Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Restoranti ku gjobitesh po nuk hëngre” plus 9 more Lajmet

loading...

“Restoranti ku gjobitesh po nuk hëngre” plus 9 more Lajmet


Restoranti ku gjobitesh po nuk hëngre

Posted: 12 Jan 2017 12:03 PM PST

Një restorant indian në Skoci ka vendosur që të gjobisë të gjithë ata klientë që porosisin shumë dhe në përfundim nuk janë në gjendje që të përfundojnë pjatat. Të gjithë ata që lënë pa ngrënë ushqim duhet të paguajnë edhe 2 sterlina më shumë. Kjo iniciativë erdhi pasi stafi detyrohej të hidhte në plehra plot 600 kg ushqim çdo javë.

"Kuptuam që po hidhnim shumë ushqim çdo javë dhe donim të bënim diçka për ta ndaluar këtë gjë. Sigurisht që gjithmonë do të kemi ushqim për të hedhur, por sa më pak, aq më mirë", tha pronari i restorantit.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Restoranti ku gjobitesh po nuk hëngre appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

“Nue”: Nuk kam takuar Shkëlzenin

Posted: 12 Jan 2017 11:56 AM PST

Nuel Kalaj, personi që u përmend se ka përfituar nga kompania CEZ 7 milionë euro, tregon në një intervistë se cili ka qenë roli i tij në marrëdhënien mes kompanise CEZ dhe shtetit shqiptar.

Kalaj u përmend nga juristi Romeo Karaj si sekseri që shërbeu për privatizimin e kompanisë CEZ, ndërsa nga Komisioni Hetimor për këtë çështje dolën fakte se Nuel Kalaj kishte marrë pagesën nga CEZ në bankë, të cilën e tërhoqi kesh.

Kalaj, në një intervistë të shkurtër për gazetën "Panorama" thotë se ka patur bashkëpunim me CEZ mbi marrëdhënie kontraktuale dhe ligjore. Ai thotë se nuk është sekser i askujt dhe se kishte punuar për të sjellë CEZ në Shqipëri dhe për këtë ka realizuar fitimet e tij në mënyrë të rregullt dhe për të cilat ka paguar taksat.

Po ku i ka çuar Kalaj 7 milionë eurot që tërhoqi kesh nga banka? Ai thotë se i ka investuar në drejtime të tjera, pa dhënë specifikime, ndërkohë që thotë se nuk ka asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën.

"Nuk i kam premtuar askujt organizimin e tatimeve me të", thotë ai.

Më herët, në një letër të bërë publike nga Komisioni Hetimor, Nuel Kalaj përmendej në një shkëmbim e-maile ku përmendej edhe emri i ish-Kryeministrit Berisha dhe të afërmve të tij.

Kalaj përgjigjet se e gjithë veprimtaria e tij është në përputhje me ligjet shqiptare e çeke dhe se ka punuar për të mbledhur informacionet e nevojshme për nevojat që CEZ-i kishte në Shqipëri. Pagesa për këtë punë kërkimore ka qenë 7 milionë euro.

Kalaj, në një postim në rrjetet sociale, thotë se do shkonte në Komisionin Hetimor, i cili kërkoi edhe ndihmën e policisë për ta detyruar atë të dëshmojë.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post "Nue": Nuk kam takuar Shkëlzenin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Haradinaj: Asnjëherë nuk është mjaft të punosh për vendin

Posted: 12 Jan 2017 11:14 AM PST

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh sot se "mbështetja që ka marrë këto ditë e kanë bërë që të ndihet shumë krenar".

"Të nderuar qytetarë! Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar! Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd", shkruan Haradinaj në rrjetin social "Facebook".

Gjykata e Colmar të Francës liroi sot me kusht ish kryeministrin e Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Lirimi me kusht parashikon paraqitjen e Haradinajt 2 herë në javë pranë Gjykatës franceze, si dhe mos të largohet nga Franca, raportojnë mediat në Kosovë.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Haradinaj: Asnjëherë nuk është mjaft të punosh për vendin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Bora në Tiranë, ja çfarë ndodhi sot me kafshët e shpendët e Kopshtit Zoologjik

Posted: 12 Jan 2017 11:02 AM PST

Bora që ra mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka krijuar një moment të veçantë, jo vetëm për qytetarët, por edhe për kafshët dhe shpendët e Kopshtit Zoologjik. Për shumë prej tyre, të ardhura muajt e fundit, ashtu si edhe për shumë të rinjë, ajo ishte një fenomen që ndodhte për herë.

Por pavarësisht se të pamësuara me një klimë të tillë të ftohtë, bora që shtroi edhe në kopshtin zoologjik ka ofruar pamje spektakolare si për kafshët ashtu edhe për vizitorët e shumtë që edhe në këto ditë të ftohta nuk kanë nguruar të vizitojnë këto ambiente. Lidhur me këtë ka komentuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar edhe disa foto nga dita e sotme në kopsht.

"Jo vetëm fëmijët por dhe mjellmat, drerët e lamat e lindur në Kopshtin Zoologjik kohët e fundit e shohin për herë të parë borën", shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social facebook.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Bora në Tiranë, ja çfarë ndodhi sot me kafshët e shpendët e Kopshtit Zoologjik appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Pogradec, gjen vdekjen ndërsa lahej në dush

Posted: 12 Jan 2017 10:55 AM PST

Një 25-vjeçar në qytetin e Pogradecin ka gjetur vdekjen gjatë orëve të pasdites teksa ishte duke bërë dush.

Nga të dhënat e para dyshohet se 25-vjeçari Fatjon Lepa ka vdekur si pasojë e një mase elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Pogradec, gjen vdekjen ndërsa lahej në dush appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Shpërthen bombola e gazit në qendrën shëndetësore, plagoset infermierja

Posted: 12 Jan 2017 09:55 AM PST

Shpërthimi i një bombole gazi mëngjesin e sotëm një qendrën shëndetësore të Bilishtit ka shkaktuar plagosjen e një infermiereje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur një bombol që përdorej për ngrohje ka shpërthyer.

E plagosur ka mbetur shtetësja S.P, rreth 60 vjeçe. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com

The post Shpërthen bombola e gazit në qendrën shëndetësore, plagoset infermierja appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Mamogramia përsëri në pikëpyetje

Posted: 12 Jan 2017 09:30 AM PST

Një studim i ri arrin në përfundimin se një në tre gra të diagnostikuara me kancer në gji nga mamogrami kanë marrë trajtim, pa qenë e nevojshme.

Kjo gjetje përforcon edhe një herë pikëpyetjen lidhur me rolin e mamogramit në përcaktimin e rasteve të kancerit.

Studimi u krye në Danimarkë dhe u botua në revistën "Analet e Mjekësisë". Në studim thuhet se mamogrami në një të tretën e rasteve dallon rastet e tumoreve beninje, jo vdekjeprurëse dhe nuk dallon rastet e avancuara të kancerit.

Ithtarët e mamogramit thonë se analiza shpesh u shpëton jetën grave, duke ndihmuar në trajtimin e tumoreve në fazat e para të sëmundjes. Por kundërshtarët thonë se rrezatimi i panevojshëm mund të shkaktojë raste të reja kanceri.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Mamogramia përsëri në pikëpyetje appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Facebook nis “projektin gazetaresk

Posted: 12 Jan 2017 08:59 AM PST

Rrjeti social i njohur botërisht, Facebook ka nisur "projektin gazetaresk", ku për qëllim ka të parandalojë publikimin e lajmeve të pasakta në platformën e saj dhe të rrisë bashkëpunimin me sektorin e mediave, raporton Anadolu Agency

Facebook ka qenë në qendër të kritikave për shkak të publikimit të lajmeve të pasakta gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në nëntor të vitit të kaluar.

Drejtori i prodhimit në Facebook, Fidji Simo deklaroi se seriozisht i shqyrtojnë lajmet të cilat publikohen në rrjetin social, duke shtuar se obligim i Facebook-ut është që të sigurojë hapësirë ​​të shëndoshë për shpërndarjen e lajmeve dhe informacionit.

"Sot prezantojmë një program të ri, qëllimi i së cilës është që të forcojmë lidhjet midis Facebook-ut dhe sektorit të medias. Në periudhën e ardhshme do të punojmë me përfaqësuesit e medias dhe të diskutojmë rreth asaj se çfarë mund të bëjmë, që në këtë periudhë dixhitale klientëve tanë t'u ofrojmë informacione të sakta", tha Simo.

Ai theksoi se Facebook në periudhën e ardhshme do të punojë në zhvillimin opsioneve të fotografisë dhe videos 360 shkallësh, transmetimit të drejtpërdejtë dhe opsionet 'Instant Articles', e cila mundëson qasje më të shpejtë në përmbajtjet.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Facebook nis "projektin gazetaresk appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 2,8 vjet burg Shukri Xhelilin

Posted: 12 Jan 2017 08:54 AM PST

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2,8 vjet burg ish kreun e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Ish-kreu i bashkisë së Dibrës i zgjedhur në këtë post në zgjedhjet lokale të vitit 2015 si përfaqësues i Partisë Socialiste, u arrestua pas publikimit të një videoje ku ai i premtonte një vend pune në bashki një 19-vjeçareje në këmbim të favoreve seksuale.

Xhelili akuzohej nga prokuroria për veprën penale të "korrupsionit pasiv" në formën e kërkimit të favoreve seksuale, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së bashkisë Dibër.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 2,8 vjet burg Shukri Xhelilin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tahiri: Vetëm vjet, 6 milionë euro për zhbllokimin e rrugëve

Posted: 12 Jan 2017 07:54 AM PST

Vetëm vjet qeveria ka akorduar 6 milionë euro për zhbllokimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre u shpreh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

"Qeveria vetëm vjet ka akorduar për të gjithë zonën rreth 6 milionë euro për zhbllokimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre. Janë një vlerë e konsiderueshme, por që ende nuk mjaftojnë për t'i zgjidhur siç duhet këto probleme. Ndërkohë që, sot kemi mundësi t'ju gjendemi ju dhe çdo familjeje me ndihmat e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje. Vetëm këtë javë janë shpërndarë nga Rezervat e Shtetit dhe nga Emergjencat Civile mbi 42 tonë ushqime për familjet në nevojë. Nuk është aq sa duhet, nuk është aq sa ka nevojë. Por sigurisht është shumë më shumë krahasuar me harresën e viteve të kaluara. Ndaj ju lutem kuptoni që në këto ditë të vështira mund t'ia bëjmë më të lehtë jetën njëri-tjetrit në qoftë se bëhemi bashkë dhe ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë. Më besoni dhe ne e dimë shumë mirë që keni shumë më shumë nevojë se kaq. Edhe ne e dimë shumë që gjithçka bëjmë nuk është mjaftueshëm", ka thënë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga Puka.

Tahiri deklaroi se shteti nuk i ka kthyer shpinën qytetarëve në vështirësi, pavarësisht se është koshient se një pjesë e tyre ka nevojë për mbështetje më të madhe.

"Ne e dimë që ka familje të izoluara, e dimë që ka familje që janë në vështirësi. E dimë që ka zona që kanë nevojë për akoma më shumë mbështetje. Por kjo qeveri nuk i ka kthyer krahët njerëzve, nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve, nuk i ka lënë në harresë në fatin e tyre", tha ai.

12 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tahiri: Vetëm vjet, 6 milionë euro për zhbllokimin e rrugëve appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Related Posts :