Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ronaldo: Jam pjesë e historisë së futbollit, e kam arritur qëllimin” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Ronaldo: Jam pjesë e historisë së futbollit, e kam arritur qëllimin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ronaldo: Jam pjesë e historisë së futbollit, e kam arritur qëllimin

Posted: 10 Jan 2017 03:07 PM PST

Cristiano Ronaldo ka folur për media pasi e ka fituar çmimin i 'Lojtari më i mirë i vitit 2016'.

Portugezi në një intervistë për FIFA-n pas shpalljes futbollisti më i mirë i vitit 2016, ka thënë se gjithmonë e ka pasur qëllim të arrijë ku është sot, në majat e futbollit, në librat e historisë.

Ronaldo tregon se a e ka uruar Messi për çmimin, por edhe këtë herë portugezi thumbon me përgjigjen Ronaldo tregon se a e ka uruar Messi për çmimin, por edhe këtë herë portugezi thumbon me përgjigjen

"Nuk kam asnjë dyshim se tashmë jam në histori të futbollit. Ky edhe ka qenë qëllimi im më i madh që kur kam filluar të merrem me futboll, jo vetëm si një lojtar, por si një yll".

"Gjithmonë kam provuar të jem më i miri. Është një moment krenarie, që më motivon të punoj në këtë rrugë, për të arritur edhe më shumë", ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

The post Ronaldo: Jam pjesë e historisë së futbollit, e kam arritur qëllimin appeared first on Telegrafi.

Arrin në Milano transferimi i madh i Interit (Video)

Posted: 10 Jan 2017 02:48 PM PST

Roberto Gagliardini ka arritur në qytetin e Milanos dhe nesër do t'i kryej vizitat mjekësore për të nënshkruar pastaj me Interin. 

Ai ka ardhur në huazim me opsion blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro plus bonuset që mund të arrijnë nga pesë deri në gjashtë milionë euro.

"Është një ëndërr e bërë realitet. Nesër i kam vizitat mjekësore".

"Nuk kam folur me Stefano Piolin ende. Shokët e skuadrës më kanë uruar fat", ka thënë Gagliardini ./Telegrafi/

The post Arrin në Milano transferimi i madh i Interit (Video) appeared first on Telegrafi.

Manchester United 2-0 Hull City, notat e lojtarëve

Posted: 10 Jan 2017 02:30 PM PST

Manchester United ka shënuar fitore në gjysmëfinalen e parë në kuadër të Kupës EFL përballë Hull Cityt me rezultat 2-0.

Lojtari i ndeshjes është Paul Pogba me notën 8.8.

Mirë u notuan edhe Juan Mata e Andre Herrera.

Te Hull lojtari më i dalluar ishte mbrojtësi Maguire. /Telegrafi/

The post Manchester United 2-0 Hull City, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Talenti shqiptar Keidi Bare debuton me fanellën e Atletico Madridit

Posted: 10 Jan 2017 02:07 PM PST

Mesfushori i talentuar shqiptar Keidi Bare ka debutuar në fanellën e ekipit të parë të Atletico Madridit.

19-vjeçari u inkuadrua në minutën e 78-të duke zëvendësuar Correan.

Ndeshje mes Atleticos dhe Las Palmas u mbyll 2-3 në të mirë të mysafirëve.

Atletico ka kaluar në 1/8 e finales pasi në ndeshjen e parë fitoi 2-0. /Telegrafi/

The post Talenti shqiptar Keidi Bare debuton me fanellën e Atletico Madridit appeared first on Telegrafi.

United bën një hap drejt finales (Video)

Posted: 10 Jan 2017 01:54 PM PST

Manchester United ka shënuar fitore përballë Hull Cityt me rezultat 2-0 në EFL CUP.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte pothuajse e kompletuar dhe arriti të shënojë dy herë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse rastet nuk munguan.

Në pjesën e dytë fillimisht shënoi spanjolli Juan Mata.

Kur të gjithë menduan që ndeshja do të mbyllej me rezultat 1-0, në skenë doli Fellaini që ngriti shifrat në 2-0.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas dy javësh, ndërsa në çiftin tjetër në gjysmëfinale përballen Liverpool-Southamphton. /Telegrafi/

The post United bën një hap drejt finales (Video) appeared first on Telegrafi.

Atletico Madridi ka futur në skuadër një shqiptar për ndeshjen e sotme

Posted: 10 Jan 2017 01:13 PM PST

Talenti shqiptar Keidi Bare është përfshirë në bankën rezervë të Atletico Madridit.

Skuadra e Diego Simeones po luan ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Las Palmas.

Kjo është hera e parë që mesfushori i talentuar 19-vjeçar përfshihet në ekipin e parë.

Mbetet të shihet nëse Diego Simeone do ta inkuadrojë futbollistin.

Bare është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe njëri ndër lojtarët më të talentuar shqiptar.

The post Atletico Madridi ka futur në skuadër një shqiptar për ndeshjen e sotme appeared first on Telegrafi.

Zaza dhe Evra drejt Valencias

Posted: 10 Jan 2017 01:06 PM PST

Agjenti i Simone Zazas i ka mohuar bisedimet me Fiorentinan duke thënë se Valencia është në negociata të avancuara, ndërkohë që edhe Patrice Evra është rrugës për në Mestalla.

Juventusi është në bisedime të avancuara me klubin spanjoll për huazimin e dy lojtarëve. Sulmuesi do ta ketë edhe opsionin e blerjes, kurse mbrojtësi veteran mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Juvenusi pranon ofertën për Zazan? Juvenusi pranon ofertën për Zazan?

"Corvino (drejtori i Fiorentinas) nuk më ka kontaktuar për Simonen. Në përgjithësi, asnjë klub italian nuk më ka kontaktuar".

"Kontakti i vetëm real që kemi pasur ka qenë me Valencian që ka shfaqur interesim të madh", ka thënë babai dhe përfaqësuesi i Zazas për Juvenews.eu.

Nga ana tjetër, La Gazzetta dello Sport bën të ditur se edhe Evra e ka zgjedhur Valencian para West Ham United. /Telegrafi/

The post Zaza dhe Evra drejt Valencias appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Storari kthehet te Milani

Posted: 10 Jan 2017 12:58 PM PST

Milan e ka konfirmuar kthimin e Marco Storari në klubin tyre. 

Braziliani është ndërruar me Gabrielin që ka shkuar në anën tjetër.

Marrëveshja e portierit është deri në vitin 2019.

Portieri 40-vjeçar ka qenë edhe më parë të Milani mes viteve 2007 deri më 2010, ku luajti 13 herë.

Ai më parë ka ruajtur edhe portën e Juventusi ku ka fituar disa tituj.

Storari do të jetë rezervist i Gianluigi Donnarummas. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Storari kthehet te Milani appeared first on Telegrafi.

Arsenali futet në garë për Kolasinacin

Posted: 10 Jan 2017 12:37 PM PST

Arsenal është futur në garë për mbrojtësin e Schalke 04, Sead Kolasinac.

Mbrojtësi 23 vjeçar që luan në anën e majtë ka refuzuar ta nënshkruaj kontratën e re me klubin.

Juventusi ka qenë i lidhur me lojtarin, ndërsa zërat më shumë i ka shtuar largimi i mundshëm i Patrice Evras.

Tuttomercatoëeb shkruan se Arsenal është futur në garë për Kolasinacin.

Schalke do të ishte e gatshme ta shihte në gjysmë sezon për të mos e humbur pa para në verë. /Telegrafi/

The post Arsenali futet në garë për Kolasinacin appeared first on Telegrafi.

Arrihet marrëveshja për çmimin e Schneiderlin, mesfushori largohet nga Unitedi

Posted: 10 Jan 2017 12:27 PM PST

Evertoni dhe Manchester Unitedi kanë arritur marrëveshje për çmimin e Morgan Schneiderlin – raportojnë mediat britanike.

Mesfushori defensiv nënshkroi për Djajtë e Kuq para 18 muajsh nga Southamptoni, mirëpo në këtë sezon ka mbetur prapa në përzgjedhjet e Jose Mourinhos.

Ai është lidhur me një numër të madh klubesh, mirëpo BBC Sport, The Times dhe The Guardian njoftojnë se është shumë pranë kalimit te Evertoni.

Schneiderlin largohet nga United Schneiderlin largohet nga United

Sipas njoftimeve, dy klubet kanë arritur marrëveshje për çmimin prej 22 milionë funtesh (25.3 milionë euro).

Kjo shifër do të arrijë në 24 milionë funte (27.6 milionë euro) duke ia shtuar edhe bonuset. /Telegrafi/

The post Arrihet marrëveshja për çmimin e Schneiderlin, mesfushori largohet nga Unitedi appeared first on Telegrafi.

Related Posts :