Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

RTSH: “MANJANI FRANCES : LIRONI RAMUSH HARADINAJN” plus 9 more

loading...

RTSH: “MANJANI FRANCES : LIRONI RAMUSH HARADINAJN” plus 9 more


MANJANI FRANCES : LIRONI RAMUSH HARADINAJN

Posted: 06 Jan 2017 06:15 AM PST

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani kërkon lirimin e Ramush Haradinajt. Në një letër drejtuar homologut të tij,Francez, kreu i drejtësisë Shqiptare i kërkon homologut të tij Francës, Jean – Jacques Urvous, lirimin e Haradinajt, Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Manjani shkruan së shteti Serb ka keqpërdorur aksesin në Interpol për qëllime politike.

Në letër shkruhet se : Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se zt. Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë nga të dyja dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë si autoritet i themeluar nga OKB për këtë çështje. Si autoriteti qendror i përcaktuar për zbatimin e Konventës Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, do të vlerësoja i nderuar Koleg mospranimin nga ana juaj të kërkesave për ekstradim të motivuara politikisht nga shteti serb. Gjithashtu, do t'ju lutesha që shqetësimi ynë t'u përcillej autoriteteve gjyqësore franceze për të mundësuar lirimin e menjëhershëm të zt. Haradinaj.

Kosovë; Refuzohet hyrja e Nikoliç

Posted: 06 Jan 2017 06:11 AM PST

Qeveria e Kosovës mori vendim për të mos pranuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për te vizituar komunën e Shtërpcës në Kosovë, të paraparë për sot. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, bëri të ditur se refuzimi erdhi pas vonesës për të dorezuar ne kohë kërkesën për vizitë në Kosovë, siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve. "Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e saj janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe arritjeve të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve, thuhet në deklaratë. Vizita e presidentit serb ishte paraparë për sot, me rastin e Ditës së Krishtlindjes Ofrtodokse.

International CES: Paraqitet një Flash Drive me nxënësì të madhe në botë

Posted: 06 Jan 2017 06:06 AM PST

Në festën elektronike në Las Vegas (SHBA) është edhe një flash drive me nxënësìnë më të madhe në botë. Bëhet fjalë për një Flash Drive USB 3.0 me nxënësì dy terabyte që Kingston, shoqëri e specializuar për kujtesat masive, e ka paraqitur në International Consumer Electronics Show (Shfaqja Ndërkombëtare për Shpenzuesit e Elektronikës).

Ky Flash Drive i ri 2 TB me emër “DataTraveler Ultimate GT”, që mund të mbajë deri në 70 orë filmime me një cilësi 4K dhe ka përmasa 72x27x21 milimetra, dyfishon përmasat e Flesh-it të mëparshëm të Kingston me më shumë nxënësì, i hedhur në treg në vitin 2013, dhe ka një garanci 5-vjeçare.

“Kingston shtyn kufinjtë e asaj që është e mundur gjithnjë më tej”, tha një punonjëse e Flash Business Manager EMEA e Kingston. “Me DataTraveler Ultimate GT u japim përdoruesve mundësinë për ta rritur lëvizjen e tyre falë një formati më lehtësisht të përdorshëm”, shtoi ajo”.

Veliaj: Apel qytetarëve të ndihmojnë të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë

Posted: 06 Jan 2017 05:49 AM PST

Tirana sot u shfaq më e zbrazët se në ditë të zakonshme pune. Rrugët , rrugicat dhe hapsirat mes pallateve numëronin shumë pak njerëz. Temperaturat e ulëta nën zero dhe era që fshikullonte duket se ka trembur mjaft qytetarë, sidomos të moshuarit dhe fëmijët të cilët janë mbyllur në shtëpi. Volumin e lëvizjeve mund ta diktoje vetëm nga qarkullimi i mjeteve. Temperaturave të ulëta të natës nuk i bënë dot ballë një grup qytetarësh në situatë rruge, të cilët pas apelit të bashkisë të një dite më parë renden për të kërkuar ndihmë.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj vizitoi sot qendrën Multidisiplinare në njësinë administrative nr 9 ku janë strehuar rreth 40 persona. Ai u bëri apel qytetarëve të tregohen bashkëpunues, duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë.

Deri tani janë sistemuar në këto qendra 100 persona nga të cilët 20 të mitur.

Prokuroria, Hetime për 5 gjyqtarët që liruan Lul Berishën

Posted: 06 Jan 2017 05:22 AM PST

3 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit dhe 2 gjyqtarë të gjykatës së shkallës së parë në Durrës, do të hetohen për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Tiranës. Ata dyshohet se kanë shkelur ligjin në proceset gjyqësore ndaj kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, duke çuar në lirimin e tij nga burgu. Berisha i ndaluar në vitin 2006 për disa vrasje të kryera që nga viti 1998, u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm. Pas disa proçeseve gjyqësore atij ju ul dënimi në 25 vjet, ndërsa më pas ai lirua. Ngjarja ka bërë bujë dhe është bërë objekt polemikash edhe mes politikës. Ajo ka ndodhur në një kohë kur në Shqipëri pritet të nisi Reforma në Drejtësi një nga kushtet për çeljen e negociatave për integrimin në BE.

Meksikë; Protesta prej rritjes së çmimit të naftës

Posted: 06 Jan 2017 05:11 AM PST

Rritja e çmimit të karburantit me 20% në Meksikë ka shkaktuar protesta në shumë qytete të cilat janë shoqëruar edhe me plaçkitje të dyqaneve. Në kryeqytetin Meksiko dhe në qytete të tjera janë plaçkitur 79 biznese, ndërsa 170 të tjera janë mbyllur. Plaçkitje ka pasur edhe në qytete të tjera kurse mallrat e marra nga supermarketet përfshijnë veshmbathje, ushqime, televizorë, frigoriferë e pajisje të tjera shtëpiake. Nëpër rrugë janë nxjerrë ekipe policore dhe janë arrestuar mbi 700 persona. Por presidenti i Meksikës Enrike Pena Nieto, tha se do të vijojë ta mbështesë planin për libneralizimin e tregut të karburanteve dhe çmimet do të përcaktohen nga tregu.

Ballkani përfshihet nga rreshjet e borës

Posted: 06 Jan 2017 04:57 AM PST

Rumania u përfshi nga një mot jashtëzakonisht i ftohtë gjatë natës duke detyruar autoritetet të mbyllin në mesnatë të gjitha portet në Detin e Zi ndërkohë që dhjetera rrugë mbeten të bllokuara nga reshjet e dendura të borës dhe nga akulli. 27 trena që duhej të niseshin nga Bukureshti kanë pritur në stacion, ndërsa janë pezulluar dhjetëra fluturime. Në shumë zona, trashësia e dëborës arrin në 2 metra kurse era me shpejtësi 100 km në orë e vështirëson edhe më tej gjendjen pasi e ka ulur shikueshmërinë në pak metra. 2600 policë shtesë janë nxjerrë në terren për të ndihmuar në raste emergjencash. reshje dbore kane rene edhe ne gjithe ballkanin. Maqedonia raporton për borë të dendur në Kumanovë, Tetovë e Gostivar, por gjendja do të përkqësohet në orët e mbrëmjes. Në zona të gjera të Maqedonisë trashësia e borës arrin në 50 cm. Qytetarët janë këshilluar të kufizojnë lëvizjet.

Propozimi: Ditët e burgut mund të blihen

Posted: 06 Jan 2017 04:54 AM PST

Ministria e Drejtësisë sjell disa propozime për ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale ku për herë të parë parashikohet të aplikohet në vendin tonë edhe “blerja” e ditëve të burgimit. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në Televizionin Shqiptar, Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha, sqaron se këtë mund ta kërkojnë të gjithë personat që duhet të vuajnë një dënim prej më pak se 3 vitesh. Shuma është përllogaritur në 5 mijë lekë në ditë.
Sa i takon përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, zoti Visha sqaron se do të ketë ndryshime të tjera pasi Shqipëria është i vetmi vend ku vepron një dispozitë e vetme sipas së cilës fajtori dënohet pa marrë parasysh as sasinë e lëndës narkotike dhe as llojin e saj.
Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë parashikojnë edhe se nuk mund të caktohet masa e arrestit për personat e mbajtur në paraburgim nëse nuk ka prova për fajësinë e tyre. Ndërkohë në rastet e flagrancës, ndryshimet e reja do ti japin vetëm 30 ditë kohë prokurorisë dhe gjykatës për të kryer të gjitha veprimet dhe hetimet përkatëse për dërgimin e të akuzuarit në kërkesë për gjykim.

Izrael: Netanyahu merret përsëri në pyetje nga policia

Posted: 06 Jan 2017 04:51 AM PST

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu, që dyshohet se ka marrë dhurata dhe benefite të tjera, është marrë në pyetje natën e shkuar për pesë orë, në banesën e tij zyrtare, nga hetues të policisë. Lajmin e ka bërë të ditur policia izraelite me anë të një njoftimi.

“Kryeministri është marrë në pyetje edhe për një çështje të dytë, për të cilën nuk është e mundur që të japim akoma elemente të tjera”, vazhdon njoftimi i policisë.

Kjo është hera e dytë që Netanyahu merret në pyetje gjatë kësaj jave dhe mendohet që nuk do të jetë as e fundit pasi së shpejti mund të ketë edhe një të tretë.

Festohet Dita e Ujit të Bekuar

Posted: 06 Jan 2017 04:44 AM PST

Dëbora dhe temperaturat e ulëta nuk i kanë stepur besimtarët ortodoksë për të kryer ritualin e Ditës së Ujit të Bekuar. Në Korçë, Berat, Durrës, Fier e Lushnje dhjetra të rinj sfiduan temperaturat dhe ujin e ftohtë dhe u zhytën në ujë për të nxjerrë kryqin  e bekuar.”Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua,qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill. Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin.

Related Posts :