Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

RTSH: “Rinas; Pezullohen fluturimet për shkak të motit” plus 9 more

loading...

RTSH: “Rinas; Pezullohen fluturimet për shkak të motit” plus 9 more


Rinas; Pezullohen fluturimet për shkak të motit

Posted: 12 Jan 2017 07:16 AM PST

Reshjet e dendura të borës që u shënuan mbrëmë në kryeqytet krijuan probleme edhe në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Shumë prej fluturimeve , në vajtje e në ardhje u anulluan e të tjera u shtynë për shkak të akullit në pistën e aeroportit . Shumë prej udhëtarëve u shprehen të revoltuar për shkak se njoftimi për anullim ose shtyrje të fluturimit të tyre është bërë në minutën e fundit. Njoftimet për fluturimet e anulluara apo të shtyra janë bërë në faqen on line të aeroportit por jo të gjithë kanë patur mundësi ta shohin atë në kohë reale. Fluturimet e anulluara ishin parashikuar të kryheshin herët në mëngjes para orës 06:00. Ndërkohë fluturimet që janë parashikuar të kryheshin nga ora 06:00 deri në orën 07:30 janë shtyrë. Të anulluar ishin fluturimet Tiranë-Beograd i parashikuar të niste në orën 04:15 dhe Tiranë-Romë i parashikuar të niste në orën 05:40. Fluturimet Tiranë-Milano dhe Tiranë-Bolonjë, Tiranë-Venecia dhe Tiranë-Ancona, e Tiranë-Stamboll janë shtyrë por pa përcaktuar orën e saktë se kur do të jetë nisja.

“Arrest shtëpie” për Odhise Andrean, mori para në emër të gruas gjyqtare

Posted: 12 Jan 2017 06:58 AM PST

"Nuk kam bërë korrupsion, çdo gjë e sajuar nga prokuroria. Shuma e parave të filmuar e kam marrë borxh nga Petraq Dashi për një biznes që kam hapur më parë". Me këto fjalë Odhise Andrea i shpallur në kërkim prej më shumë se 4 muajsh, ka ngritur alibin e tij përpara kolegjit penal në gjykatën e lartë.

Pasi dëgjoi pretendimet e tij dhe të mbrojtjes, kjo gjykatë vendosi të mos çojë në qeli, por në arrest shtëpie, të pandehurin , deri në përfundim të hetimeve. Ndaj tij prokuroria e përgjitshme kishte kërkuar mbajten e tij në qeli. Odhise Andrea, mundi ti shpëtojë arrestit prej më shumë se 4 muajsh në arrati. Ai mohoi akuzat për korrupsion duke deklaruar se cdo gje është e sajuar. Mesnatën e së hënës, policia njoftoi dorëzimin e tij në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Ai nuk ka pranuar të jap asnjë deklaratë në momentin e dorëzimit ndërsa para gjykatës ka mbajtur qëndrim mohues për akzuat.

Gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj Odhise Andrea, akuzohen nga prokuroria për një aferë korruptive në lidhje me një çështje prone. Sipas akuzës ata kanë përfituar një shumë prej 50 mijë eurosh në këmbim të një vendimi në favorë të njërës pale në gjykim. Ishte Prokuroria e Përgjithshme e cila mbrëmjen e 16 korrikut 2016 deklaroi se një gjyqtare e Gjykatës së Lartë është përfshirë në një aferë korruptive.
Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues.

Skandali i seksit, ish kryebashkiaku dënohet me heqje lirie

Posted: 12 Jan 2017 06:55 AM PST

Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili u akuzua se kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune, është dënuar me dy vite e tete muaj heqje lirie. Vendimi u mor të enjten nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ajo pranoi më parë, kërkesën për gjykim të shkurtuar. Ish-kryebashkiakut Xhelili, i është hequr për pesë vjet e drejta për të ushtruar funksione publike.

Aksidentet në Tiranë nga dëbora

Posted: 12 Jan 2017 06:40 AM PST

Gëzimit dhe adrenalinës të së mërkures kur pas 32 vitesh Tirana u mbulua nga bardhësia e dëbores i ka lënë vendin incidenteve rrugore mëngjesin e sotëm.

Drejtues mjetesh por edhe qytetarë janë përballur me ngricat e rrugëve dhe rrëshqitjes duke mos i shpëtuar incidenteve. Zyrtari i lartë në Policinë e Tiranës Dhimitraq Ziu tha për televizionin shqiptar se nga dje numërohen 47 incidente në përplasje të automjeteve. "Nga këto 7 shtetas kanë pësuar dëmtime të lehta në trajtimet spitalore dhe janë kaluar në banesat e tyre pa problem.Kemi edhe 52 raste të dëmtime të shtetasve të ndryshëm, të kalimtarëve, duke luajtur dhe kta janë trajtuar në spital" tha Ziu.

Jo vetëm për banorët e kryeqytetit por edhe për uniformat blu kjo situatë ishte e papritur, Fillimisht, sqaron drejtori për rendin dhe sigurinë, u angazhuan ato patrulla që ndodheshin në shërbim por më pas u pa e nevojshme përfshirja e masave shtesë. Ziut dha me detaje edhe ato akset e rrezikshme që qytetarët duhet të vazhdojnë të bëjnë kujdes edhe përgjatë natës së sotme për shkak të uljes së temperaturave. "Fillimisht kemi hasur probleme në trafikun në qytet në pjesën e Kasharit, te Casa Italia dhe ardhja nga Vora në drejtim të Tiranës dhe në rrugën e Ndroqit. Kemi patur problem tek "Shqiponja", te "Zogu Zi", qytet Studenti, pallati me shigjeta dhe në pjesën e Freskut" shtoi më tej Ziu.

Temperaturat e ulta që përfshinë kryeqytetin mbrëmjen e të mërkurës kanë trembur edhe krimin, ku edhe në këtë sektor ka një statistikë interesante. "Ështe një natë që nuk u shënua asnjë ngjarje kriminale" theksoi Ziu.

Moti i keq, OSHEE: 8 fidera me defekt

Posted: 12 Jan 2017 06:37 AM PST

Moti i keq ka sjellë defekte në rrjetin e shpërndarjes në disa linja të tensionit të mesëm dhe të ulët. Operatori i shpërndarjes së energjisë thot se grupet e terrenit vijojnë punën për riparimin e avarive në të gjitha zonat ku raportohen ato. Informacionet e fundit të OSHEE, rezultojnë 8 fidera me defekt në të gjithë vendin. Sipas rajoneve pa energji rezulton Tirana, Elbasani, Korça, Fieri, Vlora, Kukësi, Shkodra dhe Burreli.

I ftohti shtyn sezonin teatror

Posted: 12 Jan 2017 06:25 AM PST

Temperaturat e ulta të këtyre ditëve kanë çuar drejt mbylljes së përkohshme edhe të institucionin më të madh teatror në vend, Teatrit Kombëtar. Njoftimi është bërë nga vetë teatri, sipas të cilit ngrica ka prekur tubacionet që furnizojnë me ujë kaldajën e teatrit duke e bërë të pamundur funksionimin e saj. Për këtë arsye shfaqjet e programuara për datat 12-13-14-15 Janar nuk do të jepen. Keto data do të shënonin dhe çeljen e sezonit artistik për vitin 2017. Vepra e programuar për t’u ngjitur në skenë ishte "Opera për 3 grosh" e autorit çek Vaklav Havel. Ajo luhet nga aktorët  Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Eva Alikaj, Erjona Kakeli, etj. "Opera për 3 grosh" është realizuar nga regjisori Mehmet Xhelili dhe premierën e ka patur në dhjetor të vitit që sapo lamë pas. Me skenografinë e Genc Shkodranit dhe kostumografi të Anila Zajmit, vepra konsiderohet një komedi e zezë, një thirrje kundër sistemeve të korruptuara.

Vuçiç: Mbledhje të jashtëzakonshme pas lirimit të Haradinajt

Posted: 12 Jan 2017 06:12 AM PST

Ministria e Drejtësisë Serbe i ka thënë agjensisë Beta se vendimi i sotëm për lirimin e Haradinajt nga paraburgimi është proçes krejtësisht i veçantë nga proçedurat e ekstradimit, Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçic ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, menjëherë pasi Vuçiç të kthehet nga India. Në këtë mbledhje do të diskutohet vetëm për lirimin e Haradinajt.

Bora dhe mjegulla vështirësojnë qarkullimin në Gjirokastër

Posted: 12 Jan 2017 06:07 AM PST

Në qarkun e Gjirokastrës, veç borës e akullit qarkullimi u vështirësua edhe për shkak të mjegullës, ndaj dhe policia mori masa shtesë. Blerim Berbati, Pergjegjës i Qarkullimit Rrugor tha: "Kemi shtuar menjëherë prezencën e patrullave të policisë prej rasteve të rënieve në ngricë menjëherë." Ata që qarkulluan sot në rrugët kombëtare Tepelenë –Gjirokastër-Kakavijë dhe Gjirokastër- Sarandë, ndajnë mendime të ndryshme për gjëndjën e tyre: "Nëse nuk do të ishim treguar vetë të respektueshëm, udhëtimi dotë ishte shumë i vështire.-shprehet një qytetar,- "Shumë mirë, rruga është e hapur, është e rregulluar, E pastruar. Unë vij nga Përmeti, dhe skam hasur asnjë lloj problemi." "Nga Saranda vimë, për në Vlore jemi. Rruga ishte e hapur, nuk kishte pengesa, me pak veshtirësi këtu, kjo pjesa e Gjirokastrës deri në Tepelenë. Duhet shumë shumë kujdes se ndryshe pakujdesia më e vogël, mund të jetë fatale." Postoblloqe të policisë rrugore janë stacionuar edhe në rrugët e brendshme te qytetit të Gjirokastrës ku si shkak i dëborës dhe akullit qarkullimi i mjeteve ka qenë i vështirë.

QSUT, më shumë shpresa për pacientët me ishemi akute

Posted: 12 Jan 2017 06:07 AM PST

Mjeksia shqiptare ofron më shumë mundësi shërimi për personat që pësojnë paraliza si pasojë e një ishemie akute në tru. Nëse pacienti paraqitet në QSUT që në orët e para, jo vetëm i shpëton jeta, por riaftësohet tërësisht. Kjo bëhet e mundur në njësinë e shërbimit neurovaskular falë futjes së një medikamenti të ri dhe tepër të shtrenjtë.

Saimir Rama, është pacienti i cili vetëm një ditë më parë ndodhej në koma, ndërsa me ndërhyrjen më të fundit është në gjendje të flasë vetë. “Kam punuar shofer gjatë kësaj kohe në Greqi dhe në Gjemani. Tani ndodhem pa punë për arsye të sëmundjes së veshkave dhe tensionit. Mbrëmë erdha, s’kam ditur se ku kam qenë fare. Sot jam mirë. Më kanë bërë mirë këto ilaçet” thotë Saimiri për RTSH. Por fjalët më të mira ai i thotë për stafin mjeksor. “Një staf i mrekullueshëm! Jo për gjë, por kam qenë nga të parët që i kam sharë, qenkan njisha! Dje pasdite s’kam ditur ku kam qenë. Ajo doktoresha paska qenë çudibërëse se nuk  e kisha menduar se do isha në terezi. Tani jam mirë, shpresoj të jem shumë mirë" tha Saimiri.

Mjekja Neurologe Mira Rakacolli thotë se me proceduren e re qe po aplikohet pacienti rehabilitohet brenda një kohe të shkurtër. “Është një shërbim i ri për të parën herë që hapet në Qendrën Spitalore Universitare. Nëqoftëse një i sëmurë paraqitet në orët e para në një paralizë që ka ardhur si rezultat i bllokimit të gjakut, në sajë të një medikamenti që vetëm tani u bë e mundur të blihet, sepse ky është një medikament që kushtonte shtrenjtë, brenda një ore atij i zhduket paraliza. Një pacient që vjen në gjendje kome dhe që nëse s'do ta bënte këtë, – edhe sikur të shpëtonte jetën, do mbetej i paralizuar, për një orë çohet" thotë mjekja Mira Rakacolli.

Drejtorja e QSUT Ogerta Manastirliu tha se shërbimi i hap rrugën edhe ndërhyrjeve të reja që janë ndërhyrjet minivazive në vazat e trurit. Investimi i kushtueshëm është parë nga afër nga Kryeminsitri Edi Rama dhe Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj. Procedura e trombolizës intravenoze ofrohet vetëm në QSUT dhe prej 10 ditësh nga implementimi rezultatet tek pacientët janë impresionuese.

AAK: Lirimi me kusht i Haradinajt drejtësi jo e plotë

Posted: 12 Jan 2017 06:04 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideroi vendimin e gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, drejtësi jo të plotë, duke i bërë apel organeve të drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë proçedurat dhe t'i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt. Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe proçesi kundër tij, i inicuar me urdhër arrest politik të Serbisë, do të marrë zgjidhje pozitive shumë shpejt", përfundon deklarata.

Related Posts :