurorë lulesh në përmendoren në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec dhe në vendin e fatkeqësisë në kodrën e Bllacës së Katllanovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përkujtimin dhe shënimin e përvjetorit nga fatkeqësia tragjike e helikopterit, i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Pjesëtarët e ARM-së të cilët po ktheheshin në shtëpi pas misionit gjashtë mujor në ALTHEA, më 12 janar 2008 fluturuan nga baza Butmir në Sarajevë për të ateruar në pjesën ushtarake të aeroportit të Shkupit, mirëpo kontaktin e fundit me kullën kontrolluese, helikopteri e bëri në gjashtë milje nga arritja në cak.

Për fatkeqësinë në fjalë, u realizuan dy raporte, ai i Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë i cili thotë se shkaku i rrëzimit të helikopterit ishte mostrajnimi i pilotëve për menaxhim në kushte të ndërlikuara klimatike si dhe ai i një eksperti të huaj sipas të cilët shkak ishin kushtet e vështira në motin e keq.

Ndryshe, ALTHEA është mision paqeruajtës i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, i cili filloi në vitin 2004, ndërsa Maqedonia për herë të parë përfaqësues të saj dërgoi në vitin 2006. Pjesëmarrja në këtë mision për Maqedoninë ishte shumë e rëndësishme, përveç asaj që kontribuoi në sigurinë ndërkombëtare, dëshmoi edhe përpjekjet e përgjithshme për integrim e saj në BE.

.

Ramush Haradinaj u lirua me kaucion

Posted: 12 Jan 2017 06:19 AM PST

Mediat franceze raportojnë se Haradinaj është lëshuar me kaucion (dorëzani me para) dhe nuk mund të largohet nga Franca, transmeton lajmi.net.

Haradinajt i është marrë pasaporta dhe duhet që dy herë në javë të paraqitet në polici.

Ai do ta pres vendimin përfundimtar në liri lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradim për shkak të atktakuzës së vitit 2004. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Autoritetet franceze ia marrin pasaportën Haradinajt, ja kur pritet takimi me familjar

 

.

Ja çka iu thotë Anita Haradinaj, presidentit dhe kryeministrit

Posted: 12 Jan 2017 06:19 AM PST

Në një status të publikuar Facebook, ajo ka shprehur pakënaqësi në lidhje me mos-reagimet e Kryeministrit dhe Presidentit të vendit për vendimin e fundit të Gjykatës së Colmar-it në Francë.

Ky është postimi i plotë i Anitës:

''Nje Kryeminister me 72 dosje qe e mbajn peng, e nje president tugjare qe ka shku mu marr me shitblerje biletash per inaugurim te Presidentit Amerikan mesiguri s'kane pas kohe ende me komentu vendimin e Gjykates per Ramushin!!! Koha do te flase per ju!!!!

Ramush, duart t'i lidhin por forcen dhe vullnetin per ta bere Kosoven shtet kuptimplot s'mundet me ta lidh askush!!! S'kane mujt as atehere e as tash e as neser!!!!''

.

Mediat evropiane: Pakica shqiptare shtron kushte për Qeverinë në Maqedoni

Posted: 12 Jan 2017 06:19 AM PST

Pakica shqiptare në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare ka shtruar kushte të zgjeruara për formimin e një qeverie. Parakusht për koalicionin me një prej dy partive të mëdha sllavo-maqedonase është instalimi i gjuhës shqipe si e barabartë përkrah maqedonishtes së shkruar në alfabet cirilik, thuhet në një platformë të tre partive (BDI, Besa dhe Aleanca) të publikuar të shtunën në Shkup.

Pa partitë e shqiptarëve, të cilat së bashku përbëjnë 18 prej 12o deputetëve, nuk mund të bëhet qeveri. Partia VMRO e shefit disavjeçar të Qeverisë, Nikolla Gruevski, në zgjedhjet e 11 dhjetorit kishte fituar 51 deputetë, socialdemokratët opozitarë 49. Deri këtë të hënë Presideti duhej ta autorizojë njërën nga këto dy parti të mëdha për formimin e Qeverisë. Tre partitë kërkojnë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore konform përqindjes së tyre të popullatës. Ai, për shkak të dështimit të regjistrimeve të popullsisë, mund vetëm të vlerësohet ndërmjet një të katërtës dhe një të tretës së dy milionë banorëve. Përveç kësaj, partitë shqiptare kërkojnë ndryshimin e flamurit kombëtar, të himnit dhe të stemës shtetërore në favor të tyre.

Vendi i vogël ballkanik, i bllokuar prej vitesh nga konikti i thellë ndërmjet partive pas këtyre kërkesave duhet të integrohet me shpejtësi në NATO dhe UE. Ky afrim po pamundësohet prej dekadash nga Greqia fqinje për shkak të koniktit lidhur me emrin e shtetit maqedoni. Prandaj ky konikt duhet të zgjidhet shpejt me një kompromis. Të gjitha kërkesat janë konsultuar me Shqipërinë dhe Kosovën fqinje, thuhet në deklaratë.»/dialogplus

.

Aliu: Nuk ishte hera e parë që Kosova, përmes Kuvendit, shpërfaqi pafuqinë e vet

Posted: 12 Jan 2017 04:05 AM PST

Nuk ka veprim më të gabueshëm politik për një shtet se sa përpjekja këmbëngulëse e vetshtetit për të dëshmuar pafuqinë e vet karshi popullit që e krijuar atë, karshi shteteve që e kanë ndihmuar atë dhe karshi shteteve armike të saj.

Nuk ishte hera e parë dje që Kosova, përmes Kuvendit, shpërfaqi pafuqinë e vet.

Nuk them që ishte turp. Ishte më tepër.

Duhet të mësohemi që të bëjmë politikë dhe jo të përpiqemi që të tregojmë moral në mënyrë të pamoralshme. Prandaj duhet shkuar në zgjedhje.

Le të ndërrohet ky Kryeministër inatçi dhe këta ministra të plogësht.

Le të ndërrohen edhe këta deputetë të padijshëm e injorantë.

Kosova ka burra e gra shumë më të mirë.

Alarmante, sot Prishtina është qyteti me ajrin më të ndotur në botë (Foto)

Posted: 12 Jan 2017 03:59 AM PST

Në fund të 2016-së, zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kanë njoftuar se në dy ditët e fundit në Prishtinë është shënuar ngritje më e madhe e vlerave të ndotjes.

Kështu, ajri në Prishtinë ka grimca të pluhurit të suspenduara në ajër, të ashtuquajtura grimca PM10 dhe PM2.5, të cilat i tejkalojnë vlerat e lejuara sipas standardeve vendore dhe ato të BE-së.

Për këtë ndotje që ndikon keq në shëndetin e qytetarëve, ka reaguar me protesta shoqëria civile, por gjendja nuk ka ndryshuar. Madje, ajo është rënduar. Kështu, sipas një faqeje që bën monitorimin e ndotjes së ajrit në kohë reale në kryeqytete të shteteve dhe rajoneve, Prishtina në këto çaste del të jetë më i ndoturi në botë.

Sipas faqes, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) është në vlerën 303. Ndërkaq, vlerësimi i ajrit për vlerat e këtij indeksi është si vijon: 0 deri 50 (e mirë), 51 deri 100 (mesatare), 101 deri 150 (e pashëndetshme për grupet e ndjeshme), 151 deri 200 (e pashëndetshme), 201 deri 300 (shumë e pashëndetshme) dhe 301 deri 500 (e rrezikshme). Pra, ndotja e ajrit në Prishtinë është në rrezikshmërinë e lartë.

Për më shumë, shikojini vlerat në fotot e postuara më poshtë, ku pas Prishtinës gjenden këto kryeqytete: Ulanbatari (Mongoli), Varshava (Poloni), Nju Delhi (Indi), Mumbai (Indi), Teherani (Iran), Pekini (Kinë), Kalkuta (Indi), Daka (Bangladesh), Karaçi (Pakistan) dhe Adis Abeba (Etiopi).

.

Ramush Haradinaj lirohet me kusht, por nuk mund të vijë në Kosovë

Posted: 12 Jan 2017 03:59 AM PST

Haradinaj duhet të lajmërohet tek autoritetet franceze dy herë në javë.

Haradinaj ishte ndaluar në Francë me një flet arrest të Serbisë, që i kërkonte Interpolit ta ekstradonte ish-kryeministrin e Kosovë në Serbi.

.

Related Posts :