Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

RTSH: “Votimi elektronik më 18 qershor, betejë e re mes maxhorancës dhe opozitës” plus 9 more

loading...

RTSH: “Votimi elektronik më 18 qershor, betejë e re mes maxhorancës dhe opozitës” plus 9 more


Votimi elektronik më 18 qershor, betejë e re mes maxhorancës dhe opozitës

Posted: 13 Jan 2017 12:45 PM PST

Mosmarrveshjet lidhur me votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit, duket se do të çojnë në një betejë të re mes maxhorancës dhe opozitës. Në komisionin e Reformës Zgjedhore të zhvilluar të premten, palët komunikuan mes tensionit gjithnjë në rritje.
“Marrim një vendim tani, sipas propozimit, që përveç punës hulumtuese të ekspertëve ti kërkojmë zyrtarisht edhe OSBE/ODIHR-it të vijnë të na japin një opinion për këtë çështje", tha deputeti socialist Taulant Balla.
Por për deputetin demokrat Oerd Bylykbashi “Vendimin e caktojmë ne, ky parlament. Ajo që ne do t'i kërkojmë OSBE/ODIHR-it është si bëhet më mirë, jo nëse bëhet ose jo”.
Debati zgjati derisa zoti Bylykbashi propozoi për t'i dhënë OSBE/ODIHR rol vlerësues mbi votimi elektronik.
Mosarritja e konsensusit për ta miratuar propozimin e opozitës e detyroi këtë të fundit të braktisi komisionin. Deputeti Bylykbashi tha se “Me veton e sotme Partia Socialiste praktikisht ka vrarë reformën zgjedhore. Votimi elektronik, indentifikimi elektronik i zgjedhësve me shenjën e gishtit dhe numërimi i votave në mënyrë elektronike është thelbi i reformës zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme” këmbënguli ai.
Deputeti socialist Taulant Balla e konsideroi si një “…alibi për të bojkotuar parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje”.
Por në disa deklarime të mëvonshme zyrtarë të PD kanë deklaruar se do të këmbëngulin fortë tek votimi elektronik.

“Çështja Tahiri”, Kolegji Zgjedhor pushon gjykimin për ish deputetin

Posted: 13 Jan 2017 06:42 AM PST

Kolegji Zgjedhor pushon çështjen dhe shpall mos-kompetencën për ankimimin e ish-deputetit Dashamir Tahiri, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-ës për heqjen e mandatit të deputetit. Pas një séance maratonë, kolegji në gjykatën e Apelit, vendosi të dërgojë çështjen në Gjykatën Administrative të shkallës së parë për shqyrtim. Në seancën e ankimimit ishin të pranishëm përfaqësues të KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa deputeti Tahiri u përfaqësua nga avokati i tij. Ai deklaroi se dënimi i klientit të tij është marrë në mungesë dhe ai është vënë në dijeni kur është marrë Prokuroria. "Ky vendim është i falur ne 2006. Ndërkaq vendimi i KQZ është marrë me një shumicë të thjeshtë dhe duhet të ishte marrë me shumicë të cilësuar."- U shpreh avokati. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e KQZ-së tha se Kolegji Zgjedhor nuk është kompetent për të shqyrtuar këtë kërkesë. "Dashamir Tahiri nuk legjitimohet të vërë në lëvizje Kolegjin Zgjedhor."- ishte fraza që përdori ajo.

Investimet publike larg realizimit

Posted: 13 Jan 2017 06:36 AM PST

Të dhënat paraprake të ministrisë së financave për 11 mujorin e vitit që lamë pas tregojnë se qeveria nuk ka arritur të realizoje të gjithë fondin e investimeve publike, një problem ky që dominon edhe një nga buxhetet më të ulta në zërin e investimeve, siç ishte ai i 2016. Referuar treguesve fiskal për 11 mujorin qeveria ka ekzekutuar 76% të fondit të shpenzimeve kapitale dhe pjesa e parealizuar e këtij fondi i mbetet muajit dhjetor. Në total për vitin 2016 investimet publike llogariteshin 58.6 mld lekë, ose 3.9% e prodhimit të brendshëm bruto. Ndërkohë sipas fiskales rezulton që në fund të muajit nëntor shpenzimet kapitale janë 13.9 mld lekë më pak krahasuar me planin e qeverisë. Por edhe shpenzimet në total për 11 mujorin shënojnë mosrealizim të thellë krahasuar me vitin paraardhës. Nëse krahasohet me planin, qeveria nuk i ka injektuar ekonomisë plot 26 mld lekë shpenzime në total, ose 10% e buxhetit të shtetit.

Shpenzimet kapitale (2016)

Janar              1,408 mln lekë

Shkurt            3,147 mln lekë

Mars               8,234 mln lekë

Prill                2,209 mln lekë

Maj                15,099 mln lekë

Qershor        20,108 mln lekë

Korrik           23,630 mln lekë

Gusht            30,566 mln lekë

Shtator          35,098 mln lekë

Tetor              38,677 mln lekë

Nëntor           44,783 mln lekë

Çifti Andrea i akuzuar për korrupsion, kërkon gjykim të shkurtuar

Posted: 13 Jan 2017 06:07 AM PST

Anëtarja e  pezulluar e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, të akuzuar për një aferë korruptive me vlerë 50 mijë euro, i kërkuan Gjykatës së Lartë zhvillimin e një proçesi gjyqësor të shkurtuar. Seanca gjyqësore është shtyrë për më datë 17 janar. Në këtë seancë do të shqyrtohet kërkesa për ndryshim e masës së sigurisë për të pandehurin Ilia Çabiri nga Saranda, i cili në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte në Gjykatën e Lartë njohjen e një sipërfaqeje prone prej 470 hektarësh në zonën e Butrintit. Të akuzuar në këtë proçes janë edhe Eleni Lino dhe Petraq Dashi. Sipas hetimeve të prokurorisë, Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro, të cilën ja ka paguar burrit të gjyqtares Andrea. Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Ai nuk qëndroi më shumë se 48 orë qeli pas dorëzimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mbrëmjen e 9 janarit, pas shtatë muajsh largimi nga Shqipëria, pikërisht në momentin e daljes së urdhër arrestit.

Obama dekoron me Medaljen e Lirisë, zëvendës presidentin, Xho Baiden

Posted: 13 Jan 2017 06:04 AM PST

Zv/presidentit amerikan Xho Bajden i është dhënë medalja e Lirisë nga presidenti Barack Obama i cili e ka konsideruar si një luan të historisë amerikane. Ceremonia surprizë e dorëzimit të vlerësimit më të lartë civile në vend, për krahun e djathtë të tij, është paraprirë me një fjalim emocionues. Obama ka befasuar të gjithë me një fjalim emocionues. “Për besimin e tij tek amerikanët, për dashurinë e tij ndaj vendit, për punën e tij që do të zgjasë nëpërmjet brezave, po i kërkoj asistentit ushtarak të vijë në skenë. në veprimin tim të fundit si president kam kënaqësinë ti dorëzoj vlerësimin më të lart civil të kombit tonë, medaljen presidenciale për lirinë. Dhe nëse nuk e admironi Xho Bajden si nëj person atëherë keni ndonjë problem,” përfundoi Obama duke iu referuar një senatori republikan. Përpara një Bajden të përlotur , Obama e falenderoi duke e cilësuar si zëvendës presidentin më të mirë që shtetet e bashkuara të Amerikës kanë pasur ndonjëherë, një luan të historisë amerikane. Vitet e fundit kjo medalje i është dorëzuar vetëm Papa Gjon Pali i II-të, ish presidentit Ronald Regan dhe ish sekretarit amerikan të shtetit Kolin Pauell.

Edi Rama me nxënësit e “Pisa 2015”

Posted: 13 Jan 2017 05:57 AM PST

Ministrja e arsimit ka zgjedhur nxënësit e vlerësuar nga barometri global i arsimit, Pisa 2015, që të përurojë Ministrinë e Arsimit të ristrukturuar së fundmi. Nxënësit shqiptarë kanë marrë përgëzime nga kryeministri me këtë rast, që ka vlerësuar se kjo arritje është fryt i reformës në arsim. Rama tha përpara studentëve: "Nëse reforma në arsim do të ishte bërë 20 vjet më parë, do të ishte ideale për këdo nga ju. Por gjenerata e lindur kur ndryshoi sistemi, gjenerata juaj, do të ketë në dispozicion të gjitha mjetet që do t’iu japin të gjitha mundësitë për të ndryshuar botën." Mes nxënësve, ku dukshmërisht kanë qenë më shumë vajza se djem dhe me një shpërndarje gjeografike të ndryshme, Zoti Rama nuk i ka shpëtuar perspektivës së mundshme politike të tyre. Rama e mbylli duke i thënë një batutë njërës prej studenteve; " Bëhu Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, në mënyrë që ta shpëtojmë dhe Shkodrën."

Kuburuviç: Serbia këmbëngul për ekstradimin e Haradinajt

Posted: 13 Jan 2017 05:55 AM PST

Pas përfundimit të Mbledhjes së Qeverisë së Serbisë para gazetarëve janë shfaqur Ministrja e Drejtësisë dhe i ngarkuari i kësaj Qeverie për Kosovën, Gjuriq. Pos pakënaqësisë që këta kanë shprehur ndaj lirimit me kusht të Ramush Haradinajt në të njejtën kohë kanë njoftuar që kanë zgjeruar aktakuzën kundër Haradinajt. Nela Kuburuviq, ministre e Drejtësisë para gazetarëve ka thënë që "Serbia në afat prej pesë ditësh organeve franceze u ka proceduar kërkesën për ekstradimin e Haradinajt bashkë me lutjen". Kuburoviç ka thënë që Prokuroria ka zgjeruar aktakuzën dhe se për të janë edhe 30 dëshmitarë të ri. Ajo ka thënë se Serbia nuk heq dorë nga kërkesa për ekstradim.

Ministrja e drejtësise serbe Kuburuviç është shprehur se qeveria serbe nuk pranon vendimin e gjykatës franceze për lirimin me kusht të kreut të AAK -së Ramush Haradinaj. Me deklaratën se janë parashtruar akuza të reja si dhe 30 deshmitarësh të tjerë, ripërsërit kërkesën e shtetit të saj për ekstradim të tij në Serbi.

Sobotka:Intesifikoni punën policore në kapjen e kokave të trafikut të lëndëve narkotike

Posted: 13 Jan 2017 05:48 AM PST

Shqipëria dhe Austria do të ngrejnë një grup të përbashkët për shkëmbimin e të dhënave në lidhje me personat me veprimtari kriminale vecanërisht ato të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve natkotike. Në Tiranë ndodhet me ftesë të ministrit Sajmir Tahiri homologu i tij austriak Wolfgang Sobotka i cili kërkoi intesifikimin e luftës kundër trafikut të drogërave në kapjen e kokave të këtij trafiku.

Ministri Tahiri mbështeti ngritjen e një grupi të përbashkët lidhur me personat me veprimtari kriminale. Atij iu kërkua nga gazetarët të jepte një koment rreth deklaratës mediatike të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani se problematika e kultivimit të kanabisit në vend është diskutuar së fundmi edhe në qeveri.
Dy ministrat diskutuan gjatë takimit edhe rreth problematikës së emigrimit të refugjatëve sirianë drejt Bashkimit Europian. Ministri Tahiri garantoi homologun e tij se Shqipëria nuk rrezikon që të jetë pjesë e ndonjë itinerari të flukseve migratore.

Policia e shtetit feston 104 vjetorin e themelimit të saj

Posted: 13 Jan 2017 05:43 AM PST

Policia e shtetit festoi këtë të premte 104 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast u shpërndanë edhe dhjetra çertifikata për punonjësit më të dalluar ku ra në sy vlerësimi i dhënë për punonjësin e policisë Nikolin Gjergji, i plagosur në kokë gjatë një aksioni për kapjen e një grabitësi në Lezhë. Në fjalën e tij përshëndetëse ministri i Brendshëm Sajmir tahiri theksoi se në këtë 104-vjetor Policia është institucioni më i besuar nga qytetarët shqiptarë. Ndërsa për drejtorin e Përgjitshëm Haki Cako lufta ndaj krimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, mbeten prioritet i cdo efektivi. Në festën e policisë ishte i ftuar edhe Prokurori i Përgjitshëm Adriatik Llalla ku nuk mungoi edhe një shkëmbim urimi me Ministrin Tahiri.

Shënohet viktima e katërt si pasojë e gripit

Posted: 13 Jan 2017 05:35 AM PST

Gripi shkakton një tjetër viktimë duke e çuar në katër numrin e personave që kanë ndërruar jetë të prekur nga virusi AH3N2. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë pacienti po i moshës 76 vjeç , po trajtohej në repartin intensiv të spitalit universitar Shefqet Ndroqi për shkak se vuante nga sëmundje shoqëruese si insuficenca respiratore, spoku dhe diabeti. Ndërkohë ISHP që ka konfirmuar edhe prezencën e virusit të gripit të stinës tek ky pacient, sqaron se situata epidemiologjike ndonëse karakterizohet me aktivitet të lartë të qarkullimit të virusit, bazuar në raportimet e ditëve të fundit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve në të gjithë vendin, fluksi është në rënie.

Në gjendje të rëndë shëndetësore ISHP konfirmon 5 pacientë të cilët janë moshë e tretë dhe aktualisht po trajtohen në repartin intensiv të Spitalit Shefqet Ndroqi për shkak të komplikacioneve nga sëmundjet shoqëruese që vuajnë. Specialistët këmbëngulin në bërjen e vaksinës nga çdo grup i moshës mbi 6 muajsh ku përjashtim nuk bëjnë as gratë shtatzëna në çdo tremujor të shtatëzanisë që ato ndodhen.

Related Posts :