Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

RTSH: “Beqja: Drejtohuni në qendrat shëndetësore që në shenjat e para të gripit” plus 9 more

loading...

RTSH: “Beqja: Drejtohuni në qendrat shëndetësore që në shenjat e para të gripit” plus 9 more


Beqja: Drejtohuni në qendrat shëndetësore që në shenjat e para të gripit

Posted: 08 Jan 2017 05:37 AM PST

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka inspektuar qendrat shëndetësopre dhe shpërndarjen e vaksinave kundër gripit në qytetin e Durrësit. Beqaj ka shtuar se janë shpërndarë 500 vaksina kundër gripit vetëm në tre ditët e fundit dhe do të vijojë të jetë e garantuar shpërndarja e tyre gjatë gjithë këtij muaji. Me thirrjen qytetarëve që me shenjat e para t'i drejtohen Qendrave Shëndetësore ministri shprehu vleresimin për gjithë personelin shëndetësor në vend për përballimin e kësaj situate deri më tani.

Dervishaj inspekton zonën e Pukës

Posted: 08 Jan 2017 05:26 AM PST

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj shoqëruar nga deputeti i zonës Pjerin Ndreu, ka zhvilluar disa inspektime për të parë nga afër situatën e kalueshmërisë në zonën e Pukës. Ndalesa e parë e Ministrit Dervishaj ishte në aksin Shkodër-Pukë, duke theksuar se ky aks është i hapur dhe nuk paraqet probleme pavërësisht situatës se krijuar nga rreshjet e dendura të dëborës dhe temperaturave që shkojnë deri në -20. Gjithashtu edhe ne aksin Pukë-Tropojë, Qafa e Malit për të kontrolluar nga afer punën e bërë nga firmat kontraktore. Ministri tha se është ndërhyrë dhe janë marrë masat e domosdoshme, çfarë ka bërë që rruga të mos jetë jetë e bllokuar në asnjë moment. Ndërkohë Ministri ka vënë theksin në kujdesin për masat që duhet të marrin drejtuesit e automjeteve në përdorimin e zinxhirëve e gomave të përshtashme.

Bushati: Bisedime me Greqinë

Posted: 08 Jan 2017 03:55 AM PST

Administrata shqiptare ka përgatitur një dokument për bisedime me Greqinë sipas mekanizmit të përbashkët të rënë dakort gjatë vitit të kaluar. Ministri i jashtëm Bushati i the televizionit publik se këto ditë do të mbahen bisedime dypalëshe përfshirë dhe çështjen e legalizimit të dyfishte të dokumentave me Greqinë.

OSHEE, situata e furnizimit me energji elektrike

Posted: 08 Jan 2017 03:47 AM PST

Emergjencat Cilvile raportuan këtë të dielë vështirësi në rikuperimin e energjisë elektrike në ato zona të thella malore ku është ndërprerë energjia. Prej ditësh në shumë fshatra por edhe në pjesë të qyteteve të ndryshme rrjeti ka pësuar defekte dhe këtë të dielë raportohen të jenë 14 njësi administrative pa energji elektrike. Në Kukës mungesë të dritave vazhdon të ketë në Lekbibaj, Gjinaj dhe Bushtricë. Ndërsa në Shkodër energjia mungon në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult. Ka pasur probleme furnizimi me energji elektrike në bashkinë Pukë dhe në disa fshatra të njësive administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan. Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së energjisë elektrike kanë hasur vështirësi si shkak i bllokimit nga trashësia e dëborës në Njësitë Administrative të qarkut lezhë në Fan, Orosh dhe Selitë.

Korçë-Pogradec, proçedim firmës kontraktore për pastrimin e rrugës

Posted: 08 Jan 2017 03:39 AM PST

Shtabi i Emergjencave Civile në rajonin e Korçës është në gadishmëri të plotë për të përballuar situatën e ngricave dhe deborës. Në të gjithë qarkun vazhdojnë të jenë në terren 19 borëpastruese dhe 12 mjete ndihmëse së bashku me 70 specialistë të mirëmbajtjes dimërorë të cilët kujdesen gjatë gjithë ditës për pastrimin e akseve rrugore nacionale nga bora dhe kriposjen e tyre. Njëri nga pronarët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e aksit Pogradec -Lin është proceduar penalisht për “shpërdorim detyre ” pasi nuk ka bërë pastrimin e deborës dhe akullit në këtë aks, e për pasojë është krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Shtetasi me iniciale A.D po proçedohet në gjëndje të lirë nga Seksioni kundër korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Ndërkohë lidhur me situatën e rrugëve nacionale përgjegjësi i Sektorit Rajonal Rrugor në Korëç thotë se aksi Qafe Thanë – Korçë – Kapshtiçë është i qarkullueshëm pa zinxhirë ndërsa në të gjitha akset e tjera nevojitet përdorimi i zinxhirëve.
Nga të dhënat e autoritetit të rrugëve çdo firmë kontraktore ka si rezervë më teper se 40 ton kripë, ndërsa vetëm gjatë tre ditëve të fundit janë hedhur për pastrimin dhe shkrirjen e akseve me shumë se 100 ton kripë nga çdo firmë e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore.

Basha për mbylljen e shkollave në vend

Posted: 08 Jan 2017 03:29 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike përmes një deklarate për shtyp u shpreh sot se shkollat po mbahen të mbyllura për shkak të ftohtit dhe jo të gripit. Sipas Bashës gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale, kjo pasi sipas tij , shkollat janë pa ngrohje dhe pa xhama. Basha thekson se Kryeministri ka shpenzuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve, ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar. Sipas Bashes për shkollat Rama ka deklaruar se nuk ka para, ndaj ka vendosur që t'i japë edhe ato me konçesion klinetëve të tij. Per Kryedemokratin sistemi shëndetësorë ka falimentuar. Mbi 300 milionë euro konçesione ka dhënë Rama në shëndetësi,thekson Basha, para që po shkojnë për klientët e tij pa i sjellë përfitim të sëmurëve, ndërkohë Qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi, shton ai. Për Bashën të ashtëquajturat reforma të rilindjes ishin propagandë ,ndërkohë që me fondet publike po pasurohet Kryeministri dhe klientët e tij.

Përmeti, zona e mbrojtur

Posted: 08 Jan 2017 03:24 AM PST

"Dhënia e statusit zonë e mbrojtur pjesës karakteristike të qytetit të Përmetit do të nxisë restaurimin e këtyre vlerave si dhe zhvillimin e turizmit familjar". Kështu shprehen përfaqsuesit e Bashkisë së Përmetit në lidhje me shpalljen zonë e mbrojtur nga Ministria e Kultures të lagjeve karakteristike të qytetit. Në këtë zonë ndodhen shtëpi karakteristike, objekte kulti, rrugë të shtruara me kalldrëm, etj. Ndërkohë që mirëmbajtia dhe restaurimi i tyre do ta bënte Përmetin më tërheqës për turistët.
Më herët Këshilli i Ministrave përmes një vendimi shpalli Qendër të Mbrojtur Historike, fshatin Bënjë të Përmetit. Këto nisma do të mbështesin ecurinë e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Përmetit duke nxitur edhe zhvillimin ekonomik të saj.

Gjendja e akseve rrugore në vend

Posted: 08 Jan 2017 03:16 AM PST

Temperaturat e ulta të nisura pas ndërprerjes së rreshjeve të dëborës kanë vështirësuar jetesën e banorëve në zonat më të prekura nga moti i ftohtë, dhe sidomos qarkullimin rrugor në zonat rurale. Pavarësisht masave nga emergjencat civile ende ka akse rrugore nëpër fshatra të njësive administrative në zona të thella malore, të cilat nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. Nga ana tjetër, akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme, dhe vetëm në ndonjë segment ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Akse rrugore të pakalushme që kanë sjellë edhe izolimin e fashatrave që lidhen me to ka në qarqet e Kukësit, Dibrës Shkodrës dhe Lezhës. Konkretisht në Kukës të pakalushme për shkak të lartësisë së dëborës dhe ngricave janë akset rurale të Njësive Administrative: Grykë Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Topojan Shishtavec. Gjinaj, dhe bashkia Has.
Në Dibër vazhdon të jetë i bllokuar aksi rrugor Peshkopi-Lurë. Të bllokuara janë edhe disa akse në Shkodër si Shkodër-Qafë Thore – Theth , Selcë(Vërmosh), Shllak – Temal ndërkohë që po punojnë tre fadroma për hapjen e akseve rrugore në bashkinë Malësi e Madhe. Në Lezhës Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, dhe Selitë janë bllokuar nga dëbora e cila ka arritur trashësinë 35-100 cm.
Nga harta e vështirësive kanë dalë akset rrugore në qarqet e Elbasanit, në zonat e thella të Librazhdit si dhe qarku i Korçës ku qarkullimi bëhet me zinxhirë në ato rrugë të prekura nga dëbora.
Parashikimet sinoptike njoftojnë për një përmirësim të temperaturave në ditët e ardhshme, por që gjithsesi do të jenë nën zero ndërsa në zonat e ftohta malore, do të vijojnë temperaturat tepër të ulëta.

Nënkampionia e Evropës, Luiza Gega, po zhvillon një fazë stërvitore në Kenia

Posted: 08 Jan 2017 03:10 AM PST

Përkundër të ftohtit që ka pushtuar Shqipërinë, atletja Luiza Gega po shijon ngrohtësinë e kontinentit afrikan, pasi po zhvillnjë fazë stërvitore në Kenia. Duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar nga qendra stërvitore e Itenit, trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka thënë: kjo periudhë stërvitore ka rezultuar e frytshme.
Stërmasi përvijon edhe synimet e këtij sezoni për rekordmenen shqiptare. Më 10 korrik të 2016-ës, atletja Luiza Gega u shpall nënkampione e Evroëpës në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa.

Moti në Ballkan dhe Evropë

Posted: 08 Jan 2017 03:06 AM PST

Ballkani vazhdon të jetë i përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Mëngjesin e sotëm në Prishtinë termometri ka shënuar -25 gradë. Mediat kosovare shkruajnë se gjatë natës pritet që temperatura më e ulët të jetë -18 gradë celsius. Këto temperatura të ulëta kanë krijuar ngrica në rrugët kryesore të qytetit ku është bërë i vështirë qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve. Ndërsa në malet e Bosnje Hercegovinës u shënuan temperaturat më të ulëta në Ballkan, në minus 27 gradë. Vala e të ftohtit pushtoi edhe brigjet e Detit Adriatik. Në qytetin kroat Split, temperatura e ajrit është minus shtatë gradë, që është temperatura më e ulët në 50 vitet e fundit. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe stuhive të fuqishme, deri në gadishullin Shën Pjetri deti është ngrirë. Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Greqi. Në Selanik sot në mëngjes ishte minus shtatë gradë, ndërsa për nesër parashihet minus 10 gradë. Në Turqi reshjet e borës e bllokuan Stambollin, rreth 500 fluturime ajrore janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni ujor. Për shkak të dukshmërisë së pamjaftueshme sot është ndërprerë lëvizja e objekteve lundruese nëpër Bosfor. Në Bullgari, në afërsi të kufirit me Turqinë janë gjetur trupat e dy emigrantëve ilegal irakianë, të cilët janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta. Evropa është përfshirë nga një valë të ftohti me temperatura polare që ka shkaktuar të paktën 17 të vdekur në Poloni dhe në Itali, ndërkohë që Stambolli është mbuluar me një shtresë bore. Moska është përballur me temperaturat më të ulëta në 120 vitet e fundit që kanë arritur në -30°C, gjatë festës së Krishtlindjes ortodokese. Dhjetë persona kanë vdekur nga i ftohti gjatë dy ditëve në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -20°C në disa zona, ndërsa 8 persona kanë vdekur në Itali nga i ftohti qe ka pershirë vendin që nga dita e premte. Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga vendet skandinave ne Evropën qendrore kanë shkatuar të ftohtin e acartë me të cilin po përballen shumë vende, ditët e fundit.

Related Posts :