Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

RTSH: “Zvicër, ndalohet kreu i AAK Ramush Haradinaj” plus 9 more

loading...

RTSH: “Zvicër, ndalohet kreu i AAK Ramush Haradinaj” plus 9 more


Zvicër, ndalohet kreu i AAK Ramush Haradinaj

Posted: 04 Jan 2017 12:23 PM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është ndaluar të mërkurën në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Lajmi është konfirmuar nga AAK e cila ka dënuar arrestimin e kryetarit të saj. “Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm” vlerësohet në një deklaratë të kësaj partie. “U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t'i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë” vazhdon më tej deklarata. AAK i kërkon ndërkohë qeverisë së Kosovës “që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës”. Në qershor 2015 Haradinaj është ndaluar edhe në Slloveni. Arsyeja edhe atëhere ka qenë një fletë arresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia që prej vitit 2006.

Ilir Daja; Trajneri i Skënderbeut

Posted: 04 Jan 2017 07:00 AM PST

Ilir Daja është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Në daljen e tij të parë para mendiave, Daja u shpreh optimist teksa deklaroi se objektivi i tij është sinkron me atë të skuadrës, të shpallet sërish kampion. Ai deklaroi se skuadra ka nevojë për përforcime dhe sëbashku me presidentin Takaj janë duke përzgjedhur emrat që do të veshin fanellën e kampionëve në fuqi për pjesën tjetër të sezonit. Daja deklaroi se nuk ka një afat të përcaktuar qëndrimi në drejtimin e Skënderbeut, pasi do të jetë puna e tij dhe e skuadrës që do të vendosë për të ardhmen e tij. I pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri, presidenti I Skënderbeut, Ardian Takaj shprehu besimin e plotë që ka ai dhe bordi drejtues i skuadrës tek aftësitë e Ilir Dajës. Të mërkurën Skënderbeu ka nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit.

Nigeriani Bonifeis, futbollisti i ri i Partizanit

Posted: 04 Jan 2017 06:56 AM PST

Metju Bonifeis është futbollisti i ri që do të veshë fanellën e Partizanit përgjatë dy fazave të mbetura të kampionatit. 22-vjeçari nga Nigeria është prezantuar të mërkurën nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Genci Tomorri dhe do të mbajë fanellën me numër 9. Bonifeis fillimisht ka ardhur në Shqipëri për të luajtur me Skënderbeun, por për arsye dokumentacioni nuk mundi të aktivizohej. Gjatë kësaj kohe ka luajtur me Trepçen në Kosovë. Ai e quan më të fortë kampionatin shqiptar dhe Partizanin një skuadër të aftë për të fituar titullin kampion. I pyetur a do të ketë afrime ë tjera në skuadër, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genci Tomorri është përgjigjur se do të ketë afrime lojtarësh cilësorë, të cilët do të studiohen mirë nga drejtuesit e klubit. Përveç Sukajt dhe Mazrekajt që do t’i bashkohen skuadrës, pa përmendur emra konkretë ai shtoi se lojtarët e rinj do të shikohen gjatë fazës përgatitore që do të zhvillojë skuadra në Turqi.

Kongresi i 115-të i SHBA-së

Posted: 04 Jan 2017 06:35 AM PST

Kongresi i 115-të i Shteteve të Bashkuara mbajti në Uashington seancën e tij të parë gjatë së cilës u bë edhe betimi i senatorëve të rinj. Republikani Paul Ryan u zgjodh pa vështirësi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Në Senat, republikanët kanë paraqitur një projektligj që do t'i paraprijë përpjekjes për të shfuqizuar reformën e kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama. Ndërkaq, kryetari republikan i Komisionit të Senatit për Politikën e Jashtme tha se seancat e konfirmimit për kandidaturën e zotit Reks Tillerson si Sekretar i Shtetit do të fillojnë javën tjetër dhe pritet të zgjasin dy ditë. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta fillojë mandatin e tij me një Kongres të kontrolluar nga republikanët. Por megjithë zotimet ambicioze që bëri gjatë fushatës për reforma në kujdesin shëndetësor, në politikat fiskale si dhe për shkurtime buxhetore, asgjë nuk është e garantuar për presidentin e ardhshëm. Krtetari i zgjedhur Pol Rajan gjate fushates e kritikoi disa here zotin Tramp ndërsa për amerikanët, të cilët me votën e tyre sollën këtë qeverisje republikane në Uashington, suksesi matet me reforma në politikat e emigracionit, me ekonominë dhe shkurtime në programet qeveritare. Nga përgjigja që do të marrin këto reforma do të shihet jo vetëm reagimi i demokratëve për edhe uniteti i republikanëve ne Kongresin amerikan.

“Der Shpigel” mbushi 70 vjeç

Posted: 04 Jan 2017 06:34 AM PST

Një nga revistat kryesore politike gjermane, “Der Shpigel”, mbushi sot 70 vjeç. Numri i parë i kësaj reviste që mori shpejt famë evropiane dhe botërore doli në 4 janar 1947. Revista kritike me bazë në Hamburg siguroi të ardhura prej 280 milionë eurosh në vitin 2015. Edhe pse tirazhi ka rënë si pasojë e hyrjes së internetit, “Der Shpigel” vazhdon të shesë 800 mijë kopje në javë, kurse në internet revista ka 13 milionë lexues. Revista u përket në masën 50 përqind punonjësve të saj, një fakt i veçantë në botën e mediave. Ajo njihet si zbuluesja e shume skandaleve politike duke respektuar emrin e saj “Der Shpigel”, që do të thotë pasqyrë, dhe shërben si një pasqyrë ku çdo politikan duhet të shohë veten para se të veprojë.

Ligji i dekriminalizimit, Selami ankimon vendimin e KQZ-së

Posted: 04 Jan 2017 06:30 AM PST

Deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami ankimon vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i hoqi mandatin e parlamentarit. Avokati i tij ka depozituar në Gjykatën Administrative këtë ankimim, duke synuar të shfuqizojë vendimin e KQZ-së, me pretendimin se ky vendim është antikushtetues. Të njëjtën gjë ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër, Dashamir Tahiri, i cili gjithashtu do të kundërshtoje të enjten në Gjykatën Administrative, vendimin e institucionit kryesor të zgjedhjeve, që vendosi heqjen e mandatit edhe për deputetin e PDIU-së. Pak ditë para mbylljes së vitit 2016, edhe avokati i kryetarit të Bashkisë së Kavajes Elvis Roshi, deklaroi me përgjegjësi se vendimi i marrë nga KQZ do të ankimohej brenda afateve ligjore. Në këtë mënyrë, të tre zyrtarët e lartë që u konsideruan si pasojë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, pretendojnë rrëzimin e vendimit për heqjen e mandateve respektive.

Publikohet lista parprake e zgjedhësve për votimet e 18 qershorit

Posted: 04 Jan 2017 06:13 AM PST

Ministria e Brendshme publikoi të mërkurën listën paraprake të votuesve për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Ajo pritet të pasurohet me verifikime nga të gjitha partitë dhe qytetarët e interesuar. Ky proces do të ecë paralelisht me verifikimin e adresave të banimit, një proces që do të përfundojë në maj të këtij viti. Lajmin e bëri të ditur ministri i brendshëm Sajmir Tahiri i cili premtoi transparencë në listën e votuesve dhe korrektësi në hartimin e variantit përfundimtar.
Këto komente ministri Tahiri i bëri gjatë një analize publike dedikuar arritjeve të policisë gjatë vitit të shkuar, një bazë që për ministrinë e brendshme do të shërbejë për të realizuar ambiciet e vitit që sapo ka hyre. Për ministrin e brendshëm arritja kryesore është polici më e kualifiakur, më profesionale, më pak e korruptuar dhe Shqipëria më e sigurtë. Objektivi kryesor për vitin 2017, tha zoti Tahiri, do të jetë mbledhja e armeve, ulja e dhunës në familje dhe sekuestrimi i pasurive të vëna nga burime kriminale.

Francë-Le Pen: Nëse humb në referendum, gati të jap dorëheqjen

Posted: 04 Jan 2017 06:05 AM PST

Shefja e Frontit Nacional, partisë së ekstremit të djathtë në Francë, deklaroi sot për herë të parë se një largim i mundshëm i Francës nga BE-ja, ngjashëm me Britaninë, do të sillte rreziqe të mëdha ekonomike. Edhe nëse Franca del nga BE-ja dhe rikthen monedhën e saj, frangen, Evropa duhet të vazhdoje të mbaje monedhën e përbashkët, tha ajo. Duke folur për programin e ekonomik, Le Pen e quajti marrëzi programin e rivalit të saj Fransua Fijon për të shkurtuar 500 mijë vende pune nga sektori publik. Ajo tha se referendumi për daljen e Francës nga BE-ja do të mbahet nëse i fiton zgjedhjet presidenciale dhe, nëse humb në referendum, është gati të jape dorëheqjen.

Rritet çmimi i gazit për automjete

Posted: 04 Jan 2017 05:38 AM PST

Tregu i karburanteve në vend ka reflektuar menjëherë rritjen e çmimit të gazit për makina, pasi qeveria vendosi vitin e kaluar rritjen e akcizës së gazit. Por ndërsa rritja e akcizës është 8 lekë për litër, në treg çmimi i gazit është rritur me deri 10 lekë për litër dhe në disa raste edhe më shumë. Nga një vëzhgim i RTSH, çmimi i gazit të lëngshëm në Tiranë luhatet në rreth 55-64 lekë për litër nga 40-45 lekë për litër që ishte në fund të vitit që lamë pas.
Rritja e akcizës së gazit nuk u mirërprit përgjithësisht nga konsumatorët. Por ideatorët e kësaj mase thanë se ajo nuk do të preki përdoruesit e gazit për nevoja familjare, si ngrohje e gatim. Gjithnjë sipas tyre kjo masë synon të rrisi dhe shkallën e sigurisë së përdoruesve të gazit, duke filluar që nga pikat e posaçme të shitjes së tij që duhet të jenë të ndryshme nga ato të shitjes së gazit për makinat. Megjithatë në treg është e vështirë të gjesh një ndarje të tillë.
Aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 20 mijë mjete që përdorin si karburant gazin. Shumcia e tyre ka kryer investime të konsiderueshme nga 700-1000 për të modifikuar makinat për ti bërë ato më ekonomike dhe më miqësore ndaj ambientit. Por ndërsa në fillim ata u inkurajuan për të bërë këto modifikime, hapi i fundit i qeverisë mund t’i dekurajojë. Shumë konsumatorë thonë se nga kjo masë përfiton vetëm qeveria dhe tregëtarët e gazit.

Manjani: Jo dënime pa prova e me lajme TV-je

Posted: 04 Jan 2017 05:27 AM PST

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se po përgatitet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal dhe në atë të Proçedurës Penale, në mënyrë që të arrihet një "produkt i mirë që garanton drejtësi efektive, por edhe të barabartë për cilindo". "Duhet ta pranojmë se aktualisht kemi rregulla që na kanë mbetur që nga koha e shkuar (nga ajo e shkuara fare)! Sistemi i sotëm i drejtësisë penale prodhon më shumë arresitme , sesa hetime” shkruan zoti Manjani në rrjetin social Fejsbuk. Sipas tij, nxitimi për të njoftuar në televizion arrestime vazhdon të jetë i dëmshëm, sepse nuk nxit (në mos pengon) faktimin me prova të ngjarjeve kriminale. “Arrestimi mbi dyshime ( pa prova) është efektivisht dënim edhe nëse në gjykim provohet pafajësia. Kjo është sindroma e "drejtësisë popullore" që vjen nga e shkuara” shkruan  ministri Manjani në Fejsbuk.

Related Posts :