Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

RTSH: “Kim Jong-un: Jemi në “fazën perfundimtare” të raketës balistike ndër-kontinentale” plus 7 more

loading...

RTSH: “Kim Jong-un: Jemi në “fazën perfundimtare” të raketës balistike ndër-kontinentale” plus 7 more


Kim Jong-un: Jemi në “fazën perfundimtare” të raketës balistike ndër-kontinentale

Posted: 01 Jan 2017 05:17 AM PST

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, tha se vendi i tij është në "fazën perfundimtare" të ndërtimit të raketës balistike ndër-kontinentale. Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, Kim Jong-un ka thënë se Koreja e Veriut ka "shënuar ngritje si fuqi bërthamore" në vitin 2016 dhe "se shpejti do e kemi edhe raketën balistike ndër-kontinentale. Ekspertët e huaj vlerësojnë se këtij shteti ende i duhen disa vjet për ndërtimin e një rakete të tillë. Ndërkohë, kryeministri i Koresë së Jugut,  gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi i tij do i rrisë ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë, ndërsa ky shtet rrezikon konflikt me Korenë komuniste. Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe shumë testime të raketave balistike në vitin 2016.

Malta merr presidencën e rradhës së BE-së

Posted: 01 Jan 2017 05:01 AM PST

Malta, shteti më i vogël i BE-së nga sot merr presidencën e rradhës së BE-së. Kryeministri 42 vjeçar i vendit do të prezantojë Maltën në gjashtë muajt e ardhshëm. Socialdemokrati Xhozef Muskat ndërpreu sundimin e gjatë konservator të lidhur ngushtë me kishën katolike të vendit. Sot nuk kuptohet më që ishin socialdemokratët ata që luftonin kundër anëtarësimit të Maltës në BE, në vitin 2004. Muskat është një europian model, që kërkon të bëjë kompromise në politikën e migracionit. Si edhe më parë shumë vende europiane refuzojnë pranimin e azilkërkuesve. Por vendet e para pritëse, Italia, Greqia, dhe Malta duan lehtësim. “Besoj se ka vullnet për të afruar pozicionet sa të mundemi”, thotë kryeministri maltez. “Do të bëjmë më të mirën që të bashkojmë pozicionet e ndryshme.” Si kryeministër i vendit me të vogël të BE-së, të drejtosh për herë të parë 500 milionë banorët evropiane, është një sfidë logjistike e politike. Në shkurt vendi do të presë samitin e parë jozyrtar të krerëve të BE-së, ku do të reflektohet për krizat e shumta të BE-së. Xhozef Muskat kërkon të ndalë migracionin masiv nga Afrika drejt BE-së. “E reja është se itinerari i migrantëve në pjesën qendrore të Mesdheut, është çelësi për zgjidhje, pjesë e një pakete. Kjo paketë duhet të përmbajë solidaritetin, sigurinë, sigurimin e kufijve. Mendoj që ajo që negociuam me Turqinë duhet të jetë e mundur të përsëritet në Mesdhe, është shprehur Muskat. Malta që ndodhet mes Italisë e Libisë në itinerarin e Mesdheut është e prekur nga migracioni, megjithëse shumë pak vetë duan të qëndrojnë në këtë vend.

Këshilli i Sigurimit voton pro marrëveshjes së armëpushimit në Siri

Posted: 01 Jan 2017 04:52 AM PST

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka votuar pro marrëveshjes së armëpushimit në Siri, marrëveshje e cila është nënshkruar nga Turqia dhe Rusia dhe mbështetur edhe presidenti sirian. Armëpushimi vjen pas më shumë se 5 vitesh luftë që kanë lënë pas mbi 300 mijë të vrarë e miliona njerëz të zhvendosur. Këshilli i Sigurimit miratoi marrëveshjen e armëpushimit me 15 vota pro të anëtarëve të tij. 

Antonio Guterres merr postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së

Posted: 01 Jan 2017 04:09 AM PST

Ish-kryeministri portugez Antonio Guterres mori më 1 janar zyrtarisht postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Që në minutën e parë si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, Guterres bëri apel për paqe duke kërkuar zgjidhje globale për të gjitha problemet me të cilat do të përballet bota në vitin 2017. "Të vendosim të vemë paqen në vendin e parë. Viti 2017 të jetë për të gjithë ne, qytetarët, qeveritë dhe liderët, viti i tejkalimit të mosmarrëveshjeve tona", deklaroi Guterres. Ish-kryeministri portugez, zëvendëson në Pallatin e Qelqtë koreanojugorin Ban Ki-moon, i cili qëndroi në këtë post 9 vjet. Mandati i Antonio Guterresit do të jetë pesë vjet.

Firence, shpërthen një pako bombë, plagoset polici

Posted: 01 Jan 2017 04:03 AM PST

Një pako bombë është gjetur në orët e para të mëngjesit në një librari në qytetin e Firences, e cila konsiderohet njëkohësisht dhe selia e partisë politike Casa Pound, e njohur për frymën e saj ekstremiste të djathtë. Gjatë çaktivizimit të bombës ka mbetur i plagosur një oficer policie.
Ka qënë një patrullë policie që rreth orës, 5.30 minuta, të mëngjesit të sotëm ka identifikuar një çantë të dyshimtë të vendosur në qepenat e kësaj librarie. Brenda çantës ndodhej pako bomba e cila ka shpërthyer në momentin që një oficer policie i skuadrës speciale, po pëpiqej ta çaktivizonte.
Oficeri i policisë ka marrë plagë të rënda në njërin krah si dhe rrezikon të humbas shikimin në njërin sy. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Shqipëria pret Vitin e Ri 2017

Posted: 01 Jan 2017 03:09 AM PST

Sheshet kryesore të qyteteve më të mëdha shqiptare u kthyen në epiqendra të festimeve për të pritur Vitin e Ri 2017. Në Tiranë qendra e festës ishte Sheshi "Nënë Tereza". Bashkia e Tiranës ishte kujdesuar që dekori i fetsës të ishte sa më mbresëlënës, ndërsa kishte organizuar aktivitete festive. Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i pranishëm në momentin e ndërrimit të viteve, i cili u shndërruar në spektakël fishekzjarresh. Pamje gati të ngjashme u ofruan edhe nga qytete të tjera. Fetsa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Erdogan dënon sulmin në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 02:48 AM PST

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dënuar sulmin në Stamboll natën e ndërrimit të viteve ku një person i armatosur që lloi mbi turmë duke vrarë 39 persona dhe plagosi 69 të tjerë. Ai e konsideroi sulmin si të neverishtshëm, “përpjekje për të shkatërruar moralin e vendit tonë dhe për të krijuar kaos me qëllim për të goditur paqen e kombit tonë”.
Ndërkaq policia turke po kërkon për personin që kreu sulmin, ndërsa në spitale po identifikohen viktimat. 15 nga të vrarët ishin turistë të huaj.

Sulm tragjik në Turqi

Posted: 01 Jan 2017 01:39 AM PST

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi natën e ndërrimit të viteve. Të paktën 39 persona janë vrarë dhe 69 janë palgsour kur një persona ka qëlluar me armë në një klub nate në Stamboll. Midis të vrarëve 15 janë shtetas të huaj. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i brendshëm i Turqisë.
Sulmi ka ndodhur në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj, rreth orës 01:30 sipas kohës lokale. Sipas mediave një person i veshur me kostum të babagjyshit të Vitit të Ri, ka hapur zjarr me automatik ndaj turmës dhe më pas është larguar. Sipa disa dëshmitarëve sulmuesi ka folur arabisht. Rreth 700 njerëz thuhet se kanë qenë në klub në kohën e sulmit. Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin. Stambolli ka qenë në gjendje gatishmërie, me rreth 17,000 policë në detyrë, si pasojë e disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur muajve të fundit. Përgjegjësinë për to e kanë marrë herë militantët e grupit Shteti Islamik dhe rebelët kurdë. Dy javë më parë, ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, u vra në një atentat nga një polic turk.

Related Posts :