Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

RTSH: “Epidemia e gripit, mbyllen çerdhet, kopështet dhe shkollat deri në 7 janar” plus 3 more

loading...

RTSH: “Epidemia e gripit, mbyllen çerdhet, kopështet dhe shkollat deri në 7 janar” plus 3 more


Epidemia e gripit, mbyllen çerdhet, kopështet dhe shkollat deri në 7 janar

Posted: 03 Jan 2017 03:57 AM PST

Sëmundshmëria gripale në vend po rëndohet për shkak të përhapjes së menjëhershme të virusit. Nisur nga numri i lartë i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë pranë qëndrave shëndetësore gjendja mund të konsiderohet prag epidemie. Sipas ISHP në një javë janë rregjistruar mbi 15 mijë vizita me simptomat e gripit, por numri mund të jetë edhe më i lartë pasi shume individë preferojnë ta kalojnë gjendjen gripale duke u vetmjekuar.

Në këto rethana, si dhe në kushtet e një moti me temperatura shumë të ulta këto tre ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar deri më datë 7 Janar. Kjo masë sipas Minsitrisë është marrë bazuar në udhezimet kombëtare të përgatitura nga ISHP, sipas ligjit për "Parandalimin dhe Luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive".

Në një komunkim për mediat ministria nënvizon se mbyllja e çerdheve, kopshteve dhe shkollave bëhet me qëllim kufizimin e përhapjes së mëtejshme të gripit në vend për të mbrojtur popullaten nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj. Kjo masë siguron distancimin social të individëve të prekur nga gripi dhe parandalon përhapjen e shpejtë të infeksionit. Virusi AH3N2 që po qarkullon aktualisht në vendin tonë konsiderohet nga specialistet infeksionistë si më agresivi nga të gjitha llojet e viruseve.

Koncerti i Vjenës në Tiranë, tejkalohen pritshmëritë

Posted: 03 Jan 2017 03:52 AM PST

Violinisti shqiptar Shkelzen Doli tejkalon pritshmëritë me koncertin e organizuar në Tiranë, mbrëmjen e djeshme. I mbërritur në Shqipëri, një ditë pasi mori pjesë në koncertin e fillim vitit në Vjenë, artisti shqiptar dhe Ansambli i Filarmonisë vjeneze, përformuan me rezonancë të lartë profesionale në kryeqytet. Në një shfaqje që solli në ajrin shqiptar, kompozitorët më të mëdhenj të botës, kulmi ishte performanca e orkestranteve me plis në kokë, ndërsa luanin "Danubin Blu" dhe pinin raki shqiptare. Për më tepër se 1 orë e 30 minuta, 36 anëtarët e Ansamblit të filarmonisë vjeneze performuan klasikët e muzikes botërore. Një pjesë e konsiderushme e të ardhurave të përfituara nga shfaqja, do të shkojnë për bamirësi.

Luis Enrike, trajneri më i paguar për vitin 2017

Posted: 03 Jan 2017 03:42 AM PST

Luis Enrike është trajneri më i paguar për vitin 2017. Trajneri i Barcelonës përfiton nga klubi i tij 1 milion e 560 mijë euro në muaj. Pagë kjo që e rendit në vendin e parë midis 10 trajnerëve të tjerë në Evropë. Në vend të dytë renditet Pep Guiardiola i Mançester Sitit dhe në të tretin Zhoze Murinjo i Mançester Junajtid.

Patos-Zharrëz, rikonstruktohen banesat e dëmtuara nga tronditjet e tokës gjatë natës së 19 dhjetorit

Posted: 03 Jan 2017 02:31 AM PST

Dhjetra banesa të dëmtuara nga tronditjet e tokës gjatë natës së 19 dhjetorit në zonën e Patos – Marinëzës dhe kryesisht në Zharrëz, do të rikonstruktohen deri në fund të këtij muaji. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Kryetarja e Bashkise së Patosit, e cila shprehet se një grup i madh pune po punon në terren për të evidentuar dëmet në çdo banesë.

Deri ne fund të Janarit të këtij viti parashikohet që komisioni ndërministror do të ketë në dorë dhe do të publikojë raportin për shkakun e këtij dëmi sigurisht dhe një kosto të dëmeve materiale.

Related Posts :