Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“SHBA: 300 ushtarë dërgohen në pjesën jugore të Afganistanit” plus 15 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“SHBA: 300 ushtarë dërgohen në pjesën jugore të Afganistanit” plus 15 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: 300 ushtarë dërgohen në pjesën jugore të Afganistanit

Posted: 07 Jan 2017 09:33 AM PST

Autoritetet ushtarake amerikane kanë shpallur se do t'i dërgojnë afro 300 trupa në pjesën jugore të Afganistanit këtë pranverë, në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO-ja për trajnimin e forcave afgane. Trupat do të vendosen në provincën jugore të trazuar Helmand, që është skenë e luftimeve të ashpra ndërmjet talibanëve dhe forcave afgane, gjatë muajve të fundit. Pjesa më e madhe e territorit të kësaj province strategjike, ku prodhohet drogë, është nën kontroll të militantëve, ndërsa vetëm kryeqyteti provincial, Lashkar Gah, është plotësisht nën kontroll të qeverisë. "Përafërsisht 300 marinsa do të vendosen në provincën Helmand në Afganistan, në pranverë të vitit 2017, në përkrahje të misionit Mbështetja Vendimtare, që udhëhiqet nga NATO-ja", thuhet në kumtesën e publikuar mbrëmë vonë nga Marina e Shteteve të Bashkuara. Afro 10 mijë ushtarë amerikanë mbeten në Afganistan, prej se pjesa më e madhe e forcave të NATO-s është tërhequr në vitin 2014. Prej tërheqjes, forcat afgane kanë bërë përpjekje për t'i dëbuar talibanët, të cilët kanë marrë më shumë territor se asnjëherë më parë, prej invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2001.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazprom: Dërgim rekord i gazit në Evropë për shkak të ftohtit

Posted: 07 Jan 2017 08:48 AM PST

Gjiganti i kontrolluar nga shteti në Rusi, Gazprom, tha se po dërgon vëllim rekord të gazit në Evropë për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta. Njoftimi i sotëm i kësaj kompanie, e thekson shkallën në të cilën shumë vende evropiane mbeten tejet të varura nga furnizimi me gaz nga Rusia. Gazpromi në kumtesë ka theksuar se dje ka dërguar vëllim rekord, pasi është shpenzuar afro një milion metra kub gaz. Pjesa më e madhe e këtij gazi furnizohet nëpërmjet gazsjellësit Rrjedha Veriroe nën Detin Baltik. Kompania shtetërore ruse, Gazprom, i furnizon shtetet anëtare të Bashkimit Evropian me një të tretën e gazit natyror. Vendet e Bashkimit Evropian, e para se gjithash, Gjermania, synojnë ndryshim të furnizimeve me energji dhe largim nga Rusia, derisa tensionet politike po vazhdojnë. Furnizimet ishin ndërprerë në mes të dimrit në vitin 2005, pastaj në vitin 2009, pas një mospajtimi të rëndë lidhur me çmimin e gazit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Ky mospajtim ka çuar në ndërtimin e gazsjellësit, Rrjedha Veriore, që nuk kalon nëpër Ukrainë dhe arrinë direkt në Gjermani. Por, aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë ka çuar, po ashtu, në përkeqësim të raporteve, që kanë arritur pothuajse në nivelin më të ulët. Nga moti i ftohtë në pjesën më të madhe të Evropës, prej 5 janarit, kanë humbur jetën së paku 20 vetë, gjysma e tyre në Poloni, disa në Itali e në vende të tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovë: Institucionet në gatishmëri ndaj reshjeve dhe temperaturave të ulëta

Posted: 07 Jan 2017 08:10 AM PST

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes mekanizmave kompetentë institucionalë, po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin, thuhet në kumtesën e sotme të Zyrës për komunikim të qeverisë. Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, janë plotësisht të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin, gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për tu dalur në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit, të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate, thuhet në kumtesë. Këto ditë në Kosovë, sikur pothuajse në gjithë rajonin, ka reshje të mëdha të botës dhe mbretërojnë temperatura tejet të ulëta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Nga eksplodimi i kamionit – dhjetëra të vrarë

Posted: 07 Jan 2017 06:21 AM PST

Nga eksplodimi i një cisterne me karburant në qytetin verior Azaz, që është nën kontroll të kryengritësve në Siri, janë vrarë së paku 43 vetë, shumica prej tyre civilë. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka monitoruesit në terren në Siri, mëtutje tha se shpërthimi ka ndodhur sot, kur ky kamion ka eksploduar para një gjykate në qytetin Azaz, që është në kufi me Turqinë. Ky observator tha se në mesin e të vrarëve janë edhe 6 luftëtarë kryengritës, ndërsa dhjetëra njerëz të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike shëndetësore. Qyteti Azaz është baza kryesore e Armatës së Lirë Siriane, që mbështetet nga Turqia, dhe është një aleancë e grupeve kryengritëse, që me ndihmën e Ankarasë, i ka detyruar militantët e Shtetit Islamik, që të tërhiqen nga ky territor. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë shpërthim. Grupet kryengritësve, për këtë eksplodim, e fajësojnë grupin ekstremist, Shteti Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Inteligjenca thotë se Putin i ka urdhëruar sulmet kibernetike

Posted: 07 Jan 2017 05:31 AM PST

Agjencitë e Inteligjencës së SHBA-së kishin konkluduar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar fushatën e sulmeve kibernetike për ta ndihmuar republikanin, Donald Trump, dhe për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuvendi javën e ardhshme për Haradinajn, Lekaj kërkon angazhim konkret të Qeverisë

Posted: 07 Jan 2017 05:20 AM PST

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë të martën një seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Janë shkarkuar edhe 6 mijë punëtorë pas puçit të dështuar

Posted: 07 Jan 2017 03:52 AM PST

Turqia i ka shkarkuar më se 6 mijë policë, shërbyes civilë dhe akademikë, sipas ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, duke e vazhduar goditjen e ashpër pas grushtshtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar. Me një dekret të ri të qeverisë së Turqisë, të publikuar mbrëmë vonë, është urdhëruar shkarkimi i 2,687 policëve, 1,699 zyrtarëve nga ministria e drejtësisë, 838 nga ministria e shëndetësisë, më se 630 akademikë dhe 135 zyrtarë nga drejtorati i çështjeve fetare. Komnsiderohet se afro 120 mijë njerëz janë suspenduar ose shkarkuar prej përpjekjes së dështuar për grushtshtet, më 15 korrik të vitit 2016. Goditja e autoriteteve të Turqisë ka çuar në shqetësim ndërkombëtar, ndërsa grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se po e përdorë puçin si pretekst për t'i heshtur ata që mendojnë ndryshe. Më 3 janar, ligjvënësit e Turquisë kanë votuar për vazhdimin edhe për tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur pas përpjekjes për puç. Kjo gjendje e jashtëzakonshme ishte shpallur për ta goditur rrjetin e ndërlidhur me klerikun mysliman me seli në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, i cili nga Ankaraja akuzohet për orkestrim të puçit të dështuar. Zoti Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja përcjell zhvillimet rreth Haradinajt, kërkon vazhdim të dialogut

Posted: 07 Jan 2017 02:46 AM PST

Një zyrtare e lartë evropiane i tha Radios Evropa e Lirë, se BE-ja "po e ndjek me kujdes zhvillimin" rreth rastit Haradinaj, por nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi mundësinë e intervenimit në këtë rast.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beograd: Një pjesë e meshës së Krishtlindjeve ortodokse iu kushtua Kosovës

Posted: 07 Jan 2017 02:28 AM PST

Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, sot e ka mbajtur liturgjinë e Krishtlindjeve në një kishë në Beograd. Në këtë liturgji kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë presidentin, Tomisllav Nikolliq. Irinej ka kërkuar nga besimtarët që t'i luten Zotit për t'i fikur armiqësitë ndërmjet njerëzve, raporton agjencia Beta. Një pjesë e liturgjisë i është kushtuar edhe lutjeve për Kosovën, të cilën Irinej e ka quajtur "djep shpirtëror dhe kombëtar". "Derisa të ketë serbë, do të ketë Kosovë. Kosova është shpirti i Serbit", tha Irinej. Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar sot se për të parën herë prej vitit 1999, është mbajtur liturgjia e Krishtlindjeve në tempullin e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, me pjesëmarrjen e peshkopit Teodosije, të priftërinjëve dhe afro 20 besimtarëve ortodoksë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Kongresi formalisht e ka certifikuar fitoren e Trumpit

Posted: 07 Jan 2017 02:03 AM PST

Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka certifikuar fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, më 8 nëntor të vitit të kaluar. Mbrëmë, në një seancë të përbashkët të Kongresit, ligjvënësit i llogaritën dhe i konfirmuan votat e Kolegjit Elektoral, sipas të cilave presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump, ka trimufuar kundër rivales demokrate, Hillary Clinton. Inaugurimi i zotit Trump bëhet më 20 të këtij muaji. "Donald Trump nga Nju Jorku ka fituar 304 vota për president", u tha ligjvënësve, zëvendëspresidenti aktual, Joe Biden, pas kompletimit të llogaritjes. Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, që në një mënyrë ishte favorite për të fituar në këto zgjedhje, por pësoi disfatë të vështirë nga Donald Trump, i cili praktikisht është fillestar në politikë, i ka fituar 227 vota në Kolegjin Elektoral.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Policia e ka marrë në pyetje të dyshuarin për vrasjet në Floridë

Posted: 07 Jan 2017 01:20 AM PST

Policia në shtetin amerikan, Florida, e ka marrë në pyetje personin e dyshuar për vrasjen e pesë njerëzve dhe plagosjen e tetë të tjerëve, në Aeroportin Ndërkombëtar Hollivud. Personi i armatosur është identifikuar nga policia me emrin, Esteban Santiago, 26 vjeçar, veteran lufte në Irak. Ky person nga Alaska kishte shërbyer në Irak në kuadër të Gardës Kombëtare, por ishte kthyer vitin e kaluar për shkak të aktivitetit të pakënaqshëm. I vëllai i tij tha se ai aktualisht kishte marrë trajtim psikik. Raportohet se i dyshuari kishte thënë se qeveria po e kontrollonte mendjen e tij dhe kishte ndikuar që ai të shikonte video të xhihadistëve. Autoritetet thonë se nuk e kanë përjashtuar terrorizmin si motiv i mundshëm për të shtëna. I dyshuari për vrasje, Esteban Santiago, pritet që do të ngarkohet me akuza federale, ndërsa paraqitja e tij e parë në gjykatë do të jetë më 9 janar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Inteligjenca thotë se Putin i ka urdhëruar sulmet kibernetike

Posted: 07 Jan 2017 12:58 AM PST

Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kishin konkluduar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar fushatën e sulmeve kibernetike për ta ndihmuar republikanin, Donald Trump, dhe për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në një raport të ri të fshehtë, të publikuar mbrëmë nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, thuhet se përpjekjet synonin ta ndihmonin zotin Trump duke e diskredituar rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit. "Ne vlerësojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar një fushatë ndikuese në vitin 2016 në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara", theksohet në raportin prej 25 faqeve dhe shpjegohet se "qëllimet e Rusisë ishin për ta shkatërruar besimin publik në procesin demokratik të Shteteve të Bashkuara, për ta denigruar sekretaren Clinton, dhe për ta dëmtuar zgjedhshmërinë e saj dhe presidencën potenciale". "Ne mëtutje, vlerësojmë se Putini dhe qeveria ruse e kanë zhvilluar një preferencë të qartë për presidentin e zgjedhur Trump", theksohet në raport dhe shtohet se "ne kemi besim të lartë në këto gjykime". Ky raport u publikua në periudhën e rritjes së alarmit në mesin e politikbërësve dhe ligjvënësve në Uashginton për fushën dhe qëllimin e depërtimeve kibernetike ruse gjatë fushatës zgjedhore amerikane, vitin e kaluar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë status shtet-formues

Posted: 07 Jan 2017 12:27 AM PST

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, përmes një deklarate të përbashkët, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, kërkojnë statusit e popullit shtet-formues.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Engel: I papranueshëm keqpërdorimi i Interpolit nga Serbia

Posted: 06 Jan 2017 10:51 PM PST

Anëtari i Komitetit për politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, Elliot Engel, ka deklaruar se është "e papranueshme që Serbia po e keqpërdor Interpolin për të goditur ish-kryeminstrin e Kosovës, Ramush Haradinajn" Në një deklaratë të tij, Engel thotë se arrestimi i Haradinajt "nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit ose me drejtësinë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë liruar zotin Haradinaj dy herë. Ky veprim shkakton vetëm tensione dhe rrit me gjasë edhe konfliktin në të ardhmen. I bëj thirrje autoriteteve të drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procesin dhe të lirojnë zotin Haradinaj sa më shpejt të jetë e mundur", ka deklaruar Engel. Kongresisti Elliot Engel e ka cilësuar si "shkelje themelore të përkushtimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën", sic thotë, "shpërdorimin e Interpolit dhe BE-ja nuk duhet të avancojë anëtarësimin e Serbisë gjithnjë derisa ajo nuk kthehet në besimin e mirë të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën". "Kosova ka një histori shumë të mirë të bashkëpunimit me agjencitë e sigurisë në SHBA, me fqinjtë e saj dhe me aktorët e tjerë ndërkombëtare në luftimin e kërcënimeve terroriste. Është përgëzuar së fundi për ndihmën në parandalimin e kërcënimit serioz terrorist ndaj një ekipi izraelit të sportit. Kosova ka shprehur interesimin e saj për t'u anëtarësuar në Interpol dhe është koha që shteti i ri të pranohet për sigurinë e tij dhe për gjithë rajonin", ka thënë kongresisti Elliot Engel

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të shtëna në aeroportin e Floridës

Posted: 06 Jan 2017 11:40 AM PST

Një numër personash janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një sulmues me armë në aeroportin Fort Lauderdale, tha të premten një zyrtar i SHBA-së, ka njoftuar CNN. Video: Reuters

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të paktën 5 të vrarë nga të shtënat në aeroportin e Floridas

Posted: 06 Jan 2017 11:06 AM PST

Pesë persona janë vrarë nga një sulmues me armë zjarri në aeroportin Fort Launderdale në Florida, thanë zyrtarët. Ngjarja ndodhi në zonën e bagazheve në Terminalin 2 pak para orës 1300 me orën lokale ka konfirmuar aeroporti Pesë veta janë vrarë dhe një person ndodhet në burg, tha policia. Një tjetër person duket të jetë nxjerrë nga skena me duar të lidhura pak kohë më vonë. Qindra njerëz qëndruan në pistë ndërkohë që një numër i makinave të policisë dhe ambulancat ngarendën në skenë. Trembëdhjetë persona janë lënduar dhe janë dëguar në spitalet lokale, thanë zyrtarë të policisë, bën të ditur BBC.  Zyrtarë të aeroportit thanë në rrjetin social Twitter se "kishte një incident" në zonën e bagazheve në Terminalin 2. Njoftime të ndryshme në mediat sociale – përfshirë edhe publikimin në twitter të ish zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, përshkruan të shtënat. Një stacion televiziv i Miamit ka postuar në tëitter pamjet duke pohuar se ato janë regjistruar nga pjesa e brendshme e teminalit të bagazheve, njofton BBC.. Në video shihen disa të plagosur të shtrirë në tokë derisa dëshmitarët e tjerë thërrasin për ndihmë. Guvernatori i Floridas Rick Scott po udhëton drejt aerportit për t'u njoftuar me zhvillimin nga forcat e sigurisë. Në nëntor të vitit 2016, afro 2.5 milionë udhëtarë kaluan përmes aerportit Fort Laderdale, kanë njoftuar autoritetet qeveritare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :