Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

RTSH: “Bruksel, protesta në mbështetje të Haradinajt” plus 9 more

loading...

RTSH: “Bruksel, protesta në mbështetje të Haradinajt” plus 9 more


Bruksel, protesta në mbështetje të Haradinajt

Posted: 11 Jan 2017 11:32 AM PST

Për mëse një orë e gjysëm, përfaqësuesë të komunitetit shqiptarë në Belgjikë protestuan përpara ambasadës franceze në Bruksel duke kërkuar lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Inisiativa e deputetit të Partisë Socialiste të Belgjikës, Amet Gjana, u mbështet nga disa shoqata shqipëtare, që kishin ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit, përfshirë Lobi Euro-Atlantik për Belgjikën dhe shoqata Makowal e Namurit. Në këtë tubim, u lexuan letrat e bashkë-luftëtarëve të Haradinaj dhe pjesëmarrësit firmosën peticionin për lirimin e tij nga autoritetet franceze. Kërkesa me të gjitha fletët e firmosura iu dorëzua përfaqësuesit të Ambasadës franceze, së bashkë me një libër të profesor Nusret Pllana, në të cilin sipas deputetit Gjana evidentohen veprat e agresionit serb dhe krimet sllave ndër shekuj.

Presidenca malteze e BE nis punën zyrtarisht

Posted: 11 Jan 2017 11:28 AM PST

Presidenca malteze nisi punën zyrtarisht me ceremoninë e organizuar në Valetë, ku sipas traditës, atje u mblodh dhe kolegji i komisionerëve europianë.
"Ne nuk kemi delirin e madhështisë," deklaroi me këtë rast kryeministri maltez Joseph Muscat në nisje të konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Komisionit Jean –Claude Juncker. Për ironi, kundërshtarët e dikurshëm politik, siç tregoi i djathti nga Luksemburgu, tashmë bashkëqeverisin Unionin për gjysmën e këtij viti. "Kjo është hera e 6 që vizitoj vendin tuaj të mrekullueshëm. Herën e parafundit, më kujtohet se erdha për fushatën elektorale kundër socialistëve, kundër këtij kryeministri. Ai humbi e unë fitova" tha Jean-Claude Juncker, President i KE. "Unë fitova këtu e ju fituat atje" ju përgjigj Joseph Muscat, kryeministër i Maltës që presidencën e rradhës së BE-së. Dhe shkëmbimi idialogut ka vazhduar më tej.
"Ju jeni një fitues lokal dhe unë një fitues botëror. Por ne kemi mardhënien më të mirë profesionale e personale dhe kjo është më e rëndësishmja. Për të ngarkuarit e çështjeve europiane, kjo është një gjë normale dhe me Zhozefin, unë kam ndërtuar një mardhënie mjaft të mirë dhe kemi përgatitur sëbashku presidencën e parë malteze. Malta, megjithëse është anëtare prej 13 vjetësh, kjo është hera e parë që ulet në karrigen drejtuese të BE-së. Personalisht, kam patur 4 herë shancin, nëse mund të quhet shanc, pasi ka detyra të rënda dhe ne, si Komision, kemi përshtypjen dhe njohurinë se Malta ka përgatitur kryesimin në mënyrë të shkëlqyer" tha tha Jean-Claude Juncker.
Për kryeministrin Joseph Muscat, kryeministër i Maltës, “Ka shumë çështje ku ne mund të punojmë njëzëri së bashku përgjatë këtyre 6 muajve. Siç e kemi thënë disa herë, ne nuk kemi delirin e madhështisë. E dimë se më së shumti do të kemi punë të vështira e mjaft burokracira dhe jemi shumë të angazhuar, por do përpiqemi ta përkthejmë këtë gjatë mandatit tonë për ndryshimin efektiv të mirëqënies së familjeve të qytetarëve europian. Aktualisht, ka një shkëputje madhore mes klasës politike nëpër botë dhe njerëzve të zakonshëm. Ne duam të sigurojmë se e kuptojmë këtë dhe se do punojmë mbi këtë çështje. Në krye të agjendës sonë është migracioni".
Procesi i shpërndarjes së migrantëve mes vendeve anëtare realizohet kur të sigurohen kufijtë tokësor e detar europian, sipas kryeministrit maltez. Ai kritikoi qëndrimin e disa vendeve të Europës Lindore, që si më të diskriminuarit në BE dikur, diskriminojnë sot të tjerët. Largimi i Britanisë së Madhe, përtej negociatave, do të zgjidhet me vendim politik, kur të mbyllemi në Këshillin e BEsë, sqaroi ai, siç u veprua për Greqinë gjatë 2015.

21 mars, nis testimi për mësuesit e rinj

Posted: 11 Jan 2017 07:36 AM PST

4300 persona të cilët kërkojnë të punësohen si mësues do të kenë mundësi që për këtë qëllim të testohen më datën 21 Janar. Në këtë kuadër ka shërbyer edhe portali Mësues për Shqipërinë. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, nga studio e “Mirëmëngjes Shqipëri” në Televizionin Shqiptar ka sqaruar edhe lidhur me procedurat e mëtejshme pas shpalljes së pikëve të secilit kandidat në testim.  Sipas zonjës Gjini në këtë mënyrë procesi i përzgjedhjes së mësuesve bëhet më transparent. Në fazën përfundimtare do të përfshihen në vendimmarrje edhe prindërit e nxënësve.

Tatimet, thirrje biznesit të vogël për vetëdeklarimet

Posted: 11 Jan 2017 07:16 AM PST

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është drejtuar përmes një njoftimi zyrtar sipërmarrësve të kategorisë së biznesit të vogël me TVSH dhe pa TVSH, duke iu kërkuar që të rishikojnë edhe një herë deklarimet e tyre për shitje/blerjet. “Nga të dhënat aktuale në sistemin elektronik, mbështetur në vetëdeklarimin tuaj, rezulton se ka parregullsi në mbajtjen dhe deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016", konstatohet në njoftimin zyrtar të DPT-së. Nga ana e administratës tatimore, biznesit të vogël me dhe pa TVSH do t'u lihet afat brenda datës 10 Shkurt 2017 që të deklarojnë dhe korrigjojnë pasaktësitë lidhur me totalin e blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016, përpara vlerësimit të tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është duke zbatuar një strategji të re komunikimi me bizneset, duke iu dhënë atyre mundësinë që të vetëkorrigjohen, përpara sesa ata të ndërmarrin vlerësimet dhe analizat e tyre sipas riskut.

Por si bëhet vetëkorrigjimi?

Ligj nr. 112/2016, datë 3.11.2016, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar" parashikon procesin e kontrollit tatimor dhe vetëkorrigjimit.
Sipas ndryshimeve ligjore, njoftimi i kontrollit tatimor i dërgohet tatimpaguesit të paktën 30 ditë kalendarike përpara datës së fillimit të kontrollit tatimor të shkruar në njoftim, përveç kur kontrolli kryhet si rezultat i kërkesës së tatimpaguesit për rimbursim tatimor. Në rastin e kryerjes së vizitave fiskale, të cilat janë kontrolle të shkurtra të kryera gjatë një periudhe të shkurtër kohore për të verifikuar saktësinë e deklaratave e të pagesave, si rregull vetëm për një periudhë të caktuar tatimore dhe vetëm për një lloj tatimi, njoftimi i vizitës fiskale i dërgohet tatimpaguesit të paktën 10 ditë kalendarike përpara datës së fillimit të vizitës fiskale.
Ndryshimet e reja parashikojnë që në njoftimin e kontrollit tatimor duhet të jepet data dhe ora kur fillon dhe kur përfundon kontrolli tatimor. Kohëzgjatja e nevojshme e kontrollit përcaktohet nga të dhënat e analizës së riskut.
Me njoftimin e kontrollit tatimor, tatimpaguesit i jepet mundësia të deklarojë çdo të dhënë për transaksione të padeklaruara, për të cilat nuk është paguar tatim. Ky deklarim kryhet në Drejtorinë Rajonale Tatimore, nëpërmjet një formulari-pyetësor që i vihet në dispozicion së bashku me njoftimin për kontroll, brenda 30 ditëve kalendarike, por përpara fillimit të kontrollit tatimor.
Tatimpaguesi deklaron dhe paguan menjëherë tatimin ose kontributin përkatës së bashku me kamatëvonesën, të llogaritur në përputhje me nenin 76 të këtij ligji.
Për detyrimin tatimor të deklaruar përpara fillimit të kontrollit tatimor sipas pikës 3, të këtij neni, aplikohet dënim administrativ në masën 50 për qind të tatimit ose kontributit.
Nëse dënimi i aplikuar sipas kësaj dispozite është më i madh se dënimi që aplikohet për shkeljen sipas dispozitës përkatëse të kreut XIV, të ligjit, atëherë aplikohet dënimi më i ulët. Nëse tatimpaguesi nuk deklaron sipas pikës 3, të këtij neni, përpara fillimit të kontrollit prezumohet që nuk ka për të deklaruar dhe për çdo detyrim tatimor apo shkelje të konstatuar gjatë kontrollit aplikohen dënimet administrative sipas këtij ligji.
Tatimpaguesi mund të dorëzojë deklaratë të re tatimore, me ndryshime, në rastet kur deklarata tatimore fillestare është e pasaktë dhe me mangësi.
Deklarata e ndryshuar prej tatimpaguesit mund të dorëzohet brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, me kushtin që kjo deklaratë të mos jetë kontrolluar më parë nga administrata tatimore.
Përjashtimisht përcaktimit të paragrafit të parë të kësaj pike, një deklaratë e kontrolluar mund të ndryshohet nga tatimpaguesi në çdo rast kur ai ka për të deklaruar një detyrim tatimor më të madh se detyrimi që ka rezultuar nga kontrolli.

Goditet një rast i trafikut të drogës, sekuestrohen 1.9 ton kanabis

Posted: 11 Jan 2017 07:06 AM PST

Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare goditën një tjetër rast të trafikut të drogës duke sekuestruar 1.9 ton kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy skafistët një shqiptar dhe një italian. Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton kanabis, që vinte nga Shqipëria. Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian D.P. 47 vjeç banues në Brindisi dhe një shqiptar B.H. 25 vjeç, banues në Vlorë. Operacioni është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia, sipas policisë së shtetit.

Zgjedhjet e 18 qershorit, opozita këmbëngul në votimin dhe numërimin elektronik

Posted: 11 Jan 2017 07:04 AM PST

Opozita shqiptare duket se ka vendosur ta kthejë në “kalë beteje” votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Pas një takimi të mërkurën mes partive të opozitës në parlament, por edhe jashtë tij, Lulzim Basha kreu i PD, ka konfiguruar qendrimin e tyre për këtë çështje. “Votimi elektronik, numërimi elektronik, kufizimi i financimeve, kufizimi mediatik” janë pika kyçe tha ai. Sipas kreut të opozitës për zgjedhjet e ardhshme duhet të vendosë vullneti qytetar dhe jo ai kriminal. “Sot kemi mbajtur një takim të opozitës parlamentare, që vjen pas një koordinimi paraprak edhe me opozitën joparlamentare, dhe kemi rastin të konfirmojmë qëndrimin tonë për zgjedhjet e ardhshme. Qëndrimi i unifikuar i opozitës është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por qytetarët. Nuk mund të vendosin varfëria dhe korrupsioni qeveritar, por vullneti i qytetarëve” tha zoti Basha. Ai akuzoi qeverinë se ka sabotuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Opozita ka paraqitur një platformë që prej 17 majit dhe që atëtherë Rama vetëm ka sabotuar. Sot opozita është dakord për një platformë për zgjedhje të lira e të ndershme. Në thelb të saj qëndron ajo se zgjedhjet nuk do t’i vendosin kriminelët, por qytetarët” përsëriti zoti Basha.

“Çështja Andrea”, bashkëshorti i gjyqtares dyshohet “për kalim të paligjshëm të kufirit”

Posted: 11 Jan 2017 06:50 AM PST

Bashkëshorti i Gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Odise Andrea i akuzuar për marrjen e 50 mijë eurove në favor të një vendimi gjyqësor, nuk ka pranuar të japë detaje para prokurorëve për mënyrën e kthimit në Shqipëri pas arratisë 7 mujore në shtetin italian. Nga verifikimi i hyrje-daljeve në sistemin TIMS , rezulton se bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, është regjistruar vetëm në dalje, atë të datës 13 Korrik në mbrëmje, kur edhe është larguar drejt Brindizit me traget nga Durrësi. Por mbrëmjen e të henës ai u vetëdorzua në komisariatin e kryeqytetit ç’ka ka ngritur dyshime rreth mënyrës se si ka hyrë në territorin shqiptar. Kalimi ilegal i kufirit ka vënë në lëvizje Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme e cila sipas burimeve po verifikon nëse Andrea është ndihmuar të kalojë kufirin pa u regjistruar në sistemin TIMS, por dyshimet janë se bashkëshorti i gjyqtares e ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Kosovën. Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë atëherë burime pranë policisë së shtetit thanë se bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë do të proçedohet penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit. Ish-punonjësi i Kuvendit, Odise Andrea u vetëdorëzua mbrëmjen e së hënës në policinë e Tiranës ndërkohë që nesër do të njihet edhe me masën e sigurisë të dhënë në mungesë . Mësohet se prokuroria, do të mbaj të njëjtin qëndrim për të dyshuarin Andrea, ata që ai të vazhdoi të rri në qeli me masën e sigurisë "arrest me burg". Sipas akuzës, Odise Andrea akuzohet për "korrupsion pasiv të gjyqtarëve", pasi ka kërkuar dhe marr një shumë prej 50 mijë eurove, që bashkëshortja të favorizonte Eleni Linon dhe Petraq Dashin në marrjen e vendimit, duke i kthyer një sipërfaqe të konsiderueshme prone. Prokuroria pretendon se e ka dokumentuar takimin mes Odise Andreas dhe personave që kanë paguar parat për vendimmarrjen e gjyqtares Majlinda Andrea. Të pandehurit e kësaj dosje, tashmë ndodhen në gjykim pranë Gjykatës së Lartë dhe seancë e radhës është parashikuar paraditen e datës 13 Janar.

Tenori shqiptar Saimir Pirgu në shtypin australian

Posted: 11 Jan 2017 06:43 AM PST

Mbreti Roger është si Opera "Turandot dhe Tristan" në të njëjtën kohë. Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka tërhequr vëmendjen e shtypit të specializuar muzikor australian teksa përgatitet që të nise një seri shfaqjesh të King Roger në Sidney Opera House duke filluar nga 20 Janari deri më 15 Shkurt. Në një intervistë për Limelight një revistë e specializuar për Muzikën Klasike dhe artet i kushtohet një diskutim i gjatë sfidës dhe ekzaltimit të tenorit shqiptar në rolin e Shepherd në kryeveprën operistike të kompozitorit polak Szymanovski. Szymanovski ishte krejt një botë e re për mua meqë unë konsiderohem normalisht një këngëtar i repertorit italian, pasi kam kënduar shumë nga "bel-canto", Moxart dhe Verdi. Por nëse Royal Opera të kërkon për të bërë tërësisht një produksion të ri me Kasper Holten si regjisor dhe Antonio Pappano si dirigjent, pse jo? Unë mora shumë kohë duke u përgatitur për rolin, duke punuar me një trajner polak. "Një pjesë e mirë e trupës ishin polakë," – kujton Pirgu, – " Dhe po ashtu këngëtari kryesor Mariusz Këiecień, ishte polak ndaj duhet të përgatitesha mirë. Unë këndoj në shumë gjuhë dhe flas mirë 5 prej tyre, por gjuha polake është më e vështira që më është dashur të mësoj." Opera "Mbreti Roger" ishte një sukses i jashtëzakonshëm vitin e kaluar në Royal Opera House në Londër madje 12 Shkurti mund të rezervojë supriza pasi opera ku interpreton edhe tenori shqiptar është nominuar për Grammy Aëard në kategorinë "Best Opera Recording". Saimir Pirgu gjatë vitit të kaluar realizoi me sukses edhe turin për promovimin e albumit të tij të parë solo me titullin "Il mio Canto".

Ngrin Laguna e Nartës

Posted: 11 Jan 2017 06:26 AM PST

Kur vendi është pushtuar prej temperaturave të ulta dhe ngricave, një ndodhi e pazakontë është parë në afërsi të Vlorës. Kjo është Laguna e Nartës e cila ka ngrirë. Banorët dhe peshkatarët e zonës tregojnë se e tillë ngjarje është shënuar rreth 50 vite më parë, por gjithsesi kësaj here ajo ka përmasa të tjera. Me ngrirjen e ujit kanë ngrirë edhe gjallesat. Peshkatarët kanë shpejtuar të mbledhin sa të munden peshk duke çarë akullin.

Kremlini mohon ekzistencën e një dokumenti kompromentues për Tramp

Posted: 11 Jan 2017 06:15 AM PST

Mediat amerikane kanë raportuar se ekziston një dokument prej 35 faqesh ku janë të detajuara informacione të paraqitura si kompromentuese për Donald Tramp, mes të cilave edhe ekzistenca e një videoje me karakter seksual e filmuar në mënyrë të fshehtë nga shërbimet ruse gjatë një vizite në Moskë në vitin 2013. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga kremlini zyrtar, duke i konsideruar si përpjekje për të goditur marrëdhëniet me Tramp.

Related Posts :