Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

RTSH: “OSHEE në gadishmëri, nuk pati probleme” plus 7 more

loading...

RTSH: “OSHEE në gadishmëri, nuk pati probleme” plus 7 more


OSHEE në gadishmëri, nuk pati probleme

Posted: 02 Jan 2017 05:30 AM PST

Sipas një njoftimi për shtyp Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike bën të ditur se gadishmëria e fiderave ka qenë e plotë në ditët e fundvitit. Problemi një kabine private në Tiranë, e cila furnizonte zonat në Rrugën “Idriz Dollaku” dhe Maternitetin i Ri, ështe zgjidhur në kohe. Në gadishmëri kanë qenë 1800 punonjës në 11 Drejtoritë rajonale të OSHEE dhe janë furnizuar në menyrë të pandërprerë spitalet, hidrovorët, objektet e rëndesisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët. Plani i masave organizative bëri të mundur reagimin e shpejtë të OSHEE për çdo avari të mundshme. – thuhet në këtë njoftim për shtyp.

Fier, bie me 50 % nr. i lindjeve, popullisa drejtë plakjes

Posted: 02 Jan 2017 05:19 AM PST

Fieri po përjeton një tkurrje të populsisë nga viti në vit. Sipas presidentit të Urdhruit të Mjekut në Fier, njëkohesisht mjek obseter – gjinekolog, numri i tyre ka rënë me gati 50 %. Në vitin 2016 numri i lindjeve në maternitetin e Fierit rregjistruan 1800 lindje, të cilat janë rreth 300 më të uleta nga viti 2015. Kjo rënie sot është alarmante nëse do ta krahasonim  me numrin e lindjeve të evidentuara në vitin 1995 ku rregjistroheshin 5000 lindje në një vit. Në ditët tona kemi një reduktim prej më shumë se 50% të numrit të lindjeve çka do të thotë një tkurrje të popullsisë.
Fieri ka një popullsi 82.262 banorë. Me moshë mesatare 38 vjeç dhe dendësi 255 banorë/km2, një nga me të lartat në Shqipëri.
Por nuk është ky shkaku i vetëm. Emigrimi si dhe gjëndja ekonomike e planifikimi familjar, ka bërë që shumë familje të zgjedhin të kenë jo më shumë se dy fëmijë.

Isis merr përsiper sulmin në Stamboll

Posted: 02 Jan 2017 04:57 AM PST

Sulmin e përgjakshëm në një diskotekë të Stambollit në mbrëmjen e Vitit të Ri, e ka marr sot përsipër, Grupi i Shtetit Islamik, ISIS. Kjo është hera e parë që ISIS-i merr përsipër një sulm në Stamboll, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar "me fjalët më të ashpra" aktin terrorist në metropolin turk.

Nishani, mesazh ngushëllimi Presidentit të Turqisë, Erdogan!

Posted: 02 Jan 2017 04:51 AM PST

Ndërkohë për sulmin terrorist në Stamboll, kreu i shtetit Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Turqisë, Erdogan. Ndër të tjera, Nishani duke dënuar aktin që sipas tij kapërcen çdo veprim njerëzor, e siguroi homologun se shqiptarët i janë pranë në luftën pa kompromis të terrorizmit, që synon të trembë dhe të përçajë duke mos kursyer as momentet e gëzimit dhe jetët e pafajshme njerëzore.

Largimet e emigrantëve, fluksi në pikat kufitare

Posted: 02 Jan 2017 04:19 AM PST

Pas kremtimit të festave në Shqipëri, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës kanë nisur të rikthen. Në pikat e kalimit kufitare në Kakavijë, Kapshticë si edhe nga porti i Durrësit ka patur fluks qytetarësh. Falë masave të marra dhe hapjes së shumë sporteleve nuk ka patur rradhë pritjesh.

 

Hollande: Lufta kundër ISIS në Irak mund të parandalojë terrorizmin

Posted: 02 Jan 2017 04:11 AM PST

Në ditën e dytë të janarit, presidenti francez Hollande ndërsa vizitoi në Bagdad forcat ushtarake franceze tha se lufta kundër ISIS në Irak mund të parandalojë dhe terrorizmin në Francë. Po sot, në Bagdad nga një shpërthim në një shesh u vranë së paku 16 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Veliaj, peruron këndin e lojrave në Laprakë

Posted: 02 Jan 2017 04:05 AM PST

Tiranës i është shtuar një tjetër hapësirë kushtuar qytetarëve më të vegjël, fëmijëve. Bashkia ka ndërtuar në Laprakë, në rrugën "Lord Bajron”, një kënd lojrash, të konceptuar edhe si një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët e zonës. Kryebashkiaku Erion Veliaj në perurimin e këtij investimi foli edhe për Planin e Përgjithshëm Vendor, i cili projekton një Tiranë policentrike, ku Lapraka do të jetë një nga qendrat e qytetit. Sërish kryebashkiaku iu drejtua kritikëve, të cilët i ftoi të japin kontributin e tyre në realizimin e investimeve të reja. Ky është këndi i 7-të i lojërave i ndërtuar në Tiranë, nga 12-të të planifikuar nga Bashkia. Një pjesë e kësaj hapesire i dedikohet fushës sportive, me përmasa olimpike, e përshtatshme edhe për të organizuar kampionate.

“Euro” feston 15 vjetorin e saj të lindjes

Posted: 02 Jan 2017 03:55 AM PST

E përdorur nga afro 340 milionë njerëz çdo ditë, euro festoi dje 15 vjetorin e saj të lindjes. Si një adoleshente në fund të moshës më delikate, euro ka udhëtuar nga kriza në krizë gjatë këtyre viteve të fundit, por akoma ia del të ketë një mbështetje të qëndrueshme në 19 vendet anëtare të BE-së që e përdorin atë – e veçanërisht të një brezi të ri që nuk ka patur shansin të njohë ndonjë monedhë tjetër më parë. Monedha europiane, u lancua në 1 janar të 1999-ës, por fillimisht u përdor si monedhe virtuale në transaksione financiare. Monedhat dhe kartmonedhat u prezantuan në 1 janar të vitit 2002. Në njërën nga anët e çdo monedhe qëndron një simbol kombëtar i vendeve europiane që e kanë përqafuar atë. Për shembull, Austria ka mozartin në njërën nga anët e monedhave euro që janë në qarkullim në atë vend, ndërsa Irlanda Harpen Keltike. Ndërsa, kartmonedhat euro nuk përshkruajnë asnjëherë njerëz apo vende reale, por vetëm ilustrime imagjinare. Mbërritja e euros nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Por me kalimin e kohës, qëndrimet ndaj kësaj monedhe u zbutën, dhe aktualisht 56 përqind e europianëve mendojnë se euro është një gjë e mirë për vendet e tyre, sipas një vëzhgimi të kryer nga Komisioni Europian. Euro gjithashtu gëzon mbështetjen e 68 përqind të qytetarëve të grupmoshës 15-24 vjeç. Ndërkohë Banka Qendrore Europiane planifikon që në fund të 2018-ës, të heqë nga qarkullimi kartmonedhën 500 euroshe. E njohur si "Bin Laden", bankënota e pupurt besohet se lehtëson transaksionet në kesh që kryhen nga terrorirstët, trafikantët e substancave narkotike apo edhe personat që kryejnë pastrim parash . Vendin e saj, si prerja më e madhe e euros, do ta zërë kartmonedha 200 euroshe.

Related Posts :