Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

RTSH: “Basha në Kukës: Qeveria të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme” plus 9 more

loading...

RTSH: “Basha në Kukës: Qeveria të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme” plus 9 more


Basha në Kukës: Qeveria të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Posted: 10 Jan 2017 01:03 PM PST

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë i ka kërkuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të njohi gjendjen në vend dhe të shpalli gjendjen e emergjencës. Deklaratën e tij zoti Basha e bëri gjatë një vizite në Kukës një nga qytetet më të goditur nga dëbora dhe ngricat. “Kryeministri të shohë gjendjen në terren. Banorët janë të izoluar dhe në errësirë. Kërkohet një angazhim më i madh nga qeveria. … Kjo është një gjendje emergjence dhe qeveria nuk përgjigjet siç i takon, duke shpallur emergjencën” tha zoti Basha. Kreu i PD tha se në situatën e krijuar qeveria ua ka lënë barrën bashkive. “Kam qënë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiakë. Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme” tha ai. Sipas zotit Basha ngrohja dhe problemet me energjinë elektrike janë halle të mëdha që janë ngritur nga të gjithë qytetarët, të majtë, të djathtë, pa dallim. Ai shprehu shqetësimin se “Çmimi i latave të druve në Korçë, Ersekë, Përrenjas, Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Dukagjin, Shkodër, këtu në Kukës, është dyfishuar, nga 20 mijë lekë, në 40 mijë. Në Korçë nga 35 mijë lekë, në 70 mijë. Dy problemet më të mëdha për njerëzit janë çmimi i lartë i druve dhe mungesa e energjisë elektrike” tha kreu i opozitës.

Tiranë, i ftohti ka sjelle probleme me energjine dhe ujin

Posted: 10 Jan 2017 07:04 AM PST

Banorët e kryeqytetit pohojnë se tubacionet apo depozitat në ambjentet e jashtme në shumë raste kanë dalë jashtë funksionit, si pasojë e temeperaturave të ulta. Ndërkohë ujësjellësi i Tiranës sqaron se rrjeti i furnizimit me ujë është në funksionim të plotë. Pavarësisht kësaj punonjësit e Ukt-së u janë përgjigjur konsumatorëve edhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve që lidhen me infrastrukturën e banesave të tyre, sa i përket furnizimit me ujë. Vetë kryebashkiaku Veliaj ndërsa ndoqi nga afër punimet për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën Allias- Bregu i Lumit, siguroi konsumatorët që u është dëmtuar matësi si pasojë e temperaturave të ulta, se vendosja e matësit të ri do të bëhet pa pagesë. Të pamësuar me një acar të tillë, për qytetarët e Tiranës edhe ngrohja paraqet vështirësi. Ata që përdorin energjinë elektrike po përgatiten për një faturë të kripur këtë muaj. Por ka edhe nga ata që e kanë parashikuar një situatë të tillë, duke marrë edhe masat e nevojshme. Ndërsa punonjësit e policisë së shtetit e asaj bashkiake vijojnë të shoqërojnë në qëndra sociale njerëz në situat rruge, i tillë ishte edhe rasti i këtyre të moshuarve.

Robert Ndrenika mbush sot 75 vjeç

Posted: 10 Jan 2017 07:03 AM PST

Aspak nuk do të donim t’i kujtonim vitet që mban mbi supe, por thjesht për gjithçka na ka dhuruar, Artisti i Popullit Robert Ndrenika, meriton sot urimin për një jetë sa më të gjatë e të shëndetshme. Mjafton të përmendet emri i tij dhe rolet që ai ka lënë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar të vijnë rrjedhshëm në kujtese role të padiskutueshme, personazhe negative e pozitive, tragjike e komike, karaktere të realizuara me mjeshtëri nga Ndrenika kanë bërë që jo vetëm ato role, por edhe filmat të bëhen të pavdekshëm. Pavarësisht ngjyrimit politik që ato mund të kenë patur hera-herës, Ndrenika i përcolli aq bukur te publiku, sa gjithçka është sfumuar dhe kushdo ka arritur ta admiroje rolin e qendisur nga Nderi i Kombit Robert Ndrenika.

Me interpretimet e tij, në skenë dhe ekran, Ndrenika na ka bërë sa të qeshim aq dhe të qajmë, për këtë ai mbetet i pakrahasueshëm dhe vështirë i zëvëndësueshëm, të paktën deri më sot.

I lindur në Tiranë në vitin 1942, pas diplomimit për aktor, Ndrenika nisi të punonte në teatrin "Skampa" në Elbasan. Ndërsa në Teatrin Kombëtar ai nisi të punonte që prej vitit 1974 deri sa doli në pension. "Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Prefekti”, “Familja e peshkatarit”, "6 vjet shtatzënë", "Jashtë bie borë" janë disa nga veprat teatrale ku ai ka interpretuar.

Në kinematografi numërohen mbi 30 filma, si: “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert në vitin 1936”, "Mësenjtorja" etj. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm Robert Ndrenika mban titujt Artist i Popullit dhe Nder i Kombit.

Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit

Posted: 10 Jan 2017 06:53 AM PST

Komisioni Europian ndjek me vëmendje zhvillimet e javës së kaluar lidhur me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj. Por megjithëse ndërmjetëson për normalizimin e mardhënieve mes Kosovës e Serbisë në një sërë fushash, përfshirë bashkëpunimin policor e gjyqësorin, sikurse njofton gazetarja e RTSH Arta Tozaj, Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit kundër qytetarëve të shteteve fqinje, që nuk i përkasin më ish Jugosllavisë.

Gjatë diskutimit të raporteve të posaçme për Kosovën dhe Serbinë në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, përfaqësuesja e egzekutivit europian e injoroi këtë çështje. Rasti "Haradinaj" u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë.
"Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë" u shpreh raportuesja Ulrike Lunacek dhe se "Beogradi duhet t'i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetëruara", sipas eurodeputetes austriake.
Kreu i Delegacionit të PE për Kosovën, Tonino Picula, deklaroi se "i ashtuquajturi juridiksion rajonal, që i mundëson Serbisë të akuzojë qytetarë të shteteve fqinje, siç dëshmon edhe rasti i zotit Haradinaj, nuk i ndihmon aspak stabilitetit të rajonit dhe mardhënieve të fqinjësisë së mirë". Përkrah socialdemokratit kroat, foli Dubrakva Šuica e PPE-së, duke kërkuar nga Serbia që të përballet me të kaluarën e vet, "pasi në të kundërt nuk do të mund të shkojë larg në procesin e integrimit europian". Marijana Petir, gjithashtu kroate, ftoi raprotuesin për Serbinë, të djathtin gjerman David McAllister, që të ndihmojë "me njohuritë e tij" për ta detyruar Serbinë që të heq nenet e papranueshme në ligjet e këtij vendi, “në mënyrë që mos të pretendohet ngritja e akuzave për qytetarët e vendeve fqinje, siç është rasti me Ramush Haradinaj, por potencialisht edhe për shtetasit e 18 vendeve të tjera të BEsë që kanë marrë pjesë në luftën ballkanike duke mbrojtur Kroacinë kundër agresionit serb".
Konservatori britanik, Charles Tannock, vlerësoi se ndalimi i Haradinaj në Francë do të shkaktojë kthim pas në procesin e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë debatit mbi Serbinë, disa eurodeputetë ftuan Beogradin të qartësojë pozicionin, nëse synon të anëtarësohet në BE, apo të përafrohet edhe më shumë me Rusinë, çfarë u konsiderua e rrezikshme për stabilitetin në rajon.
Sa i përket Kosovës, eurodeputetët shprehën shqetësime për "polarizimin ekstrem të skenës politike", nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e rezultateve për dy kushtet e mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.
Ndaj të dy vendeve u kërkua që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe si gjithmonë, raportuesja Lunacek përsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtetet e mbetura të BEsë. (Përgatiti Arta Tozaj)

Serbia kërkon ekstradimin e Haradinajt

Posted: 10 Jan 2017 06:16 AM PST

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka dorëzuar sot kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt. Sipas raportimeve kërkesa është dërguar së bashku me të gjithë dokumentacionin përkatës, në gjuhën franceze, pranë organeve gjyqësore të drejtësisë në Francë. Tashmë do të pritet vendimi i gjykatës franceze nëse janë përmbushur apo jo kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Tahiri në Klos,në ndihmë të familjeve në nevojë

Posted: 10 Jan 2017 06:15 AM PST

"Jemi këtu për shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë në kushtet e motit të acartë. Jemi në Klos, por e njëjta gjë po ndodh në të gjithë qarkun e Dibrës, në të gjithë qarkun e Kukësit dhe në një pjesë të zonës në juglindje ku ka pasur probleme, veçanërisht në zonat rurale për shkak të motit të vështirë. Po u gjendemi familjeve në nevojë me bazën minimale për ushqime dhe veshmbathje në mënyrë që të gjithë ata që kanë probleme me kushtet e jetesës për shkak të motit, të mos gjenden të vetëm dhe të mos kenë probleme të rënda në jetën dhe shëndetin e njerëzve.", tha Tahiri. Ndër të tjera ai shtoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë, ndërsa shtoi senuk ka cep në vend që nuk është shkelur për t'ju ardhur në ndihmë njerëzve.

"Ky është vetëm fillimi i një procesi, ndërkohë e gjithë struktura shtetërore është në këmbë për të bërë të mundur që infrastruktura të jetë pa probleme. Është kjo arsyeja pse të gjitha rrugët nacionale janë të zhbllokuara dhe po punohet në rrugët rurale për zhbllokimin e tyre dhe për të mos pasur probleme nga bora. Kjo në të gjithë vendin. Ndërkohë që po punohet intensivisht për t'iu gjendur pranë të gjitha familjeve që kanë probleme për shkak të izolimit në zonat e thella malore, në mënyrë që të mos iu mungojë asgjë, si nga ushqimet, ashtu edhe nga veshmbathjet, për të bërë gjithçka është e domosdoshme që të mos kemi pasoja të rënda në jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ky është dimensioni solidar dhe social i qeverisë ndërkohë kemi marrë masa për t'iu gjetur pranë të gjithë njerëzve që kanë probleme.", deklaroi ministri.

Tahiri shtoi më tej se: "Pushteti vendor është i gjithë në gatishmëri, qeveria është e gjitha në gatishmëri dhe të gjitha strukturat shtetërore janë në gatishmëri. Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuojnë në këto ditë të vështira, pushtetin vendor, prefektin, Policinë e Shtetit, Emergjencat civile, strukturën e emergjencave shëndetësore, OSHEE-në për sigurimin e energjisë elektrike, pra të gjithë burimet njerëzore dhe mjete që janë në gatishmëri në këto ditë të vështira për të ndihmuar njerëzit.".

Ministri Tahiri: Strukturat e ushtrisë kanë 48 orë që nëpërmjet ajrit, pra fluturimeve të helikopterëve po ndihmojnë familjet e izoluara, në Kukës dhe në qarkun e Dibrës. Pra kemi shfrytëzuar çdo lloj mundësie dhe çdo kapaciteti që ka shteti shqiptar për t'ju gjendur njerëzve që sot kanë më shumë nevojë për shkak të acarit dhe motit të vështirë. Nuk ka cep të Shqipërisë sot që nuk arrijmë për të ndihmuar njerëzit dhe familjet në nevojë. Sigurisht që ka shumë punë, ka shumë nevojë. Ka familje që janë të izoluara. Kjo do pak kohë dhe duhet dhe pak ndihmë nga njerëzit. Ndaj është e domosdoshme që të ndihmojmë njëri tjetrin, më së pari duke bërë të mundur një lloj planifikimi minimal për të përballuar këto ditë të vështira dhe pastaj duke lajmëruar institucionet përkatëse sa herë ka situata vështirësie ku kërkohet ndërhyrja e institucioneve shtetërore dhe emergjencave për të përballur motin e vështirë.

Korçë: Humb jetën një 60-vjeçar nga i ftohti

Posted: 10 Jan 2017 05:35 AM PST

Por duket se këto masa nuk kanë mjaftuar. Sot në mesditë në Korçë, një person rreth të 60-ave u gjet sot i pajetë në një godinë në periferi të qytetit. Ilia Lifo, prej një viti flinte në këtë banesë të improvizuar, që më parë ka shërbyer si vend roje për ish repartin e Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimit. Sipas burimeve nga policia mësohet se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, që mund të ketë ardhur si pasojë e temperaturave ekstreme që kanë përfshirë këto ditë edhe rajonin e Korçës. 60 vjeçari, baba i tre fëmijëve pas divorcit me bashkëshorten jetonte në kushte të vështira, madje edhe pa ngrohje. Këtë e konfirmon edhe pronari i godinës i cili thotë se prej një viti e kishte lejuar të moshuarin të flinte në këto ambjente, pasi ai vetë ia kishte kërkuar një gjë të tillë. Ky është rasti i parë në qarkun e Korçës që një person gjen vdekjen nga i ftohti dhe i treti në rang vendi .

Jaho&Domingo koncert në Operan Muscat në Oman

Posted: 10 Jan 2017 05:16 AM PST

Pas një performancë të shkëlqyer mbrëmjen e 6 Janarit në Televizionin Francez Ermonela Jaho përgatitet të interpretoje përkrah Placido Domingos në Royal Opera House Muscat në Oman nesër në ora 19.00 me orën lokale. Ka qënë vetë sopranoja e cila ka postuar madje një moment nga provat me komentin "duke punuar për koncertin e radhës" ku sopranoja shihet përkrah tenorit me famë botërore Placido Domingo. Koncerti në operan mbreterore te Moscat do te interpretohet nga dy orkestra te rendesishme italiane si Orkestra Filarmonike e Brescias dhe ajo e Bergamos. Në Francë 3 shoqëruar nga Orkestra Shtetërore Franceze sopranoja Jaho na rezervoi arien "Ebben, në Andro Lontana" nga Catalani.

Viti 2016 ka qënë një vit i artë për sopranon shqiptare dhe gjatë gushtit ajo interpretoi Violetën në traviatën në Francë ku Zhermont ishte tenori Placido Domingo në Choregie d’ Orange. Përveç kësaj gjatë vitit të shkuar erdhen çmime, mirënjohje dhe role që e kanë ngjitur në majën e skenave operistike e po aq në vëmendjen e mediave botërore. Ndërsa gjatë muajit shkurt në agjendën e sopranos shtohet Opera e Sydneit në Australi ku do të interpretoje operan Traviata.

Rama: Strukturat shtetërore tu përgjigjen banorëve të izoluar

Posted: 10 Jan 2017 05:06 AM PST

Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish nga strukturat shtetërore të koordinojnë më mirë punën për tiu përgjigjur situatës së krijuar nga temperaturat e acarta dhe reshjet e borës në të gjithë vendin. Me vlerësimin për menaxhimin e deritanishëm dhe nevojën e një koordinimi më të mirë, Rama tha se ka përmirësim të situatës gripale.

"Një situatë që është nën kontroll. Edhe situata e rënduar me epidemitë e gripit është drejt përmirësimit" shprehu Rama.

Rama me falenderimin për punonjësit e OSHEE për riparimin e defekteve në kushte tejet të vështira,bëri të ditur se vetëm për rreth 200 abonentë nuk është mundur të rikthehet energjia. "Janë regjistruar 123.862 abonentë të cilëve u ka munguar energjia elektrike ndërkohë që sot jemi në vetëm 286 abonentë në rang republike, pra është bërë një punë kolosale" shtoi Rama

Ndërsa Damian Gjiknuri minister i Energjisë tha se "konsumi është rritur në parametra të paparashikuara,të jashtëzakonshme. Shumë transformatorë arrijnë pikën maksimale dhe shpeshherë janë të ekspozuar ndaj djegieve".

Ujësjellësat mbetet një tjetër problem i madh i këtyre ditëve të acarta,për shkak të ngrirjes së tubacioneve. Ministri i transportit Dervishaj duke konfirmuar se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, këshilloi për kujdes drejtuesit e mjeteve. "Ka lindur një problematikë për shkak të temperaturave mjaft të ulta në ujësjellësat duke krijuar ngrirje" tha Dervishaj.

Pas reshjeve të dëbores,vendi pritet të përfshihet nga reshjet e shiut dhe për këtë arsye ministri i Bujqësisë do zbresë vetë në terren për të kontrolluar argjinaturat mbrojtëse për të shmangur rrezikun e përmbytjeve. "Unë do dal vet në terren posaçërisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhes për të kontrolluar argjinaturat ku kërkohet ndërhyrje suplementare" tha Panariti.

Ndërkaq drejtori i emergjnecave civile bëri të ditur operacionet e ndërmarra nga ajri në bashkëpunim me ministrinë e mbrojtjes për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të izoluara.

Bushati takohet me Darmanoviç; Shqipëria dhe Mali i Zi shtojnë bashkëpunimin

Posted: 10 Jan 2017 04:34 AM PST

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë rënë dakort të shtojnë ndjeshëm bashkëpunimin dhe të zgjidhin një serë çeshtjesh perfshirë dhe ato te kufirit. Ministri i Jashtëm Bushati e deklaroi këtë pas takimit në Tiranë me homologun malazez Darmanoviç. " Kemi marrë një propozim nga Mali i Zi dhe ne po shohim mundësine ta adresojmë këtë çështje në një kohë të përshtatshme." Më parë, Ministri i Jashtëm malazez që është në Shqipëri për herë të parë në këtë detyrë deklaroi se vendi i tij nuk kishte probleme edhe me demarkacionin me Kosovën. "Mali i Zi pret vetëm vendimin e palës kosovare. Ata mesa duket kanë probleme të politikës së brendshme. Sapo ata të marrin një vendim, ne mund të proçedojmë më tej pa probleme." Në serinë e gjerë të çështjeve dypalëshe e rajonale, ku të dy ministrat u shprehën vullnetplotë për zgjidhje dhe shtrirje të bashkëpunimit, mbështetja reciproke për anëtarësim në Nato për Malin e Zi dhe anëtarësim në BE për Shqipërinë, mbizoteruan dhe në deklarata. Por angazhimet janë shtrirë dhe trajtimin e pakicave kombëtare për të dy vendet, kur Ministri i Jashtëm malazez deklaroi se nuk ka asnjë problem që Tuzi të kthehet ne bashki, nëse kjo do të kërkohet nga banorët dhe të ndiqen procedurat për një gjë që sipas tij nuk është dramatike. Në të njëjtën kohë Darmanoviç ka përjashtuar që çështja e trajtimit enciklopedik të jetë tendencioze për kulturën shqiptare. Sipas tij edhe vetë malazezët kanë shprehur rezerva për enciklopedinë, çka e ngarkon hartimin e saj me mungesë niveli shkencor.

Related Posts :